Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë

    Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë

    12 Korrik 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Një test i ri gjaku mund t’u tregojë njerëzve sa gjatë do të jetojnë dhe sa shpejt mund të plaken, falë një kimikati në gjak që besohet se përcakton edhe fatin tonë

    Mjekësi



    Shkencëtarët kanë zbuluar një lëndë kimike unike në gjak, që mund të japë të dhëna për shëndetin e një të mituri dhe për shkallën e plakjes deri afër fundit të jetës së tij.

    Zbulimi ngre perspektivën që në të ardhmen, një test i thjeshtë në lindje, mund të ndihmojë doktorët të bëjnë trajtime të nevojshme për shëndetin e njeriut.

    Kështu, zhvillimi më i fundit u jep mundësinë specialistëve të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme në kohë të hershme për kushte shëndetësore delikate, si problemet e kockave dhe sëmundjet e zemrës.

    Shkencëtarët identifikuan 22 metabolite, molekula të vogla të lidhura me metabolizmin, të cilat mund të hyjnë në punë si tregues të dobishëm të mënyrës sesi pritet që të plakemi.

    Njëri në veçanti lidhej me një sërë tiparesh që përfshijnë funksionimin e mushkërive, dendësinë e kockave, presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit, theksohet prej shkencëtarëve.

    Ka lidhje të forta gjithashtu me peshën e lindjes, që në vetvete njihet si një faktor përcaktues i plakjes së shëndetshme. Nivelet e këtij metaboliti, C-glyTrp, mund të pasqyrojnë përshpejtimin e plakjes në një moshë madhore, besojnë kërkuesit. Duke i krahasuar me binjakët identikë, është zbuluar se niveli i lartë i molekulës lidhet me peshën e ulët gjatë lindjes.

    Duke qenë se binjakët identikë ndajnë të njëjtat gjene, kjo këshillon që niveli i metaboliteve ndryshohet prej ushqimit dhe kushteve të ndryshme në mitër.

    Studimi i udhëhequr nga profesor Tim Spector, nga “King’s Collage London”, tha: “Shkencëtarët e kanë ditur prej shumë kohësh që pesha e një personi në çastin e lindjes është një përcaktues vendimtar i shëndetit në moshën e mesme dhe më pas. Njerëzit me peshë të vogël në lindje janë më të prirur të zhvillojnë sëmundje gjatë plakjes”.

    Deri më tani, mekanizmi molekular që lidh peshën e vogël të lindjes me shëndetin apo sëmundjet në moshën madhore, kishte mbetur i paqartë, por zbulimi i ri ka gjetur se molekulat janë të përfshira.

    Skuadra e profesor Spector analizoi kampionet e gjakut të dhuruara nga më shumë se 6000 binjakë. Shkencëtarët gjetën 22 metabolite, molekula të vogla të lidhura me metabolizmin, që mund të jenë tregues të mënyrës sonë të plakjes. Disa prej tyre janë të lidhur me peshën e lindjes, që mund të tregojë për këtë si një faktor vendimtar të shëndetit në moshën e mëvonshme.

    Shkencëtarët zbuluan se 22 metabolite lidheshin direkt me kronologjinë e moshës, me përqendrim më të lartë tek njerëzit e moshuar, sesa tek të rinjtë.

    Puna e mëtejshme tregoi se gjeni që influenconte nivelin e C-glyTrp mund të modifikohej prej epigjenetikës, një proces ku faktorët e mjedisit i aktivizonin ose çaktivizonin gjenet ose u ndryshonin atyre aktivitetin.

    Ndryshimet epigjenetike mund të ndikojnë te metabolizmi gjatë gjithë jetës së një personi, duke ndikuar në qëndrueshmërinë e sëmundjeve te njerëzit e moshuar.

    Zbulimet u botuan dje në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë. Bashkautorja dr. Ana Valdes, gjithashtu prej “King’s College London” u shpreh: “Plakja te njerëzit është një proces që ndikohet prej gjenetikës, mënyrës së jetesës dhe faktorëve mjedisorë, por gjenet shpjegojnë vetëm një pjesë të historisë”.

    Ndryshimet molekulare që ndikojnë në mënyrën sesi ne plakemi dhe kohën, janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet epigjenetike.

    Ky studim për herë të parë ka përdorur analizimin e gjakut dhe ndryshimeve epigjenetike për të identifikuar metabolitin, që ka lidhje me peshën e lindjes dhe shkallën e plakjes.

    Ky metabolit unik, i cili lidhet me moshën dhe mosha lidhet me plakjen, ishte i ndryshëm tek binjakët gjenetikisht identikë, që kishin ndryshim të madh të peshës gjatë lindjes. Kjo tregon se pesha e lindjes ndikon te mekanizmi molekular, që tjetërson këtë metabolit.

    Kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë sesi ushqimi i pakët në mitër ndryshon rrugën molekulare dhe si rezultat sjell plakje më të shpejtë dhe një nivel më të lartë të rrezikut për t’u sëmurë pas moshës 50-vjeçare.

    Kuptimi i rrugëve molekulare të përfshira në procesin e plakjes, mund t’i hapë plotësisht rrugën terapive të ardhshme të trajtimit të kushteve të lidhura me moshën e madhe.

    Meqenëse këto 22 metabolite të lidhura me plakjen mund të dallohen në gjak, ne mund të parashikojmë moshën aktuale prej një mostre gjaku shumë të saktë. Në të ardhmen kjo mund të përpunohet në mënyrë që të përcaktohet potencialisht plakja e shpejtë biologjike tek individët.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...jetegjatesine/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë

    Konkluzioni i sakte mund te arrihet nqs studimi shtrihet ne kohe
    per nje periudhe te pakten 70 vjecare nga momenti qe bebja lind
    dhe deri kur bebja behet 70 vjec dhe studiohet
    periodikisht se cfare ndrsyhimesh ndodhin ne metabolitet.
    Kjo kerkon dy breza doktoresh te studiohet shume analiza
    laboratorike te pakten cdo muaj.
    Faktore qe do e komplikojne studimin jane
    ushqimi qe bebja/adoleshenti /i rrituri/plaku merr cdo dite dhe faktore ambjentale, stili
    i jeteses qe influencojne direkt ne perberjen biokimike te
    metaboliteve.Nqs faktoret e jashtem merren ne konsiderate
    atehere studimi do te quhej i plote me vlere
    ne rezultate, konkluzione dhe parashikime te sakta per plakjen dhe jetegjatesine.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •