Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

    Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

    Përktheu dhe përshtati: Jeton Mehmeti

    Intervistë me Karen Armstrong, botuar në revistën ISLAMICA

    Karen Armstrong për shtatë vite ka shërbyer si murgeshë katolike para se të regjistrohej në Oksford. Sot, ajo radhitet në mesin e teologëve më të famshëm të botës, njëherit edhe autore e disa bestsellerëve mbi religjionet e mëdha dhe themeluesit e tyre. Ajo është një nga anëtarët udhëheqës të grupit për Afrimin e Qytetërimeve, iniciativë kjo e marrë nga ish Sekretarit i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, që ka si synim luftimin e ekstremizmit dhe nxitjen për dialog në mes të perëndimit dhe botës islame. Në këtë intervistë dhënë gazetarit gjerman, Andrea Bistrich, ajo flet rreth politikës, fesë, ekstremizmit si dhe tema të ngjashme.

    Intervistë me Karen Armstrong, botuar në revistën ISLAMICA

    Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë



    Karen Armstrong për shtatë vite ka shërbyer si murgeshë katolike para se të regjistrohej në Oksford. Sot, ajo radhitet në mesin e teologëve më të famshëm të botës, njëherit edhe autore e disa bestsellerëve mbi religjionet e mëdha dhe themeluesit e tyre. Ajo është një nga anëtarët udhëheqës të grupit për Afrimin e Qytetërimeve, iniciativë kjo e marrë nga ish Sekretarit i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, që ka si synim luftimin e ekstremizmit dhe nxitjen për dialog në mes të perëndimit dhe botës islame. Në këtë intervistë dhënë gazetarit gjerman, Andrea Bistrich, ajo flet rreth politikës, fesë, ekstremizmit si dhe tema të ngjashme.

    ANDREA BISTRICH: 9/11 është bërë simbol i armiqësive të mëdha e të pa kapërcyeshme në mes të Islamit dhe Perëndimit. Pas atyre sulmeve shume amerikanë pyesnin : ‘Përse të na urrejnë’? Ekspertë të shumtë në tavolina të shumta diskutimesh kanë debatuar nëse dhuna është pjesë e trashëguar e Islamit. A është ashtu?

    KAREN ARMSTRONG: Jo, natyrisht. Në Bibël shprehet më tepër dhunë se sa në Kur’an; ideja se Islami ia imponon vetës shpatën është një trillim Perëndimor, i shpikur gjatë kohës së Kryqëzatave, ku në të vërtetë ishin të krishterët Perëndimor ata që luftoni brutalisht në luftërat e shenjta kundër Islamit. Kur’ani ndalon luftën agresive dhe lejon luftën vetëm për qëllime vetë-mbrojtjeje; në momentin kur armiku kërkon paqe, Kur’ani insiston në myslimanët që t’i ulin armët dhe të pranojnë çfarëdo kushte t’ju afrohen, çofshin ato edhe në disfavor të tyre. Më vonë, ligji Islam ua ndaloi myslimanëve që assesi të mos sulmojnë një vend në të cilin myslimanët tjerë janë të lejuar ta praktikojnë fenë e tyre lirshëm; vrasja e civilëve u ndalua, sikurse edhe shkatërrimi i pronave dhe përdorimi i zjarrit në luftë.

    Sensi i polarizimit është theksuar edhe më nga debatet e fundit – pikturat daneze të pejgamberit Muhamed, vlerësimet e Papës rreth Islamit, apo mendimi se mbulesa vështirëson integrimin. Gjithë këto gjëra kanë prishur marrëdhëniet mes Islamit dhe Perëndimit. Profesori i Harvardit, Samuel Huntington solli një teori rreth ‘përplasjes së qytetërimeve’ diçka që po e përjetojmë sot. A ekziston në të vërtetë një papajtueshmëri e tillë fondamentale në mes të ‘Perëndimit të Krishterë’ dhe ‘Botës Islame’?

    Përçarjet në botën tonë nuk janë rezultat i fesë apo kulturës, ato kanë baza politike. Në botë ekziston një jo-balancim i pushtetit, ku të pafuqishmit kanë filluar të sfidojnë hegjemoninë e Fuqive të Mëdha, duke deklaruar pavarësi nga to shpesh përmes një gjuhe fetare. Shumë nga ajo çfarë ne e quajmë ‘fundamentalizëm’ shpesh mund të duket si një formë fetare e nacionalizmit, një mbrojtje e identitetit. Ideali i vjetër nacionalist evropian i shekullit të XIX ka humbur shkëlqimin e tij duke qenë gjithnjë i huaj për Lindjen e Mesme. Në Botën myslimane njerëzit kanë filluar ta riidentifikojnë vetën sipas fesë së tyre duke synuar kthimin në rrënjët e tyre pas përçarjeve të shumta kolonialiste.

    Çfarë e ka bërë Fundamentalizmin, siç shihet, aq dominues sot?

    Devocioni militant të cilin e quajmë ‘fundamentalizëm’ ka shpërthyer në secilën prej feve të mëdha botërore gjatë shekullit të njëzet. Ekziston fundamentalizëm budist, krishterë, çifut, sikh, hindu, konfuçian sikurse që ekziston edhe fundamentalizëm islamik. Nga tre fetë monoteiste Judaizëm, Krishterim dhe Islam, Islami është i fundit që zhvilloi një forcë fundamentaliste dhe atë gjatë viteve të 1960-ta.

    Fundamentalizmi paraqet një revoltë kundër shoqërisë moderne shekullare, e cila ndan fenë nga politika. Kudo që është themeluar një qeveri me ideologji perëndimore-shekullare, një lëvizje protestuese religjioze kontra-kulturaliste do jetë ngritur përkrah saj për ta kundërshtuar atë fuqishëm. Qëllimi i fundamentalistëve është afrimi i Zotit/fesë prej margjinave në të cilat e ka dërguar kultura moderne drejt qendrës. I tërë fundamentalizmi është i bazuar në një frikë të thellë asgjësimi: çofshin ata çifutë, krishterë apo myslimanë, fundamentalistët janë të bindur se shoqëria shekullare apo liberale synon zhdukjen e tyre. Kjo nuk është paranojë: fundamentalizmi çifut morri dy hapa të mëdha përpara, një pas Holokaustit Nazist dhe e dyta pas luftës së Jom Kippurit më 1973. Në disa pjesë të Lindjes së mesme, shekullarizmi u formuar aq shpejtë dhe agresivisht sa që qe përjetuar si një goditje vdekjeprurëse.

    A mund t’i identifikoni arsyet politike që kanë shkaktuar rritjen e ndarjes mes shoqërisë myslimane dhe asaj perëndimore?

    Në Lindjen e Mesme, modernizimi është penguar nga konflikti arabo-izraelit, konflikt ky që është bërë simbol i fundamentalistëve të krishterët, çifutet dhe myslimanë dhe është zemra e përgjakur e problemit. E vetmja shpresë për paqe, do të ishte gjetja e një solucioni politik që lë të kënaqur të gjithë. Ekziston gjithashtu edhe problemi i naftës, e cila i ka bërë disa nga këto shtete cak të lakmisë perëndimore. Perëndimi, për ta ruajtur pozitën e tij strategjike dhe furnizimin e lirë me naftë, shpesh është detyruar të përkrah liderë si shahët e Iranit, Sauditët dhe fillimisht Sadam Hysenin- të cilët kanë krijuar regjime diktatoriale të cilat shtypin çfarëdo opozitë normale.

    Bota moderne është dëshmuar të jetë shumë e dhunshme. Vetëm brenda viteve 1914-1945, shtatëdhjetë milion njerëz në Evropë kanë gjetur vdekjen si rezultat i luftës. Nuk duhet të befasohemi përse religjioni modern është bërë i dhunshëm gjithashtu; shpesh duke imituar dhunën e predikuar nga politikanët shekullar. Dhuna dhe terrori që ne shohim në tokat myslimane, ka lulëzuar në ato regjione ku lufta, zhvendosja dhe konflikti kanë lënë trauma dhe madje janë bërë kronike: Lindja e Mesme, Palestina, Afganistani, Pakistani, Kashmiri.

    Për sa i përket konfliktit arabo-izraelit ju keni thënë se për myslimanët është bërë ‘një simbol i impotencës së tyre në botën moderne’. Çfarë në të vërtetë nënkupton kjo?

    Konflikti arabo-izraelit ka filluar, nga te dy anët, si një konflikt krejtësisht shekullar rreth një pjesë toke. Zionizmi ka filluar si kryengritje kundër judaizmit religjioz, madje në fillim rabinët ortodoks patën shpallur Zionizmin si shekullarizëm blasfemues i Tokës së Izraelit, një nga simbolet më të shenjta të Judaizmit. Ngjashëm ideologjia e PLO-së ishte shekullare, dihet se shumë nga palestinezët janë të krishterë. Për fat të keq konflikti u lejua të acarohet; në të dy anët konflikti u bë i shenjtë, andaj edhe shumë më i vështirë për tu zgjidhur.

    Në shumicën e lëvizjeve fundamentaliste, disa çështje kanë tematikë simbolike duke prezantuar gjithçka që është gabim me modernizmin. Sa i përket Judaizmit, shteti shekullar i Izraelit ka inspiruar secilën lëvizje fundamentaliste, ngase si i tillë përfaqëson aq grafikisht depërtimin e karakterit shekullar në jetën fetare çifute. Disa fundamentalist çifutë e shohin me plot pasion shtetin e Izraelit madje edhe e konsiderojnë atë si të shenjtë; involvimi në politikën izraelite konsiderohet si akt i shenjtë i tikkun-it, restaurimit të botës; vendbanimi në territoret e okupuara është gjithashtu një akt i tikkun-it që do të nxisë ardhjen e Mesisë siç besojnë disa. Megjithatë, çifutët ultra-ortodoks shpesh janë deklaruar kundër shtetit të Izraelit: disa e shohin atë si diçka e ligë urrejtëse (çifutët duhet të presin që Mesia të themeloj një shtet fetar në Tokën e Shenjtë) kurse disa të tjerë mbajnë qëndrim krejt neutrale duke iu shmangur sa më shumë që mundën. Për shumë çifutë Izraeli simbolizon feniksin e ngritur nga hiri i Auschwitz-it.

    Por për shumë myslimanë problemi i palestinezëve paraqet problemin e botës moderne. Fakti se më 1948, 750 000 palestinezë kanë mund t’i humbin shtëpitë e tyre me aprovimin e dukshëm të botës, simbolizon impotencën e Islamit në botën moderne karshi Perëndimit. Kur’ani mëson se po që se myslimanët jetojnë me drejtësi e modesti, shoqëritë e tyre do te përparojnë, sepse një jetë e tillë do të ishte në ujdi me ligjet themelore të universit. Islami gjithmonë ka qenë fe e suksesit, triumfet kanë pasuar njëri tjetrin, por sot myslimanët nuk janë në gjendje të lëvizin përpara Perëndimit shekullar dhe problemi i palestinezëve konkretizon këtë impotencë. Jerusalemi gjithashtu është vendi i tretë për nga shenjtëria në botën islame, dhe kur myslimanët shohin faltoren e tyre të shenjtë të rrethuar nga forca Izraelite duke e ndie se qyteti i tyre i shenjtë gradualisht po u rrëshqet nga duart, kjo simbolizon se identiteti i tyre është në rrezik. Sidoqoftë, ia vlen të përmendet se palestinezët kanë adoptuar një ideologji më ngjyrë religjioze relativisht vonë - shumë vonë krahasim me vendet si Egjipti apo Pakistani ku fundamentalizmi islamik simbolizon një forcë jo të dobët. Lëvizja e tyre rezistuese kishte karakter shekullar deri në Intifadën e parë më 1987. Gjithashtu është shumë me rëndësi të theksohet se Hamasi, për shembull, ndryshon shumë nga lëvizjet tjera si al-Kaida, e cila ka ambicie globale. Hamasi është një lëvizje rezistuese; nuk ka për qëllim sulmimin e amerikanëve apo anglezëve, cakë i saj janë forcave okupuese. Prapë kjo simbolizon një shembull të ‘fundamentalizmit’ si një formë fetare e nacionalizmit.

    Konflikti arabo-izrael është bërë shumë i rëndësishëm edhe për fundamentalistët e krishterë në Shtetet e Bashkuara. E Djathta e Krishterë beson se përderisa çifutët nuk janë në tokën e tyre, Krishti nuk mund të kthehet në Ardhjen e Dytë. Por, edhe pse ata duken Zionistë të pasionuar ideologjia e tyre është edhe ani-semitike, sepse në Ditët e Fundit, ata besojnë, Antikrishti do t’i masakroj çifutët në Tokën e Shenjtë nëse nuk e pranojnë baptizmin.

    A mendoni se Perëndimi mban ca përgjegjësi për atë që po ndodh në Palestinë?

    Njerëzit e Perëndimit janë përgjegjës për çdonjërin që është duke vuajtur në botë. Ne jemi në mesin e shteteve më të pasura dhe më të fuqishme andaj nuk bën moralisht dhe fetarisht të rrimë duarkryq dhe të shikojmë varfërinë, grabitjet apo padrejtësitë që po ndodhin çoftë në Palestinë, Kashmir, Çeçeni apo Afrikë. Për më tepër, njerëzit e Perëndimit mbajnë një përgjegjësi të posaçme për situatën arabo-izraelite. Sipas Deklaratës së Balforit (1917), Britania aprovon vendbanimin e çifutëve në Palestinë duke injoruar aspiratat dhe telashet e palestinezëve autokton. Edhe sot Shtetet e Bashkuara mbështetin Izraelin ekonomikisht e politikisht dhe shkojnë drejt injorimit të problemit të palestinezëve. Kjo paraqet rrezik, sepse palestinezët nuk do të ndalën, dhe përderisa nuk gjendet një zgjidhje e cila do t’ju premtonte siguri izraelitëve dhe t’ju ofroj pavarësi politike e siguri palestinezëve të shpronësuar, nuk ka shpresë për paqe botërore.

    Veç kësaj, ju keni theksuar rëndësinë e një ‘vizioni të trefishtë’- mundësia për ta shikuar konfliktin nga perspektiva e komunitetit islamik, krishterë dhe çifutë. A mund ta shpjegoni këtë pikëpamje?

    Tri fetë Ibrahimite – Judaizmi, Krishterimi dhe Islami – mund dhe duhet të shikohen si një traditë fetare e cila ka marrë tri drejtime të ndryshme. Gjithnjë jam përpjekur t’i shohë në këtë mënyrë; asnjërën nuk e konsideroj superiore ndaj tjetrës. Çifutët, krishterët dhe myslimanët adhurojnë të njëjtin Zot dhe ndajnë vlera të njëjta morale. Në librin, Një histori e Zotit, jam përpjekur të paraqes se si gjatë historisë së tyre, çifutët, krishterët, dhe myslimanët kanë bërë pyetje të njëjta rreth Zotit dhe kanë arritur në konkludime të njëjta – kështu që ekzistojnë versione çifute dhe myslimane të inkarnimit për shembull, dhe shumë pikëpamje të njëjta rreth profecisë. Në librin tjetër, Beteja për Zot, jam përpjekur të paraqes ngashërinë e lëvizjeve fundamentaliste në të tri fetë.

    Çifutet, megjithatë, gjithnjë e kanë pasur të vështirë të pranojnë besimet e vona të krishterimit dhe islamit; krishterimi gjithnjë ka pasur një relacion të pa rehatshëm me judaizmin, besimin mëmë, dhe e ka shikuar islamin si imitues blasfemik të shpalljes. Kur’ani, megjithatë, mban një qëndrim pozitiv ndaj judaizmit dhe krishterimit dhe vazhdimisht pohon se Muhamedi nuk ka ardhur për t’i anuluar besimet e ‘Ithtarëve të Librit’: nuk mund të konsiderohesh mysliman përderisa nuk e nderon pejgamberin Ibrahim, Davud, Nuh, Musë dhe Isë – të cilët konsiderohen pejgamber nga myslimanët - sikurse që besojnë dhe shumë shkrues të Testamentit të Ri. Gospeli i Lukes thërret Isën pejgamber prej fillimit deri në fund; ideja se Isa është hyjnor është një zhvillim i më vonshëm, shpesh i keqkuptuar nga të krishterët.

    Islami dhe Perëndimi

    Duke diskutuar idetë Perëndimore të drejtësisë dhe demokracisë në Lindjen e Mesme, korrespondenti i jashtëm anglez i gazetës The Independent, Robert Fisk, thotë: ‘Vazhdimisht themi se arabët...do të kishin dashur të kenë pakë nga demokracia jonë e ndritur, do të donin liri nga policët sekret dhe liri nga diktatorët – të cilët ne me të madhe i vëmë atje. Por ata do të donin liri nga ne gjithashtu. Ata duan drejtësi, e cila disa herë është më e rëndësishme se sa ‘demokracia’. A duhet Perëndimi ta kuptojë se myslimanët mund të drejtojnë një shtet modern, ndoshta jo me të njëjtën demokraci të cilën ne duam ta shohim?

    Siç e kanë qartësuar edhe intelektualët myslimanë, Islami plotësisht pajtohet me demokracinë, por për fat të keq demokracia ka fituar një emër të keq në shumë shtete myslimane. Duket që Perëndimi një zëri ka pohuar: ne besojmë në liri dhe demokraci, por ju duhet të qeveriseni nga diktatorë si shahët apo Sadam Hyseni. Duket se ka ekzistuar një standard i dyfishtë. Robert Fisk ka të drejtë: kur isha në Pakistan së fundi dhe citova Z. Bushin – ‘Ata e urrejnë lirinë tonë!’ – e gjithë audienca shpërtheu në gaz.

    Demokracia nuk mund të imponohet me ushtri, tanke e zor. Fryma moderne përmban dy përbërës esencial; nëse këta nuk ekzistojnë, pavarësisht sa avionë luftarak, kompjuterë apo rrokaqiej ke, shteti yt nuk është me të vërtetë ‘modernë’.

    I pari nga ta është pavarësia. Modernizimi i Evropës nga shekulli i XVI deri në shekullin e XX është theksuar me deklarimin e pavarësisë në të gjithë frontet: fetar, intelektual, politikë, ekonomik. Njerëzit kërkonin liri për të menduar, shpikë dhe krijuar sipas zgjidhjes së tyre.

    Përbërësi i dytë ka të bëjë me shpikjet dhe zbulimet. Gjatë modernizimit tonë në Perëndim vazhdimisht kemi krijuar diçka të re; një proces me shumë dinamizëm dhe eksitim, edhe pse shpesh di të jetë edhe traumatik.

    Por në botën myslimane, modernizmi nuk arriti me pavarësi por me nënshtrim kolonizues; dhe akoma myslimanët nuk janë të lirë, për shkak se fuqitë e Perëndimit shpesh kontrollojnë politikën e tyre prapa skenave për të siguruar furnizimin me naftë etj. Në vend të pavarësisë ka ekzistuar një varësi e sëmurë dhe humbje lirie. Përderisa njerëzit nuk ndihen të lirë, çfarëdo ‘demokracie’ do te jetë sipërfaqësore dhe me të meta. Dhe modernizmi nuk erdhi me shpikje e zbulime tek myslimanët: ngase ne ishim shume para, ata vetëm se mund të na kopjonin. Kështu që në vend të shpikjeve pati imitim.

    Nisur nga jeta jonë ne e dimë se është vështirë madje e pa mundur të jesh kreativ kur ndjehesh nën rrezik. Myslimanët shpesh ndjehen në mbrojtje dhe kjo e bënë të vështirë për tu modernizuar dhe demokratizuar në mënyrë kreative - posaçërisht kur në rrugë ka trupa, tanke dhe forca okupuese.

    A shihni ndonjë pikë të përbashkët në mes të botës Perëndimore dhe Islamit?

    Kjo është e mundur vetëm nëse çështjet politike janë të zgjidhura. Ka mjaft pajtueshmëri mes idealeve të Islamit dhe idealeve moderne perëndimore, dhe shumë myslimanë me kohë e kanë kuptuar këtë. Në fillim të shekullit të njëzet, pothuajse secili intelektual myslimanë ishte në dashuri me Perëndimin dhe dëshironte që vendi i tij të duket mu sikur Britania dhe Franca. Disa madje thanë se Perëndimi ishte më ‘islamik’ se sa vendet e pa modernizuara myslimane, sepse ekonomia e tyre moderne u afrohej mësimeve thelbësore të Kur’anit, i cili predikon për rëndësinë e drejtësisë sociale dhe barazinë. Në këtë kohë myslimanët e shikonin Perëndimin modern e demokratik si shumë të përafërt. Më 1906, klerikët myslimanë bënin fushat krah intelektualëve shekullar në Iran për një qeveri përfaqësuese dhe qeverisje konstitucionale. Kur ja arritën qëllimit, Ajatollahi i madh tha se kushtetuta e re ishte gjëja më e mirë për ardhjen e Mesisë shiit, sepse do të kufizonte tiranizimin e shahut dhe se ky projekt është në favor të çdo myslimani. Fatkeqësisht anglezët më pas zbuluan naftën në Iran dhe kurrë nuk lejuan që parlamenti i ri të funksionoj lirshëm. Myslimanët u çmagjepsën nga Perëndimi si rezultat i politikës së jashtme perëndimore: Suezi, Izrael/Palestinë, përkrahja perëndimore e regjimeve të korruptuara, dhe kështu me radhë.

    Çfarë mendoni se mund ta lidhë këtë boshllëk nga një pikëpamje praktike? Çfarë do t’i këshillonit liderët, politikanët dhe qeveritë tona?

    Korrigjim të politikës së jashtme. Një zgjidhje konfliktit Izrael/Palestinë e cila do ju garantonte siguri izraelitëve dhe drejtësi e autonomi palestinezëve. Jo më përkrahje regjimeve të korruptuara e diktatoriale. Një zgjidhje e drejtë tmerrit të shtrirë në Irak, e cila ka qenë një ndihmë ‘e hatashme’ për grupet si al-Kaida, duke luajtur mu në duart e tyre. Jo më situata si Ebu Garibi apo Gjiri i Guantanamos. Ndihmë financiare Afganistanit dhe Palestinës. Një zgjidhje Kashmirit. Jo më solucione afat shkurte për naftë me çmim të lirë. Në Irak dhe Liban verën e kaluar pamë se ushtritë tona të mëdha nuk janë më të pathyeshme nga guerilët dhe sulmet e tyre. Diplomacia është esenciale. Por mëdyshja e Perëndimit tani është aq e ngulitur sa që mund të jetë tepër vonë.

    ANDREA BISTRICH është gazetarë me bazë në Munih, Gjermani.



    Përktheu dhe përshtati:

    Jeton Mehmeti



    Kuala Lumpur, 5.11.2007

    Islamica Magazine, No. 20

    http://jmehmeti.blogspot.com/ ZeriIslam/com
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

    Feja është një nga arsyet më të mëdha të përçarjes në të gjithë botën, prandaj dhe LUFTA FETARE ËSHTË LUFTA MË E TMERRSHME ME KRIMET MË TË RËNDA NË HISTORINË E NJERËZIMIT

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

    Jo vetem qe feja eshte shkak percarje, por feja madje eshte motori i te gjitha lufterave te pergjakshme qe jane bere ne emer te Zotit. Ne Bibel dhuna eshte 'periferike' kur Perendia zbaton denimin ndaj disa fiseve pagane, (por kjo sipas kendveshtrimit krishter eshte e justifikuar, ndersa ateistet dhe kritiket e Bibles (nder ta shume myslimane) e konsiderojne kete terrorizem, 'spastrim etnik', dhune etj.),. Ne Bibel nuk eshte mesazh kryesor dhuna, ndersa islamistet (po e perdore kete term me qellim per t'i dalluar nga myslimanet tradicionale te cilet nuk ndjekin urdherat e Kuranit) gjithmone kur kane pasur forcen kane sulmuar territoret jo islame dhe jane munduar t'i shkatrrojne besimet e atyre territoreve. Islami nuk u perhape duke i ftuar paqesisht jo myslimanet ne Islam dhe duke i lene te zgjedhin paqesisht, por kryesisht me pushtime, madje edhe ne trojet tona u perdore ne fillim dhuna, detyrimi i shume njerezve qe te leshojne vatrat e tyre kur shume shkuan p.sh. ne Itali, apo edhe ne vende tjera perendimore, por edhe me presione, percarje, nxitje te armiqesive, imponim te nje sistemi te padrejte te taksave (ku nese nuk ishe mysliman te vinin takse me shume). Ndersa krishterimi Biblik dhe te krishteret e vertete kurre nuk jane munduar dhe kurre nuk do te mundohen ta perhapin besimin krishter me dhune, kjo ndodhe pasi Zoti i tyre kurre nuk i ka ftuar qe te ushtrojne dhune dikend qe kundershton Jezusin. Per kete te gjitha fete kane mendim pozitiv mbi figuren e Jezusit, pervec judaizmit.

    Dhuna ne Islam madje ne mes vet myslimaneve lindi pas vdekjes se Muhamedit, kjo nuk eshte shpikje e perendimit e as e lindjes, e as e veriut e jugut. Kjo regjistrohet edhe nga vet burimet islame, madje 'fitneja' vazhdon edhe shihet shkatrrimi dhe gjaku kur fundamentalistet perplasen me sektet islame, p.sh. ne Siri ku vrane mbi 100 mije veta (33 here me shume se sa u vrane njerez me 11 shtator te me 2001, 10 here me shume njerez se sa u vrane ne Kosove) dhe kjo ndermjet vet sirianeve, pra i njejti komb. Kete se mohon as kjo doktoresha e feve Karen Armstrong sepse me apo pa Karen Armstrong myslimanet do te luftojne, establishmenti fetar do te nxise edhe me teper dhune ne mes myslimaneve suni, dhe sekteve e myslimaneve liberale.

    'Korrigjim të politikës së jashtme'?! Kete e provoi edhe Obama por nuk funksionoi, madje ShBA jane te detyruara te perdorin edhe me shume dhune ne Pakistan. Derisa politika e Gjorgj Bushit ishte qe ekstremistet islamike t'i izoloje ne Guantanamo, politika e Obamas eshte qe te vriten me aeroplane pa pilote, ku shpesh here vdesin edhe civile. Keshtu qe cka do qe te ben perendimi, do te jete edhe me keq, dhe jo me mire.

    'Konflikti arabo-izrael është bërë shumë i rëndësishëm edhe për fundamentalistët e krishterë në Shtetet e Bashkuara. E Djathta e Krishterë beson se përderisa çifutët nuk janë në tokën e tyre, Krishti nuk mund të kthehet në Ardhjen e Dytë. Por, edhe pse ata duken Zionistë të pasionuar ideologjia e tyre është edhe ani-semitike, sepse në Ditët e Fundit, ata besojnë, Antikrishti do t’i masakroj çifutët në Tokën e Shenjtë nëse nuk e pranojnë baptizmin.'

    E djathta e krishtere favorizon Izraelin politik, por kjo nuk eshte politike e Krishterimit Biblik, shume myslimane justifikojne armiqesine ndaj te gjithe te krishtereve dhe besimit krishter per shkak te 'ekstremizmit krishter', por ky besim nuk eshte Biblik sepse sipas Bibles Ardhja e dyte e Jezusit nuk varet nga ceshtjet politike e ekonomike, por kur Perendia te vendose vet. Mos te flasim pastaj per kritiken ndaj besimeve, ku islami eshte me jo toleranti, me shtypesi i mendimeve te lira, ndersa te krishteret kryesisht e kane pranuar kritiken e te tjereve ndaj besimit te tyre. Shume shtete islamike nen sheriat jane kopje e Evropes mesjetare, ndersa per kete askush nuk flet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    161

    Për: Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

    vertet dua te di dicka ne lidhje me fene , zoti me Kuranin shembull nuk u drejtohet vetem muslimaneve (me sa ma mer mendja mua) por gjith njerezimit, nuk mundet zoti vetem muslimaneve tu drejtohet me islamin dhe te tjeret ti le, dhe thot qe kjo eshte feja e fundit dhe te ktheheni ketu te gjithe e gjjith bota duet te jene muslimane, pse te tjeret te krishteret etj etj nuk kthehen ne muslimane dhe nuk ka as lufta as kurgje
    Ndryshuar për herë të fundit nga number : 15-07-2013 më 06:15

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

    Ne cilin Islam duhet te kthehen te krishteret, ne Islamin tuaj (tradicional) apo ne Islamin e Kuranit e Hadithit.
    Zoteri Number perpara se te kerkosh qe te krishteret te kthehen ne Islam duhet te keni parasysh keto gjera.

    1. Islami nuk ofron shpetim dhe as qe pretendon shpetim 100% te sigurte te atyre qe besojne ne kete fe.
    2. Ne besojme se Islami si krejt fete e tjera te botes jane krijuar nga mendja njerezore, per shkak te zbrazetise shpirterore qe kishin njerezit dhe nevojes per t'ia gjetur nje kuptim jetes.
    3. Sepse kjo fe eshte ne kontradikte te carte me arsyen, nxite ne injorance, ka shume kontradikta, Muhamedi deshton te konsiderohet si Profet sepse ka bere gjera qe bien ne kundershtim me Zotin, dhe se vet Kurani nuk pretendon se Islami eshte nje fe e re dhe e fundit, por se kjo fe eshte 'feja bazike' e te gjithe Profeteve te Zotit.
    4. Te kthehesh ne mysliman d.m.th. te kthehesh ne xhihad, te besosh se kur do te vdesesh do te martohesh me 72 gra, andaj i krishteri me me deshire do te zgjidhte ferrin sesa keto besime qe iu imponuan arbitrarisht njerezve, ne kundershtim me mesazhin e Ungjillit dhe asaj qe predikoi Jezusi. Jo vetem qe i krishteri nuk duhet te kthehet ne keto besime, por madje i krishteri eshte i obliguar qe t'i ftoje myslimanet qe vet ata te heqin dore nga keto besime.
    5. Nuk ka asnje argument te forte qe do te duhej te mirrej parasysh ndaj asaj qe shkruhet ne Ungjill. Nese njerezit do ta shpiknin prej vetit ate qe predikon Ungjilli do te ishte shume me kompatibil me deshirat e njerezve materiale. Krishterimi nuk eshte fe e masave sikurse Islami. Krishterimi ka nje teologji te thelle te cilen kurre njerezit nuk do te mund ta shpiknin prej vetit, ajo cfare bjen Ungjilli eshte shume shpirterore, kjo gje njerezit qe besojne sinqerisht ne Krijues i ka bere te mendojne thelle.
    6. Vet Kurani ironikisht i fton te krishteret te zbatojne ate qe Perendia ka shpallur ne Ungjill, po ashtu Kurani Ungjillin e cileson si drite per njerezimin, Kurani gjithashtu thote se fjalet e Zotit jane te pandryshueshme. Te behesh mysliman duhet te shpikesh dicka tjeter dhe teori konspirative qe bien ndesh madje me vete Kuranin.
    7. Te pranosh Islamin duhet ta pranosh nje fe qe flet per Paqe, Meshire, Drejtesi, por eshte ne gjendje ne te njejten dite te vraje 3000 + 19 veta.
    8. Per shkak se Kurani ne asnje vend nuk i ben njerezit te besojne se Bibla eshte ndryshuar, asnje njeri nuk eshte i obliguar t'u besoje teorive konspirative te myslimaneve. Kush vendos se cka predikon Islami, ju apo Kurani?!
    9. Islami e keqkupton Birerine e Jezusit, kjo eshte nje gabim i madh ne Islam, nese Perendia do te ishte autor i Kuranit do te dinte se Bireria e Jezusit ne Bibel nuk eshte ajo se cfare thote Kurani. Kjo eshte keqkuptim i njerezve. Sipas myslimaneve Jezusi nuk mund te jete Biri i Perendise sepse 'Perendia nuk ka djale'. Lexoni njehere Ungjillin pastaj kundershtoni Birerine e Jezusit.
    10. Te gjithe njerezit jo vetem qe nuk duhet te pranojne Islamin, por madje duhet ta kundershtojne fuqishem dhe me hapa te sigurte ate se cfare thote e ben kjo fe. Jezusi eshte i vetmi qe mund t'i dergoje njerezit ne Parajse, kete s'mund ta bejne jo vetem Islami, por edhe 1000 Islama te shpiken nuk krahasohen me Predikimin e Jezusit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    161

    Për: Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

    ok flm per pergjigjen

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

    Me nder qofsh. Kenaqesia ishte e imja. A ka pyetje te tjera?

    Tung

  8. #8
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Feja nuk është shkak i përçarjeve në botë

    Qe feja eshte promotor i percarjeve ne bote duhet te jesh shurdhmemec qe te mos e perceptosh, edhe ketu ne forum eshte tema nr. 1 ku me se shumti ka ngaterresa! imagjino sikurse te mos ishte mbrojtja e anonimatit (sejcili ne shtepi para kompjuterit)... do kishte shku gjaku deri ne gju! Disa me nder me thane "kolege" do kishin filluar ne full-time profesionin e...... kasapit.... duke prere koka kaurresh!
    Allahu ekberr hiqni preket se u err!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •