INTERVISTA/ Flet Robert Rapo, inxhinier ndėrtimi nė Metalurgjik: Mehmet Shehu, Rrahman Hanku, Spiro Koleka dhe Hajredin Ēeliku, 4 byroistėt qė pėrgjigjeshin pėr veprėn gjigande
Urdhri i Enver Hoxhės: Pėr Metalurgjikun e gjithė Byroja politike tė rrijė zgjuar natė e ditė, sepse ėshtė ēlirimi i dytė i Shqipėrisė
Ndėrtimi i Kombinatit Metalurgjik ka filluar herėt, qė nė vitin 1962 me uzinėn mekanike dhe vazhdoi pėr rreth 25 vjet. Kėshtu u shpreh pėr gazetėn Telegraf, Robert Rapo, inxhinieri i ndėrtimit tė Metalurgjikut, i cili nėnvizoi se, marrėdhėniet me specialistėt kinezė nė fillim ishin tė shkėlqyera dhe ata ishin shembull nė tė gjitha drejtimet. Mė vonė me ndryshimin e klimės politike edhe marrėdhėniet e tyre ndryshuan deri nė prishjen e plotė.
Kam filluar punė nė Kombinatin Metalurgjik?
Unė kam filluar punė nė vitin 1975. Pasi mbarova Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Tiranė. U caktova tė punoj nė objektin 222, pranė Uzinės 12 nė repartin e koncentratorėve.
Ēfarė ishte kjo uzinė?
Uzina 12 ishte zemra e kombinatit, ajo do tė prodhonte Nikel-Kobaltin e pastėr, njė material shumė i rėndėsishėm pėr atė kohė dhe pėr tani, tė cilat do tė pėrpunonin materialin tonė mineral, tė Pogradecit. Prodhimi i kėtij materiali tepėr strategjik do tė siguronte njė buxhet shumė tė madh pėr ekonominė tonė. Pra, ndėrtimi i kėsaj Uzine, si dhe uzinave tė tjera Enver Hoxha e ka quajtur ēlirimin e dytė tė Shqipėrisė.
Kur ka nisur ndėrtimi i Metalurgjikut?
Ndėrtimi i Kombinatit Metalurgjik ka filluar herėt, qė nė vitin l962 me uzinėn mekanike dhe vazhdoi pėr rreth 25 vjet. Periudha mė intensive ishin vitet 1968- 198o. Ky kombinat u projektua nga shkencėtarėt tanė dhe me ndihmėn e kinezėve,por u ndėrtua plotėsisht me personelin shqiptar inxh-teknik dhe atė punėtor. Aty punonin nė ndėrtim montim mbi 15 mijė punonjės, tė ndara nėpėr ndėrmarrje sipas rretheve, sepse ēdo rreth kishte detyrimet e tij dhe plan punimesh. Marrėdhėniet me specialistėt kinezė nė fillim ishin tė shkėlqyera dhe ata ishin shembull nė tė gjitha drejtimet. Mė vonė me ndryshimin e klimės politike edhe marrėdhėniet e tyre ndryshuan deri nė prishjen e plotė.
Sa ishte kostoja e kėsaj vepre?
Kostoja e veprės arrinte rreth 5 miliardė dollarė nė atė kohė. Kujdesi i Qeverisė pėr K.M ishte i njė rėndėsie tė veēantė, specialistė nga dikasteret pėrkatėse, nga Qeveria, madje edhe nga Byroja Politike ishin tė angazhuar ēdo ditė nė kombinat, kėshtu Rrahman Hanku, Spiro Koleka, Hajredin Celiku, bile edhe vetė Mehmet Shehu ishin tė pranishėm nėpėr uzina natė apo ditė. Nė kėtė kohė drejtor i ndėrtimit tė K/m ishte Feruz Mataj njė nga inxhinierėt mė tė mirė tė vendit dhe drejtor i shfrytėzimit ishte Hajredin Ēeliku. Unė gjatė kėsaj kohe kreva edhe stazhin e partisė 3 vjet nė prodhim, i cili njė rėndėsi tė madhe pėr kalitjen fizike dhe ideopolitike tė kandidatit me virtytet e klasės punėtore si thjeshtėsia, dashuria pėr punėn, pėr shokun, lufta kundėr arrogancės, prepotencės, dėgjimit tė zėrit tė masės etj.. Pra edukimi nė gjirin e klasės punėtore ishte njė shkollė e madhe e edukimit tė kuadrove. Pas mbarimit tė stazhit ishte vetė klasa punėtore ajo qė tė lėshonte rekomandimin pėr pranim nė parti apo jo. Grupe sabotazhi nuk kemi patur dhe kjo ndodhte pėr disa arsye. Nė radhė tė parė tė gjithė punonjėsit qė vinin nga rrethet kalonin nė filtrin e org.bazė tė partisė dhe atje zgjidheshin mė tė mirėt, pra ishin tė shoshitur mirė. Por nga ana tjetėr nė brigadat e ndėrtimit ishin infiltruar edhe punonjės tė sigurimit qė ishin sy e veshė dhe punonin nėpėr brigada si punėtor tė thjeshtė dhe ndiqnin elementėt e pakėnaqur, apo sabotatorėt ekonomike. Kėtė e mora vesh shumė vjet mė vonė nė vitin 1998. Isha ulur nė njė klub dhe kur vjen njė punėtor i brigadės elektrike, Besnik quhet dhe gjatė bisedės mė habiti kur mė tha qė unė kam qenė punonjės i sigurimit tė shtetit nė brigadė dhe merresha me sabotimin ekonomik dhe mė tregoi fotografinė si oficer dhe grada qė mbante. U habita, por kėto paskan qenė normale.
Kur jeni ndjerė mė keq gjatė ndėrtimit tė veprės?
Gjatė ndėrtimit tė kombinatit mė keq ndjeheshim kur ishin festat apo ditėlindjet e udhėheqėsve tė Mao Ce Dunit, Enver Hoxhės apo Stalinit, gjatė kėsaj kohe bėhej nata ditė duke punuar PARESHTUR duke realizuar detyrat nė kohėn e duhur dhe me cilėsi. Por keq e kemi ndjerė veten edhe kur kemi pasur fatkeqėsi siē ishte helmimi i 8 inxhinierėve dhe teknikėve nė vitin 1975 pėr njė pakujdesi tė vogėl nė uzinėn 12. Desha tė theksoj edhe njė ngjarje tjetėr qė ka ndodhur nė kombinat. Njė inxhiniere e re gjatė zbatimit tė projektit gaboi diku duke sjellė njė dėmtim ekonomik rreth 2 milionė lekė. Ajo u pezullua nga puna dhe pritej arrestimi i saj, sepse nė atė kohė pėr 200 lekė tė reja menjėherė arrestoheshe dhe jo sasi parash. Ēuditėrisht pėr kėtė rast erdhi vetė Mehmet Shehu, ish- kryeministri i kohės, i cili pasi dėgjoi drejtuesit e kombinatit,tė trembur edhe ata, u habitėn tė gjithė ku ai tha; Punė e madhe pėr 2 milionė lekė, vajza bėri njė eksperiment, vazhdoni punėn.'' Ne u shastisėm. Ndėrsa nė vitin 1977 nė Kombinatin Metalurgjik e bė Kongresi i 7 i BRPSH, nė njė nga uzinat e kombinatit. Shoku Enver u prit me ovacione tė jashtėzakonshme siē ishte traditė nė atė kohė dhe nė kėtė kohė u hodh edhe parulla ''tė pastrojmė ndėrgjegjen siē pastrojmė ēelikun nga skorrjet'', e cila u bė lajtmotivi i kohės.
Sa vetė punuan mė vonė nė Kombinat?
Nė kombinat punonin nė shfrytėzim rreth 10.000 punėtorė dhe mbi gjysmat ishin gra. Gruaja ishte forcė e madhe drejtuese, sa specialistėt e huaj qė erdhėn nė kombinat pas 90-s u habitėn me shkallėn e kualifikimit dhe tė drejtimit tė tyre. Turqit u shtangėn sepse nuk e konceptonin dot qė nė kėto uzina si nė ēelik tė punonin gra. Nė vendin e tyre as imagjinohej. Por edhe ky kombinat pas 90 u shkatėrrua pothuajse plotėsisht dhe tani ėshtė kthyer nė njė rajon kanceroz pėr zonėn.
Ēfarė ndodhi nė vitin 1985?
Pėr aksionin e borės nė Kukės, ishte njė ngjarje e veēantė. Nė fund tė vitit 1984 dhe fillim i vitit 1985, nė muajin Janar, zona veriore e vendit u ballafaqua me njė dimėr tė ashpėr tė paparė pėr vite me radhė, me shi, me reshje dėbore dhe ortekė me pasoja katastrofike pėr banorėt e zonės. Gjatė kėsaj kohe u shembėn shtėpi, u vranė bagėti si dhe pati viktima nė njerėz. Kjo situatė alarmante shqetėsoi, tė madh e tė vogėl nė Shqipėri dhe si pasojė KQ, PPSH dhe Qeverinė shqiptare. Prandaj qeveria mori njė sėrė vendimesh tė rėndėsishme, midis, tė cilave ishte kompensimi me ilaēe, tė holla dhe bagėti pėr tė gjithė banorėt. Me porosi tė vetė Enver Hoxhės brenda muajit qershor 1985 tė ndėrtoheshin tė gjitha shtėpitė e reja dhe populli tė sistemohej nė to falas. Nė atė kohė ekzistonte njė solidaritet i jashtėzakonshėm. E gjithė Shqipėria u ngrit nė kėmbė, tė gjitha kooperativat bujqėsore dhanė me qindra bagėti si dhen e dhi duke kaluar nevojėn e fshatarėve, veēanėrisht kjo nga jugu i Shqipėrisė. Po ashtu i gjithė populli dha njė ditė pune dhe ja fali shtetit pėr kompensimin e pasojave tė dėborės. Ndihmat qė erdhėn i tejkaluan disa herė nevojat. Qytetet e Elbasanit, Durrėsit dhe Beratit dėrguan fuqi punėtore specialistė ndėrtimi pėr ndėrtimin e objekteve. Mė 8 janar 1985 nisemi drejt Kukėsit, ishte njė ditė e ngarkuar me shi, furtunė. dėbora nė Qafėn e Malit ishte 4 metra. Mirėmbajtja e rrugėve kishte bėrė njė punė tė mirė pėr hapjen e rrugėve dhe kujdesi kur kalonin autobusėt ishte shumė i madh edhe nga banorėt ku kalonim. Nė orėt e vona tė natės u ndodhėm nė qytetin e ri tė Kukėsit. Masat ishin marrė si pėr fjetjen edhe pėr ushqimin. Nga ana e Ndėrmarrjes sė Ndėrtimit tė Kukėsit kishin dalė drejtuesit e rrethit, me sistemimin tonė u mor vetė drejtori i ndėrmarrjes inxhi. Mujė Noka. Tė nesėrmen vendosemi nė Krumė, ku kishim edhe detyrėn. Komandanti i Pėrgjithshėm i aksionit pėr rrethin ishte Luan Shahollari nė atė kohė Kryetar i Kom. Ekz. KP. Rrethit, i cili na dha planin e punės. Aty mėsuam se jo vetėm do tė riparonim banesat e shkatėrruara por do tė ndėrtonim edhe njė sėrė objektesh tė reja social-kulturore. Tė gjitha fshatrat do tė pajiseshin me shtėpi kulture, ēerdhe, kopshte, shkolla tė reja si dhuratė tė Partisė. Dhe kėshtu ndodhi me tė vėrtetė, nė Nikoliq u ndėrtua shkolla e mesme 2, kate, nė Helshan dhe Kostur u bėnė tė reja ēerdhet dhe kopshtet, si dhe shkolla. Njė ndihmė tė madhe ka dhėnė edhe kryetarja e kėshillit tė bashkuar Bude Meshi, kjo cucė tropojane qė ngjante si Shote Galica me atė veshjen karakteristike. Po kėshtu, mirė u punua nė fshatrat Letaj, Tregtan, Muē-Has, Golaj etj.. E ēuditshme po nė kėto zona kishte njė patriotizėm tė jashtėzakonshėm, megjithėse ishin nė zona kufitare dhe ujė mbushnin nė njė vend nuk pati asnjė tė arratisur. Kėtė problem e patėm edhe ne drejtuesit sepse kishim frikė se mos ndonjėri kalonte kufirin, dhe afėr ishte Gjakova. Por pėr fat nuk na ndodhi gjė, se pasojat diheshin pastaj Vdekja e Enver Hoxhės na zuri nė Krumė, vdekja e tij na mobilizoi qė detyrat tė realizoheshin nė kohėn e duhur dhe 15 ditė para afatit. Mė 15 Qershor 1985 pėr inaugurimin vjen vetė Kryeministri i vendit Adil Carcani dhe bėri inaugurimin e eliminimit tė pasojave tė dėborės nė qytetin e Krumės. Pėr sqarim Adli kishte ardhur edhe 3 herė tė tjera dhe i kishte ndjekur punimet.
Hidrocentrali i Banjės.
Hidrocentrali i Banjės u studiua dhe projektua nga inxhinierėt shqiptarė. Studimet janė kryer nė Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Nr.3 nė Tiranė. Qėllimi i ndėrtimit tė H/C Banjės ishte kryesisht rehabilitimi i bujqėsisė, nė tė gjithė Shqipėrinė Qendrore, pėr njė zhvillim intensiv tė bujqėsisė. Krahas kėsaj ishte edhe problemi i prodhimit tė energjisė elektrike. Vepra u inaugurua mė 15 Qershor 1986, nga vetė Ramiz Alia. Banja ėshtė njė fshat midis Elbasanit dhe Gramshit rreth 25 km larg Elbasanit dhe 15 km larg Gramshit. Hidrocentrali do shfrytėzonte rrjedhėn e lumit Devoll. Diga qė do tė ndėrtohej mbi kėtė lumė parashikonte njė lartėsi 195 m, lartėsi dhe 95 m, mbi nivelin e detit. Lartėsia e rėnies h= 100 metra. Struktura e saj ėshtė ndėrtuar me bėrthamė argjili tė padepėrtueshėm nga uji, si dhe betonarme tė markave tė larta. Liqeni qė krijohet ėshtė rreth 15 km katror dhe shtrihet nga Fshati Banjė deri nė qytetin e Gramshit me njė kapacitet ujėmbledhės, rreth 500 metėr kub ujė. Centrali elektrik do tė pėrdorte 2 turbina tė ardhura nga Franca. Kapaciteti prodhues do tė ishte rreth 250 Gh, 250 milionė kilovat orė nė vit. Qėllimi kryesor i veprės ėshtė sistemimi dhe rehabilitimi i bujqėsisė qė shkon nga zona e Sulovės, Elbasanit, Dumresė dhe shkon deri nė Kuēovė. Ndėrtimi i saj sė bashku me kanalin vaditės Elbasan - Kavajė me emrin ''NAUM PANXHI'', do tė bėnte qė e gjithė Shqipėria e mesme tė vihej nė njė regjim tė rreptė vaditės dhe si pasojė njė intensitet tė lartė tė prodhimit bujqėsor. Punimet nė kėtė hidrocentral drejtoheshin nga drejtori i pėrgjithshėm Kujtim Bejtaj. Nga tė gjitha veprat e tjera Qeveria i kushtoi njė rėndėsi tė jashtėzakonshme kėsaj vepre, sepse politike e atėhershme kishte si pikėsynim kthimin e bujqėsisė nga njė bujqėsi ekstensive nė njė bujqėsi intensive. Dhe kėtė detyrė e plotėsonte vetėm ky hidrocentral. Pėr kėtė u morėn masa pėr njė trajtim tė veēante pėr tė gjithė punonjėsit, si ata inxhiniero-teknik dhe punėtorėt dhe specialistėt e tjerė, Pėr kėta u ndėrtuan pallate pėr fjetje nė kushte normale mensa me njė trajtim tė shkėlqyer ushqimi dhe gatimi. Nė kėto mensa nuk mungonte asgjė, ndėrsa nė treg nė atė kohė kishte mungesa, djathi, mishi, veze etj.. Kėtu nuk mungonte asgjė. Ēmimet ishin simbolike dhe shteti paguante njė pjesė tė mirė tė ushqimit. Makineritė qė pėrdoreshin ishin prodhim japonez, marka tė fundit. Punohej me makina 40 ton, si Centao etj, qė shumė pak vende i pėrdornin, sepse kishin kosto shumė tė lartė. Pagesat e punėtorėve ishin nga mė lartat nė vend. Njė specialist merrte 2-3 herė mė shumė se drejtori i pėrgjithshėm, ndėrsa njė ekskavatorist mbi 3 herė dhe kjo ishte normale. Punonjėsit e Ministrisė sė Ndėrtimit pothuajse ishin nė kantier, natė e ditė, byroja politike po ashtu kishte pėrfaqėsuesit e saj, si Besnik Bekteshi, etj., qė interesoheshin pėrditė pėr mbarėvajtjen e punimeve. Nga viti 1988, u vendos edhe njė anije e vogėl lundruese qė ndihmonte njerėzit nga Banja, deri nė Gramsh. Kėshtu vazhdoi kjo vepėr deri nė fund tė vitit 1990. Pėr shkak tė ndryshimeve tė sistemit, si nė tė gjithė vendin, H/C BANJE u mbyll dhe si pasojė ai ju nėnshtrua shkatėrrimeve sistematike si dhe daljen jashtė funksionit tė liqenit, duke u kthyer nė baltovinė. Thonė qė qeveria e tanishme po merr masa pėr ndėrtimin e kėsaj vepre komplekse, me investitorė nga Austria. Po tė jetė e vėrtetė ėshtė njė fitore e madhe, sepse do t'i japė vendit njė impuls pėrpara. Tymi dhe bloza mbulojnė gjatė natės tė gjithė qytetin e Elbasanit.
Intervistoi: Albert Zholi
Krijoni Kontakt