Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 43 prej 43
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Citim Postuar mė parė nga zANė Lexo Postimin
    Boh!
    Duket se krimi ne 'familje' ska te ndalur,nuk di nese ka nje dite qe nuk lexojm raste te tilla,jo se keto nuk ndodhin ne gjithe boten ama ne gjithe boten dhe kur ndodhin ka reagime te lloj llojshme,qe nga organet shtetrore e deri te shoqeria civile,eshte shqetesues dhe fakti qe shoqeria civile ne Shqiperi nuk ben asgje,rritet kurba e krimit ne familje pa reaguar shume njerezit thuaj se po rritet kurba e zhvillimit ekonomik!

    Por gjithesesi ky lloj krimi nuk do e krahasoja me kto te maskave qe jan ne teme,nuk eshte e njejta gje fare.
    Ky tipi i maskave ka permasa me te medha biles nuk e di ta quaj akt terrorist apo jo,sepse krimi ne familje p.sh shqeteson opinionin publik,sidomos kur ndodh cdo dite,njrezit vrasin mendjen me cfare crregullimesh po perballet shoqeria,ama tipi i maskave perhap panik,prish qetesin,destabilizon vendin,a nuk eshte ky pastaj qellimi i akteve terroriste?!Kjo gje me tmerron !
    ti thua ca ben shoqeria civile ne shqiperi?

    rruan "plonca", ashtu pare desha me thone:

    lexo icik ktu

    Pėrplasje nė shoqatėn qė mbron gratė, punonjėsja: Sevim Arbana mė dhunoi fizikisht nė zyrėn e saj
    23 tweet
    Argument, Flash e Mėrkurė, 17 Korrik, 2013 | 10:00 am

    MANJOLA STEFANI (MAJTAS) SEVIM ARBANA
    Sherr mes grave qė mbrojnė gratė

    Policia nis procedimin penal ndaj Sevim Arbanės dhe Manjola Doko Stefanit.

    Arbana e Stefani akuzojnė njėra-tjetrėn pėr kanosje.

    Flet Manjola Stefani, ish-punonjėsja e shoqatės “NDGSH”

    Nė njė kohė kur nė Shqipėri po shtohen raportimet pėr keqtrajtime dhe vrasje tė femrave, dy gra qė kanė lobuar fuqishėm pėr mbrojtjen e barazinė gjinore janė pėrfshirė nga sherri brenda llojit.
    Policia e Tiranės ka nisur procedim penal ndaj shtetaseve Sevim Arbana dhe Manjola Doko Stefani. Qė tė dyja e kanė akuzuar njėra-tjetrėn pėr veprėn penale tė “kanosjes”. Ngjarja ka ndodhur pasdreken e sė hėnės, nė ambientet e brendshme tė shoqatės ku ato punonin, “Nė Dobi tė Gruas Shqiptare”, me seli nė rrugėn “Naim Frashėri”. Policia ka mbėrritur nė vendngjarje pas telefonatės sė Arbanės, por deri atėherė ajo dhe Stefani ishin ndarė dhe ndodheshin nė zyra tė ndryshme tė godinės. Gjithsesi, qė tė dyja kanė preferuar qė ngjarjen ta denoncojnė zyrtarisht nė polici. Versionet e dhėna nga tė dyja gratė, tė cilat ndėr vite kanė kontribuar pikėrisht pėr mbrojtjen e grave nga dhuna, janė nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn sa u pėrket deklarimeve nė rajon. Burime nga uniformat blu bėjnė me dije se Arbana dhe Stefani pretendojnė se secila prej tyre ėshtė ndier e dhunuar pas njė sherri tė ndodhur nė zyrėn e presidentes sė NDGSH-sė (Arbana). Fillesa e konfliktit duket se ka qenė shkurtimi i vendit tė punės pėr Stefanin dhe biseda nė zyrė qė duhet tė kishte qenė sqarim dypalėsh ka degjeneruar nė konflikt fizik. Megjithatė, asnjėra prej dy zonjave nuk ka pasur shenja keqtrajtimi nė trup, pavarėsisht se pretendojnė dhunim fizik reciprok.
    Sevim Arbana themeloi si presidente shoqatėn “NDGSH” sė bashku me Fabiola Egro-Laēo, me postin e zv.presidentes dhe me ndihmėn e Brigitt Huni, drejtore e projekteve pėr Shqipėrinė nė 1993-1999. Prej dy dekadash Arbana ka fituar dhjetėra projekte nė ndihmė tė mbrojtjes sė tė drejtave tė grave, fėmijėve etj. Ėshtė vlerėsuar ndėrkombėtarisht pėr kontributin pėr barazinė gjinore dhe ka marrė disa ēmime. Sakaq, Manjola Stefani mban njė diplomė universitare nė Marketing dhe Administrim Publik nga Universiteti i Tiranės dhe Universiteti i Nebraskės. Ka njė eksperiencė 13-vjeēare nė ēėshtjet e menaxhimit tė organizatave joqeveritare. Qė prej vitit 2008 ajo ėshtė profesore e asociuar pranė Fakultetit Ekonomik, Universitetit i Tiranės dhe prej vitit 2010 Stefani punon edhe nė Institutin pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim.

    NDGSH
    Shoqata “Nė Dobi tė Gruas Shqiptare” ėshtė njė organizatė e pavarur joqeveritare me qendėr nė Tiranė dhe e shpėrndarė nė qytete tė tjera tė vendit. NDGSH ėshtė njė nga OJF-tė mė tė vjetra, e themeluar nė vitin 1993 nga njė grup i pavarur grash, tė cilat u ofruan pėr tė dhėnė ndihmė praktike pėr gratė shqiptare nė njė kohė kur problemet politike, sociale dhe ekonomike dukshėm po vinin nė disavantazh dhe po veēonin njė numėr tė madh tė gjinisė femėrore e fėmijėve tė tyre.

    Flet Manjola Stefani, ish-punonjėsja e shoqatės “NDGSH”
    “Sevim Arbana mė dhunoi fizikisht nė zyrėn e saj”
    “Nga 70 punonjės gjithsej, 60 na pushoi nga puna kolektivisht dhe s’na priste nė zyrė pėr sqarim”

    Manjola Stefani
    “Ka ushtruar dhunė verbale, psikologjike dhe fizike mbi mua nė zyrėn e saj”. Kjo ėshtė akuza e Manjola Doko Stefanit ndaj Sevim Arbanės, presidentes sė shoqatės “Nė Dobi tė Gruas Shqiptare” (NDGSH).
    Deri para pak ditėsh, znj. Stefani ka qenė pjesė e stafit tė kėsaj shoqate, por ndėrprerja e marrėdhėnieve tė punės ka degjeneruar nė sherr fizik.
    Tė paktėn ky ėshtė versioni i Manjola Stefanit pėr gazetėn “Panorama”, teksa sqaron rrethanat e ngjarjes…

    Prej sa kohėsh ishit e punėsuar te shoqata “NDGSH”?
    Qė nga viti 2006 jam pjesė e stafit tė “NDGSH”.
    Ju mori vetė znj. Arbana nė punė?
    Ajo ishte nė krye tė njė paneli jurie prej 5 vetash dhe unė fitova pas konkurrimit mes shumė tė tjerėve.
    Ēfarė pozicioni kishit nė shoqatė?
    Isha menaxhere e lartė. Qė do tė thotė se isha pjesė e stafit nė nivel tė lartė drejtues, nė zyrat qendrore, derisa para pak ditėsh mė erdhi njė letėr nga posta, ku brenda zarfit ishte njė njoftim pėr fillimin e procedurave pėr pushimin e menjėhershėm nga puna.
    Me ēfarė motivacioni?
    Se shoqata nuk ka mė fonde pėr tė paguar.
    Krejt normale, kur nuk ka mė para nė arkė…
    Jo, nuk ėshtė normale. Me shoqatat funksionon ndryshe. Punohet me projekte. Kohė pas kohe nuk ka para, por tė gjithė sė bashku punonim pėr projekte tė reja, derisa gjenim edhe donatorėt. Pra, nė tė tilla shoqata punohet edhe vullnetarisht, siē po punonim dy muajt e fundit. Unė dhe tė tjerėt kemi qė nga maji pa marrė rrogė dhe nuk u ankuam pėr kėtė gjė, po punonim vullnetarisht, derisa na erdhi njoftimi me postė pėr gati 60 persona nga Tirana dhe rrethet qė ishim tė pushuar nga puna.
    Sa persona kishte tė punėsuar gjithsej kjo shoqatė?
    Diku te 70 persona dhe u pushuam kolektivisht 60 punonjės nė datat 8-9 korrik 2013. Ishim nga Tirana, Durrėsi, Elbasani. Nė letrėn qė na kishte dėrguar me postė znj. Arbana kishte pėrmendur Kodin e Punės, neni 144, qė i referohet procedurės sė zgjidhjes sė kontratės sė punės nga punėdhėnėsi, edhe pse nė pikėn 6 kjo dispozitė nuk zbatohet nė rastet e pushimeve kolektive nga puna. Nė kėtė shkresė na thuhej gjithashtu qė kishim 72 orė kohė pėr tė paraqitur pretendimet tona.
    I paraqitėt?
    U pėrpoqėm qė ta takonim nė grup para pak ditėsh, pasi erdhėn edhe punonjėsit e pushuar nga puna tė Durrėsit. Pas marrjes sė letrės me postė kemi qenė tė paktėn 15 veta qė e kemi pritur te zyra pėr t’u sqaruar nga ora 10:30 deri nė 13:00, por nuk erdhi. Ndėrsa dje, pak pas orės 13:00, duke qenė se unė punoja nė tė njėjtėn godinė me znj. Arbana, i vajta nė zyrė kur erdhi.
    Kishte persona tė tjerė me ju kur i shkuat nė zyrė?
    Jo, jo, vetėm unė kam qenė.
    Znj. Arbana thotė se ka qenė edhe shoferi i shoqatės…
    Absolutisht jo, gėnjen. Kam hyrė e vetme nė zyrė dhe e vetme kam dalė. Mė saktė, mė nxori jashtė ajo nga zyra.
    Pse ju nxori jashtė?
    Siē jua pėrmenda, unė shkova tė bisedoja pėr pushimin nga puna, pasi vetė kishte shkruar se “nėse nga punonjėsit ka pretendime, mund tė sqaroheshin”. Nga ana tjetėr, unė doja me shkrim nga znj.Arbana shkresėn zyrtare tė shkarkimit nga puna me motivacionin pėrkatės, pasi mund tė mė nevojitej edhe nė tė ardhmen si dokument qė jam pushuar pėr mungesė fondesh, dhe jo pėr ndonjė paaftėsi apo diēka tjetėr. I trokita nė zyrė dhe hyra brenda. Kur ia bėra kėrkesėn, ajo ulėriti direkt dhe mė tha: “Qėrohu, dil jashtė menjėherė! Zhduku nga zyra ime!”. Unė mbeta syhapur, por ajo vazhdoi tė bėrtiste, madje duke bėrė sharje dhe ofendime nga mė tė rėndat. Unė kisha mbetur e shtangur nė zyrė dhe nuk po lėvizja, kur ajo erdhi dhe mė kapi nga krahėt. Duke mė shtyrė, mė pėrplasi me derėn pėr tė mė nxjerrė jashtė me dhunė.
    D.m.th. dolėt nga zyra?
    Po, dola nė korridor. Por brenda pak sekondave e hapa derėn e zyrės sė saj dhe i thashė: “Meqė nuk do qė tė tė hyj nė zyrė, po tė flas me derė hapur qė kėtu nga korridori…”. Nuk arrita dot tė vazhdoj mė tej, se ajo sėrish nisi nga ofendimet e rėnda, qė mė ndjeni por nuk i pėrsėris dot fjalėt e saj. Iu luta tė pushonte, por ajo nuk ndalej. Atėherė e lashė dhe u nisa drejt shkallėve pėr tė zbritur poshtė dhe tė qetėsohesha. Ky ėshtė momenti ku unė jam “pėrplasur” me shoferin, pra ai erdhi nė fund tė sherrit dhe nuk ka qenė prezent nė zyrėn e znj. Arbana.
    Po ndonjė person tjetėr, a e ka parė apo dėgjuar debatin mes jush?
    E kanė dėgjuar tė paktėn 3 punonjės tė shoqatės, pasi debati i fundit u bė kur unė ndodhesha nė korridor dhe dyert e tė gjitha zyrave ishin hapur. Por nuk ėshtė se ndėrhyri njeri. Unė e lashė znj. Arbana duke sharė dhe vetė dola jashtė pėr t’u qetėsuar. Nuk kaloi pak dhe erdhi patrulla e policisė.
    E kishit lajmėruar ju?
    Jo, nuk e kisha lajmėruar unė. Megjithatė, ishte vetė patrulla e policisė qė mė sugjeroi qė ta denoncoja ngjarjen nė polici, pasi unė pėsova dhunė verbale, psikologjike dhe fizike. E kam denoncuar pėr kėto dhe kanosje. Tani ēėshtja do tė ndiqet me mėnyrėn ligjore, veēse mė vjen shumė keq pėr gjithēka ka ndodhur.
    Jeni konfliktuar edhe mė parė me znj. Arbana?
    Jo, ishte hera e parė qė u konfliktuam. Kam mbetur pa fjalė nga sjellja e saj. Veē dua tė them diēka: Ajo qė mė ndodhi mua me atė zonjė mund t’i kishte ndodhur secilit nga ata punonjės qė e prisnin pėr ta takuar. Pra nuk ishte e qėllimshme apo se kishte diēka personale me mua, ishte problem i saj me veten.

    Arbana: S’kam pasur sherr me Stefanin
    Flet Sevim Arbana, presidentja e shoqatės “NDGSH”
    “E pushova nga puna pėr mungesė fondesh, por s’dilte nga zyra”

    Sevim Arbana, presidentja e shoqatės “NDGSH”
    Sevim Arbana, presidentja e shoqatės “Nė Dobi tė Gruas Shqiptare” qė nga viti 1993, e konsideron tė stisur konfliktin me ish-pjesėtaren e stafit tė saj, znj. Manjola Doko Stefani. Sipas saj, nuk ka pasur asnjė lloj sherri apo kėrcėnimi mes tė dyjave, pėr mė tepėr dhunė fizike. Duke folur pėr gazetėn “Panorama”, znj. Arbana tregon arsyen e pushimit nga puna tė znj. Stefani dhe momentet mes tyre nė zyrė…
    Znj. Arbana, a ėshtė e vėrtetė qė jeni konfliktuar me ish-punonjėsen tuaj, znj. Manjola Stefani?
    Nuk ka pasur ndonjė lloj konflikti dhe gjithēka ėshtė e stisur. Madje nuk e kuptoj se si njė marrėdhėnie pune brenda shoqatės, e shkėputur sipas rregullave dhe ligjit, tė shndėrrohet nė sensacion mediatik. Kur nuk ka mė fonde, nė ēdo kompani ndodhin pushime nga puna, si nė Shqipėri apo kudo nė botė, besoj se ėshtė normale diēka e tillė. Ėshtė abuzim mediatik sajimi i njė konflikti qė nuk ekziston.
    Me ēfarė motivacioni e keni pushuar nga puna?
    Sapo jua thashė, pėr mungesė fondesh. Shoqata nuk kishte mė para dhe nuk ėshtė normale qė dikush tė mbahet nė punė pa u paguar. Mė parė kishim njė projekt tė madh, punuam tė gjithė dhe ua paguam. Projekti mbaroi dhe nuk kishte mė para, ndaj u detyrova qė tė shkurtoj vendin e punės.
    Prej sa kohėsh punonte znj. Stefani te shoqata juaj?
    Me kohė tė plotė ajo punonte qė nga janari, ndėrsa mė pėrpara ka punuar me kohė tė pjesshme.
    Ēfarė roli kishte ajo nė shoqatė?
    Ishte pjesė e stafit tė shoqatės si shumė tė tjerė dhe ndihmonte pėr punė dhe projekte tė ndryshme. Nuk ėshtė se kishte ndonjė status tė veēantė.
    A jeni konfliktuar mė parė me znj. Stefani?
    As mė parė dhe as sė fundmi.
    Po ēfarė ndodhi nė zyrėn tuaj dje mes jush dhe znj. Stefani?
    Nuk ka ndodhur asgjė. Ajo erdhi nė zyrė dhe ishte e indinjuar pse ishte pushuar nga puna nė njė kohė qė ia kisha bėrė tė ditur edhe me shkrim se kishim mungesė fondesh. Pavarėsisht kėsaj, ajo nuk mė dilte nga zyra. Atėherė u detyrova tė njoftoj 129-n qė ajo tė dilte jashtė. Kaq ėshtė e gjithė situata.
    Nga znj. Stefani pretendohet se ju e keni kėrcėnuar, fyer, madje edhe se keni ushtruar dhunė fizike…
    Ajo mund tė sajojė shumė gjėra, por unė sapo ju tregova ēfarė ka ndodhur. Nuk ka pasur asnjė lloj sherri apo kėrcėnimi, pėr mė tepėr dhunė fizike. Kam bėrė edhe unė nė polici denoncimin pėrkatės pėr kėtė ēėshtje, pasi ajo mė erdhi te zyra ime, dhe jo unė tek ajo.
    A ka pasur ndonjė njeri prezent gjatė kohės qė znj. Stefani ka qėndruar me ju nė zyrė dhe nuk dilte andej?
    Po, ka qenė shoferi i shoqatės. Pėr tė gjithė situatėn keni denoncimin nė polici, mund ta sqaroni duke u ballafaquar me deponimet dhe dėshmitė pėrkatėse.


    ELISABETA ILNICA

    http://www.panorama.com.al/2013/07/1...e-zyren-e-saj/

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    12 Komente per “Pėrplasje nė shoqatėn qė mbron gratė, punonjėsja: Sevim Arbana mė dhunoi fizikisht nė zyrėn e saj”

    Jon
    17 Korrik, 2013 - 11:01

    Ja fytyra reale e gjasme ojq-ve ordinere, fatkeqesisht qe nga fillimi te kthyera ne mjet perfitim punesimi per ato qe “ja fusin” donatoreve me gjasme punen qe bejen/do te bejne per dicka apo tjeter. Banaliteti i gjithe kesaj historie te shpifur te deshperon per femren e edukuar shqiptare, lere pastaj ato per te cilat kjo lloj ojq-je eshte financuar. Turp e faqja e zeze.
    Pėrgjigjjuni
    Rita
    17 Korrik, 2013 - 11:33

    Ajo erdhi tek zyra ime e jo une tek ajo ——-nuk shoh ndryshim te zyres me te shtepise se banimit !!! A nuk eshte zyra per pritje e sqarime ????????
    Pėrgjigjjuni
    andi
    17 Korrik, 2013 - 12:07

    qenka e keqe kjo Sevimi ….
    Pėrgjigjjuni
    Iliri
    17 Korrik, 2013 - 12:42

    Me sa kam degjuar, zonja Arbana eshte pasuruar jo pak nga “puna” ne kete shoqate. Duhet te jete me transparente me fondet e projekteve qe shpesh s’dihet se ku perfundojne.
    Pėrgjigjjuni
    qytetar
    17 Korrik, 2013 - 12:55

    Sherr mes hajdutesh.
    Pėrgjigjjuni
    Kid A
    17 Korrik, 2013 - 13:07

    Shoqate i thencin. Thjesht mblesh fonde nga donatore dhe asgje nuk ben! Keshtu jane 80% te OJQ-ve ne kete vend!
    Pėrgjigjjuni
    Fabiola
    17 Korrik, 2013 - 13:11

    Po mire moj Manjola nuk ke te ngopur, disa pozicione, nga aftesite e medha qe ke, ti perseri do te ktheheshe!
    Kuptoje dhe ti Sevimin qe nuk i vjen mire ti mbyllen projektet dhe mund te kete ndonje stres nga kjo, po ti cdo? Keto jane profesoreshat tona, qe s’gjejne dot as momentin dhe as menyren e komunikimit!
    Pėrgjigjjuni
    beni
    17 Korrik, 2013 - 16:11

    Keto gra s’jane gje tjeter vecse njerez te llastuar qe perlajne parate e taksapaguesve dhe s’bejne 2 gram pune. Marrin para nga e gjithe bota per projekte gjoja per te drejtat e grave dhe i fusin neper xhepat e tyre ndersa problemet e grave tek ne jane te tmerreshme, deri ne vrasje si qen ne mes te rruges. Puna e tyre qendron ne ndonje seminar tek-tuk, ku s’bejne gje tjeter, por degjojne njera tjetren dhe kaq. Turp te kene!!..E quajne veten edhe intelektuale dhe na japin mend neve!!!
    Pėrgjigjjuni
    Ina Rrapaj
    17 Korrik, 2013 - 16:22

    Shpifje dhe pallavra inati nga nje punojese e shkarkuar nga puna … Nje rast si shume te tjere . E dashur Manjola Stefani , ashtu sikurese jeni shprehur ju , ka shume femra qe nuk kane buke te hane , nuk kane pune per te mbajtur familjen ….dhe nga ana tjeter ka femra si ju , qe kane nga tre pune si burim te ardhurash dhe ende sju mjaftojne …. aty juve ju ka lind ideja per shfrytezim posti dhe pozicioni…ashtu sikurese keni bere ju , si petagoge ne fakultetin Ekonomik ….Nje provim kushton shtrenjte apo jo ? Po diplomave sa jua kishit vene cmimin ? Thjesh kurioziteti me shtyn tju pyes : Keto para i merrnit vetem nga meshkujt , si mbrojtese e te drejtave te grave , apo pranonit rryshfete edhe nga vajzat studente ?
    Pėrgjigjjuni
    Ina Rrapaj
    17 Korrik, 2013 - 16:28

    Shpifje dhe pallavra inati nga nje punojese e shkarkuar nga puna … Nje rast si shume te tjere . E dashur Manjola Stefani , ashtu sikurese jeni shprehur ju , ka shume femra qe nuk kane buke te hane , nuk kane pune per te mbajtur familjen ….dhe nga ana tjeter ka femra si ju , qe kane nga tre pune si burim te ardhurash dhe ende sju mjaftojne …. aty juve ju ka lind ideja per shfrytezim posti dhe pozicioni…ashtu sikurese keni bere ju , si petagoge ne fakultetin Ekonomik ….Nje provim kushton shtrenjte apo jo ? Po diplomave sa jua kishit vene cmimin ? Thjesh kurioziteti me shtyn tju pyes : Keto para i merrnit vetem nga meshkujt , si mbrojtese e te drejtave te grave , apo pranonit rryshfete edhe nga vajzat studente ?
    Pėrgjigjjuni
    Polina
    17 Korrik, 2013 - 16:30

    Jane edhe gra.Po ku ka shoqeri civile ne Shqiperi mor aman!Keta nuk jane civile as nga vlerat,as nga pergjegjesite ,as nga perkushtimi.Jane ca vemje me dhemb krokodili qe kane shkoqur dhe shkermoqur parate e civileve te vertete e keta bisha kane bere bisnese me vuajtjet e fakireve.Ketyre OSHF-ve, (organizata shume fitimprurese) ju duhet nje PUTIN ne Shqiperi.RROFTE PUTINI! VDEKSHIN ,qe sot,GRATE BISHA!
    Pėrgjigjjuni
    mira
    17 Korrik, 2013 - 17:54

    uroj tee sherbeje per te kuptuar njerezit se sa keputen keto ojq per grate……kushedi sa here i kane rrafur burrat e tyre keto…..te neveritshme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 17-07-2013 mė 21:01
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Nuk besoj qe te jete shkaku hakmarrja apo e lidhur me vellain e tij Gencin
    Po te ishte rast hakmarrjeje do e kishin vrare shume kohe me pare nuk do e linin per
    para nje jave.
    Shkaku mund te jete
    1.Per para te pista
    2.Blerje shitje droge.
    3.Aty ku ka punuar duhet te hetohet
    se mos ky zoteria do kete bere ndonje vjedhje/pisllik
    dhe kjo ka provokuar dike qe te kete derguar njerez per ta vrare.
    4.Ndonje argument banal diku me ndonje ne klub/bar kafe.
    5.Mund te kete ngacmuar ndonje femer,motra e ndonje te forti.
    6.Motive xhelozie ,njerez nga ish gruaja e tij,mundet ndonje te jete pissed off.
    Duhet te ishte bere hetim se kush fliste keq ne lagje ,kush e kish inat dhe kish pas konflikt.
    Duhen kontrolluar te gjithe benzat e Tiranes kush jane
    pronaret dhe cila makine eshte raportuar si e vjedhur.
    Skanoji brenda gjithe benzat,merr komplet shenja gishtash shenja ne sedilje per arme
    dhe mund te identifikohet benzi i perdorur ne vrasje.
    Bashke me shenjat e armeve mund nte merren shenjat
    e gishtave ne sedilje dhe dyer per personat qe kane qene ne makine.

    Ben7 eshte kenaqesi te lexosh analizat e tua te shpejta. Doja te te keshilloja te dergoje CV tek zyra e aplikimeve te PS. Ndoshta, mund te kene shume nevoje per pesonin tend tek BKH (Byroja Kombetare e Hetimeve) qe do te krijohet rishtazi. IMHO, ti mund te besh pjese apo drejtosh "Cold Case Team" ...

    P.S. Shikoje nje here si mundesi.

  3. #43
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    @Xhuxhumaku
    Po sigurisht pra :S
    Krim ka gjithandej ne bote,ama lulzon me mire aty gjen vendin sdo shume mend!

    Dje kam pas nje 'debat' me nje person te ketyre OJQ-ve...Kta me gjithe mend funksionojn sipas projekteve sic ka then ajo zonja te intervista,por keto projekte jan te sukseseshme vetem ne leter,sa per tu marr ato leke,njera nder menyrat me te mira per momentin te thithesh fonde pa ber asgje...Ama kur ke te besh ne ta,le qe shiten si persona humanista (qe keshtu duhet te ishte ne fakt) por shesin dhe shume mend,dhe po ju bere ndonje pytje se pse nuk behet kjo apo ajo gje,pergjigjeja direkte eshte se ska Buxhet.....harrojn se folin e folin me ore te tera per mjetet qe marrin nga projekti,duan akoma me shume,jo se jam kunder te kete nje vije buxhetore nga bashkit apo qeveria por jam kunder asaj qe vetem jan mesuar te thithin mjete finaciare pa bere asgje!

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •