-
Poeti Vasil Bozo
INTERVISTA/ Flet Vasil Bozo, poeti ish -sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Lushnjės, Vasil Bozo
Lushnja mbetet njė qytet i dashuruar me librin
Iljaz Reka dhe Sulejman Bushati dy sekretarėt e Parė qė ishin mė tė lidhur me shkrimtarėt
Librat e verdhė i lexoja me frikė, sa i dorėzoja lehtėsohesha
Kadareja ka thėnė se, poezia e Faslli Halitit duket e thjeshtė, por do shumė kulturė ta kuptosh
Agolli: Takimet letrare nė Lushnje mė kujtojnė sallonet luksoze tė Parisit dhe tė Moskės
Edi Rama dhe Besnik Mustafaj u lidhėn shumė me krijuesit lushnjarė
Visar Zhiti mbetet lushnjar dhe pse origjinėn e ka gjetiu
Albert ZHOLI
Pėr 23 vjet Vasil Bozo, ka qenė sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Lushnjės, duke u bėrė kėshtu, poeti mė jetėgjatė nė kėtė post. Ka botuar dy vėllime poetikė, por sipas tij nė regjimin komunist ishte e vėshtirė tė botoje libra pasi ato kalonin nė vrimė tė gjilpėrės. Iljaz Reka dhe Sulejman Bushati ishin dy sekretarėt e Parė qė ishin mė tė lidhur me shkrimtarėt, madje u krijonin lehtėsira. Kadareja ka vlerėsuar shumė poezinė e Faslli Halitit, ndėrsa Agolli i ka quajtur ambientet ku zhvillonin takimet shkrimtarėt Lushnjarė si godinat e Rusisė apo tė Parisit.
Mund tė na e pėrshkruani sadopak Lidhjen e Shkrimtarėve tė Lushnjės?
Lidhja e Shkrimtarėve tė Lushnjės ka pasur histori tė ēuditshme. Unė nė vitet e komunizmit mė shuam kam qenė simpatizant si inxhinier kimist dhe krijues, por nė radhėt e saj u futa pikėrisht nė vitin 1990, kur kryetar ishte poeti dhe shkrimtari i talentuar Faslli Haliti. Pikėrisht nė kėtė kohė unė u zgjodha Sekretar i kėsaj lidhjeje duke vazhduar deri mė sot. Nė regjimin komunist unė bėja botime sporadike nė shtypin letrar dhe nuk arrita tė botoja libėr tė mirėfilltė, ndaj isha mė shumė simpatizant i kėsaj Lidhjeje dhe shkoja nė tė gjitha aktivitetet qė zhvillonin.
Nė atė periudhė sigurisht kishte kėrkesa pėr tu anėtarėsuar?
Ėshtė e vėrtetė, kishte shumė kėrkesa. Njė prej tyre ishte qė tė kishe botuar tė paktėn dy vėllime, pra dy libra. Botimi i tyre bėhej nga shtėpitė botuese dhe vetėm kur miratohej nga Kolegjiumi i redaksisė. Nuk botonte atėherė ēdo kush si sot qė kush ka lekė boton. Atėherė ēdo gjė, cilėsinė, korrektėsinė, aprovimin, shtypjen e bėnin organet pėrkatėse dhe skishte vlera, as bėhej fjalė pėr botim as si libėr as dhe nė gazetat letrare. Ato vite kisha shumė dėshirė pėr tė botuar, por tė them tė drejtėn nuk ja arrita qėllimit. Lexoja shumė libra. Mund tė them se kam lexuar rreth 3 mijė tituj sidomos poetėt dhe shkrimtarėt rus, francezė, anglez dhe italian. Njė pjesė tė rrogės e bėja libra, por dua tė them se isha i pėrditshėm nė bibliotekėn e qytetit.
Po libra tė verdhė a ke lexuar nė atė kohė?
Me shumė vėshtirėsi. Unė kisha njė mik qė kishte nė bibliotekė nėnėn. Ai mė sillte me shumė frikė. Kur ja ktheja mė shikonte me habi, se priste ta spiunoja. Atė kohė spiunimet ishin tė pėrditshme. Mė shumė mė shtinte kurioziteti, por e dija qė vija dhe veten dhe mikun nė rrezik. E nė fund tė fundit ēfarė kishin ato?
Kur e keni botuar librin e parė?
Libri i parė imi ka dalė nė qarkullim nė vitin 1993. Ishte njė vėllim me poezi qė kritika e mirėpriti. Ky vėllim pėrfshinte njė punė 7- vjeēare tė poezisė sime. Tematika ėshtė e larmishme, ku mė shumė jam ndalur tek problemet sociale. Nė fakt sot i kėndohet mė shumė dashurisė, mirė bėhet por nuk duhet lėnė pas dore dhe problemet sociale. Shumė poet tė mėdhenj kanė ngelė unik, kanė ngel me pėrmasat e miteve pasi kanė ngritur nė art ato probleme qė politikanėt i kanė nė harresė me vetėdije. Pas dy vjetėsh kam botuar dhe njė libėr tė dytė me poezi dhe jam pėrfshirė nė dy libra antologjie.
Jam i vazhdueshėm nė shtypin letrar dhe njėkohėsisht kam dy libra tė tjerė nė proces.
Si do ta cilėsonit Lushnjėn nė drejtim tė letėrsisė?
Ėshtė njė qytet i dashuruar me librin, ku unė e dashuroj shpirtėrisht Lushnjėn poetike. Unė jam njė qelizė e saj.
Cilat nga korifenjtė e letrave shqipe ka bėrė vizitė nė Lidhjen e Shkrimtarėve tė Lushnjės?
Mbaj mend njė takim me Kadarenė. E kishte ftuar njė grup intelektualėsh tė Savrės sė Lushnjės. Dua tė them se nuk e prisnim se do tė vinte. Pyetjet ishin nga mė tė ndryshmet dhe ai pa kurrfarė mėdyshje nuk mbajti rezerva. Mė bėri pėrshtypje kthjelltėsia e tij, mė bėri pėrshtypje njohja e realitetit shqiptar, pasi shumė herė kisha dėgjuar se ai ishte shkėputur nga realiteti. Kisha kundėrshtuar shumė letrarė nė Lushnje pėr kėtė konstatim. U pata thėnė se nuk mund tė shkruaj njė shkrimtar aq bukur nis ėshtė i shkėputur nga realiteti. Ato librat e tij janė kaq realistė, ku duket sikur personazhet frymojnė nė ēdo moment, pacaka se stili i tij ėshtė pak i pakapshėm. Mė ka bėrė pėrshtypje njė pyetje pėr marrėdhėniet me Enverin, ku ai tha qė skishte komunikim tė vazhdueshėm dhe ato pak herė qė e kish takuar ishin takime rutinė. Nuk e pranoj qė Kadareja i ka thurur himne diktatorit. I tillė ishte regjimi, qė po tė dilja nga korsia tė pritej koka. Mandej ai ka ardhur nė Lushnje dhe nė mėnyrė private si njė mik i Faslli Halitit dhe Halil Jaēellarit, dy krijuesve mė tė mirė tė qytetit tonė. Ai ka bėrė njė nder tė madh Lushnjės, duke thėnė se, poezia e Faslli Halitit duket e thjeshtė, por do shumė kulturė ta kuptosh. Ne si Lushnjė e kemi dashur dhe e duam Ismailin.
Po pėr ju si ėshtė poezia e Faslli Halitit?
Ne e kemi pasur mėsuesin tonė shpirtėror, njė poet sa modern po aq dhe bashkėkohor, i njė lloji tė veēantė. Ai ka qenė mėsues i Visar Zhitit, i Bujar Xhaferrit, mėsuesi im, njė njeri tolerant dhe me shumė bonses. Poezia e tij ėshtė njė poezi virtuoze, plot figura dhe realiste, pa butafori. Ai mbetet ambasador i letrave pėr qytetin tonė. E dėnuan nė mėnyrė tė ēuditshme, nga njerėz shpirtngushtė, ku punoi 10 vjet nė orizore, asi se mposhtėn si talent, por e mposhtėn me thashetheme. Pas tij vjen Halil Jaēellari i cili nė parathėnien qė ka shkruar Ismail Kadare dhe Nasho Jorgaqi, e kanė cilėsuar njė prozaist tė veēantė me stilin e Eminguejit. Unė kam pasur shansin ti lexoj disa vepra tė tij dhe krenohem pėr arritjet e tij sepse i pėrkasin qytetit tonė. Shkrimtarėt janė si yjet, secili ka rėndėsinė e vet, por kryesorja ėshtė se kėta yje janė ndriēues, japin dritė gjithmonė dhe kanė lėnė njė vepėr qė komentohet kurdoherė nė qytet. Pastaj vjen dhe Bujar Xhaferri i cili me krijimtarinė e tij na ka lidhur me Edi Ramėn, na ka lidh me Besnik Mustafain, Rudolf Markun.
Po e kanė mbrojtur Faslliun dhe Ramiz Alia me Xhelil Gjonin?
Po me sa kam marrė vesh e kanė brojt duke ditur kulturėn dhe krijimtarinė e tij. Madje, ata thanė se nuk kemi pse ti japim armikut tė klasės njeriun tonė, pasi ai vinte nga njė familje e thjeshtė.
Si Sekretar i Lidhjes, a e ke ftuar ndonjėherė Dritėro Agollin nė Lushnje?
Qysh nga viti 1991, Dritėroi ėshtė bėrė mik i lushnjarėve, pasi ne e kemi ftuar nė shumė veprimtari. Ai ėshtė shprehur pėr Lushnjėn me kėto fjalė Takimet letrare qė bėhen nė Lushnje mė kujtojnė sallonet luksoze tė Parisit dhe tė Moskės. Kėto lloj veprimtarish kanė njė magji brenda. Edhe diskutimet kėtu janė ndryshe ka thėnė Dritėroi.
Pse ku i bėni takimet ju si lidhje?
Nė njė lokal me hapėsirė, shumė i bukur qė kur ne zhvillonim takimet, askush nuk hynte aty. Krijonim njė atmosferė tė tillė qė kushdo e gjente veten komod pėr tu shprehur dhe pėr tė diskutuar.
Po nga krijuesit e rinj nė Lushnje kė do veēoje?
Gėzim Hajdarin qė tashmė jeton nė Itali. Aty ai ka marrė disa ēmime nė Itali dhe ėshtė ndėr krijuesit e letėrsisė emigratore ku ka marrė pjesė nė disa juri kur flitet pėr letėrsi tė tillė. Kritika italiane e ka vlerėsuar shumė.
Ju folėt pėr Visar Zhitin, sa ka qenė i lidhur Visari me Lushnjėn?
Pavarėsisht se ai pas mbarimit tė studimeve nė Shkodėr u vendos nė Krujė, mund tė quhet lushnjar se aty lindi dhe ishte nxėnės i Faslli Halitit. Promovimin e parė ja kemi bėrė ne, ashtu siē i kemi dhuruar buqeta me lule pėr arritjet nė letėrsi nė fillimet e vėshtira tė viteve 1990. Ai sot mund tė thotė se ėshtė nga Skrapari, por qumėshtin e parė e ka pirė nė Lushnje. Dėnimi i tij ishte i padrejtė pėr kohėn dhe unė them se tė paaftėt dhe servilėt ishin ata qė e denoncuan, pasi lufta brenda llojit ėshtė e madhe dhe e ashpėr.
A janė vlerėsuar krijuesit lushnjarė ?
Sot mund tė them se janė vlerėsuar. Faslli Haliti i ka marrė ato ndere qė i kanė munguar. Them qė me kohėn ata kanė hequr pluhurin e harresės dhe tė ngjiten nė majat qė u takojnė. Gėzim Hajdari ka marrė ēmimin Eugen Montale nė Itali, etj... Ka njė poezi sociale, tepėr sarkastik, tė kujton prozėn e Teodor Kekos.
Ju harruat dhe tregimtarin mė tė shquar, Vath Koreshi?
Jo mė kot e lashė ėn fund, jo se e harrova. Koreshi mbetet ndėr tė veēantėt e tregimtarėve shqiptarė. Stili i tij, fabulat e gjetura, metaforat nė tregimet e kanė bėrė atė tė spikas dhe tė ngelet emblemė e krijuesve tregimtarė.
Kush nga sekretarėt e parė tė Lushnjės ka qenė mė i afruar me shkrimtarėt?
Do tė veēoja Iljaz Rekėn dhe Sulejman Bushati qė kanė qenė tolerant dhe tė dashuruar me librin. Ata u krijonin lehtėsira shkrimtarėve dhe poetėve dhe i pėrkrahnin shumė.
Mendimi juaj pėr zaptimin qė i ka bėrė shteti godinės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve?
Ėshtė goditja mė e rėndė qė i bėhet krijuesve. As nė regjimin e Hoxhės nuk ėshtė marrė njė veprim i tillė. Prangosja e Godinės sė Lidhjes ėshtė vrasje qė i bėhet krijuesve si njerėz tė dijes, pėrparimit, pjesa mė e theksuar e ndėrgjegjes sė kombit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt