Emri:  refugjate2.jpg

Shikime: 220

Madhësia:  65.8 KB
Emri:  refugjate1.jpg

Shikime: 220

Madhësia:  88.5 KB

Në Hungari janë strehuar mbi 5000 azilkërkues nga Kosova, të cilët sot e kësaj dite, edhe pse kanë kaluar dy muaj, ata po vazhdojnë të mbahen të bllokuar në burgjet dhe kampet hungareze. "Ata po keqtrajtohen nga policia serbe deri sa hyjnë në Hungari, ndërsa në kampet e Debrecen keqtrajtohen nga policia hungareze", bën me dije agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Policia hungareze ka bllokuar mijëra azilkërkues shqiptarë, nuk i lejon as të ikin në vendet perëndimore as të kthehen në Kosovë

Ja këto janë disa foto ekskluzive nga Hungaria drejtpërsëdrejti nga kampet, ku janë strehuar dhe bëjnë gjumin azilkërkuesit shqiptarë së bashku me mbi 20 nacionalitet të tjera ku po mbahen të “blinduar” në paraburgim. Nga të dhenat çdo ditë rreth 40 persona kërkojnë azil, ky është edhe fluksi i refugjatëve që ka filluar që para 2 muajsh.

“Ata në këto kampe po keqtrajtohen, ushqimi është i keq, të rinjtë as nuk guxojnë të kërkojnë të kthehen në Kosovë, sepse kjo gjë nuk u lejohet nga hungarezët pasi i futin në burg për 1 muaj dhe i dhunojnë brutalisht. Në kampin më të madh të azilkërkuesve në qytetin e Debrecenit në Hungari çdo ditë ka rrahje e therje me thika mes komuniteteve madje dhe komunitetit shqiptar, kryesisht nga Kosova. Një ngjarje tjetër më tronditëse që unë vetë me sytë e mi kam parë dy gra kosovare mbi 30 vjeç, të cilat kanë përfunduar të ngujuara në qendrën e Debrecen-it dhe nuk di askush gjë për fatin e tyre”, ka treguar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” I.K nga kampi i Debrecen-it.

Këto këto janë vetëm dy foto, sepse tmerri vërtetë nuk lejohet te fotografohet.

Sipas njërit prej të ngujuarve në këto qendra thotë se, “azilkërkuesit shqiptarë çdo ditë që kalon gjendja e tyre bëhet me rënduar pasi mbeten pa para dhe nuk kanë as të holla të mjaftueshme për t u kthyer në Kosovë e as për të kaluar në shtetet të tjera për shkak të vjedhjeve të parave dhe të bizhuve, apo sendeve të tjera me vlerë që ata kanë si nga komunitetet e ndryshme por edhe policia lokale. Këto janë ngjarje të vërteta të para me sytë e mi”, ka pohuar në fund azilkërkuesi.