-
Shefja e BB në Tiranë: Shqipëria rritje të dobët ekonomike, por më mirë se rajoni
Shefja e BB në Tiranë: Shqipëria rritje të dobët ekonomike, por më mirë se rajoni
Shefja e Bankës Botërore Kseniya Lvovsky deklaroi sot se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2013 ka qënë e dobët por më mirë në krahasim me vendet e rajonit. Deklaratën Lvovsky e bëri në takimin me mediat, me rastin e përfundimit të mandatit të saj në Shqipëri.“BB mat përparimin e saj fiskal me rritjen fiskale që përfundojnë me 30 qershor. Ky ishte një vit i vështirë për ekonominë e vendit si në rajon, si pasojë e ndikimit të krizës së zgjatur në Eurozonë. Ndikimet se krizës dhe recesioni janë ndjerë më shumë se më përpara. Shqipëria ka pasur probleme me huatë si dhe në sektorin privat. Një numër problemesh në sektorin e energjitikës e ka përkeqësuar presion fiskal dhe ekonomik, por vlerësimi duhet të shihet në kontekstin e gjithë rajonit. Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e dobët por ka ecur më mirë sesa vendet e tjera fqinje”, u shpreh shefja e BB.
Ajo vlerësoi se partneriteti i Bankës Botërore dhe autoriteteve shqiptare ka qenë pozitiv duke pasur një sërë arritjesh të rëndësishme: ‘Partneriti ynë me Shqipërinë ka pasur një sërë arritjesh. Autoritetet shqiptare kanë miratuar një sërë aktesh që kanë ndikuar në sektorin financiar siç janë ndryshimet e bëra në kodin e procedurës civile dhe këto janë mjaft të rëndësishme”, tha Lvovsky.
Ndërkohë shefja e BB Lvovsky dha edhe tri këshilla kryesore që vendi të arrijë ku duhet. “Tre pikat themelore për një Shqipëri Evropian. Pikë së pari me rëndësi të rritet besimi në institucionet publike, kjo përfshin institucionet e pavarura. Ajo përfshin shtetin ligjor dhe me këtë dua të them zbatimin e shteti në mënyrë të padiskriminuar. Ka rëndësi që Shqipëria që të ketë administratë publike profesionale. Fusha e dytë përshpejtimi i reformave strukturore. Këshilla që do kisha për qeverinë e re është të bëjë ato reforma që ka më shuam përparësi. Fusha e tre konsolidimi fiskal dhe pagesat e prapambetura . Program për të rindërtuar hapësirën fiskal”, këshilloi shefja e BB.
Qeveria e re nuk mund të ulë taksat. Sipas Kseniya Lvovsky një veprim i tillë duhet të shoqërohet me shkurtime drastike në shpenzimet publike. “Kjo është një gjë që duhet të vendosë qeveria e re. Dua ti kthehem asaj që kemi thënë, se asnjë qeveri e re nuk ka mundësi ti ulë taksat, vetëm nëse vend të bëjë shkurtime drastike në shpenzimet publike. Për cdo qeveri e re është të rritet efektiviteti i taksave. Për cdo qeveri niveli i borxhit publik do jetë kufizim, ndaj do jetë shumë e rëndësishme të përqendrohet në reforma strukturore që të fokusohet në rritje afatmesme”, tha Lvovsky.
Megjithëse papunësia ka nivel të qëndrueshëm,. Shifra e papunësi është ende e lartë në Shqipëri. Lvovsky paralajmëroi se BB do fokusohet më shumë në të ardhmen. “Sic thashë situata ekonomike është e vështirë për shkak të krizës së zgjatur ekonomike në shkallë botërore, FMN e uli mirëqenien ekonomike për shumë vende. Ka disa vite që qeveria bën përshtatje të buxhetin afatmesëm. Dhe ky vit që shkoi nuk ishte më ndryshe se vitet e tjera, ka gjasa se dhe këtë vit të bëhet përshtatje. Qeveria duhet të vendosë rregulla fiskale të ngrejë këshillin fiskal. Shifra e papunësisë ka qenë në nivel të qëndrueshëm, por është e lartë, nuk është e lartë sa vendet e tjera të rajonit. Shifra e papunësisë nuk janë gjithmonë të sakta dhe ne do përqendrohemi në të ardhmen”, tha Lvovsky.
MAPO
-
-
Për: Shefja e BB në Tiranë: Shqipëria rritje të dobët ekonomike, por më mirë se rajon
Tani që do vijë BANKA BOTËRORE dhe FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR SHQIPËRINË E MORI LUMI
Në asnjë vend të botës ku ka hyrë FMN dhe BB nuk ka pasur asnjë përmirësim përveçse MJERIM TAKSA TË LARTA DHE SHTYPJE PA MËSHIRË E POPUJVE
-
-
i/e regjistruar
Për: Shefja e BB në Tiranë: Shqipëria rritje të dobët ekonomike, por më mirë se rajon
eheeeee do rritet shitja e vazelines me shume se kosi ;p
hajde vazelina hajde
-
-
i/e regjistruar
Për: Shefja e BB në Tiranë: Shqipëria rritje të dobët ekonomike, por më mirë se rajon
kujtoni ish-shefin e fmn qe e kapen tu perdhunu ne nje hotel luksoz ne new york. rrogat e puntoreve te fmn jane aq te larta sa te mbash nje shqiperi te tere duke ngrene.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt