Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të heqë një mandat për të majtën në qarkun e Lezhës, pasi ka konstatuar manipulime me shifrat e rezultateve.

    Siç raporton Panorama, në raportin e KQZ-së thuhet: “Nga verifikimet rezultoi se për 10 qendrat e votimit janë dorëzuar në KQZ fotokopje të tabelave të rezultatit të qendrave të votimit, të cilat kanë vulën e KZAZ-së. KZAZ apo grupi i numërimit, pasi ka plotësuar tabelat origjinale sipas modelit të letrës së miratuar nga KQZ, kanë bërë fshirje të rezultatit për disa subjekte zgjedhore dhe ndryshim të rezultatit për disa subjekte të tjera zgjedhore, kanë fotokopjuar këtë tabelë dhe e kanë dorëzuar në KQZ.

    Në tabelën e fotokopjuar të QV-ve të sipërpërmendura, duket qartë se ka korrigjime duke fshirë të dhënat për rezultatin e disa subjekteve zgjedhore, duke i ndryshuar rezultatet për disa subjekte të tjera zgjedhore”, thuhet në relacionin e KQZ.

    Në këtë mënyrë PS do ketë një mandat më pak, që do i hiqet Arben Ndokës dhe do i shkojë demokratit Vasil Bicajn.

    PS mbetet me dy mandate, Mimi Kodheli dhe Armando Prenga. LSI ka një mandat me Monika Kryemadhin. PD shkon në katër mandate me Aldo Bumçin, Gjovalin Kadelin, Albina Dedajn dhe Vasil Bicajn

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë. Të majtës i ikën një mandat

    Ceshtja nuk shtrohet se e majta ka nje mandat me pak dhe e djathta ka nje mandat me shume, kjo deshmon se TE MAJTET NUK HEQIN DORE NGA MANIPULIMI I VOTES SE SHQIPTAREVE!

    Bravo KQZ qe i kap keto manipulime dhe ve ne vend verdiktin e votes se qytetarit. Dhe nuk duhet mjaftuar vetem me korrigjime shifrash, duhen bere padi ne prokurori per te gjithe personat pergjegjes per ato kuti te manipuluara dhe ligji duhet t'i ndeshkoje. Po nuk u be kjo gje, keta elemente kriminale do te vjedhin perseri ne zgjedhjet e ardhshme.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë. Të majtës i ikën një mandat

    Me shume se me manipulim, kemi te bejme me korrupsion te QV !!!
    Ne kete rast konkret, manipulimi eshte kryer me miratimin e antareve demokrate te QV.


    Ca thote ligji per te tilla raste ???

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë. Të majtës i ikën një mandat

    Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen
    Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjenTIRANE - Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti deklaron se është kërcënuar në telefon, pas deklaratave në Komisionin e Zgjedhjeve lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.

    Njazi Kosovrasti bën të ditur se në telefonin e tij kanë mbërritur dy mesazhe kërcënuese, nga persona ende të paidentifikuar.

    “Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen. Kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve. Pavarësisht kërcënimeve do të them mendimin tim .”- deklaroi Kosovrasti.

    Përfaqësuesi ligjor i PD-së kërkoi sot që Komisioni Zgjedhor të marrë një vendim për hapjen e 10 kutive të votimit të ZAZ-së nr. 13, qarku Lezhë, pas konstatimit për ndryshim të shifrave në tabelat e rezultateve për disa subjekte politike.

    Diskutimi i rezultateve të qarkut Lezhë u shoqërua me debate të forta në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pas konstatimit se për 10 QV, KZAZ nr. 13 ka dorëzuar fotokopjet e tabelave përfundimtare dhe jo ato origjinale. Në këtë situatë KQZ nuk mund të nxjerrë një rezultat përfundimtar për këtë qark, pasi ai nuk mund të dalë nga tabelat e fotokopjuara.

    Në këtë kuadër, Kosovrasti e cilësoi këtë situatë një ngjarje shumë të rëndë dhe një manipulim të shëmtuar dhe përgjegjësit duhet të përgjigjen ligjërisht

    "Ky manipulim ka ndodhur nga tre personazhe me detyrë në KZAZ-në nr. 13, kryetarja Alketa Hoxha, përfaqësuese e PS-së, që ka qënë dhe dorëzuese e materialit në KQZ, e shoqëruar nga sekretari i komisionit, Aleksandër Gjonmarkaj(PD) dhe nënkryetari Gjovalin Gjeloshi(PD). Këta të tre janë manipulatorë dhe duhet të jenë pjesë e një gjykimi që duhet të vazhdojë me vendimmarrjen e KQZ-së", u shpreh Kosovrasti.

    Nga ky manipulim, vijoi ai, favorizohet subjekti PS dhe bashkë me të koalicioni i majtë.
    Përfaqësuesi i PD-së tha se nga informacioni i mbërritur elektronikisht në KQZ rezulton se shumatorja e votave për koalicionin e majtë në 248 QV të qarkut Lezhë është 38. 270 vota, ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 38.555, ose 285 vota më shumë se i pari.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Lidhje te tjera
    Lezha mban 'peng” rezultatin e zgjedhjeve, Kosovrasti: Ka manipulime, të hapen 10 kuti
    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento

    Dërguar nga Londra më 09-07-2013 në 16:55
    Bravo per guximin !

    Nderimet dhe respekin tim per veprimin !

    Tani qe ke dale haptas nuk kane c'te bejne mafia elektorale.

    Cuditerisht deputete te PD-se me PS-ne ne korrupsion elektoral, duke ndihmuar keta te fundit te manipulojne qe PS te jete fituese ??!! Nese e vertete, tragjedi per PD-ne ke ka pase ne 'krah', dhe vazhdon te kete, me lekura ujku!

    Dhe pyetja shtrohet, ne sa zona te tjera kishte raste te tilla?! Vote 'plebishtare'? Yeah, right!!!Qesharake dhe tragjike, njeherazi !

    Dërguar nga Gjergji, Windsor më 09-07-2013 në 16:19
    O Taulant, nuk e besoj se e kuptojne komentin tuaj tipa si Eduarti.

    Thuaje me thjeshte mendimin, si p.sh. "O Eduart, te rroni vete se mendja ju ka lene"!

    Dërguar nga PATRIOTI, NYC më 09-07-2013 në 16:13
    KU ESHTE PROBLEMI SE CFARE SURRATI KA KY ZOTERIA? PO QE SE RRUGA LIGJORE LEJON HAPJEN E KUTIVE DHE KA KONSTATIME QE NUK PERPUTHEN ME LIGJIN KU ESHTE PROBLEMI TE HAPEN ATO 10 KUTI? KOMENTUSIT DUHET TE KEN PIKPAMJE ME TE GJERE SEPSE ESHTE NE FAVOR TE TYRE.

    Dërguar nga turi, Prag më 09-07-2013 në 16:04
    se mos ka manipolime vetem aty Z.Kosovrasti,po te hapin gjtha kutit ndryshon rrezultatin shume,jam e bindur dhe me fakte se jan bler dhe komesioner te PD.po mir na bejn kan gjet me ke mu tall,dun me tregu zgjedhje te ndershme per europen, cna duhet europa kur na eshte shite vota,dume votat tona,te denohen komesioneret cofshin demokrat cofshin socialist.......maskarenj

    Dërguar nga Gjoni i Dhive më 09-07-2013 në 16:01
    zoti Kosovrasti, gjithmone kam patur mendimin se ti je nje vegel qorre e Berishes, por sot te kam ndjekur live ne KQZ, dhe per here te pare te kam pare dinjitoz.
    E kuptoj se per bandat eshte problem i madh, po nuk paten nje perfaqesues ne parlament....!

    Dërguar nga tani, skrapar më 09-07-2013 në 15:45
    Po kush te ka ne mendje ty o buf qe te te coj mesazhe..antipatik burre

    Dërguar nga taulant, tirane më 09-07-2013 në 15:24
    Kurse mendja jote eduard, nuk ka nevoje per homazhe.

    Dërguar nga eduard, shqiperi më 09-07-2013 në 15:09
    Surrati i kesaj qenie flet,shume me teper se cfare mund te thote e ashtuquajtura goje e tij.

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...en-140729.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë. Të majtës i ikën një mandat

    Falsifikohen zgjedhjet në Lezhë, si u ndryshuan votat nga PS

    Fejzi Braushi

    Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit cenohen rëndë në integritetin e tyre. Ndërsa u konsideruan si zgjedhjet më të mira që kishte zhvilluar ndonjëherë vendi ynë, dje janë zbuluar fakte manipulative që jo vetëm kanë ndikuar në rezultat, por mbi të gjitha kanë prekur besueshmërinë e procesit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar manipulime të mëdha të rezultateve në 10 kuti në qarkun e Lezhës, të cilat kanë sjellë dhe ndryshim të rezultatit dhe ndarjes së mandateve në favor të së majtës. Ka qenë vetë administrata e KQZ-së ajo që ka evidentuar mospërputhje të mëdha shifrash midis tabelave të rezultateve të dorëzuara nga KZAZ numër 13 në qarkun e Lezhës dhe të dhënave direkte që raportoheshin nga KZAZ-ja ditën e votimit në sistemin elektronik të rezultateve paraprake në KQZ. Sipas administratës së KQZ-së, 10 tabela rezultatesh nuk janë depozituar në KQZ si kopje origjinale të tabelave të rezultateve, por fotokopje të tyre. Sipas KQZ-së, KZAZ-ja apo grupi i numërimit, pasi ka plotësuar tabelat origjinale të rezultateve sipas modelit të letrës së miratuar nga KQZ, kanë bërë fshirjen e rezultatit për disa subjekte zgjedhore dhe ndryshimin e rezultatit për disa subjekte të tjera. Më pas ata kanë fotokopjuar tabelën dhe e kanë dorëzuar atë në KQZ. Këtë konstatim e ka bërë edhe përfaqësuesi demokrat, Niazi Kosovrasti, i cili ka theksuar ndër të tjera se i gjithë manipulimi ka shkuar në favor të Partisë Socialiste. Ai ka akuzuar me emra dy nga anëtarët e KZAZ-së numër 13 dhe konkretisht Alketa Hoxhën, e cila përfaqësonte PS-në në rolin e kryetarit të KZAZ-së dhe përfaqësuesin demokrat Aleksandër Gjonmarkaj, në rolin e sekretarit të komisionit. Kosovrasti ka zbardhur mekanizmin e manipulimit të zbatuar nga këta persona. Ai ka pretenduar se pasi kanë marrë në dorëzim tabelat origjinale të rezultatit për këto 10 qendra votimi, këta persona në bashkëpunim kanë fshirë me solucion të posaçëm të bardhë shifrat e hedhura nga grupi i numërimit dhe mbi to kanë vendosur shifra të tjera, duke u hequr vota partive të së djathtës dhe nga njëherë edhe vetë aleatëve socialistë, dhe ato ia kanë shtuar PS-së. Një fakt i tillë vërtetohet lehtësisht me sy të lirë nga këqyrja e tabelave të rezultateve të dorëzuara në KQZ, ku ajo që ka ruajtur votat e saj në çdo rast ka qenë LSI, ndërsa PS është shtuar me 546 vota në total. “Ky manipulim ka ndodhur nga tre personazhe me detyrë në KZAZ-në nr. 13, kryetarja Alketa Hoxha, përfaqësuese e PS-së, që ka qenë dhe dorëzuese e materialit në KQZ, e shoqëruar nga sekretari i komisionit, Aleksandër Gjonmarkaj(PD) dhe nënkryetari Gjovalin Gjeloshi(PD) (pretendohet se ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin e dorëzimit të tabelave). Këta të tre janë manipulatorë dhe duhet të jenë pjesë e një gjykimi që duhet të vazhdojë me vendimmarrjen e KQZ-së”, – u shpreh Kosovrasti. Ndryshe nga administrata e KQZ-së, Kosovrasti kishte bërë dhe një përllogaritje të votave që lëvizin nga e gjithë kjo ndërhyrje që ai e konsideroi si manipulim të pastër. Sipas tij, shuma e votave që ka përfituar PS nga heqja e votave të PD-së dhe aleatëve të saj dhe shtimi i tyre subjekt në kolonën e saj shkon në 541 vota më shumë sesa ajo ka marrë realisht, në një kohë që PD e humbet mandatin e 4 në këtë qark për afro 400 vota. Për këtë qëllim Kosovrasti kërkoi që të mos miratohej tabela përmbledhëse e rezultatit për qarkun Lezhë pa u bërë më parë verifikimi i plotë i gjithë manipulimit. Ai theksoi se pa këto 10 tabela rezultati shkon në 4 me 3 në favor të mazhorancës së djathtë. Nëse kjo ndodh, mandati i Arben Nokës së PS i kalon Vasil Bicit të PD. Ndërkohë që përfaqësuesit e PS dhe LSI-së kanë kërkuar që KQZ të miratojë tabelën përmbledhëse të rezultatit për këtë qark dhe hetimi për pretendimet e ngritura të bëhej vetëm pas kësaj faze, ashtu siç edhe e parashikon ligji. Madje Genci Gjonçaj i PS u shpreh se edhe forca që ai përfaqëson ka konstatuar shkelje të tjera në disfavorin e saj, duke paralajmëruar se në momentin e duhur ai mund të kërkonte dhe pavlefshmërinë e gjithë procesit të zgjedhjeve në këtë qark. Në rast se do të ndodhte kjo, atëherë në qarkun e Lezhës do të ribëheshin zgjedhjet. Por KQZ duket se nuk ka ndërmend që ta çojë këtë qark në rivotim, pasi ka parë si rrugë të mundshme për të zgjidhur situatën tri opsione: së pari, verifikimin e rezultatit me tabelat e rezultateve për këto 10 qendra sipas kopjeve që kanë marrë vetë partitë në KZAZ. Për këtë qëllim vetë kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi ftoi subjektet politike që të vënë në dispozicion të KQZ deri sot në orën 12:00 këto kopje të tabelave origjinale. Kërkesë së cilës pritet t’i përgjigjet vetëm PD, e cila siç bëri të ditur dje, ka në dispozicion kopjet e pamanipuluara. Rrugë tjetër është verifikimi i të dhënave me ato që jep sistemi elektronik i KQZ-së. Varianti i fundit është ai i hapjes së kutive dhe rinumërimi edhe një herë i tyre.

    MAPO

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    keta 3 fallsifikatoret duhet te denohen ne menyre ekzemplare qe nje gje e tille mos te ndodh me ne shqiperi.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    Zogu i varte ne litar keta pisa,,,,,,,,,,,katalik

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    Ndryshon Lezha, e majta bie në 83 mandate, KQZ merret në mbrojtje nga policia

    Mazhoranca e re bie në 83 mandate deputetësh. Të majtët kanë humbur mandatin e 4 në qarkun e Lezhës, i cili u ka kaluar demokratëve që tashmë arrijnë të përmbysin rezultatin e përgjithshëm në këtë qark në 4 me 3. Për këtë ka mjaftuar ndërhyrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili nuk ka njohur rezultatin e sjellë nga KZAZ-ja 13 në qytetin e Lezhës për 10 kuti votimi, me argumentin se ato ishin të falsifikuara dhe ka përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultatit të dhënat që jep sistemi elektronik i këtij institucioni. Falë këtij operacioni, e djathta në këtë qark ka rikuperuar plot 541 vota nga këto 10 kuti, duke dalë në fund të të gjithë procesit 39 vota para koalicionit të majtë, çka i kanë mjaftuar për të kthyer raportin e mandateve në 4 me 3 në favor të saj.

    Mbledhja

    Para se të miratonte tabelën përmbledhëse të rezultatit për këtë zonë zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme ka kërkuar të administrojë nga subjektet politike kopjet kimike të tabelave të rezultateve. Por subjektet e majta nuk kanë pranuar të vënë në dispozicion këto tabela, duke e konsideruar gjithë këtë proces si një show nga ana e KQZ-së. Të vetmit që kanë vënë në dispozicion këto tabela kanë qenë demokratët, të cilët i kanë dorëzuar KQZ-së 4 kopje tabelash kimike dhe për 5 kuti të tjera kanë dorëzuar fotokopje të tyre. Pas verifikimit që ka bërë, administrata e KQZ ka informuar mbledhjen se të 4 tabelat kimike përkonin plotësisht me të dhënat që përmbante dhe sistemi elektronik për këto qendra votimi. Ndërsa për 5 fotokopjet e tjera, ata kanë deklaruar se ato nuk mund të merreshin në konsideratë. Por kryetarja e komisionit, Lefterie Lleshi, për të mos i dhënë shkak partive të opozitës se KQZ i mori tabelat nga PD, ka vendosur që asnjëra nga tabelat kimike të mos pranohej, duke urdhëruar administratën që të bënte përllogaritjen e rezultatit final për këtë qark, duke përllogaritur atë për 248 kuti sipas tabelave të grupeve të numërimit dhe për 10 kutitë e tjera të falsifikuara, sipas të dhënave që jep sistemi elektronik i KQZ-së.

    Përllogaritja

    Pas një pushimi të shkurtër, administrata e KQZ-së ka shpërndarë për anëtarët dhe përfaqësuesit e partive politike një projektvendim të ri, ku llogaritë ishin bërë sipas porosisë së dhënë nga kryetarja e Komisionit. Sipas tabelës së re përmbledhëse koalicioni i majtë ka zbritur në total 39525 vota ndërsa ai i djathti ka 39564 vota, pra 39 vota më shumë. Por të majtët, veçse kundërshtuan kryerjen e këtij operacioni në këtë fazë, pasi sipas tyre tabela mund të ndryshojë vetëm me proces ankimor, kanë kundërshtuar edhe faktin se për herë të parë në një palë zgjedhje KQZ ka miratuar një tabelë përmbledhëse duke marrë në konsideratë rezultatet që ka sistemi elektronik, i cili është krijuar për të dhënë rezultatet paraprake, por jo përfundimtaret dhe zyrtaret. Përfaqësuesi i LSI-së ka ngritur dyshime mbi integritetin e sistemit elektronik të KQZ-së, pasi sipas tij ishin të dhënat që kishte ky sistem deri para pak ditësh që i jepnin të majtës 4 mandate në këtë qark, ndërsa tani me këto të dhëna rezultati ndryshoka. Por burime nga KQZ bënë të ditur se të dhënat që kishte sistemi deri para pak ditësh ishin të pasakta dhe prodhonin një rezultat në favor të së majtës, për shkak se njëra kuti ishte hedhur 2 herë dhe se në tabelën përmbledhëse të këtij qarku në sistem mungon rezultati i dy kutive. Pavarësisht kësaj, të majtët kanë paralajmëruar se do ta godasin këtë vendimmarrje për shkak të detyrimeve të Kodit sërish po në KQZ dhe më pas Kolegj. Ata kanë paralajmëruar se ashtu si pala kundërshtare zotëronte prova që vërtetonin manipulimin e 10 tabelave të rezultateve, edhe ata zotëronin prova të tjera për manipulime me kuti të tjera, të cilat kanë premtuar se do t’i vënë në dispozicion gjatë procesit ankimor. Përfaqësuesi socialist, Genci Gjonçaj ka paralajmëruar publikisht se nuk përjashtohet mundësia që PS të kërkojë pavlefshmëri të zgjedhjeve në këtë qark, çka do të thotë rivotim. Nga ndryshimi i djeshëm i votave në tabelën përmbledhëse, PD merr në këtë qark 4 mandate, duke futur kështu deputet dhe Vasil Bicin, ndërsa PS mbetet me 2 mandate, për shkak se Arben Ndoka mbetet jashtë. Një mandat në këtë qark e merr LSI.

    Policia merr në mbrojtje 4 anëtarët e KQZ dhe Kosovrastin

    Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesin e PD, Niazi Kosovrastin. Shkak për këtë mbrojtje janë bërë mesazhet që mori dy ditë më parë përfaqësuesi demokrat, Kosovrasti nga persona të panjohur, ku ai kërcënohej me jetën e familjes së tij. Prezenca e forcave të policisë vihej re lehtësisht dje në korridoret e KQZ-së, ndërsa anëtarët dhe Kosovrasti qëndronin në mbledhje. Gjatë çdo lëvizjeje të personave të marrë në mbrojtje polica civilë i shoqëronin kudo. Burime nga KQZ kanë bërë me dije se menjëherë pasi Kosovrasti bëri të ditura në mbledhjen e së martës në KQZ mesazhet kërcënuese, drejtori i përgjithshëm i policisë ka urdhëruar shoqërimin e tij dhe të katër anëtarëve, Lefterie Lleshin, Gysen Osmanajn, Vera Shtjefnin dhe Klement Zgurin me forca policie në 24 orë. Mësohet se anëtarët e KQZ-së kanë kundërshtuar fillimisht këtë vendim, por janë detyruar ta pranojnë atë pasi është detyrim i policisë që të sigurojë personat që u kërcënohet jeta për shkak të ushtrimit të detyrës. Situata u rëndua në KQZ vetëm dy ditë më parë, kur ky komision vendosi të mos marrë parasysh 10 tabela rezultatesh të ardhura nga KZAZ-ja 13 në Lezhë, duke i konsideruar ato të falsifikuara. Me këtë veprim KQZ bëri që PS të humbas një mandat në këtë qark, duke prekur kështu interesat direkte të personave të caktuar, çka solli dhe tensionimin e situatës në KQZ. Përfaqësuesi i PD-së, Niazi Kosovrasti në mbledhjen e së martës deklaroi se është kërcënuar në telefon pas deklaratave në KQZ lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Ai bëri të ditur se në telefonin e tij kanë mbërritur 4 mesazhe kërcënuese nga persona ende të paidentifikuar. Kosovrasti lexoi disa pjesë të këtyre mesazheve, ku ai kërcënohej me familjen e tij. “Çdo gjë që na del përballë gjakun dhe djersën tonë, vetëm familja jote e lan”, – shkruhej në njërin prej këtyre mesazhe, të lexuara nga Kosovrasti, ndërsa në tjetrin: “Do ta shikosh sa të vlen lëkura, të fala fëmijëve”. Ai kërkoj sensibilizimin e autoriteteve shtetërore, ndërsa siguroi më pas se ato mesazhe ia kishte vënë në dispozicion edhe prokurorisë. Menjëherë pas këtij momenti në ambientet e KQZ-së mbërritën forca të tjera policie që kanë marrë në mbrojtje institucionin. Ky nuk është rasti i parë që policia merr në mbrojtje anëtarët e KQZ-së, pasi edhe në 2011 ndodhi e njëjta situatë.

    Noka: Në Lezhë, një person ka votuar 30 herë

    Arben Noka, mandati i të cilit lëvizi drejt koalicionit të djathtë pas miratimit të tabelës përfundimtare në KQZ, e cilëson këtë vendim antiligjor dhe katër anëtarët e këtij institucioni ‘të përdorur politikisht’. “Veprimi është i padrejtë. Ne jemi 740 vota përpara dhe sistemi elektronik nuk përbën bazë ligjore për t’u përdorur në rezultatin final. Ne bazohemi në procesverbalet që janë firmosur pa kontestime nga të gjithë anëtarët e ZAZ-së 13”, – deklaron Noka. Kandidati i Partisë Socialiste thotë se në vend që KQZ të gjykonte publikisht komisionerët që kanë firmosur në unanimitet procesverbalet, duhet të hetojë shkeljet e rënda ligjore në qarkun e Lezhës. Për këtë ai shton se ka të faktuar për votimin fiktiv në këtë qark. “Në zonën e Kurbinit është votuar 30 herë nga një person. Ne kemi prova që do t’i paraqesim në Kolegjin Zgjedhor pasi të kemi bërë ankimimin. Në këtë zonë është votuar në masën 94 për qind, e pandodhur më parë në Shqipëri dhe sipas sistemit TIMS rezulton se 70 për qind e tyre nuk kanë qenë fare në Shqipëri”, – thekson Noka. Arben Noka thotë më tej se vendosjen e drejtësisë në vend tashmë e pret nga Kolegji Zgjedhor, për t’u kthyer siç shprehet ai, besimin votuesve të Lezhës, që për herë të parë kanë votuar në masë të qartë dhe të dukshme për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste.

    MAPO

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë
    KQZ aktuale nuk eshte kompetente per nje vendim te tille...
    Pavaresisht a kishte apo jo manipulime.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    KQZ aktuale nuk eshte kompetente per nje vendim te tille...
    Pavaresisht a kishte apo jo manipulime.
    sqarohu me teper

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •