Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    ahahah tani qe me dhe nje shembull "akoma me te mire" Taulant Ballen, ma mbylle gojen! Sa per kur ishte kryetar bashkie, me i madh nami se puna. Per guzhinen do kisha shume deshire, por per momentin paguhem te bej pune me te rendesishme. Them ta le guzhinen mbas ores 5:00pm

    P.S; askush nuk e ben postimin e vet me me vlere, vetem pse kalon ne sulme personale
    Ishte pikerisht puna qe e beri te zgjidhej gjithe ato here rresht ne Tirane. Me sakte puna e mandatit te pare. Ka qene e vetmja here qe kam pare ndryshim drastik ne Tirane kur u ktheva per here te pare ne Shqiperi pasi kisha ikur disa vite para se behej Rama kryetar bashkie. Nese do ta shash se ka rrahur gruan a motren a ke tjeter ka rrahur (gjera qe sua kam idene per vete), shaje nese e ke pare. Shaje dhe per rryshfetet qe ka marre si kryetar bashkie per leje ndertimi. Por nese do te tregohesh asnjeanese sic thua, atehere duhet ti thuash bravo per ate qe ka bere qe atehere dhe qe po e gezon Tirana edhe tani. Duke mohuar cdo te mire qe ka bere dhe duke i numeruar te keqijat, nuk mund te merresh seriozisht.

  2. #22
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    po pra me i madh nami se puna, qe do te thote qe deri diku ka punuar tjetri, jo si ne rastie e saliut qe vetem te llape dhe te fuste ne xhep ee kish mendjen, se fjalen pune ai ashreti rrezik e d egjonte vetem ne lajme kur shtoheshin dita dites statistikat e papunesis. po ik o goc na le rehat tani mos na be si ftryb e zgjuar kot. ja kete keni ju grate, filloni na nje pune gjasme te mir, dhe ju duket se i dini te tera si ne guzhine buahahahahahahahahah
    Per guzhine nuk ia them fare , mundohem edhe une ndonjeher te bej rolin e te zgjuares. Sa per ka punuar tjetri apo jo, do e tregoj koha. Ti perseri vazhdon krahason ER me SB.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #23
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    po luli e uli cmimine e bukes qe tha?? apo mos e kishte llafin vetem per peshen e saj haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Tema nuk është për Bashën , kur të jetë për atë , të them unë se çfar ka bër në kaq kohë sa është KB.

    Përgjigju pyetjes që të bëra.

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Kur i dha provat dhe çfar ka bër konkretisht Rama për Tiranën ? Meri me radhë që kur ishte ministër kulture e deri sa përfundoji mandatin e krybashkiakut . Gjysmën e Lanës mbaj mënd që ka rregulluar me 3 mandate dhe laparosi pallatet lara lara !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #24
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ishte pikerisht puna qe e beri te zgjidhej gjithe ato here rresht ne Tirane. Me sakte puna e mandatit te pare. Ka qene e vetmja here qe kam pare ndryshim drastik ne Tirane kur u ktheva per here te pare ne Shqiperi pasi kisha ikur disa vite para se behej Rama kryetar bashkie. Nese do ta shash se ka rrahur gruan a motren a ke tjeter ka rrahur (gjera qe sua kam idene per vete), shaje nese e ke pare. Shaje dhe per rryshfetet qe ka marre si kryetar bashkie per leje ndertimi. Por nese do te tregohesh asnjeanese sic thua, atehere duhet ti thuash bravo per ate qe ka bere qe atehere dhe qe po e gezon Tirana edhe tani. Duke mohuar cdo te mire qe ka bere dhe duke i numeruar te keqijat, nuk mund te merresh seriozisht.

    Une i marre te gjitha parasysh edhe nese te keqiat rendojne me teper se te mira sikur nuk ka kuptim te them qe dikush eshte i denje te drejtoj. Sigurisht qe jeta personale/morali i nje individi luan rol te rendesishem ndryshe nuk do i benin impeach BC apo shume politikan te tjere qe kane dhene doreqjen.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #25

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Une i marre te gjitha parasysh edhe nese te keqiat rendojne me teper se te mira sikur nuk ka kuptim te them qe dikush eshte i denje te drejtoj. Sigurisht qe jeta personale/morali i nje individi luan rol te rendesishem ndryshe nuk do i benin impeach BC apo shume politikan te tjere qe kane dhene doreqjen.
    Pse u be impeach BC? Se shkoi me Moniken?

    Tjeter ti peshosh te mirat me te keqijat dhe tjeter ti mohosh. Pastaj dhe jeta personale mbase ben efekt me shume te votuesit kur nuk kane halle te tjera, se perderisa i dhan voten, do te thote se nuk e cajne shume koken se sa here eshte martuar a sa foto nudo ka bere.

  6. #26
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    PO TANI CILI DO TË NA E KETË FAJIN?

    FATOS BAXHAKU

    Në Vlorë, të paktën para do kohësh rrëfehej kjo barsoletë. Dy shokë të ngushtë e kishin bërë zakon që të pinin kafen e mëngjesit gjithmonë bashkë e gjithnjë në të njëjtin klub të lagjes. Një ditë prej ditësh njëri prej të dyve po rrinte turivarur. Ishte krejt i dërrmuar. Dukej sheshit që diçka e rëndë i kishte ndodhur. “Pa më thuaj ç’të ka ndodhur! Jemi apo nuk jemi vëllezër xhanëm!?”, i drejtohet shoku i merakosur. Porse fatkeqi, në fillim, refuzonte të tregonte se çfarë i kishte ndodhur një natë më parë. Bam e bum e bum e bam, ky muhabet vazhdoi nja dy orë të mira. Si u rrëkëllyen disa kupa me raki të fortë Sevasteri, më në fund fatkeqi vendosi të rrëfehej: “Gruaja dje e dinte se unë isha me shërbim. Shërbimi u anulua. Kur u ktheva në shtëpi e gjeta gruan në shtrat me një tjetër. Hall i madh byrazer”. A e dini si reagoi shoku? “Jo more jo, edhe këtë punë ta bëri Saliu!”, protestoi ai fuqishëm.

    Vetë vlonjatët e mençur qeshin me ata, të cilët të gjitha të zezat e kësaj dynjaje ia vishnin Berishës. Në fakt, ka do kohë, madje edhe tani pas zgjedhjeve, që të gjitha të zezat që kemi kaluar të kërkoheshin tek ish-kryeministri. Çatia e prishur, biznesi që nuk ecte, djali që nuk shkonte mirë me mësime, shëndeti i plakës që lëngonte nga dhimbja e kockave, gropat në rrugicën e lagjes, madje edhe çatia që pikonte, mor po edhe gruaja që të refuzonte në shtratin martesor, të gjitha këto kishin një fajtor të vetëm: Berishën. Aq shumë u përhap kjo mënyrë të menduari saqë u bë parullë kryesore e kampit opozitar gjatë zgjedhjeve. “Të rrëzojmë Berishën”, ishte parulla kryesore. Vini re këtu përdorimin e fjalës “rrëzim” në vend të fjalës “mund” ose “mposht”.

    Ky lloj qëndrimi, i të kërkuarit të gjërave që ecin ters te një njeri i vetëm duhet ta ketë një shpjegim. Gjëja më e parë që na shkon ndër mend është kultura jonë e mangët demokratike, ose më saktë lidhjet anadollake mes liderit dhe masës së gjerë. Sa kohë që kishim beun mbi shpinë ai ishte përgjegjës qoftë për tersin qoftë për mbrothësinë e kësaj bote. Ne nuk duhej, dhe nuk kishim përse të mendonim gjatë. Kishte kush mendonte për ne. Pak a shumë kështu edhe ndër anët e Veriut, ku bajraktari dhe pleqtë vendosnin për të tjerët, me ndonjë përjashtim sigurisht. Pastaj përgjegjësinë për të na e hequr edhe atë pak aftësi për të menduar që na kishte mbetur e mori përsipër Enver Hoxha. A mund të mendonte njeri më gjerë, më gjatë, më shkoqur se ai? Të mësuar kështu, me marrëdhënie servile me pushtetin dhe njeriun që e përfaqëson atë më së miri, ne këndellemi paq kur punët shkojnë mbroth dhe egërsohemi, prishim gojën dhe ligështojmë zemrën duke sharë mbarë e prapë “Atë”, pavarësisht se si quhet, kur punët nuk na shkojnë mirë.

    Për hir të së vërtetës, ka qenë vetë Berisha që e ngriti këtë kultin e admirim-urrejtjes ndaj tij. Formimi, karakteri, statura, vullneti i paparë, forca fizike, karizma, tendenca për të grumbulluar gjithçka në duart e tij, prirja për të deklaruar çdo sukses si fitore personale, logjikisht që e bëjnë deri diku edhe fajtor për gjërat që nuk kanë shkuar mirë.

    Për pak kohë do të kemi një qeveri të re. Do të shohim e do të flasim. Sigurisht që shkojmë me shpresën se gjërat do të shkojnë më për mbarë për të gjithë shqiptarët anë e kënd, porse sigurisht që do të ketë edhe përmbytje, shira, thatësira, punë që ecin e punë që ngecin. Gjysheve sërish do t’u dhembin kockat dhe shumë gra do të tradhtojnë burrat dhe anasjelltas. Çfarë do të bëjmë tani që nuk kemi përse të fajësojmë Berishën? Do të përdorim të njëjtën barsoletë vlonjate edhe për Edi Ramën, apo ka ardhur koha për të vënë mend, meqë kemi nisur të ëndërrojmë ca si shumë Europën?

    Ka ardhur koha që vërtet të kërkojmë llogari nga ata që kemi zgjedhur të na drejtojnë, madje me rreptësi dhe deri në fund, por ama ka ardhur koha që secili t’u përgjigjet detyrimeve që ka si qytetar i këtij vendi. Ankohemi se shumë herë fshatrat dhe qytetet tona mbushen me plehra. Akoma më keq tani në kulmin e sezonit turistik. Të parët që ankohen janë pikërisht ata që hedhin lëkurët e shalqirit në shtëpinë apo në çadrën e fqinjit. Po për këtë cili na e ka fajin Berisha apo Rama, apo dreqi vetë? Ankohemi dhe bëjmë potere se kemi një administratë të korruptuar. Të parët që bëjnë potere janë pikërisht ata që, si me lezet i fusin një shuk me lekë gjyqtarit, mjekut, mësuesit duke i thënë në mënyrë të zgërlaqur prej Huria Hipi: Një gjë e vogël për mirësinë që na bëtë… Ankohemi se aksidentet rrugore po bëjnë kërdinë duke e kthyer Shqipërinë gati-gati në një vend të luftës shqiptaro-shqiptare. Zyrtarisht 176 të vdekur vetëm në muajt e fundit. Pikërisht ata që nuk hipin në makinë pa tre dopio raki, bash ata ankohen se nuk bëhet shtet. Bash ata nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë të presësh këmbësorin në vizat e bardha. Po për shoferët e dehur cili na e ka fajin, Berisha, Rama, apo vetë rakia?

    “Nuk bëhet ky vend. Nuk ka shtet që të punojë!”, cili prej nesh nuk e ka dëgjuar të paktën dhjetë herë këtë ofshamë primitivo-djallëzore. Në fakt nuk është një protestë, është në thelb një dëshirë e fshehtë. Njerëzit që ankohen kështu nuk duan që të ketë shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Autori i këtyre radhëve e ka dëgjuar një herë në një fshat të largët në një ditë të ftohtë dimri. Një burrë pretendonte se vendi nga kalonte rruga që lidhte disa fshatra të krahinës së tij ishte pronë që ia kishin lënë gjyshërit. Kështu që kishte vendosur një goxha tra mbi rrugë. Një tabelë “pronë private” bënte me dije se pronari e kishte me gjithë mend këtë punë. Njësoj si në Mesjetë, që të kaloje matanë duhej të paguaje më parë taksën e rrugës. I njëjti burrë, bashkë me shumicën e burrave të fshatit, kishte nisur të pinte raki, të shoqëruar me kuti sardelesh që në orët e para të mëngjesit. Rreth sobës së tymosur, burrat hidhnin kupa dhe psherëtinin me mund, duke tymosur fort cigaret erërënda me të dredhur: Ky shtet na harroi krejt more burra! Ndërkohë gratë e fshatit mblidhnin shkarpa lart e poshtë mbi një peizazh të lënë që kush e di prej sa kohësh krejt djerrë. E bukur perspektivë europiane kjo e këtyre burrave që ankoheshin për shtetin që mungonte, duke shpresuar pikërisht të njëjtën gjë.

    Për fat, ka edhe miliona shqiptarë të tjerë që kanë përveshur krahët me kohë pa pritur që mrekullia t’u vijë sikurse u vinte rajave fermani i sulltanit. Këta nuk kërkojnë fajtorë për të fshehur në mënyrë hipokrite të këqijat e shumta të këtij vendi, por mundohen t’i rregullojnë vetë ato. Pikërisht kjo pjesë është e ardhmja e Shqipërisë europiane. Politika, nëse ka mend duhet të motivojë këtë pjesë të shoqërisë, ashtin e saj të mbarë, pjesën që do punën, kulturën, artin, djersën e ballit. Nëse kjo nuk ndodh, sikurse ka ngjarë deri më tani, atëherë mjerë Europa se ç’kanë për t’i parë sytë e dëgjuar veshët…

    Shqip

  7. #27
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Pse u be impeach BC? Se shkoi me Moniken?

    Tjeter ti peshosh te mirat me te keqijat dhe tjeter ti mohosh. Pastaj dhe jeta personale mbase ben efekt me shume te votuesit kur nuk kane halle te tjera, se perderisa i dhan voten, do te thote se nuk e cajne shume koken se sa here eshte martuar a sa foto nudo ka bere.
    Nuk kam mohuar asgje, por sigurisht qe gjate karrieres tij ne poltike une bera krahasim edhe jam e bindur qe nami ishte me i madh se puna qe beri. Edhe sikur zot te jete bere ky gjate mandateve te veta ne bashki, ky beri nje fushate komplet me genjeshtra, edhe une nuk mundem te verbohem edhe ti besoj genjeshtrave. Shume i besojne sepse kane inat Saliun. Une mundohem te jem realiste edhe te bazohem ne fakte. Per mua Saliu eshte karte e djegur ne poltiken shqiptare edhe as qe e marr mundimin ta krahasoj me lider te ardhshem ne Shqiperi. te gjithe ata qe nuk kan fakte fillojne sulmin duke bere krahasim me SB. Ne duhet te japim fakte jo te bejme krahasim me te keqen. Nuk behen postime bindese vetem pse ishte Saliu i keq.

    Po pra edhe une ate po thoja qe jeta personale edhe morali luan rol te rendesishem edhe prandaj i ben impeach. Per ate ke te drejte ata qe e zgjodhen e dine kush eshte, edhe tani ta mbajne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 11-07-2013 më 13:38
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    Laparosi pallatet thote wordless. Po me mire ashtu se sherbejme si pika orientuese per njerezit, vizitoret. Do kisha preferuar me mire ngjyrosjen e Edit se si i kane kthyer banoret pallatet e tyre. Flas per pallatet e vjetra. Lyen shtepine boti blu, dhe e lyen dhe jashte dritares rreth e perqark blu, te bardhe, te verdhe, etj ... edhe pse pallati vet ka ngjyre jeshile p.sh. Cdo banor e lyen ne ngjyren qe do, po ashtu dhe pronari i lokalit ne kat te pare, e behet nje pacavure qe.... Vetem ne Shqiperi shikon cudira te tilla. lol
    Feelings change - memories don't.

  9. #29
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    O Boke, o salist ke ngaterru teme o shok!! Hiqe ate carcaf prej ketej.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #30
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Rrahje e masive dhe e përgjakshme para spitalit QSUT-Tiranë

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    O Boke, o salist ke ngaterru teme o shok!! Hiqe ate carcaf prej ketej.
    Po se e ka Sala fajin edhe per ata qe zihen ne radhe. lol


    "... ka ardhur koha që secili t’u përgjigjet detyrimeve që ka si qytetar i këtij vendi. Ankohemi se shumë herë fshatrat dhe qytetet tona mbushen me plehra. Akoma më keq tani në kulmin e sezonit turistik. Të parët që ankohen janë pikërisht ata që hedhin lëkurët e shalqirit në shtëpinë apo në çadrën e fqinjit. Po për këtë cili na e ka fajin Berisha apo Rama, apo dreqi vetë? Ankohemi dhe bëjmë potere se kemi një administratë të korruptuar. Të parët që bëjnë potere janë pikërisht ata që, si me lezet i fusin një shuk me lekë gjyqtarit, mjekut, mësuesit duke i thënë në mënyrë të zgërlaqur prej Huria Hipi: Një gjë e vogël për mirësinë që na bëtë… Ankohemi se aksidentet rrugore po bëjnë kërdinë duke e kthyer Shqipërinë gati-gati në një vend të luftës shqiptaro-shqiptare. Zyrtarisht 176 të vdekur vetëm në muajt e fundit. Pikërisht ata që nuk hipin në makinë pa tre dopio raki, bash ata ankohen se nuk bëhet shtet. Bash ata nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë të presësh këmbësorin në vizat e bardha. Po për shoferët e dehur cili na e ka fajin, Berisha, Rama, apo vetë rakia?

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •