Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harxhon …

    ÇIFTI HARADINAJ, 20 MIJË EURO PËR PËRVJETORIN E MARTESËS (VIDEO)


    Ish kryeministri i Kosovës i akuzuar për krime lufte në Gjykatën e Hagës, Ramush Haradinaj ka festuar ditëlindjen e tij si dhe 10 vjetorin e martesës me gazetaren Anita Haradinaj.

    Kjo festë u mbajt në lokalet më luksoze në Prishtinë dhe bëhet e ditur se e gjitha kushtoi mbi 20.000 euro. Pjata për person ka kushtuar 28 euro dhe duke e mbledhur ketu edhe shumën e tavolinave, rreth 800 së bashku kanë arritur vlerën 17.640 euro. Nikoqirët janë kujdesur edhe për dekorin, si mbulesat që kanë kushtuar mbi 700 euro, lulet e freskëta mbi 1000 euro, instalacionet, pishina etj.

    Mysafirë kanë qenë politikanë, artistë, miq, familjarë, dhe gjithcka ka shkuar ashtu siq e kanë paraparë Anita dhe Ramushi. Për kënaqësinë e mysafirëve ishtë përkujdesur këngëtari Nysret Muqiqi, ndërsa më vonë ka kënduar Dafina Zeqiri për t'i argëtuar edhe më shumë mysafirët. Prezente ka qenë edhe shefja e shtetit Atifete Jahjaga. si për desert ishin edhe fishekzjarret në qiell që edhe ato arrinin një shumë të madhe parash./albtime.com/



  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harx

    Kulla e Ramush Haradinës ne Glloxhan :




    Kjo kulle, siç shihet nuk u ndertua me kasht !

  3. #3
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harx

    Kjo Harley Davidson, qe me se paku kushton 30'000 Euro, nuk i zbriti nga qielli !



    Haraç !

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harx

    Kjo shtepi me vlere 1 milion Euro,


    Nuk blehet me pagen e deputetit kosovar !


    Shtepia e Ramush Haraçit :

    Emri:  bw-rh-haus-pristina.jpg

Shikime: 7634

Madhësia:  66.9 KB

    Kur do t'i kerkojn llogari secilit politikan i cili pasurohet mbrenda nates ? Vetem ate dit, shqiptaret mund te perparojn, e kurr me par !!

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harx

    Ju kurre se keni kritikuar AAK-ne dhe Ramush 'Haracin' (sic thua ti) me heret, tani kur po ju thone troc se jemi shqiptare dhe do te mbesim te tille ju e kritikoni per 'harac'. Mos u ngut, se ty ste intereson Kosova e Shqiperia, puno ti per shtet se pari e pastaj kritikoji tjeret. Mirembetsh

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harx

    a filluat me i sulmue heronjte e kosoves a?

  7. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harx

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ju kurre se keni kritikuar AAK-ne dhe Ramush 'Haracin' (sic thua ti) me heret, tani kur po ju thone troc se jemi shqiptare dhe do te mbesim te tille ju e kritikoni per 'harac'. Mos u ngut, se ty ste intereson Kosova e Shqiperia, puno ti per shtet se pari e pastaj kritikoji tjeret. Mirembetsh
    Mos me luaj loje fjalesh o mesi, hapi syt pakës se shqiptar edhe Hashim Thaci eshte, po shih se si e gjunjezoi Kosoven ! Ne perendim, politikanet kan shpenzuar me pak se 100 euro per deshirat e tyre "extravagante" dhe jan liçensuar nga partia, nga shteti e nga shoqeria dhe asnjehere nuk u arsyetuan duke then se : Ky i tha vetit gjerman, zvicrran, hollandez, anglez,..prandaj "ka te drejt" (te konsumon haram) !

    "Hero" i Kosoves, nuk duhet doemos te jete edhe Hajduk i Kosovës ! Un personalisht kam dhene para per çlirimin e tij kur u be fushata "Me Ramushin" ! Sot shokët e tij te luftes ka 50€ ne muajt i marrin, e jo 50'000 ! Tani s'po perparon Kosova,... jo po t'doket !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harx

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    a filluat me i sulmue heronjte e kosoves a?
    Heronjte nuk perzihen ne politike...
    Kush perzihet ne politike eshte politikan. Dhe cdo politikan mund te "sulmohet."

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harx

    Se pari, shqiptaret duhet te heqin dore nga idete marksiste ku cdo njeri me para sulmohet publikisht. Ne kapitalizem, nuk eshte krim te jesh i pasur. Perkundrazi, te gjithe jane te lire te punojne e fitojne sa te mundin, per aq kohe sa e bejne konform ligjeve te atij vendi dhe ne menyre te ndershme. Nuk duhet te krijojme xhelozira apo smira per pasurine e dikujt, por objektivi duhet te jete qe te gjithe shqiptaret te punojne e fitojne, duke rritur keshtu mireqenien e tyre familjare.

    Se dyti, shqiptaret duhet te mesojne qe te respektojne lirine individuale dhe te drejten e privatesise se cdo shqiptari, jo vetem nje ministri. Nese dikush ka deshire te harxhoje $100 apo $100,000 per te bere djalin synet apo per te festuar ne dasem, kjo eshte e drejta e gjithesecilit dhe nuk duhet gjykuar por duhet respektuar. Cfare te hyn ne xhep apo ne pune ty se sa para harxhon Haradinaj apo Veli Veliu nga Golloborda per gezimet e tij familjare? Si do te ndiheshe nese mediat do te shkruanin per ty dhe familjen tende neser ne te njejten menyre? Sigurisht qe nuk te vjen mire.

    Se treti, shqiptaret duhet te mesojne se kur pasuria e dikujt sulmohet per motive politike, vetem e vetem per te krijuar xhelozira ne elektorat pasi shumica e elektoratit eshte e varfer, kjo nuk i sherben aspak vendit. Gjithe politika kosovare eshte e pasur, ne fakt pasuria e Ramush Haradinaj nuk eshte gje krahasuar me peshkaqenet e krimit te organizuar qe i gjen ne majat e qeverise se Kosoves. Sulmet politike jane te perligjura kur vjen fjala tek pasuria, por jo duke perdorur retoriken komuniste te sulmit ndaj te pasurve e borgjezeve, por duke i kerkuar llogari politikaneve qe te bejne transparencen me publikun: Ku e ka burimin pasuria juaj? Nese eshte krijuar ne rruge ligjore e te ndershme, ta gezosh. Nese eshte e krijuar ne rruge ilegjitime ose nuk je ne gjendje te tregosh burimin e pasurise, ti nuk meriton voten time dhe prokuroria duhet te te hetoje me ligj. Dhe ligji nuk duhet perdorur ne menyre selektive, por duhet te veproje mbi te gjithe njesoj.

    Se katerti, nese shoqeria shqiptare do te harxhonte me pak kohe me xhelozira te tilla dhe me shume kohe ne denoncimin e ketyre aferave korruptive e kriminale, kjo do ti sherbente Kosoves dhe te ardhmes se saj. Te gjithe qytetaret e Kosoves e dine se cilet jane njerezit e korruptuar dhe me cfare pislleqesh merren, por askush nuk guxon te denoncoje publikisht ne media dhe ne prokurori keto shkelje. Dhe per aq kohe sa kjo nuk ndodh, simbioza e frikshme e krimit dhe politikes do te vazhdoje dhe si ne Kosove si ne Shqiperi nuk do te jemi duke krijuar shtete ligjore, por do te jemi duke krijuar narko-shtete. Shtete te mberthyer nga trafikantet dhe kriminelet qe kane ne dore pushtetin ekonomik, politik dhe gjithe shteti nuk punon me per llogari te qytetareve, por per llogari te krimit te organizuar.

    Se pesti, shqiptaret duhet te mesojne se politika nuk te ben te pasur dhe shteti nuk krijon vende pune. Vende pune krijon biznesi privat. Ai biznesi i vogel qe hap nje restorant apo nje dyqan, ai qe merr nje risk duke investuar ne nje fushe te caktuar dhe duke marre ne pune njerez te kualifikuar. Shumica e shqiptareve ende besojne se vendet e punes ne vend i krijon shteti dhe politika dhe jo sistemi kapitalist privat. Qeveria nuk eshte pergjegjese per jeten tuaj dhe te familjes suaj, puna juaj. Ajo qe i jep jete ekonomise se vendit eshte inisiativa private e qytetareve te atij vendi. Kjo eshte e vertete ne Kosove e Shqiperi, kjo eshte e vertete ne cdo vend demokratik te botes se qyteteruar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-07-2013 më 09:51

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Skandaloze : Në Kosove, paga mesatare eshte ~2500€ në vit. Ramush Haradinaj harx

    ,,,EDHE KJO ISHTE PJES E LOJES!!(ORGJIT NE PALLATIN E MARKE ANTONIT KU HELMOHEN DHE VRITEN TE GJITHE PJESTARET E SENATIT DHE KONZUJT) ,,,,PO TE MOS ISHTE LOJE DO TI PERSHENDETIM MARION DHE SULN(QENET E MARK ANTONIT-PASI ATA ISHIN TE NGORDHUR )NE ELIZE(PARAJSA ROMAKE),,,
    VITI 44-p.e.s Dialogu me OKTAVIANIN pak or para HELMIMIT MASIV
    VENI,VIDI,VICI

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •