Shefi i Krimeve të Policisë së Matit qëllohet me dy plumba gjatë operacionit për bllokimin e shitjes së armëve. Rëndë në spital.
Mat, Musa Skura qëllohet me dy plumba. Rëndë në Spitalin Ushtarak.
Mjekët: Plumbat në kraharor dhe në shtyllën kurrizore.
Ngjarja, pak orë pas festimit të 100-vjetorit. Operacioni, për të bllokuar shitjen e armëve.
Trafikantët e armëve plagosin shefin e Policisë gjatë operacionit të zhvilluar për kapjen e tyre. Vetëm pak orë pasi mbaroi festa për 100-vjetorin e krijimit të Policisë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Suç të rrethit të Matit.
Shefi i Krimeve në Komisariatin e Burrelit, Musa Skura, u qëllua me dy plumba në momentin kur po tentohej kapja në flagrancë e autorëve që po shisnin armët. Babai i tre fëmijëve mori një plumb në trup nga breshëria e lëshuar në drejtim të tij dhe kolegëve në operacion. Gjendja e shefit 50-vjeçar ka qenë kritike për shkak të humbjes së gjakut. Ai u transportua në mbrëmje në Spitalin Ushtarak, ndërsa për ngjarjen u arrestuan tre të rinj, banorë të zonës.
Burimi: Panorama
Krijoni Kontakt