-
Për: Olldashi: PD s’duhet të bëjë aleancë me parti dhe individë nga e majta
Olldashi: Avantazhi im është që jam në Parlament dhe kam kohë
Kandidati për kreun e PDsë, Sokol Olldashi, është shprehur gjatë takimeve me bazën se kjo forcë politike duhet të rikthehet fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale pas dy viteve. Gjatë takimeve në Vorë, Krujë, Rrogozhinë e Librazhd ai ka prezantuar platformën e drejtimit të kësaj force politike nëse do të fitojë në zgjedhjet e 22 korrikut. “Detyra jonë si opozitë nuk është që ne të presim që ata të bien. Detyra jonë është që t’i rrëzojmë. Ky është misioni ynë, dhe këtë ne duhet të bëjmë në Parlament. Ne nuk kemi kohë të rrimë në opozitë, nuk kemi kohë të presim zullumet e këtij koalicioni që ka ardhur në pushtet. Partia Demokratike ka mision t’i rrëzojë një ditë e më parë, me të gjitha mjetet demokratike që njeh sistemi”, tha Olldashi. Sipas tij: “Në vitin 1992 ne kemi fituar vetëm. Në vitin 2005 kemi fituar vetëm, në vitin 2009 fituam vetëm dhe ne do të fitojmë në përballjen e parë elektorale me ta, që nuk është 2017-ta, por zgjedhjet lokale 2015. Ne duhet të fitojmë pas dy vjetësh”. Sipas tij, platforma që i paraqitet anëtarësisë së PD-së synon rikthimin e vëmendjes te militanca, që siç e quan ai, është palca e një force politike. Ndërsa kërkon që paralelisht të ndërtohen mekanizimi i rezultatit, mekanizmi i karrierës dhe inventari i kontributeve për të vënë në punë motorët e jetës politike brenda Partisë Demokratike. Gjatë takimeve me bazën Olldashi ka parashtruar edhe avantazhet që ka ai në këtë garë për drejtimin e PD-së. “Besoj se në këtë garë kam avantazhe: së pari e njoh këtë strukturë më mirë, sepse kam një kohë më të gjatë dhe e kam njohur në kohë dhe nivele të ndryshme. E kam njohur pra gradualisht, dhe jo menjëherë në drejtim. Së dyti, kam avantazh eksperiencën opozitare, unë e di çfarë është Partia Demokratike në opozitë, sepse kam qenë pjesë e saj në opozitë, sepse unë e di së çfarë është opozita, është një gjë krejt tjetër nga partia në pushtet, është një betejë krejt e ndryshme dhe që kërkon patjetër një ekspertizë dhe një eksperiencë. Së treti, avantazh është fakti që jam në Parlament dhe beteja mes maxhorancës dhe opozitës zhvillohet në Parlament. Dhe e katërta, që e kam të gjithë kohën në dispozicion për t’ia përkushtuar betejës politike që duhet të bëjë Partia Demokratike”, u shpreh Olldashi gjatë takimeve të ditës së djeshme.
Panorama
-
-
Për: Olldashi: PD s’duhet të bëjë aleancë me parti dhe individë nga e majta
Olldashi: PD e rrezon Ramen ne zgjedhjet e vitit 2015
Kandidati per kryetar i Partise Demokratike, Sokol Olldashi u shpreh dje se organizimin i duhur i PD dhe strukturave te saj do te beje te mundur qe ne vitin 2015, Partia Socialiste humbase zgjedhjet. Ne takimet e zhvilluar dje ne Librazhd, Rrogozhine dhe Kavaje, Olldashi tha se riorganizimi i PD dhe njohja e kontributeve per cdo anetare te kesaj partie do te mundesoje fitorja ne betejen e ardhshme per zgjedhjet e parlamentare. “Ne nuk mund te presim qe ata te bien vete nga pushteti. Ne nuk mund te presim te humbase Edi Rama. Jo, ne nuk do te presim. Ne do ta rrezojme Edi Ramen. Por qe te rrezojme Edi Ramen duhet domosdoshmeri te bejme disa nderhyrje. Duhet nje beteje e tmerrshme opozitare ne Parlament, por me nje strukture te balancuar, te vene edhe nen pergjegjesi, edhe mbi stimul dhe te inventarizuar me kontributet e gjithsecilit, ne menyre qe partia te jete e drejte me gjithsecilin”,- u shpreh Olldashi. Ne kete linje, ai shtoi se riorganizimi i PD do te mundesoje qe kjo parti te jete dominuese ne terren dhe te marre rezultat pozitiv ne zgjedhjet e vitit 2015. “Keto nderhyrje e bejne Partine Demokratike dinamike, e bejne dominante ne terren, e bejne absolutisht nje makineri qe nuk ka asgje qe ta ndale. Dhe ne qofte se mekanizimi do te funksionoje dhe ne, qe ne diten e pare do te bejme nje beteje te jashtezakonshme opozitare ne Parlament, une jam i bindur qe ne rikthehemi fitues ne perballjen e pare elektorale qe kemi me kundershtarin tone, ne zgjedhjet lokale te vitit 2015”,- u shpreh Olldashi. Pasditen e djeshme, Olldashi ka zhvilluar takime ne Kruje, Fushe-Kruje dhe Vore. Ne keto takime, Olldashi ka folur dhe per avantazhet qe ka ai ne garen per kreun e PD. “Ne kete gare kam avantazhe: se pari, e njoh kete strukture me mire, sepse kam nje kohe me te gjate dhe e kam njohur ne kohe dhe nivele te ndryshme. E kam njohur pra gradualisht dhe jo menjehere ne drejtim. Se dyti, kam avantazh eksperiencen opozitare, une e di cfare eshte PD ne opozite sepse kam qene pjese e saj ne opozite, sepse une e di se cfare eshte opozita, eshte nje gje krejt tjeter nga partia ne pushtet”,- tha Olldashi. Si avantazh tjeter Olldashi ka permendur dhe pranine ne Parlament. “Se treti, avantazh eshte fakti qe jam ne Parlament dhe beteja mes mazhorances dhe opozites zhvillohet ne Parlament dhe e katerta, qe e kam te gjithe kohen ne dispozicion per t'ja perkushtuar betejes politike qe duhet te beje PD”,- u shpreh Olldashi.
Organizimi i PD
Kandidati per kreun e PD, Sokol Olldashi u shpreh ne takimet me strukturat e partise, se “demokratet nuk mund te presin qe kundershtari i tyre te bjere vete, por duhet ta rrezojne ate ne perballjen e pare elektorale”. Olldashi tha se Partia Demokratike me nje strukture te balancuar, te vene nen stimul dhe pergjegjesi dhe me nje njohje te pa ngaterruar te kontributeve, kthehet ne nje makineri politike dominuese ne terren, qe nuk mund ta ndale asgje dhe askush
Koha Jone
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt