Ja cfare "vellau" musliman mund te jete ky i konvertuar serb...
Vulin me goranët feston Bajramin
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, mori pjesë në kremtimin e Bajramit në Gorë, ku tha se “të gjithë në atë rajon do të jetojnë më mirë, më të sigurt, dhe se do të respektohet e drejta e secilit për fe e komb”!
Vulin tha se ka ardhur në këtë komunë, që me banorët e saj të ndaj gëzimin e kësaj dite të madhe.
"Kjo është dita kur mblidhemi së bashku, gëzohemi për njëri-tjetrin dhe dita kur ndajmë gëzimin me familjet, dhe shpresën se do të jetojmë më mirë”, ka thënë ai, transmeton Pressonline.
Ai tha se gjithçka që u dëshiron serbëve, ua do edhe goranëve, e mbi të gjitha - unitetin!
“Pa unitet dhe idenë e qartë se ku shkojmë e çka duam, pa idenë e qartë se duam të mbijetojmë kështu si jemi, assesi ndryshe, nuk do të mbesim as ne”, ka thënë Vulin, duke shtuar se Serbia dhe serbët kanë dashuri ndaj goranëve. "Duam të jenë ata që janë, as serbë, as shqiptarë, as maqedonas, asgjë tjetër”.
http://www.zeri.info/artikulli/11656...eston-bajramin
Krijoni Kontakt