I. S. Karanxha*
Mezi i shekullit tė XVII pėr Perandorinė Otomane pėrkon me angazhimin e saj nė luftėn pėr marrjen e ishullit tė Kretės e njohur ndryshe edhe me emrin Lufta e Kandias (1645-1669). Veprimet luftarake kryesore u zhvilluan nė detin Egje e nė ishulli i Kretės mirėpo njė front i dytė, jo mė pak i rėndėsishėm, u zhvillua edhe nė Dalmaci. Pra ishte njė luftė qė kishte si qėllim kryesor zgjerimin apo ruajtjen e zonave tė influencės e cila mori edhe karakterin e njė lufte fetare mes shteteve ndėrluftuese.
Gjendja dhe zhvillimi i veprimeve luftarake drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi do tė preknin edhe trojet e banuara nga shqiptarėt. Fillimi i kėsaj Lufte u parapri nga ngjarje tė tjera qė ritėn sė tepėrmi tensionin mes dy shteteve ndėrluftuese. Kėshtu mė 1638 flota veneciane sulmoi e shkatėrroi flotėn e piratėve barbareski, qė ishte e strehuar nė gjirin e Vlorės duke bombarduar edhe qytetin. Ndėrsa turqit nga ana e tyre njė vit mė vonė me qėllim qė tė vendosnin rregullin e kontrollin nė zonėn e Kelmendit dėrguan njė ushtri prej 15 mijė ushtarėsh e cila edhe pse dogji e shkatėrroi shumė shtėpi nuk ja arritėn dot qėllimit mbasi kelmendasit sipas dėshmitarėve tė kohės: "u tėrhoqėn nė malet e ashpra, me fėmijėt e tyre, e meqenėse zbrisnin natėn , e luftonin, kėshtu qė turqit u rraskapitėn qė tė arrinin t'i mposhtnin e u larguan me humbje tė rėnda e me turp."
Mirėpo nė lidhje me kėtė Luftė, ashtu si pėr gjithė periudhėn e sundimit otoman, del nevoja sė pari tė gjurmohen e tė nxirren nė dritė hap pas hapi gjithēka qė ndodhte nė Shqipėri e sė dyti t'u jepet mundėsia tė gjithėve qė nė bazė tė fakteve tė ndodhura realisht nė mėnyrė tė pavarur tė mund tė gjykojnė mbi karakterin e regjimit turk nė Shqipėri e pasojat shkatėrrimtare tė tij.
Vetė karakteri grabitqar i Luftės rėndonte pa mė tė voglin dyshim mbi gjithė popullsinė shqiptare, ndėrsa pėr sa i pėrket ngjyrave fetare nė konflikt ky ishte njė element mė shumė qė shtynte autoritetet lokale turke tė konsideronin automatikisht popullsinė e besimit katolik e nė mėnyrė tė veēantė klerin shqiptar si armike tė Perandorisė. Nuk kishte shumė rėndėsi fakti nė se ishin apo nuk ishin fajtorė, ata mbeteshin vazhdimisht objekt i domosdoshėm pėr tu luftuar.
Mbas ngjarjeve qė kishin ndodhur nė Vlorė(1638) e nė Kelmend(1639) qė folėm mė lart aty nga korriku i vitit 1645 mėsohet se nė Shkodėr kishte mbėrritur njė lajm: "me urdhrin nga Porta (e Lartė) qė ēdo shtėpi si Turke(myslimane) ashtu edhe e Krishterė duhet tė japė pesė realė pėr kokė, pėr mbajtjen e luftės. Veē kėsaj ēdo shtėpi duhet tė japė njė skudo pėr mbrojtjen e ushtarėve marinarė dhe tokėsorė, (e) qė ēdo shtėpi e Krishterė ku janė tre vetė nė familje, njėri duhet tė shkojė si remtar.."
Mė 18 shkurt tė vitit 1646 famulltari i Budės don Giovanni Vestio referonte se: "Qė tė gjithė kemi mbetur tė befasuar nga tmerri i padėgjuar dhe terrori pėr lėvizjet e tanishme ku pėr tė gjithė Turqinė janė grumbulluar ushtri shumė tė armatosura..."
E domosdoshme ėshtė tė bėhet pyetja me kėtė rast: A pati ndonjė pėrfitim apo rikthim tė mirash materiale Shqipėria nga administrata taksambledhėse otomane me rastin e kėsaj lufte? Sigurisht qė jo. Periudha 1645-1669 u shoqėrua me shpėrngulje masive popullsish (shqiptarė, morlakė, malėzezė) drejt veriut dalmatin (Grykat e Kotorit, Istria) apo nė Bullgari ku shqiptarėt pėsuan asimilimin e tyre tė plotė.
Jemi akoma nė gjendjen e luftės e njė dokument qė mban datėn 30.III.1661 i shkruar nga Himara prej arqipeshkvit tė Durrėsit Lascari bėn tė ditur se nė Vlorė ishin dėrguar tre ēaushė me qėllim qė tė bllokonin e tė sekuestronin tė gjitha drithėrat, e nė tė njėjtėn kohė ishte hapur lajmi se turqit po pėrgatiteshin pėr tė sulmuar me ushtri atė Provincė. Kuptohet interesat imperiale nuk pyesnin shumė nė se njė krahinė malore si Himara kishte apo nuk kishte drithė pėr t'u ushqyer. Por me qė himariotėt e ndjenin veten jo tė varur nga Porta e Lartė po atė vit u sulmuan nga Bejlerbeu Osman nė krye tė njė ushtrie turke prej 15 mijė vetėsh. Ushtritė turke nė verėn e vitit 1661 vėrshuan nė fshatrat e Himarės duke grabitur ē'mund tė gjenin por nė fund u detyruan tė tėrhiqen tė mundur. Gjendja aty u keqėsua sė tepėrmi nė maj -qershor tė vitit 1664, kur njė tjetėr ushtri e madhe turke e udhėhequr nga Mehmet pashė Vėrlaci u dynd duke bėrė dėme tė mėdha dhe zuri rob patriarkun e Ohrit Atanasio dhe sipas dėshmisė tė ipeshkvit tė Myzeqesė Arkadio deshėn ta rripnin tė gjallė por mundėn ta shpėtonin duke paguar 1500 reali .
Pra principi i grabitjes, shkatėrrimit e vrasjeve e bėnte tė nderuar pashanė shqiptar edhe para Portės sė Lartė dhe nuk ishte aspak nė kontradiktė me formėn e administrimit otoman. Pastaj himariotėt ishin edhe "fajtorė" se deshėn tė jetonin tė lirė e tė pavarur nga Porta e Lartė. Mos duhet t'i interpretojmė e tė mendojmė ndryshe pėr kėto fakte?
Klerikė dhe parėsia e Himarės tė katandisur nė njė gjendje tė mjerueshme qė nuk dinin se ku tė pėrplasnin kokėn me qė shteti Imperial i luftonte vazhdimisht dhe nuk i ndihmonte aspak dėrguan letra ankese dhe i kėrkuan ndihma Selisė sė Shenjtė. Njė farė ndihme ju dėrgua por sot nuk diskutohet mė pėr histori e fakte historike por pėr historiografi e pėr interpretime all-turka.
Pėrsa i pėrket angazhimit zyrtar tė Shkodrės nė luftėn turko-venete qysh nga fillimi i saj del nga njė relacion qė fra Gregorio Romano i dėrgon Propagandės Fide mė 22 korrik 1646, ku e njofton pėr veprimet luftarake tė Jusuf Beut tė Shkodrės qė kishte mbėrritur nė kufijtė e Kotorit tre ditė mė parė me njė mijė kėmbėsorė e prej andej kishte shkuar nė Pastroviq ku kishin ndodhur disa pėrpjekje tė vogla. Tė tilla inkursione nga ana e sanxhakbeut do tė pėrsėriteshin gati vit pėr vit bile mė 1648 indirekt mėsohet se ai kishte shkuar tė luftonte edhe nė Kretė.
Situata akoma mė e rėndė dukej nė Shqipėrinė e mesme ku kishte mbėrritur Murat Pasha qė ishte si "njė zjarr i ndezur, gjakatar dhe i pa mėshirshėm" (un vivo fuoco, huomo spietato e senza misericordia) me 10 mijė ushtarė e kishte burgosur gjashtė tė moshuar nga Kurbini me kėrcėnimin se do t'i vdiste nė tortura nė se nuk do ta ndihmonin tė kapte ipeshkvin e Durrėsit. Ipeshkvi Marko Skurra i nxitur edhe nga vala e luftės qė kishte shpėrthyer kundra Turqisė nė bashkėpunim me Mirditasit kishte organizuar njė kryengritjen nė zonėn e Krujės dhe tė Lezhės.
Se ēfarė ndodhi me pleqtė e Kurbinit, dokumentet qė patėm mundėsi tė konsultonim nuk e thonė por ndėrkohė mėsohet se gati tė gjithė klerikėt aty ishin larguar nė Dalmaci nga frika e persekucioneve. Kishte mbetur ipeshkvi i Lezhės qė ishte torturuar gjatė dy muajve qė e mbajtėn nė burg.
Keqėsimi i situatės nė frontin turk dhe jehona e fitoreve tė ushtrive veneciane nė Dalmaci nė vitin 1448 ngjallėn shpresat pėr njė ēlirim tė mundshėm nė trojet shqiptare. Epiqendra e kryengritjes u bė Shqipėria e Mesme gjė qė tregonte se vala e persekucionve e dhunės sė egėr nuk i kishte fashitur dėshirėn pėr liri. Nė ballė tė kryengritjes popullore vazhdonin tė ishin klerikėt mė tė shquar tė vendit tė udhėhequr nga ipeshkvi i Durrėsit Marko Skurra me tė cilin u bashkuan Benedetto Orsini ipeshkvi i Lezhės, Gjergj Bardhi ish-arqipeshkv i Tivarit e mė pas ipeshkv i Zadrimės e Shurdhahut, ipeshkvi i Shkodrės Gjergj Fashina e njė sėrė krerėsh tė krahinave.
Pėr tė siguruar mbėshtetjen e jashtme u dėrgua nė Venedik prifti Dhimitėr Skurra, i cili i paraqiti kėrkesėn qė gjithė Shqipėria tė mund tė vihej nėn mbrojtjen e Venetikut duke ofruar rreth 30.000 luftėtarė me tė cilėt do tė ēlironin tė gjitha lokalitetet nė vendin e tyre tė okupuara nga turqit.
Senati venezian i dorėzoi Dhimitėr Skurrės njė diplomė qė t'ja u tregonte tė gjithė ipeshkve e krerėve krahinorė se propozimi i tyre kishte qenė pėlqyer publikisht. Mė tej ngarkoi gjeneralin e pėrgjithshėm Leonardo Foscolo, qė tė ndiqte nga afėr ngjarjet e Shqipėrisė ku po pėr kėtė qėllim u dėrgua gjithashtu Aleksandro Mikeli ndryshe Sulltan Jakia me titullin kont i Montenegros.
Fjalėt premtuese tė Venedikut nuk u shoqėruan me veprime konkrete edhe pse shqiptarėt morėn pjesė aktivisht nė anėn e Venedikut gjatė luftimeve nė Dalmaci ku u shquan pėr trimėri tė rrallė.
Mbas fitores mbi Risano, nė kohėt antike qendėr e lulėzuar e mbretėrve ilirė, Foscolo nė vend qė tė vazhdonte luftėn nė drejtim tė Shqipėrisė nė prill tė vitit 1649 u kthye nė Zarė qė sipas raporteve tė misionarėve franēeskanė: "me njė neveri shumė tė madhe nga Malazeztė e tė tjerėt prej atyre popujve drejt Shqipėrisė, tė cilėt me pėrkushtim kohėt e fundit i ishin dhėnė Republikės, meqenėse kishin shpresuar tė gėzonin mbėshtetjen e saj ushtarake, tė paktėn aq, sa tė fillonin me marrjen e ndonjė Qyteti pėr tė qenė, e u gjendėn tashmė papritur pa asnjė (qytet tė ēliruar-IK)"
Mungesa e kėsaj mbėshtetje por edhe plogėshtia e moskordinimi i forcave kryengritėse shqiptare apo ideja e luftės krahinore e jo mbarė kombėtare i dha mundėsi turqve tė fillonin ndjekjet dhe terrorin kundra popullsisė civile, klerikėve tė huaj apo shqiptarėve.
Nė Shkodėr turma turqish arrestuan dy misionarėt franēeskanė At Ferdinando d'Albizola nga Genova dhe At Giacomo (Xhiakomo) nga Roma, tė cilėt me akuza fallso si autorėt e lėvizjes kristiane i shpunė para kadiut tė qytetit, i cili vendosi aty pėr aty me 28 shkurt 1648 dėnimin me vdekje duke i kryqėzuar nė publik. Ndėrhyrjet e disa autoriteteve shkodrane, si dėshmitarė pėr pafajėsinė e kėtyre klerikėve apo ofertat nė para pėr mos dėnimin e tyre nuk patėn asnjė efekt mbi kadiun. Nė tė njėjtėn mėnyrė, po ato ditė, u vranė me tortura topēiu Lanēia dhe prifti katolik shqiptar Gjergj Jubani, i cili i kryqėzuar rrojti gjashtė orė dhe vdiq "i ndihmuar nga dy tė shtėna pushke" (aiutato da due moschettate).
Njė tjetėr prift po nga Shkodra Padre Cherubino sė bashku me persona tė tjerė po pėr kėtė qėllim u burgos por u lirua me ndėrhyrjen e tė shoqes tė Sanxhakbeut, i cili nė atė moment ishte i angazhuar nė luftėn e Kretės. Ipeshkvi i Lezhės Bendetto Orsini u burgos pėrsėri e pėr tė fituar lirinė u detyrua tė paguante treqind Realė ndėrsa topēiu i po kėtij qyteti u var.
Lėvizja e armatės venedikase e pėrbėrė nga 70 anije qė u nis nga Zara drejt Tivarit mė 13 dhjetor 1648 alarmoi turqit tė cilėt filluan menjėherė reprezaljet dhe vrasjet kundra popullsisė civile brenda qytetit tė Tivarit. Shifrat e vrasjeve nga njė dokument tek tjetri luhaten por mė i saktė duket informacioni i misionarit franēeskan Donat Jelich, i cili thotė se turqit "nė Tivar kanė therur 73 tė krishterė tė zgjedhur ndėr kullat, dhe tė krishterėt e Tivarit tė gjithė kanė mohuar fenė". Tridhjetė familje tė tjera qė mundėn tė largoheshin nė zonėn venedikase duke mos i bėrė dot ballė urisė u detyruan tė ktheheshin nė Tivar. Akoma njė herė tjetėr turqit ju prenė kokat 49 tė krishterėve po nė Tivar ndėrsa nė vende tė tjera shumė u varėn mbi hunj, ju prenė kokat e u therėn.
Pasojat e kėtij persekucioni ishin tė tilla qė mė 1659 misionari Domenicho Bubich dėshmonte se nė qytetin e Tivarit nuk gjendet asnjė i krishterė me qė i kanė myslimanizuar tė gjithė.
Le tė kujtojmė kėtu qė Tivari si qendėr arqipeshkvie qysh nga viti 1089 me kishat sufragane tė Ulqinit, Shasit, Shkodrės, Drishtit Barlecit, Pultit, Kotorit, Sėbisė dhe Bosnjės ruante nė katedralen e saj njė pasuri tė pallogaritshme dokumentesh tė grumbulluara prej gati pesė shekujsh tė cilat u dogjėn dhe u shkatėrruan nga turqit kur ai ra nė dorė tė tyre(1571)
Pėr shkak tė situatės sė rėndė qė ishte krijuar nė tė gjitha frontet e luftės jeniēerėt nė Stamboll mė 18 gusht 1648 vrasin sulltan Ibrahimin me akuzėn se kishte nisur luftėn me republikėn Venedike e kishte futur vendin nė njė mjerim e shkatėrrim tė madh. Po nė tė njėjtėn ditė, u vra edhe veziri i madh. Mė 6 shtator hipi nė fron djali i parė i sulltan Ibrahimit nė moshėn 6-vjeēare me emrin Mehmet IV ndėrsa detyra e vezirit tė parė ju besua 80-vjeēarit Mehmed -pashė Akrep-it.
Intrigat e pallatit nuk sollėn asnjė ndryshim. Lufta vazhdoi me tė njėjtėn ashpėrsi, si nė frontin e Kretės po ashtu edhe atė Dalmacisė duke mbjellė varfėri dhe mjerim nė trojet shqiptare.
Gjendjen e rėndė qė ishte krijuar nė Shkodėr e gjejmė edhe nė relacionin e P. Bogdanit tė 23 shkurtit 1663, e cila reflekton pasojat e luftės qė u zhvilluan pėr marrjen e Kotorit. Nė tė ai shkruan:
...Meqenėse kėtė vit (Shkodra - I.K.) u bė shesh i ushtrive, pėr sulmin e Kotorit , tė gjitha shtėpitė katolike u caktuan pėr bujtjen e ushtarėve. Kėshtu qė tė krishterėt e varfėr pėr tė pasur mė shumė liri nė praktikimin e fesė ose mblidhen gjashtė, shtatė familje njė shtėpi ose nė kulmin e dimrit pėr ti lėnė rehat ushtritė, shkojnė nėpėr malet ku mbahen me njė qull misri tė thjeshtė, ose grurė tė zierė me qė mullinjtė janė tė gjitha tė bllokuara me nozullimet e ushtrisė.
Ushtria pėr tė cilėn na flet Bogdani ishte po ajo e Mehmet Pashės Vėrlacit, i cili sipas premtimeve tė sulltanit nė se do kishte mundur tė merrte Kotorin do t'i njihej qeverisja e sanxhakut tė Shkodrės gjė e cila vinte nė konflikt me vetė sanxhakbeun e atyshėm. Ushtria e Mehmet pashės u pasua nga ajo e Bejlerbeut tė Sofjes e mėkėmbės i gjithė Greqisė me 1000 ushtarė, tė cilėt nuk i kursyen persekucione kundra popullsisė civile dhe klerit.
Kėshtu administrimi turk nė Shqipėri jo vetėm qė i dėrgonte shqiptarėt tė luftonin aty ku deshte ajo, por i vinte tė luftonin edhe me njėri-tjetrin. Shkalla e egėrsisė me tė cilėn pashallarėt shqiptarė silleshin kundrejt popullit tė vet ishte edhe garancia e ngjitjes sė tyre nė rangjet mė tė larta tė hierarkisė perandorake otomane.
Firenze 24. III.2013
Krijoni Kontakt