Këngëtari serb pranon Islamin
Igor Rajinatoviq me origjinë serbe, një nga këngëtarët më të njohur në Bosnjë dhe Hercegovinë, është konvertuar në Islam pasi që është bindur se Islami i është përgjigjur pyetjeve që i interesonin, siç ishin pyetjet e vdekjes dhe ekzistencës së njeriut.
Kushtuar karrierës së tij në Islam pas konvertimit, Rajinatoviq të gjithë dëgjuesve musliman u dërgoi një mesazh me tekstin:
“Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën e konvertimit në Islam. Ndjehem plotësisht i lirë”, tha Rajinatoviq duke përshkruar jetën e tij para Islamike si “asgjë”.
Duke folur për atë se Islamofobia në Evropë është në rritje, Rajinatoviq tha: “Ata bëjnë çdo gjë për ta kundërshtuar dhe luftuar kuptimin dhe idenë Islame, Kur’ani Fisnik është mjaft i qartë për çdo gjë dhe tregon se çfarë është e vërtetë”. /LajmeFlash.net/
Krijoni Kontakt