Anila Jole
2 nga shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM.
Operacioni për kapjen e tyre filloi në mëngjes dhe sipas disa informacioneve, 4 të dyshuar ishin identifikuar nga kamerat termike të policisë.
Pas identifikimit, vazhdoi një ndjekje intensive me helikopterë dhe qen policie. Gjatë mbrëmjes, policia shkëmbeu zjarr me personat e armatosur, dhe për pasojë 2 prej tyre mbetën të vrarë.
Operacioni vazhdon ende dhe informacionet nuk janë shumë të qarta lidhur me identitetin e viktimave, ndërkohë që në kërkim janë edhe persona të tjerë.
Sipas informacioneve, në mëngjes të arratisurit nga burgu ishin ndarë në 2 grupe dhe lëviznin në drejtime të ndryshme.
Në 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë. 8 të tjerë që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë dhe herë pas herë janë përleshur me armë me policinë.
Më 30 mars gjatë një përleshjeje u vra 25 vjecarja Katerina Zogali, e cila kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes, ndërsa më 17 qershor, të arratisurit vranë një polic 37 vjecar dhe carmatosën patrullën e policisë./ballkanweb
Krijoni Kontakt