Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    mos ja fusni kot me konspiracione politike te oreve te fundit.

    ceshtja e rendit publik ka te pakten 2 vjet qe eshte skandaloze. me vrasje perdite te llojeve te ndryshme.
    sigurisht qe politika eshte e para qe i faturohet kjo gjendje.
    pasi rendi publik eshte i veshtire te mbahet nese nuk lufton krimin ne gjenezen e vet. qe eshte Mentaliteti social.
    dhe mentaliteti social (sidomos pjesa me regresive e kombit) nuk eshte luftuar keto vite, por perkundrazi i jane ledhatuar veshet dhe jane stimuluar me poste ne administrate.
    Ashtu ėshtė vėlla, prandaj kemi arritur ketu ku kemi arritur,

  2. #32
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Boh!
    Duket se krimi ne 'familje' ska te ndalur,nuk di nese ka nje dite qe nuk lexojm raste te tilla,jo se keto nuk ndodhin ne gjithe boten ama ne gjithe boten dhe kur ndodhin ka reagime te lloj llojshme,qe nga organet shtetrore e deri te shoqeria civile,eshte shqetesues dhe fakti qe shoqeria civile ne Shqiperi nuk ben asgje,rritet kurba e krimit ne familje pa reaguar shume njerezit thuaj se po rritet kurba e zhvillimit ekonomik!

    Por gjithesesi ky lloj krimi nuk do e krahasoja me kto te maskave qe jan ne teme,nuk eshte e njejta gje fare.
    Ky tipi i maskave ka permasa me te medha biles nuk e di ta quaj akt terrorist apo jo,sepse krimi ne familje p.sh shqeteson opinionin publik,sidomos kur ndodh cdo dite,njrezit vrasin mendjen me cfare crregullimesh po perballet shoqeria,ama tipi i maskave perhap panik,prish qetesin,destabilizon vendin,a nuk eshte ky pastaj qellimi i akteve terroriste?!Kjo gje me tmerron !

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Vrasja e 47-vjeēarit Edmond Dervishi, flet i ati: Tė zbardhen vrasjet e djemve
    16 Korrik 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Silvana Muēa
    Gėzim Dervishi: Edmondi nuk kishte probleme, e ekzekutuan nė pabesi. Drejtėsia s’ka zbardhur vrasjen e Gentit

    Silvana Muēa
    edmond-dervishi

    Edmond Dervishi

    Gėzim Dervishi, babai i Edmondit, 47-vjeēarit qė u ekzekutua me 18 plumba mbrėmjen e sė dielės nė rrugėn “Thanas Ziko” nė Tiranė, thotė se nuk ėshtė nė dijeni tė problemeve qė i biri mund tė ketė pasur kohėt e fundit. Madje, pak minuta para vrasjes, 47-vjeēari kishte qenė nė banesėn e tė atit, pėr ta takuar. I ndjeri sapo ishte kthyer nga plazhi dhe sipas tė atit, nuk shfaqte asnjė shenjė shqetėsimi. Gėzim Dervishi, pėrveē dhimbjes sė madhe pėr humbjen e djalit, ndien edhe zemėrim prej policisė, e cila, sipas tij, nuk ka arritur qė tė zbardhė vrasjen e djalit tjetėr, e ndodhur nė vitin 1997. “Unė nuk e dua mė jetėn, sepse dy djemtė e mi janė vrarė dhe arsyet dhe autorėt nuk i di. Jam i zhgėnjyer, sepse policia ende nuk ka arrestuar personat qė mė vrarė djalin e vogėl, nė vitin 1997 dhe pa marrė pėrgjigje pėr vrasjen e parė prej kaq vitesh, ndodh edhe tragjedia tjetėr. Gjithēka pėr ne ka qenė e papritur. Im bir nuk ėshtė as biznesmen, nuk ėshtė pėrzier me banda dhe nuk ka pasur konflikte me njeri. Vrasja e tij ka ndodhur si rrufeja nė qiell tė hapur”, shprehet babai i Edmond Dervishit. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Shqip”, i moshuari ka treguar momentet e fundit me tė birin dhe mekanizmin e ngjarjes sė rėndė..

    Ēfarė ka ndodhur mbrėmjen e sė dielės?
    gezim-dervishi

    Gezim Dervishi

    Djali, atė ditė, kishte qenė nė plazh me shoqėrinė e tij. Nė mbrėmje u kthye pėr tė mė takuar mua, pasi kam disa probleme me shėndetin. Kam bėrė ndėrhyrje kirurgjikale te sytė dhe ai vinte herė pas here pėr tė mė pyetur. Qėndroi pak dhe mė tha se do tė shkonte nė shtėpi sė bashku me nusen, pėr t’u ēlodhur. Unė isha shtrirė dhe po merrja ilaēin tek sytė, kur nė televizor dėgjoj qė tek gjimnazi “Partizani” ishte vrarė njėri qė jetonte nė katin e tretė. I thashė bashkėshortes qė kishte ndodhur vrasje, por nuk ma mori mendja qė ishte im bir, sepse ai jetonte nė katin e shtatė tė pallatit.

    Po si e morėt vesh vrasjen e djalit?

    Nuk tregova interes pėr vrasjen, ngaqė isha duke marrė mjekim, edhe pse e dija fort mirė vendin e ngjarjes. Pas pak minutash televizori thotė qė personi i cili ėshtė vrarė e ka emrin Edmond Dervishi. Dola me vrap tek vendi ku ndodhi ngjarja. Aty pashė policinė qė kishte rrethuar vendin e krimit. E morėn trupin dhe e dėrguan nė spital. Askush nuk mė thoshte gjė, pėr atė qė kishte ndodhur dhe unė akoma nuk e di se sa herė ėshtė qėlluar im bir. Nuk jam interesuar.

    A ka pasur djali juaj shqetėsime?

    Ai nuk ka pasur asnjė shqetėsim dhe nė orėn 10:00-12:00 shkonte nė shtėpi si njė familjar i denjė. Po tė kishte probleme im bir, unė do ta dija, por nuk ka pasur asnjė problem, me asnjė person. Nė vitin 1997, mua mė kanė vrarė edhe njė djalė tjetėr pėr tifozllėk motorėsh, se djali im mė i vogėl ka qenė i ēmendur pas motorėve dhe bėnte gara. U zunė atje dhe e vranė. Sot e kėsaj dite, unė nuk e di se cilėt janė autorėt qė ma vranė tė voglin.

    Ku dyshoni ju?

    Unė nuk vė dorė tek askush, sepse nuk di gjė. Im bir po tė ishte pėrfshirė me persona tė implikuar me krimin, e dėnoja dhe e vrisja vetė, sepse nuk do ta lejoja njė gjė tė tillė. Atė e njeh gjithė Tirana. Ai nuk ka asnjė biznes dhe ka qenė i papunė pėr njė kohė tė gjatė. Nė prag tė zgjedhjeve elektorale, atė e punėsuan si shofer pranė KQZ-sė dhe kishte vetėm tre muaj si i punėsuar.

    Dyshoni se vrasjet e djemve tuaj kanė lidhje me njėra-tjetrėn?

    Nuk besoj. Atė qė kishin pėr tė bėrė e bėnė qė atėherė dhe nuk besoj qė u rikujtuan pėr ne edhe pas kaq shumė vitesh. Ajo ėshtė njė ēėshtje e mbyllur.

    Djali vetėm ka qenė kur u ekzekutua?

    Jo, ka qenė me nusen. Ajo ka zbritur pėr tė blerė bukė tek dyqani i lagjes, i cili ėshtė disa metra larg vendit tė krimit. Mondi ka parkuar makinėn dhe mė pas ka shkuar qė ta presė tek sheshpushimi i shkallėve. Aty pastaj e kanė vrarė.

    Nusja ka parė gjė?

    Jo. Ajo nuk ka parė asgjė. Nė momentin qė ajo ėshtė kthyer, e ka gjetur djalin tė shtrirė pėr tokė. Nuk ka vėnė re asnjė person tė dyshimtė dhe vrasja ėshtė bėrė me armė me silenciator dhe andaj nuk janė dėgjuar krisma prej askujt.

    Ēfarė kėrkoni?

    Kėrkoj qė policia tė mė japė pėrgjigje pėr vrasjen e djalit tė vogėl Gentit. Qė prej vitit 1997 e deri mė sot, nuk dihet asgjė pėr kėtė ngjarje. Unė nuk e di se kush ma vrau dhe as arsyen. Nuk dimė asgjė. Kėrkoj tė vėrtetėn e vrasjeve dhe arrestimin e autorėve tė krimit.





    Policia

    Hapet dosja e vrasjes sė vėllait, krimet e mundshme tė Edmondit dhe lidhjet me femrat

    “Tri pista nėn hetim; hakmarrja,

    veprimtaria e viktimės dhe flirtet”

    Policia e Tiranės nuk ka arritur qė tė identifikojė autorėt e krimit. Mėsohet se grupi hetimor ka mbledhur pak tė dhėna nė skenėn e krimit, e cila do tė ndihmonte nė identifikimin e vrasėsve. Madje nuk ka arritur qė tė gjejė qoftė edhe njė dėshmitar tė vetėm, i cili mund ketė parė ngjarjen dhe nuk ėshtė nė gjendje qė tė thotė nėse ekzekutorėt kanė qenė tė maskuar apo jo. Nė skenėn e krimit janė gjendur 18 gėzhoja, me kalibėr 7.65 mm, tė cilat janė dėrguar nė laborator pėr ekzaminime. Familjarėt e viktimės nuk janė marrė nė pyetje, proces i cili pritet qė tė bėhet nė ditėt nė vijim. Thuhet se ekzekutorėt kanė ndjekur tė gjitha lėvizjet e Dervishit dhe mbrėmjen e sė dielės, gjatė kohės kur ai po kthehej nė shtėpi, i kanė bėrė pritė 47-vjeēarit, duke e lėnė nė vend tė vdekur. Distanca me tė cilėn ata kanė qėlluar nė drejtim tė Dervishit ka qenė shumė e vogėl dhe banorėt e pallatit nuk kanė dėgjuar tė shtėna, pasi arma ka qenė e pajisur me silenciator. Ende nuk ka ndonjė pistė zyrtare pėr motivin e vrasjes, por policia bėn me dije se Edmond Dervishi mund tė jetė ekzekutuar pėr ēėshtje pronėsie dhe hakmarrjeje, por nuk pėrjashtohen as pistat e tjera personale. “Pas divorcit nga gruaja, 47-vjeēari ka pasur disa lidhje me femra, ndėrsa kohėt e fundit bashkėjetonte me njė femėr. Pikėrisht kėto lidhje tė viktimės po verifikohen, pėr shkak se ekspertiza mjekoligjore ka pėrcaktuar se viktima ėshtė qėlluar edhe nė organet gjenitale”, pohojnė burimet nga policia.

    Banorėt e lagjes

    Komshinjtė e 47-vjeēarit kanė shkuar pėr ngushėllim tek familja Dervishi. Ata japin disa detaje pėr mekanizimin e vrasjes. “Edmondi ka qenė duke pritur nusen e tij, e cila kishte shkuar pėr tė blerė bukė. Nė ato momente ka ardhur njė makinė, me tre persona brenda. Dy prej tyre kanė dalė prej saj, ndėrsa njėri ka qėndruar brenda. Ata e kanė ekzekutuar duke qėlluar me armė silenciator rreth 18 herė. Janė larguar brenda disa sekondave. Askush nuk ka arritur qė t’i identifikojė sepse ka qenė natė dhe ata janė larguar me shpejtėsi” shprehet fqinji i tė ndjerit, pa dashur qė tė identifikohet. Ndėrkaq tezja e 47-vjeēarit i kėrkon policisė zbardhjen e vrasjeve misterioze tė vėllezėrve Dervishi nė kohė tė ndryshme. “Unė kam 16 vjet qė qaj pėr vrasjen e nipit tim, Gentit, i cili u vra nė vitin 1997. Prej kaq shumė vitesh, zemra ime lėngon, pasi nuk di tė vėrtetėn e vrasjes sė Gentit dhe pa u zbardh ajo, kriminelėt mė vranė nipin tjetėr, vėllanė e Gentit, Edmondin, Ata janė tė pafajshėm. Nuk kanė bėrė asgjė, nuk kanė pasur konflikt me askėnd dhe nuk kanė vrarė njeri. Po tė ishin vrasės, nuk do ta qaja nė kėtė mėnyrė qė po e qaj sot. Normal qė do ndieja dhimbjen si teze, por jo nė kėto pėrmasa. Jemi shumė tė indinjuar me punėn e policisė, e cila nuk ka arritur qė tė arrestojė vrasėsit e Gentit dhe zemėrata ime arrin kulmin me vrasjen e dytė. U kėrkoj organeve kompetente qė tė zbardhin vrasjet e djemve tanė. Unė nuk kam besim qė do zbardhet, por gjithsesi i kėrkoj policisė, arsyen e ekzekutimit tė vėllezėrve Dervishi. Autorėt lėvizin tė lirė, ndėrsa djemtė tanė janė nėn dhe.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...sjet-e-djemve/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    kzekutimi i mikut tė Franc Konomit, e ėma: Minutat e fundit me Edmondin para vrasjes
    6 tweet
    Argument, Flash e Martė, 16 Korrik, 2013 | 10:10 am

    Qefsere Dervishi
    Qefsere Dervishi: Ėshtė ngatėrresė, im bir nuk kishte hesape tė hapura me asnjeri.

    “Djali po kthehej nė shtėpi nga plazhi kur e qėlluan me armė”

    Nėna e 50-vjeēarit, Edmond Dervishi, i cili u ekzekutua nė Tiranė tė dielėn me 9 plumba, nuk gjen ngushėllim pėr atė qė i ka ndodhur.
    Njėri djalė, Gentiani, iu vra para 16 vitesh para shtėpisė sė saj, e tjetri iu ekzekutua mbrėmjen e tė dielės nė hyrje tė pallatit ku banonte nė Tiranė. Nė pritje tė djalit tjetėr, Arbenit, i cili ishte nisur dje nga Franca ku jeton prej vitit 1992, Qefsere Dervishin ėshtė e vėshtirė ta bėsh qė tė paktėn pėr pak sekonda ta ndėrpresė vajin. Pak minuta para se tė vritej i biri, ajo e kishte takuar atė nė kohėn kur ai u kthye nga plazhi me tė fejuarėn e tij, Edrinėn. Kur ai po ngjiste shkallėt e pallatit qė tė shkonte pėr tė pushuar, disa persona i kishin zėnė pritė dhe e ekzekutuan me breshėri armėsh. Nėna e Edmond Dervishit nuk gjen dot asnjė motiv pėrse mund t’i jetė vrarė i biri. Madje, pėr tė ngjarja ėshtė ngatėrresė. Autorėt sipas saj mund tė kenė dashur tė vrasin ndonjė person tjetėr. “Djali im nuk i bėnte keq njeriu. I shmangte gjithmonė debatet, edhe kur bėheshin brenda familjes, jo mė me persona tė tjerė. S’e ka parė kurrė derėn e Policisė pėr asnjė lloj shkeljeje, jo mė krimi”, tregon nėna e 50-vjeēarit. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, ajo tregon momentin e fundit kur ėshtė takuar me tė birin dhe pėrjashton si motive pėr ngjarjen pistat e ngritura nga Policia e Tiranės.
    Kur e keni takuar pėr herė tė fundit Edmondin?

    EDMOND DERVISHI
    Pak minuta para se tė ma vrisnin, e takova Edin tim. Ishte nė plazh dje (tė dielėn) bashkė me tė fejuarėn e vet, Edrinėn dhe nja dy shokė mė duket. U kthye dhe menjėherė erdhi tė na takonte te shtėpia jonė. Gjithmonė vinte na takonte, rrinte me mua dhe tė atin. Nė atė moment qė erdhi Edi, unė po i hidhja njė ilaē nė sy tim shoqi, se ishte bėrė operacion nė sy dhe duhej t’ia mjekonim. Qėndroi pak aty dhe mė pas iku tė pushonte nė shtėpi.
    Po ju si e mėsuat ngjarjen?
    Nuk kemi dėgjuar asgjė. Ishte shumė qetėsi madje. Por nė njė moment kot se si ktheva kokėn nga televizori dhe me bisht tė syrit po shihja qė shkruhej anash pėr njė vrasje te shkolla “Partizani”. Nisa tė shqetėsohem, por jo pėr tim bir. Mendova se mos kishin vrarė njeri nga banorėt e lagjes dhe po mė vinte keq shumė. Por pėr pak sekonda aty shkruhej edhe emri Edmond Dervishi. Ndėrsa mė pas qė ishte rreth 30 vjeē. Djali ishte 50, po shpresoja shumė tė mos ishte Edi im. Por prapė nuk rrija dot e qetė pa marrė vesh diēka dhe menjėherė u nisa me nxitim pėr te pallati i Edit. Erdhi edhe Gėzimi (babai i viktimės) dhe aty, ēfarė tė shikonim!
    Ka pasur ndonjė problem Edmondi, ose ju kishte folur ndonjėherė pėr diēka qė e shqetėsonte?
    Asgjė nuk e shqetėsonte Edin. Ai ishte njeri i dashur me tė gjithė, i qeshur. Ne atė kishim qė na mblidhte nė gėzime e hidhėrime. Nuk e di sa do jetoj mė tani qė mė iku edhe ai. Asnjė hall nuk ka pasur. Jo thuhet lart e poshtė qė djemtė e mi paskan pasur miqėsi me Franc Konomin apo edhe tė tjerė qė janė pėrmendur sot. Jo, jo. Edi nuk kishte tė bėnte. Shikonte punėn e hallin e vet. Nuk merrej ai me probleme, i shmangte.
    Ēfarė pune bėnte djali juaj?
    Gjithė jetėn e tij ka punuar. Shumicėn e kohės ka punuar edhe nė shtet. Jo ndonjė post tė rėndėsishėm, por shofer ka qenė edhe nė Ministrinė e Brendshme dikur. Shoferi i zv.ministres, me sa kujtoj, nė kohėn e Hajdaragės. Ndėrsa tani punonte te KQZ-ja. E ndihmoi Niazi Kosovrasti, qė banon kėtu pranė nesh qė tė fillonte punė atje.
    A kishte fėmijė Edmondi?
    Ne vetėm Enxhin kemi. Ajo ėshtė vajza qė la njė vjeēe djali im, Genti, para 15 vjetėsh kur ma vranė, atė vajzė kishte edhe Edmondi. E kishte si vajzėn e tij, ishte shumė i lidhur me tė. Vetė nuk kishte fėmijė. U martua, por nuk arriti tė bėhej baba dhe u nda para disa vitesh nga e shoqja. Kishte gati 4 vjet qė ishte lidhur me Edrinėn dhe me atė jetonte tani.
    Ka pasur ndonjė problem nga divorci me ish-bashkėshorten?
    Asnjė problem. Ata u ndanė me mirėkuptim. Ajo jeton te “Don Bosko” dhe, kur takoheshin, flisnin me njėri-tjetrin, por edhe me ne, pa asnjė hatėrmbetje.
    Po keni ndonjė dyshim se pėr ēfarė motivi mund tė jetė vrarė djali juaj?
    Nuk kam asnjė dyshim. Asgjė. Lėrė ēfarė thonė hakmarrje. Ēfarė hakmarrje? Unė dyshoj shumė qė Edin e kanė ngatėrruar me ndonjė tjetėr. Nuk kishte arsye pse tė ma vrisnin djalin.

    Kushėriri: Vėllai i Edit u vra pėr njė goditje me grusht nė Francė
    “Franc Konomin e kishim ēun lagje, s’kishin miqėsi”
    Kushėriri i Edmond Dervishit, djali i tezes, qė veē tė tjerash e kishte njė prej miqve mė tė ngushtė, u shpreh dje se ngjarja e mbrėmshme nuk mund tė ketė lidhje me vrasjen e Franc Konomit. Madje, sipas tij, pėrveēse ishin nė njė lagje, ata nuk kishin asnjė lloj miqėsie me njėri-tjetrin. Megjithatė, tregon se vėllai i Edmondit, Gentian Dervishi, u vra nė vitin 1998 pėr njė grusht qė pati goditur dikė nė Francė, gjatė kohės qė vizitonte tė vėllain qė jeton atje, Arbenin. “Genti u vra mė 23 gusht tė vitit 1998 dhe ne e dimė edhe pėr kė dyshoi Policia nė atė kohė. Pėr njė Fatjon Naxhaku, nuk ia di mirė emrin. Por atė e vranė mė pas. Genti u vra vetėm se pas njė grindjeje tė ēastit nė Francė, kur po qėndronte disa ditė me tė vėllain, e pati goditur kėtė me grusht. Po kjo ka qenė arsyeja, shumė banale. S’ka lidhje kėtu miqėsi apo ku di unė se ēfarė thuhet, me Franc Konomin. Ndėrsa Edi nuk ka lidhje me asnjė histori tė fortėsh. Edi tė ishte njeri qė donte sherre, apo kishte lekė siē thuhet, i merrte hakun vėllait. Por ai gjithēka ia kishte lėnė nė dorė drejtėsisė. Edi, punėtor i thjeshtė, shofer ka qenė gjithė jetėn. Kishte fiksim motorėt dhe ky ishte vesi i tij i vetėm. Llogariste paratė pėr tė kaluar muajin. Si mund tė ngatėrrohet ai nė ēėshtje tė tilla?”, tregoi kushėriri i viktimės.

    Fqinja: Pas vrasjes dėgjova hapat e tre personave qė dilnin nga pallati
    Flet banorja e katit tė parė: Pati breshėri armėsh
    TIRANE – Njė prej fqinjėve tė Edmond Dervishit, e cila banon nė katin e parė tė pallatit, ku ndodhi edhe vrasja e 50-vjeēarit, tregon dje se nuk ka dėgjuar tė shtėna. Ajo thotė se ka dėgjuar vetėm pėrplasjen e gėzhojave me kutinė e sahateve tė dritave, qė asaj i janė dukur si fishekzjarrė. Dėshmitarja qė ka dėgjuar pak sekonda pas vrasjes, tregon se ekzekutimi i Dervishit nuk ėshtė kryer nga njė person i vetėm. Ajo tregoi dje se ka dėgjuar disa hapa tė disa personave, qė lėviznin me nxitim pėr tė dalė nga hyrja e pallatit, por nuk ka arritur t’i shohė. “Unė banoj kėtu nė katin e parė. Kėtu dėgjohet ndonjė zhurmė ēdo natė, por ajo e mbrėmshmja qė nė fillim ishte disi e ēuditshme. Siē e patė edhe vetė, Edmondi ėshtė qėlluar kur po ngjiste shkallėt qė lidhin katin e parė me tė dytin. Unė dėgjova disa krisma tė dyshimta, por mendova se mos ishin fishekzjarrė. Pastaj, kur dola, pashė qė kishin qenė gėzhoja arme, qė siē duket mund tė jenė pėrplasur me kasetėn e sahateve tė dritave, sepse pashė shumė tė tilla para tij dhe derės sime. Ishin disa gėzhoja tė vogla. Por para se tė dilja dhe t’i shihja vetė, dėgjova njerėzit nėpėr shkallė qė thėrrisnin: ‘Edi, Edi…’. Fillimisht kisha dėgjuar disa hapa njerėzish qė lėviznin me shpejtėsi nga hyrja e pallatit pėr nė dalje. Ishin disa hapa, nuk ishte vetėm njė person. Pastaj dola tė shihja ēfarė kishte ndodhur dhe pashė gėzhojat qė ju thashė. Mė pas, te shkallėt ishin disa persona, ishte edhe e fejuara e Edmondit, e cila i kishte kapur dorėn dhe kėrkonte ndihmė, pasi thoshte qė kishte ende puls dhe ishte gjallė. Kur erdhi ambulanca, ai kishte vdekur”, tregoi dje fqinja e Dervishit.

    Vrasja e Dervishit, 32 tė shoqėruar
    Tirane/ Nė vendin e krimit u gjetėn 18 gėzhoja, dyshohet se u pėrdorėn dy armė tė ndryshme
    Policia: Po hetojmė hakmarrjen, lidhje me atentatin e vėllait nė 1998

    Edmond Dervishi
    Dy ditė pas vrasjes sė 47-vjeēarit Edmond Dervishi pranė shkollės “Partizani”, nė Tiranė, pista kryesore e hetimit tė ngjarjes vazhdon tė jetė ajo e hakmarrjes.
    Policia ka dyshime se krimi lidhet me vrasjen e vėllait tė punonjėsit tė KQZ, nė vitin 1998. Pas kryerjes sė autopsisė, nisur kryesisht nga zona ku ėshtė goditur, nga brezi e poshtė, policia ka ngritur edhe njė pistė tjetėr, atė tė ndonjė konflikti tė mundshėm pėr ēėshtje intime. Pėr ekspertėt, fakti qė ėshtė qėlluar nė organet gjenitale, tregon qė mund tė ketė qenė ndonjė inat ose ēėshtje xhelozie qė lidhet me femrat. Edhe pse tė afėrmit e tij qė janė marrė nė pyetje, e fejuara e tij, madje edhe ish-bashkėshortja e kanė mohuar kategorikisht kėtė pjesė, sėrish mbetet njė prej pistave tė Policisė, qė po verifikohet. Burime nga grupi hetimor thanė se vrasja e Dervishit ngjason shumė me atė tė Franc Konomit, qė ndodhi mė 8 korrik tė vitit 2010. Pėr grupin hetimor ka shumė tė pėrbashkėta nė tė dy krimet, madje njė e pėrbashkėt mes tyre ėshtė edhe vrasja e vėllait tė 50-vjeēarit, Gentian Dervishi. Pėr vrasjen e tij u dyshua Fatjon Naxhaku, njė prej armiqve tė Franc Konomit, i cili u ekzekutua nė vitin 2005. Kjo pėr Policinė e Tiranės ėshtė “ura” lidhėse e zinxhirit tė vrasjeve qė ndodhėn qė prej vitit 1998 e deri dy ditė mė parė.
    VEPRIMET HETIMORE
    Burime zyrtare nga Policia e Tiranės thanė dje se nė vendin ku u vra Edmond Dervishi, janė gjetur 18 gėzhoja arme, tė kalibrit 7.65 milimetra. Sipas burimeve, arma dyshohet tė ketė qenė me silenciator, por deri nė pėrfundim tė ekzaminimit tė gėzhojave, nuk mund tė pėrcaktohet saktė se ēfarė arme ėshtė pėrdorur, por dyshohet qė mund tė jenė pėrdorur dy pistoleta. Gjatė orėve tė vona pas ngjarjes dhe ditėn e djeshme, janė shoqėruar pėr t’u marrė nė pyetje 33 persona, kryesisht nė cilėsinė e personave qė kanė dijeni pėr krimin, por edhe dėshmitarė. Nisur nga deklarimet e banorėve tė pallatit, dyshohet se nė krim kanė marrė pjesė 3 persona, qė kanė dalė nga hyrja e pallatit duke vrapuar e mė pas nėpėrmjet tunelit tė pallatit kanė dalė nė rrugėn kryesore, ku i priste njė makinė e zeze tip “Benz”. Oficerėt e hetimit tė krimeve kanė sekuestruar disa kamera sigurie nė lokalet pranė zonės sė krimit.
    LIDHJA MES KRIMEVE
    Dosja e vrasjes sė vėllait tė Edmond Dervishit, Gentianit, e ndodhur mė 23 gusht tė vitit 1998, para Shkollės sė Kuqe nė Tiranė dhe ajo e Franc Konomit, mė 8 korrik tė vitit 2010, janė rihapur pėr gjetjen e elementėve tė pėrbashkėt, qė mund t’i ēojnė hetuesit drejt zbardhjes sė vrasjes sė dy ditėve mė parė. Gentian Dervishi u ekzekutua vetėm disa javė pas vrasjes sė Taulant Muēės, vėllait tė “tė fortit” tė Rrugės Bardhyl, Gaz Muēa. Dy persona u arrestuan pėr kėtė ngjarje 5 vjet mė pas, ndėrsa pėr vrasjen e Gentian Dervishit pati vetėm dyshime, por asnjė provė tė drejtpėrdrejtė qė mund ta lidhnin tė dyshuarin, Fatjon Naxhaku, me vrasjen e tij. Vetėm disa metra larg vendit ku u vra Dervishi nė ‘98-n, po te Shkolla e Kuqe, u qėllua pėr vdekje edhe Naxhaku mė 3 gusht tė vitit 2005, pasi ishte arratisur nga njė burg nė Spanjė dhe ishte nisur pėr tė vrarė Domart Konjarin, mikun e ngushtė tė Franc Konomit. Por kjo pėrballje i shkaktoi vdekjen, pasi u dyshua se Konjari i rrėmbeu armėn qė i kishte drejtuar dhe e shkrepi drejt Naxhakut duke e lėnė tė vdekur. Megjithatė, edhe pėr kėtė ngjarje, Policia nuk gjeti asnjėherė prova pėr ta arrestuar Konjarin, i cili edhe sot e kėsaj dite ende nuk dihet se ku ndodhet.

    Policia e Tiranės: U pėrdorėn dy armė me silenciator
    Nė vendngjarje sekuestrohen 18 gėzhoja
    TIRANE – Policia foli dje zyrtarisht pėr vrasjen e ndodhur mbrėmjen e sė dielės, nė rrugėn “Thanas Ziko”, ku u ekzekutua me 9 plumba 50-vjeēari Edmond Dervishi. Megjithatė, nė deklaratėn e Policisė nuk thuhet asgjė konkrete rreth motiveve tė dyshuara pse mund tė ketė ndodhur krimi. “Gjatė ecurisė sė hetimit, grupi hetimor i pėrbėrė nga specialistė tė Drejtorisė sė Krimeve tė Rėnda, nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, specialistė nga Sektori i Krimeve tė Rėnda nė Drejtorinė e Tiranės, nė bashkėpunim me Prokurorinė, po hetohet nė disa pista, pėr tė cilat do t’ju informojmė nė vijimėsi. Nė vendngjarje u gjetėn dhe u sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale 18 gėzhoja me kalibėr 7.65 mm. Aktualisht nga grupi hetimor po punohet intensivisht pėr identifikimin e kapjen e autorėve dhe sqarimin e plotė tė rrethanave tė kėsaj vrasjeje me paramendim”, thuhet zyrtarisht nga Policia. Ndėrsa, sipas burimeve nga grupi hetimor, mėsuam se vrasja e Dervishit mund tė jetė kryer nga dy armė tė ndryshme me silenciator.

    Hakmarrja
    Njė nga pistat kryesore qė po heton policia e Tiranės nė lidhje me atentatin ku gjeti vdekjen 47-vjeēari Edmond Dervishi, ėshtė ajo e hakmarrjes. Policia dyshon pėr hesape tė pambyllura mes grupeve rivale qė nė kohėn e vrasjes sė vėllait tė specialistit tė KQZ, nė vitin 1998 nė Tiranė. Genti Dervishi ėshtė qėlluar me armė zjarri nė afėrsi tė Shkollės sė Kuqe.

    Flirtet
    Edhe pse nuk konsiderohet si pista mė e fortė e hetimit nė lidhje me vrasjen e 47-vjeēarit Edmond Dervishi, policia nuk ka lėnė jashtė vėmendjes hetimin pėr problemet intime tė viktimės. Nė pyetje nė lidhje me kėtė pistė janė marrė gruaja aktuale me tė cilėn jetonte viktima, por edhe gruaja e tij e mėparshme me tė cilėn ishte divorcuar kohė mė parė me mirėkuptim. Policia ka kėqyrur edhe telefonin e viktimės.

    Trafiqet
    Njė tjetėr version i hetimeve nė lidhje me vrasjen e Edmond Dervishit lidhet me ekzekutimin e tij nga grupe tė trafiqeve tė paligjshme. Viktima e atentatit tė ndodhur pranė shkollės “Partizani” nė Tiranė, sipas Policisė nuk ka pasur asnjė precedent penal tė mėparshėm dhe asnjė problem me drejtėsinė, megjithatė mėsohet se nga autoritetet po hetohet implikimi i mundshėm nė vrasje i grupeve tė trafikut.

    Dėshmitė: Makina e vrasėsve, pa targa
    Benzi i zi u pa tė largohej me tre persona pas krimit
    TIRANE – Mbrėmjen e tė dielės, banorėt e zonės dhe dėshmitarėt e atentatit tė ndodhur nė hyrje tė pallatit ku banonte Edmond Dervishi, kanė parė njė automjet tip “Mercedes Benz” me ngjyrė tė zezė, me tė cilin dyshohet se kanė lėvizur autorėt e vrasjes. Pėrshkrimi i njė makine tė tillė u ėshtė dhėnė qė atė natė tė gjitha njėsive tė policisė, me qėllim pėr ta ndaluar, mirėpo tė dhėnat qė mungojnė nė kėtė pėrshkrim janė targat. Disa dėshmitarė i kanė thėnė policisė se nuk kanė arritur tė fiksojnė targat e mjetit. Ndėrkohė, agjentėt e krimeve kanė dyshime se makina qė ka lėvizur vrasėsit, ka qenė pa targa fare ose me targa tė vjedhura apo tė falsifikuara. Sipas hetuesve, kjo ėshtė njė taktikė qė ndiqet nga autorėt e vrasjeve tė mirorganizuara, tė cilėt pėrdorin targa false pėr mjetet qė shfrytėzojnė nė kryerjen e krimit, me qėllim humbjen e gjurmėve dhe shpėrqendrimin e Policisė.

    Kamerat
    Grupi hetimor i Policisė sė kryeqytetit, i ngritur pėr zbardhjen e ngjarjes ku mbeti i vrarė Edmond Dervishi, ka sekuestruar dje nga vendi i ngjarjes njė numėr tė madh kamerash sigurie qė u takojnė kryesisht bizneseve private. Burimet nga hetimi thanė se kamerat nė fjalė kanė regjistruar sekuenca tė ndryshme tė lėvizjeve nė zonė dhe pamjet janė duke u analizuar me kujdes nga grupi i hetimit, me qėllim pėrcaktimin nėse ndonjėra prej tyre ka arritur qė tė kapė imazhet e autorėve tė krimit.

    ETLEVA DELIA
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Interesant,Maskat,si ne perendimin e eger,njerzit vrasin per qef ,tani njerzit maten per te ber udhtime atje....eshte nje imazhe i keq per SHQIPERINE!! per keto MASKA TE QELBURA!!....kurse policia thot HETIMET VASHDOJNE!!...keto pamje TRISHTUESE qe i pame me siper!!,jane argument qe diqka e keqe eshte ka pregaditet!!....nese POLICIA nuk i zgjedhe problemet....ather diqka nuk funksionon ...kuptohet pastaj te gjithe do te humbim,ne SHQIPETARET!!.
    VENI,VIDI,VICI

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Letra tronditėse: Skandalet qė ndodhin brenda policisė. Ja pse krimi ka dalė jashtė kontrollit
    0
    DENONCIM
    Postuar mė: 17 Korrik, 2013 tek Aktualitet
    4

    Implikime tė rėnda tė drejtuesve tė policisė. Rastet nė Fier, Shkodėr, Vlorė, Dibėr, etj. Nga skandalet seksuale te pėrdorimi i mjeteve tė policisė pėr punė private dhe “shumė private”. Gradė kryekomisar pėr “besnikė tė PD-sė” qė kanė mbaruar vetėm shkollėn e mesme. Policė qė marrin rrogėn duke nxjerrė nga portofoli fotografinė e Berishės. Shefa qė pėrdorin makina e tė vrarėve nga krimi. SHKB dhe Drejtoria e Burimeve Njerėzore, nuk merren me krimin, por me listėn e “rebelėve” kundėr pushtetit. Arsyet e lėvizjeve tė shumta nė prag tė zgjedhjeve tė 23 qershorit. Nė 7 muaj, 8 shefa komisariati tė ndėrruar pėr “shkak tė Lazaratit”, etj



    Letra e mėposhtme ėshtė dėrguar nė redaksinė e DITA nga njė drejtues policie, i cili kėrkon t’i ruhet anonimati. Letra pasohet nga disa denoncime konkrete, tė cilat DITA do ti botojė nė numrat nė vijim. Nė kėtė letėr hidhet sadopak dritė mbi arsyet e degjenerimit tė policisė sė shtetit. Ky degjenerim ėshtė sot shkaku i rėnies sė frikshem tė autoritetit tė shtetit dhe shtimit tė krimeve dhe vrasjeve qė po trondisin edhe kėto ditė opinionin publik. Mė poshtė, teksti i letrės:





    Pak ditė mė parė, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, liroi nga detyra dy komisarė policie me motivacionin pėr thyerje tė rregullave tė etikės dhe moralit. Nė pamje tė parė ky ėshtė njė lajm i mirė pėr kėdo qė beson se problemet e policisė mė nė fund janė zgjidhur tė gjitha, derisa ju erdhi radha atyre qė “shkelin etikėn”. Pra, gjithēka ecka si nė vaj dhe tė krijohet pėrshtypja se performanca e policisė sė shtetit paska arritur nė ato nivele sa do ta kishte zili ēdo homologe e saj. Nėse do tė ishte kėshtu vėrtetė, cili njeri i mirė nė kėtė vend, nuk do ta pėrgėzonte e pėrkrahte punėn e uniformave blu, sidomos nė kėtė periudhė tė ndėrrimit tė pushtetit e sezonit tė pushimeve verore? Por, e verteta nuk ėshtė kėshtu.

    Ēdo qytetar shqiptar ėshtė dėshmitar i asaj qė po ndodh. Duke ju hedhur njė sy kronikave tė zeza qė japin mediat, janė nė gjendje tė vlerėsojnė atė qė reklamohet dhe atė ēka ndodh realisht me punėn e policisė. Sidomos pas 24 qershorit, jemi dėshmitarė se uniformat blu kalojnė emocione dhe frikė se ēdo tė ndodhi me fatin e ardhshėm tė tyre. Kėtė krizė e pėrjetojnė jo vetėm ata qė kanė shkelur haptazi e dukshėm ligjin, por edhe ata qė me heshtjen e tyre, me mospasjen e guximit pėr tė denoncuar kolegėt dhe eprorėt e tyre pėr shkeljet e konstatuara nė njėfarė mėnyre janė bėrė tė fajshėm, por jo sa ata. Ku tė ankoheshin? Te kush? Po pasojat?



    Roli i SHKB

    Gjatė kėtyre viteve nė rradhėt e policisė sė shtetit, ėshtė krijuar njė kastė kuadrosh arrogante, keqbėrėse e aspak njerėzore (profesionalizmi nuk diskutohet qė jo), qė bėnin ligjin kudo e mbi kėdo, qė abuzonin me detyrėn, nė dėm tė tė tjerėve nė mėnyrė tė dhimbshme, qė pėrdornin ndaj vartėsve gjithė fjalorin mė tė keq tė mundshėm, qė shanin edhe me rob shtėpie, qė tė bėnin leckė para publikut pa asnjė tė drejtė e pa asnjė shkak, tė paaftė e pa kulturė, qė po t’i kundėrshtoje tė lironin nė vend.

    Nė kėto vite kuadrot bėnin rrokadė pa kuptim, pa asnjė lloj suksesi, qė vendosnin vetė pėr kurse kualifikimi jashtė shtetit, pėr vete dhe pėr miqtė e tyre, por qė vetėm eksperiencė pune nuk na sollėn prej andej ku shkonin.

    Tė numėrosh raste tė tilla duhet kohė, ndėrsa tė zbulosh lidhjet e tyre, del se uniformat blu kėto vite i kanė drejtuar njė grusht personash me lidhje miqėsore, shoqėrore e interesi sa ėshtė normale tė pėrdoret fjala “mafie”.

    Nė krye tė kėsaj detyre ka qėndruar Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm, e cila pėr rastet qė kanė ndodhur nė dhe me policinė e shtetit, jo vetėm qė nuk e ka kryer detyrėn funksionale, por ka qenė thjesht njė organizatė partie nėse gjykojmė duke krahasuar pėrbėrjen dhe detyrėn qė kishte me atė qė kryente nė tė vėrtetė.

    Nė radhėt e kėsaj drejtorie u futėn militantė partie, hakmarrės e tė paaftė, qė nuk kishin lidhje me formim e njohuri policore. Kjo drejtori, si e tillė duke instaluar dhe psikozėn e frikės, ka abuzuar nė detyrėn e saj dhe ėshtė bėrė palė e pėrkrahėse me shkelėsit e ligjit sepse ishin besnikė partie. SH.K.B-ja kėto vite ėshtė mburrur se ka luftuar korrupsionin nė radhėt e policisė duke liruar nga detyra 2-3 policė rrugore nė komisariatin e policisė Tepelenė, sepse kishin marrė rryshfet 2 mijė lekė tė reja. Ndėrkohė qė nuk u mor fare me rastin e Krenar Ahmetit, psh, i cili siē dihet, para katėr vitesh nė “Shėtitoren Dėshmorėt e Kombit” demonstroi hapur bindjet e tij partiake, duke njollosur uniformėn e policisė sė shtetit me veprime tė shėmtuara. Rasti i kėtij punonjėsi policie nuk ėshtė i vetmi dhe pėr t’u theksuar ėshtė se dhe roli i SH.K.B-sė ka qenė po i njėjtė: Inekzistent.

    Kjo drejtori nuk ėshtė marrė asnjėherė me rastet e policėve tė vrarė, tė dyshuarit e pėrfolur nė kėto vrasje, si dhe me asnjė rast tė pėrfolur nga mediat e personalitete tė ndryshme pėr implikime e inkriminime tė uniformave blu deri nė kupolėn e lartė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme, me emėrimet e pranimet pa kriter qė me paaftėsinė e tyre janė bėrė burim konfliktesh e hakmarrjesh, etj…

    Shkurt, SH.K.B-ja e mbylli misionin e vet duke hartuar listat e “rebelėve” kundėr pushtetit. Nė tė njėjtėn linjė, me po tė njėjtat forma e metoda ka funksionuar dhe Drejtoria e Burimeve njerėzore nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, e cila vetėm politikė kuadri nuk ka kryer. Me urdhėr nga lart apo me iniciativėn e vet, kjo zyrė asnjėherė nuk e ka trajtuar kuadrin sipas pėrkushtimit e profesionalizmit. Me apo pa urdhėr ajo ka thyer rregulloren qė pėrcakton rastet e lėvizjeve tė kuadrove si vlerėsimi i punės, njoftimi tė paktėn njė muaj mė parė pėr transferim, motivacionin e lėvizjes qė janė shoqėruar dhe me kosto financiare, pasi njė punonjės policie kur transferohet larg banesės pėrfiton pagė shtesė pėr largėsinė por edhe pėr bashkėshorten. Lėvizjet janė kryer pėr arsye preferencash, tendencash, ēėshtje bastesh, duke e kthyer politikėn e kuadrit nė njė pronė private qė nuk do ta aplikonte as policia mė e dobėt private. Primare nė lėvizjen e kuadrove, sidomos tė atyre me ngritje nė detyrė, tė atyre pėrfitonin grada, qė caktoheshin nė tė ashtuquajtura vende tė privilegjuara, ka qenė jo meritokracia por partishmėria.



    Disa shembuj pėr kėto raste qė pėrmendėm

    Nė njė komisariat nė jug tė vendit, pėr shtatė muaj janė ndryshuar tetė shefa komisariati, ndėrsa po kaq dhe shefa krimesh e shefa rendi. Arsyeja? Ky rreth ka nė juridiksionin e vet dhe malin e Sopotit nga ku duket nė pėllėmbė tė dorės fshati Lazarat, i njohur pėr kultivimin e bimėve narkotike, ku kuajt dhe mushkat nuk i kursejnė “vizitat” gjatė natės midis vendeve fqinje.

    Para tre apo katėr muajsh, nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr ėshtė hartuar njė liste me mbi dhjetė kuadro, tė cilėt janė transferuar nė rrethe tė ndryshme tė vendit. Thonė se pėr kėtė lėvizje ka dy arsye: e para pėr bindje politike dhe e dyta, se ata nuk u bėnė palė me askėnd, e pėr kėtė pika e kontrollit policor nė Ujin e Ftohtė Tepelenė ngelej “jo nė duar tė sigurta”…

    Nė prag tė zgjedhjeve tė 23 qershorit, janė bėrė lėvizje tė shumta nga Tirana e Jugu nė Veri, nga Lezha nė Korēė, nga Veriu nė Jug me tė njėjtin motivacion: pėr nevoja pune. Ky motiv ka qenė refren nė politikėn e kuadrit tė kėtij institucioni ndėr vite.

    Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit tė Korēės ka qenė mė parė dhe 10 ditė si Drejtor i Qarkut tė Beratit. Arsyet e kėsaj lėvizje janė dy: nė Berat si i paaftė, ndėrsa nė Korēė si i privilegjuar.

    Kryepolici i Qarkut tė Fierit dy vjet mė parė kur ishte drejtor nė Qarkun e Shkodrės u lirua pėr shkak tė njė skandali seksual siē u cilėsua nga media, ndėrkohė qė mė parė kishte marrė masėn disiplinore ulje nė gradė. Thonė se ky drejtor ka qenė edhe njė politikan i zellshėm, pasi kudo qė ka punuar nė sy tė vartėsve, e brenda ambjenteve tė policisė ka sharė e ofenduar politikanė tė majtė. Ngelet i dyshimtė si riciklimi i tij nė detyrė por edhe rifitimi i gradės, ndėrkohė qė largimi i tij ėshtė festuar nga vartėsit, pėr shkak tė problemeve qė ka pasur nė komunikimin me ta.

    Drejtori i Policisė sė Qarkut Vlorė ėshtė aq “mediatik” sa edhe pėr zbulimin e njė vjedhje tė vogėl del jep konferencė shtypi, por hesht kur karabineria italiane kap disa herė rresht 1,5 ton drogė me origjinė nga Shqipėria, e konkretisht nga Vlora.

    Drejtori i Policisė sė Qarkut Dibėr, si dhe Shefi i Qarkullimit rrugor nė kėtė drejtori, kanė bėrė fushatė me mjete tė bllokuara pėr vepra tė ndryshme penale.

    Tipik ėshtė rasti i Shefit tė Komisariatit tė Policisė Mat, i cili me mjetin e tė ndjerit Halit Dedja, i vrarė para 2-3 vitesh nė Tiranė pėr hakmarrje apo larje hesapesh, ka shkuar nė ēdo fshat, duke bėrė haptazi fushatė pėr partinė e tij tė zemrės.

    E tepėrt tė pėrmendim shumė shefa komisariatesh, tė cilėt kanė lėnė detyrėn dhe kanė shoqėruar pėr fushatėn elektorale kryeministrin nė detyrė, si dhe ditėn e zgjedhjeve janė larguar nga detyra 200-300 km larg, pėr tė votuar duke e lėnė ecurinė e procesit zgjedhor nė mėshirė tė fatit. Ka edhe oficerė me gradėn kryekomisar nė njė qytet verior qė ka mbaruar vetėm shkollėn e mesme mekanike, por qė s’di tė punojė as si mekanik, pale mė tė kryejė detyrėn e policit. E vetmja gjė qė bėn ky njeri, ėshtė se i bėn mirė picat pėr shefat.



    Tė papėrmbajtur nė fushatėn zgjedhore

    Kuadro policie dhe policė tė zakonshėm janė treguar tė papėrmbajtur nė fushatėn zgjedhore duke i shprehur haptazi bindjet e tyre politike seriozisht, duke nxjerrė nga portofoli fotografinė e kryeministrit nė ikje, e duke e puthur shpreheshin “tė faltė zoti shpirtin”. Tė vjen sidomos keq, qė njė zėvendės drejtor i pėrgjithshėm ka marrė pjesė nė inagurimin e tunelit Tiranė-Elbasan sė bashku me familjen e vet, ndėrkohė qė tė qenurit atje sidomos me familjen nuk e pėrligj dot, pasi me ruajtjen e zyrtarėve tė lartė tė shtetit, siē dihet merret Garda e Republikės.

    Nė policinė e shtetit, nė dhėnien e gradave, nuk ka ndikuar meritokracia, edhe pse nė kėtė proces janė pėrfshirė edhe tė huaj. Kjo vėrtetohet nga niveli i ulėt qė ata kanė, nga komunikimi, nga tė folurit, nga veshja, nga mėnyra e tė ecurit, etj… Nė sektorėt e financės e logjistikės nuk ka transparencė dhe pėr t’u pėrmendur qė ndoshta nuk do tė ketė nevojė pėr komente janė disa fakte.

    Karburanti nuk pėrdoret pėr punė, pėr aksione policore, por pėr punė private, madje shumė private… Shefat lėvizin me mjetet e punės, edhe pse ka njė Urdhė tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm, qė ndalon pėrdorimin e automjeteve tė punės jashtė juridiksionit qė mbulojnė, ndėrsa uniformat e policėve sigurohen duke u blerė me lekė nė njė dyqan privat diku te stacioni i trenit nė Tiranė. Njė e vėrtetė e shėmtuar kjo, po tė kemi parasysh dhe faktin se po kėta policė janė futur nė pune me lekė, mbijetojnė duke paguar lekė dhe tash sė fundi urdhėrohen ta blejnė uniformėn e policisė me lekė.

    Ka dhe gjėra tė tjera tė cilat Drejtori i Pėrgjithshėm duhet t’i dijė, e se pėr kėto nuk mund tė ketė as ndjesė e as pendesė. I vetmi justifikim i tij mund tė jetė shprehja se unė “de jure” kam qenė drejtor, por “de fakto” jo. Atėherė, kush e ka drejtuar kėshtu nė kėto vite policinė e shtetit?

    Normale qė kjo pyetje do tė marrė pėrgjigje sė shpėjti, por ajo qė duhet tė bėjmė ėshtė qė tė nxisim e tė pėrkrahim punėn e mirė tė shumicės sė kuadrove pėr ta vazhduar kryerjen e detyrės me kurajo e profesionalizėm derisa tė vihen pikat mbi “i” ndaj atyre qė na kanė nėpėrkėmbur e poshtėruar padrejtėsisht e qėllimisht deri tani.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Gazeta Dita eshte kthyer ne tabelen e flete-rrufeve. Vete niveli i ulet i shkrimit tregon se kemi te bejme me nje flete-rrufe te nje polici me bindje te theksuar anti-PD. Kjo nuk e ben as me te afte e as me profesional se koleget e tij. Biles, po t'a mendosh me gjate, nje flete-rrufe e tille e botuar ne shtyp, te rrit piket ne syte e shefave te ardhshem socialiste.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Citim Postuar mė parė nga 007GoldenBoy Lexo Postimin
    Gazeta Dita eshte kthyer ne tabelen e flete-rrufeve. Vete niveli i ulet i shkrimit tregon se kemi te bejme me nje flete-rrufe te nje polici me bindje te theksuar anti-PD. Kjo nuk e ben as me te afte e as me profesional se koleget e tij. Biles, po t'a mendosh me gjate, nje flete-rrufe e tille e botuar ne shtyp, te rrit piket ne syte e shefave te ardhshem socialiste.
    Ne , ne fakt , kena prit me na i tregu DITA dhe ky polici keto pune !!!!!!!! Ha.....ha....ha.... Po kuka shqiptar qe nuk i di keto gjera ! Po te hapni nje teme ketu ne forum , ose ndonje rubrike ne ndonje gazete , ku te shkruajne njerezit , keni per te pa se cfare keni per te degju apo per te marre vesh !!!!!! Ehheeee

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2010
    Postime
    51

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Kėtė verė kemi pas plan me e vizitu bregdetin Shqiptar, por pasi ndodhi ky krimi i maskave e gjith familja ka nderruar mendje.

  10. #40
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Dalin Maskat ne rruge

    Nuk besoj qe te jete shkaku hakmarrja apo e lidhur me vellain e tij Gencin
    Po te ishte rast hakmarrjeje do e kishin vrare shume kohe me pare nuk do e linin per
    para nje jave.
    Shkaku mund te jete
    1.Per para te pista
    2.Blerje shitje droge.
    3.Aty ku ka punuar duhet te hetohet
    se mos ky zoteria do kete bere ndonje vjedhje/pisllik
    dhe kjo ka provokuar dike qe te kete derguar njerez per ta vrare.
    4.Ndonje argument banal diku me ndonje ne klub/bar kafe.
    5.Mund te kete ngacmuar ndonje femer,motra e ndonje te forti.
    6.Motive xhelozie ,njerez nga ish gruaja e tij,mundet ndonje te jete pissed off.
    Duhet te ishte bere hetim se kush fliste keq ne lagje ,kush e kish inat dhe kish pas konflikt.
    Duhen kontrolluar te gjithe benzat e Tiranes kush jane
    pronaret dhe cila makine eshte raportuar si e vjedhur.
    Skanoji brenda gjithe benzat,merr komplet shenja gishtash shenja ne sedilje per arme
    dhe mund te identifikohet benzi i perdorur ne vrasje.
    Bashke me shenjat e armeve mund nte merren shenjat
    e gishtave ne sedilje dhe dyer per personat qe kane qene ne makine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 17-07-2013 mė 20:07
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •