Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Shen Joan Maksimovic i Shangait edhe San Franciskos

    Shenjteria nuk eshte thjeshte nje drejtesi, per te cilen i drejti meriton parajsen e bekimit ne Mbreterine e Perendise, por me teper nje drejtesi aq e larte, saqe njeriu eshte i mbushur me Hirin e Perendise, ne ate mase saqe vadit edhe ata qe shoqerohen me te. I madh eshte bekimi i tyre, pasi buron nga te perjetuarit personal te Lavdise se Perendise. Duke qene plot me dashuri per njerine, qe buron nga dashuria per Perendine, ata jane te ndjeshem per nevojat e njererezve edhe kur ata i therrasin per ndihme, ata shfaqen si mbrojtes edhe ndermjetesues perpara Perendise. - Shen Joan Maksimovic


    E cfare pershkrimi me i mire do te mund te gjehej per te pershkruar thelbin e nje njeriu, dashuria e te cilit per Krishtin, e ngrejti ate ne lartesi aq te medha shpirterore, sa ai e ndezi Besen ne mijera prej Lindjes ne Perendim?
    Jeta e Shen Joan Maksimovicit demonstron teper gjeresisht, se Krishterimi i vertete e tejkalon tej per tej kufijte e "miresise" njerezore. Ketu kemi nje pasqyrim shkelqyes te dashurise mbinatyrore ndaj Perendise qe punon cudira, nje prove e gjalle se Besa e zjarrte e shenjterve te krishtereve te pare, ende ngroh token, ne nje kohe kur dashuria e te shumetve per Perendine eshte ftohur.

    Shen Joani nuk e vecoi veten nga kjo bote. Para se gjithash, ai ishte nje njeri i lutjes. Ai e dorezonte veten krejtesisht ndaj Perendise, duke e paraqitur veten si nje "sakrifice e gjalle" edhe ai u be Ena e vertete e Frymes se Shenjte. Puna e tij si Apostoll, misionar edhe Cudiberes vazhdon ende sot.

    Ky shenjt i ketyre diteve te fundit, u lind ne 4 Korrik 1896 ne provincen e Kharkov. Ne pagezim iu dha emri Mihail. Qe femije ai i mori seriozisht vitet e tij, sa qe me vone do te shkruante: "Qe prej diteve te para, kur fillova te behesha i ndergjegjshem per veten time, deshirova ti sherbej drejtesise edhe te vertetes. Prinderit e mi me ndezen me deshiren per te kembengulur pa lekundje ne te verteten, edhe shpirti im u zaptua nga shembujt e atyre qe kishin dhene jetet e tyre per te."

    Duke ndjekur deshiren e prinderve te tij, ai hyri ne nje shkolle ne Kharkov. Ai ishte nje nxenes me talente te lindura, por megjithate kohen e kalonte me teper ne leximin e jetes se shenjtoreve se ne mesimet e shkolles. Ai shkroi: "Ndersa studioja shkencat e kesaj bote, une shkoja edhe me thelle ne studimin e sheknces se shkencave, ne studimin e jetes shpirterore."


    Pas revolucionit, ai u shperngul me familjen e tij per ne Beograd, ku ai hyri ne Fakultetin e Teologjise, ne Universitet. Ne 1926, nje vit pas diplomimit te tij, ai veshi rason e murgut edhe iu dha emri Joan, pas nje te te afermi te tij te larget, Shen Joan i Tobolskit. Ne Nentor te te njetit vit, ai u hiritonis ieromurg. Se shpejti ai do te behej nje mesues ne Seminarin serb te Shen Joan Theollogut te Bitolit. Episkopi Nikolai Velimirovic, do te thosh me teper se nje here per te: "Nese deshiron te shohesh nje shenjt te gjalle, shko tek At. Joani."


    Asketik

    Kane qene vete studentet e tij, qe verejten se pari asketizmin e madh te Jerondes se tyre. Gjate nates, ata verejten se Jerondi do te cohej, duke pershkuar te gjithe fjetoret edhe duke u lutur per studentat qe ishin ne gjume. Se fundi u verejt se as qe flente fare ne pergjithesi, edhe asnje here ne shtrat, duke i lejuar vetes jo me teper se nje ore apo dy gjate nates, ne nje pushin te parehatshem, duke ndenjur ulur, ose i perkulur ne korridor, duke u lutur para ikonave. Kete lloj asketizmi ai e vazhdoi per gjate gjithe jetes se tij.

    Ne moshen 38 vjecare, ai u ngrejt ne Episkopaten e Kishes Ruse ne mergim, edhe u dergua ne Shangai, Kine. Atje ai restauroi unitetin Kishtar, edhe pati nje interes aktiv ne edukimin e te rinjve, inkurajoi edhe morri pjese ne nje sere organizatash bamirese te ngrejtura ne nje jetimore, edhe vete mblidhte femijet e semure ose te urritur neper rruge. Ai gjithnje do te mbante veshjet me te thjeshta Kineze edhe shpesh here zbathur, duke i dhene shpesh sandalet e tij tek te varferit. Jerondi do te kryente Liturgjine cdo dite edhe do te Kungohej, po ashtu sikur beri per te gjithe jeten e tij.


    Cudiberes


    Ne Shangai u be e qarte se Jerondi jo vetem qe ishte nje njeri i drejte, por se ishte edhe asket, nje njeri i lutjes edhe mrekullive. Nje here ne Shangai, Joani u therrit te shkoje ne shtratin e nje femije qe po vdiste, doktoret e te cilit nuk kihsin mundur te benin gje. Me te hyre ne apartament, Jerondi Joan shkon drejt e ne dhomen ku gjendej djali i semure, megjithese ende askush nuk kish mundur ti tregonte se ku saktesisht gjendej djali. Pa e pare djalin, Jerondi shkon menjehere e lutet para nje ikone ne qoshe, qe ishte teper karakteristike per te, edhe u lut per nje kohe te gjate. Me pas, duke siguruar te afermit e femijes, se ai do te sherohej, u largua me shpejtesi. Edhe ne te vertete, femija u be mire andej nga afrimi i mengjesit edhe se shpejti do te sherohej, keshtu qe doktoret nuk nevojiteshin me.

    Jerondi deshironte me te madhe te vizitonte te semuret edhe nqs kushtet e te semurit do te ishin te renda, ai do te shkonte tek ai ne cdo ore te dites apo te nates, per tu lutur ne krah te shtratit te tij. Ka patur raste qe i semuri do te therriste gjate nates Jerondin, edhe ai, megjithese ne anen tjeter te qytetit, do te vinte.


    vazhdon....


    (shenim - une do tju jap linkun, qe te mund te shihni foto te shenjtit.

    ju keshilloj te shihni nje nga mrekullite, ne nje foto ku shenjti meshon ne Tunisi, 1952, edhe eshte i rrethuar nga nje drite verbuese.

    http://www.orthodoxphotos.com/Holy_F...ch/index.shtml)

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sa per nje shtese te vogel.

    Vizitojeni linkun ne fjale, pasi ka fotografi nga shenjtore te diteve te sotme, si edhe lipsane.

    www.orthodoxphotos.com

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Njeri i Lutjes

    Me ardhjen e komunisteve, ruset e Kines ishin te detyruar serish te largoheshin, shumica nepermjet Filipines. Pese mije refugjtate do te jetonin ne te njeten kohe ne nje kamp internacional Refugjatesh ne ishullin e Tubabao-s, i ndodhur ne mes te Tajfuneve sezonale.

    Kur ruset i shprehen shqetesimin e tyre filipinezeve per Tajfunet, ata iu pergjigjen se nuk kishte nevoje per shqetesim, pasi "shenjti qe keni juve, e bekon kampin ne cdo drejtim te tij, per cdo nate". Ata nenkuptonin me kete Jeronden Joan, pasi asnje Tajfun nuk e demtoi ishullin persa kohe ai ishte aty.

    Ne perpjekjet per te stabilizuar Grigjen e tij, Jerondi shkoi ne Washington, edhe me ndermjetesimet e tij, po thuajse te gjithe kampit mrekullisht iu dha mundesia qe te shperngulen ne Amerike - perfshi edhe jetimoren e tij.

    Ne vitin 1951 Jerondi u dergua ne Europen perendimore. Aty, po ashtu, u perhap reputacioni i tij per shenjteri - edhe jo vetem nder ortodokset. Ne nje nga Kishat katolike te Parisit, nje prift i shtynte te rinjte e tij me keto fjale: "ju kerkoni prova, pasi ju thoni se tani nuk ka as mrekullira e as shenjtore. Perse mu dashka qe tu jap prova teorike, kur sot, ne rruget e Parisit endet nje shenjtor - saint Jean Nu-Pieds (Shen Joan Kembezbathuri)"

    Perfundimisht, ne vitin 1962, Jerondi shkoi ne San Francisko ne pergjigje te kerkeses se mijerave Ruseve, te cilet e kishin njohur ate ne Shangai. Komuniteti Rus ishte ndare keq per shkak te ndertimit te nje Katedraleje. Jerondi u perfshi ne kete mosmarreveshje, gje qe e shpuri ate ne persekutim, por e verteta fitoi perfundimisht, edhe u rivendos nje fare paqeje, ndersa paraliza e komunitetit perfundoi, edhe Katedralja perfundoi se ndertuari.


    I Gjalle edhe pas vdekjes


    Ne 19 Korrik 1966, gjate nje vizite ne Seattle me Ikonen cudiberese te Memes se Perendise te Kurskut, Jerondi e dorezoi ne paqe shpirtin e tij ndaj Zotit, te Cilit ai i kish sherbyer besinkerisht gjate jetes se tij tokesore. Trupi i tij u dergua ne San Francisko, ku per gjashte dite u la i shtrire ne Kathedrale ne nje qivur te hapur, ndersa mijera besnike vinin per ti dhene lamtumiren e fundit Kryebariut te dashur. Madje edhe pas dites se gjashte, u verejt, se nuk kishte shenja prishjeje.

    Kryepiskopi Joan u vu ne paqe ne nje dyshemene e nje Paraklisi te vogel, nen altarin e Katedrales, pasi Trupi Mbikeqyres i San Franciskos leshoi ligjin per te drejten e varrimit te Prelateve ne Katedralet e tyre. Vendvarrimi i tij u be nje vend pelegrinazhi per qindra njerez ne nevoja te medha per ndermjetimet e tija te fuqishme perpara Fronit Hyjnor. Rastet e shumta te pergjigjeve te lutjeve, vetem konfirmonin fjalet e Jerondit ndaj nje ndjekese te tij te devotshem, kur, pas vdekjes se tij, ai iu shfaq asaj ne nje enderr edhe i thote: "Thoju njerezve, se edhe pse jam i vdekur, jam ende i gjalle!"

    Ne Korrik 1994, Shen Joan Maksimovic u kanonizua ne San Francisko, edhe eshtrat e tij prehen sot ne Kathedralen e "Hareja e te gjithe atyre qe vajtojne", per tu nderuar prej besimtareve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •