Nė librin e tij tė famshėm ‘Ligji dhe opinioni publik’, A.V. Dicey arriti tė bėjė dallimin ndėrmjet trendit tė legjislacionit nga njėra anė dhe trendit tė opinionit publik nga ana tjetėr. Nė argumentin e tij, ai shprehet se Legjislacioni ka qenė dhe ėshtė i dominuar nga rrymat fondamentale tė opinioneve, pėrveē nė rastet e dėshtimeve tė konsiderueshme.

Njerėzit bėjnė ligje nė bazė tė filozofive qė ata asimilojnė nė moshat e rinisė. Kėshtu qė brenda njė periudhe njėzetvjeēare kėto filozofi edhe mund tė ndryshojnė apo fashiten nė periudha tė ndryshimit, nėn efektin e korenteve tė opinioneve si dhe tė alternimit tė rezultanteve nė politikat publike.

Disey ka pėrcaktuar se nga vitet 1870 e deri nė vitet 1890, si periudhė nė tė cilėn nė Angli u krye njė largim dhe shkėputje nga individualizmi (Liberalizmi Manchesterian) drejt njė kolektivizmi. Pėr mė tepėr, ai pėrcaktoi faktin qė legjislacioni ekonomik nuk ishte influencuar fuqishėm nga trendi i ri i opinionit publik deri nė fund tė shekulli 19 dhe fillimit tė shekullit tė ri.

Nė shumicėn e vendeve tė botės, legjislacioni vazhdon tė jetė i dominuar gjerėsisht nga trendi i opinionit drejt kolektivizmit, tė cilėn Dicey e pati dokumentuar rreth 40 vite mė parė. E vėrteta ėshtė se, gjatė kėsaj kohe janė bėrė shumė fushata zgjedhor nė tė cilat e djathta ka fituar epėrsi ndaj tė majtės dikur dominante, si nė Australi, Angli, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Europė. Megjithėse tanimė kemi njė trend politik tė orientuar djathtas dhe qė padyshim ėshtė nė progres, duhet qė legjislacioni kolektivist aktual tė modifikohet e tė ndryshohet duke u administruar nga njerėz tė tjerė mė tė pėrshtatshėm. Antarėt e partive konservatore, pak a shumė si ata tė krahut tė majtė, vazhdojnė tė jenė tė influencuar nga rrymat fondamentale tė opinionit.

Njerėzit mund tė devijojnė ose tė detyrohen tė shmangen nga bazat e vlerave sociale dhe besimet e tyre, por vetėm njė pjesė e vogėl arrijnė tė mbajnė njė filozofi ndryshe dhe tė mund tė rezistojnė ndaj ambientit qė i rrethon. Sipas standarteve tė individualizmit tė shekullit 19, ne sot, pak a shumė tė gjithė, nė njė shkallė apo tjetėr, jemi kolektivistė.

Nėpėrmjet disa incidenteve tė vogla, unė do tė pėrpiqem tė argumentoj qė trendi i djathtė politik, ėshtė padyshim njė antonim i kursit drejt kolektivizmit. Disa vite mė parė, unė rastisa tė jem nė Angli kur qeveria Laburiste propozoi njė taksė akcize mbi duhanin me synim shkurtimin e importit tė duhanit. Nė raportimin rreth kėtij vendimi, zėdhėnėsi i qeverisė u pėrpoq tė shpjegojė nevojėn pėr vendosjen e njė takse me qėllim pakėsimin e konsumit tė duhanit, duke e justifikuar atė me faktin se racionimi dhe menaxhimi direkt nga qeveria i kėtij produkti i kishte sjellė shumė vėshtirėsi administrative qeverisė.

Nė vend qė Konservatorėt tė pėrkrahnin qeverinė Laburiste pėr kėtė masė qė bazohej nė pėrdorimin e sistemit tė ēmimit, por jo tė kontrollit direkt tė produktit, ata shprehėn indinjatė dhe dėnuan kėtė masė tė qeverisė Laburiste. Tani sė fundi nė SHBA, Presidenti i kėrkoi Kongresit autorizimin e njė fuqie ekzekutive shtesė pėr tė pėrmbushur problemet qė kanė dalė pėr programin e ri-armatimit. Ai nuk kėrkoi pėr tė pasur fuqinė mbi kontrollin e ēmimeve dhe tė pagave. Ndėrkohė, Kongresi insistoi qė atij t’i jepen tė tilla fuqi gjithashtu. Ndėrkohė qė shumė Republikanė, po ashtu, insistuan qė ai t’i marrė kėto fuqi. Duke vazhduar tė flas akoma pėr vendin tim, Amerikėn, ku Republikanėt pretendojnė tė jenė mbėshtetės tė fuqishėm tė sipėrmarrjes sė lirė, ata nuk bėnė gjė tjetėr veēse i hapėn rrugė njė politike socialiste. Pėr mė tepėr, nė programet e tyre tė publikuara, ata favorizojnė tarifat mbrojtėse nė sferat agrare pėr ēmimet e produkteve bujqėsore, si dhe masa tė tjera proteksioniste qė mund tė quhen thjesht orientime kolektiviste nė kėtė fushė tė ekonomisė.

Argumenti im nuk ėshtė qė tė justifikoj se cila parti duhet apo jo tė fitojė. Ajo qė dua tė them ėshtė se anjėra prej tyre, nė programe, nuk tė ofron mundėsinė pėr tė programuar e synuar drejt njė kursi tė ri. Argumenti im nuk ėshtė gjithashtu qė ky kurs i ri do tė mund tė arrihet gradualisht nga dita nė ditė, apo nga qarkullimi i forcave apo elitave politike, sloganeve e tė platformave tė tyre. Argumenti im ėshtė ai i formėzimit tė njė rryme tė opinionit nė tė cilin ne mund tė arrijmė tė penetrojmė dhe tė projektojmė njė drejtim tė ri pėr tė ardhmen.

Ndėrkohė qė trendi i legjislacionit ėshtė akoma fortėsisht i orientuar drejt kolektivizmit, unė kam mendimin dhe ndjej qė kjo nuk vėrteton atė qė trendi i opinionit fondamental tė jetė i pėrcaktuar nga ai. Deri para pak vitesh, edhe brenda kufijve tė naivitetit dhe besimit tė qarqeve intelektuale, ishte e pėrhapur gjėrėsisht ideja qė shtetėzimi mund tė zėvėndėsojė prodhimin pėr tė rritur fitimet me anė tė prodhimit pėr pėrdorim. Pavarėsisht nga nėnkuptimi qė kėto grup- shprehjesh kanė, ideja e planifikimit tė centralizuar, e parė kjo si teori qė duhet tė zėvėndėsojė mungesėn e planifikimit dhe tė kaosit me njė koordinim efiēent, nuk sjell asgjė tjetėr pėrpos dhėnies sė shtetit mė shumė fuqi, nė vend tė zgjidhjes sė kėtij paradoksi tė supozuar tė varfėrisė apo tė interesave egoiste qė shfrytėzojnė masat punonjėse, pasi gjoja socializmi na favorizoka paqe dhe miqėsi ndėrkombėtare. Kjo nuk sjell asgjė tjetėr pėrveē thellimit dhe acarimit tė mėtejshėm tė tyre.

Po bėhet gjithnjė e mė e qartė qė Nacionalizimi (shtetėzimi) nuk mund tė zgjidhė problemet themelore ekononike; gjithashtu ėshtė bėrė e qartė se planifikimi i centralizuar i ekonomisė nuk sjell asgjė tjetėr pėrveē kaosit dhe rrėmujės. Pėr mė tepėr, planifikimi i centralizuar rrit akoma mė tej barrierat e ndėr-komunikimit tė lirė internacional, shumė mė tepėr se kapitalizmi i ēorganizuar ka bėrė ndonjėherė. Po aq i rėndėsishėm ėshtė dhe fakti qė rritja e fuqisė sė shtetit ka ēuar shoqėrinė nė atė pikė shumė tė rrezikshme, ku kontrolli i skajshėm i shtetit nė ekonomi ka rrezikuar lirinė individuale dhe tė drejta tė tjera tė lirisė njerėzore.

Nėse kėto gjykime dhe argumente janė korrekte, ne jetojmė tani nė njė moment tė cilin Dicey e quante (ndeshje e rrymave) tė opinionit publik nė maksimumin e tyre; periudhė kjo nė tė cilėn opinioni fondamental ėshtė bėrė konfuz, i vakėt dhe kaotik. Tė njėjtat botėkuptime, akoma vazhdojnė tė mbėshteten nga tė njėjtėt njerėz, por tanimė nuk kemi tė bėjmė me tė njėjtin stad tė pranimit pa arsyetuar tė kėtyre fondamenteve. Mungesa e dobėsuar e vullnetit pėr tė hequr dorė nga njė besim i mbajtur verbėrisht, po zėvendėson gradualisht fanatizmin absurd tė dikurshėm. Tashmė ėshtė arritur nė stadin ku pėrcaktimi i rrugės sė zhvillimit drejt njė rryme tė re tė opinionit pėr zėvėndėsimin e opinionit tė vjetėr, dhe ku po ravijėzohet njė filozofi e re e cila do tė udhėheqė me siguri ligjbėrėsit e gjeneratės sė ardhėshme, pavarėsisht nėse do tė influencojė apo jo kėte gjeneratė ku jemi.

Idetė kanė pak shanse pėr tė avancuar fuqishėm kundėr njė rryme tė fortė tė baticės, por kjo mundėsohet kur rryma pushon sė vėrshuari me forcė dhe akoma nuk ka filluar tė tėrhiqet. Kjo, mendoj unė, ėshtė koha e duhur pėr tė vepruar. Kėto mundėsi nuk shfaqen shpesh, por pėr ne tė cilėt besojnė nė liberalizmin duhet tė ndėrhyjmė pėr tė bėre diēka, qė tė paktėn zbatica tė largohet sa mė parė. Ne tashmė kemi njė doktrinė tė re pėr tė ofruar, e cila ėshtė e domosdoshme pėr t’u bėrė e njohur qartėsisht nga tė gjithė.

Difekti mė i madh i filozofisė kolektiviste, e cila ka dominuar civilizimin perėndimor, nuk ėshtė nė objektivat e saj kolektiviste sipas sė cilave qėllimi kryesor ishte tė bėhet gjithshka mirė, tė mbahet e tė zgjerohet liria dhe demokracia, dhe ku nė tė njėtėn kohė tė pėrmirėsohet mirėqenia materiale e masave punonjėse. Difekti real ėshtė nė aspektin e mendimeve dhe rrugėve pėr tė arritur atė. Dėshtimi nė tė kuptuarit e problemeve ekonomike pėr njė koordinim efiēent tė veprimtarisė tė qindra miliona njerėzve, ka ēuar drejt njė tendence pėr tė zhvlerėsuar sistemin e ēmimit dhe pėr ta zėvendėsuar atė me mendimin dhe veprimin sipas tė cilit ėshtė shumė mė mirė tė bėhet ēdo gjė sipas njė plani tė centralizuar. Shtuar kėsaj edhe faktin e njė mbivlerėsimi tė njė marrėveshjeje me gjoja objektiva tė detajuara afatgjata, gjė e cila ka ēuar drejt besimit qė gjithkush mund tė pėrfitojė duke pranuar njė marrėveshje mbi njė plan tė pėrcaktuar nė terma precize dhe i aftė pėr tė shmangur konflikte interesash, dhe pėr mė tepėr, tė zbatuara forcėrisht.

Mendimi kolektivist ka dėshtuar qė nė fillim, kur ai kėrkon tė arrijė diēka me rrugė fondamentalisht jo konsistente. Nė rrethana tė tilla, kur kjo fuqi e pėrdorur me synimin pėr tė bėrė tė mira, por me forma tė gabuara, do tė sillte padyshim dėme tė mėdha. Nga ana tjetėr, krijohen tė gjitha premisat qė, herėt a vonė, kjo fuqi do tė mund tė kalojė nė duart e atyre qė mund ta pėrdorin pėr qėllime tė errėta dhe djallėzore.

Besimi kolektivist, sipas tė cilit aftėsia dhe fuqia e shtetit pėr tė larguar ēdo tė keqe, pikėrisht ky, shpjegon nė vetvete thelbin e reagimit tė tij ndaj filozofisė individualiste tė shekullit 19. Kjo filozofi individualiste kishte pėrcaktuar pėr shtetin tė kryejė vetėm njė rol, atė tė mirėmbajtjes sė rregullit pėr tė gjithė dhe respektimin e detyrimeve kontraktuale midis njerėzve apo grupeve. Por edhe ajo, ishte njė filozofi e gabuar. Shteti dhe fuqia e tij sjellin vetėm dėme. Laissez-faire duhet tė jetė rregulli numėr njė.

Duke u mbėshtetur nė kėto pozita tė besimit kolektivist, nė tė cilin nėnvlerėsohet rreziku qė persona privatė mundet, nėpėrmjet marveshjeve dhe makinacioneve, tė uzurpojnė pushtetet dhe fuqinė e shtetit duke limituar e rrezikuar efektivisht lirinė e individėve tė tjerė. Gjithashtu, nė kėto kondita, sistemi dėshton nė aspektin e moskryerjes sė funksioneve tė sistemit tė ēmimit, si njė rregullator i destinuar pėr tė rregulluar tregjet.

Fryma e re duhet tė shmangė gabimet. Kjo duhet tė pėrqendrohet maksimalisht nė limitimin e fuqisė sė shtetit pėr tė ndėrhyrė nė detaje tė aktiviteteve tė individėve, njėkohėsisht, kjo duhet tė pėrcaktojė qartė disa funksione qė duhen bėrė me domosdo nga shteti.

Kjo doktrinė e re, qė shpesh quhet Neo-Liberalizėm, paraqet tashmė njė fenomen tė realizuar nė mėnyre simultante nė shumė vende tė botės, dhe veēanėrisht nė Amerikė, ajo ėshtė e pėrfaqėsuar dhe lidhur ngushtė aq fort me emrin e Henry Simons. Askush nuk mund tė deklarojė qė kjo doktrinė do tė triumfojė domosdoshmėrisht. Por, sipas meje, kjo ėshtė nė shumė aspekte, rruga e vetme dhe qė pėrshtatet nė mėnyrėn mė tė plotė nė boshllėkun e krijuar, tė cilin, sipas meje do tė jetė njė zhvillim i ri nė formimin e bindjeve e klasave intelektuale nė mbarė botėn.

Neo-Liberalizmi pranon njė pėrputhje me liberalizmin e shekullit 19, nė aspektin e pranimit tė elementit me rėndėsi fondamentale tė peshės sė individit. Por Neo-Liberalizmi do ta konsideronte teorinė Laissez-faire si mision tė pėrfunduar deri kėtu. Pra mbarimi i Laissez-faire shėnon fillimin e Rregullit Tė Kompeticionit (Competitive Order). Sipas sė cilės, duhet tė pėrdoret gara e ndershme midis prodhuesve pėr tė mbrojtur konsumatorin nga shfrytėzimi, garė midis punėdhėnėsve pėr mbrojtjen e punonjėsve dhe sė fundi garė midis konsumatorėve pėr tė mbrojtur sipėrmarrjet.

Shteti duhet tė vendosė rregulla e politika qė krijojnė dhe lejojnė kondita normale e tė favorshme tė garės duke parandaluar monopolizimin, ai duhet tė sigurojė njė sistem monetar tė qėndrushėm dhe funksional, si dhe tė lehtėsojė mjerimin akut dhe faktkeqėsitė qė ndodhin. Qytetarėt duhet tė jenė tė mbrojtur nga shteti nėpėrmjet njė tregu tė lirė privat, si dhe nė veprimet kundėr njėri tjetrit, duke siguruar atė nėpėrmjet njė garė tė ndershme.

Programi i detajuar qė pėrshkruan vėnien nė jetė tė tij, nuk mund tė paraqitet i plotė kėtu. Por mendoj se do tė ishte me interes tė zgjerohemi nė funksionet qė shteti duhet tė ushtrojė, pasi kėtu qėndron dallimi esencial i Neo-Liberalizmit nga tė dyja krahėt, si nga individualizmi i shekullit 19, po ashtu dhe nga kolektivizmi.

Shteti, sigurisht qė duhet tė kryejė funksionin e mirėmbajtjes dhe zbatimit tė ligjit dhe rregullit, si dhe angazhimin nė punėt publike, sipas varietetit klasik. Por pėrtej kėsaj, ky duhet kurdoherė tė sigurojė njė sistem brenda tė cilit gara duhet tė mbisundojė e tė lulėzojė, ligji i sistemit tė ēmimit tė operojė efektivisht.

Kjo kėrkon, padyshim dy objektiva kryesore: Sė pari, sigurimin e mundėsisė pėr tė ndėrtuar sipėrmarrje nė ēdo fushė tė veprimtarisė profesionale e prodhuese, sė dyti nė sigurimin e njė sistemi monetar tė qėndrueshėm.

Kondita e parė kėrkon shmangien e ndėrhyrjes sė shtetit me masa rregullatore tė cilat diktojnė dhe pengojnė qė njė biznes sipėrmarrės tė mund tė konkurojė lirisht nė tė gjitha kuptimet dhe duke arritur tė realizojė njė produkt mė tė mirė dhe me ēmim mė tė ulėt, por nga ana tjetėr, duke mos lejuar qė kombinacionet apo veprimet e sipėrmarrjeve tė pengojnė apo kufizojnė shkėmbimin normal nė treg. Eksprienca Amerikane, sipas mendimit tim, demonstron se aksionet e kryera brenda kėtyre linjave, bėjnė tė mundur krijimin e njė shkallė tė lartė tė konkurrencės, pa asnjė ndėrhyrje ekstensive nga shteti. Tashmė, me ligjin Anti-Trust Sherman, megjithė disa boshllėqe tė tij, ka shumė pak tė ngjarė qė tė mos kemi njė shkallė tė lartė tė kompeticionit mė tė mirė nė SHBA, krahasuar kjo me Europėn.

Dispozitat pėr stabilitetin monetar kėrkojnė njė reformim tė sistemit bankar dhe atij monetar nė pėrgjithėsi, duke eleminuar hedhjen nė treg tė parasė dhe duke verifikuar ndryshimet nė sasi nėpėrmjet disa masave qė promovojnė stabilitet. Dispozitat pėr stabilitetin monetar, veēanėrisht atij tė sigurimit tė parave tė pastra, nuk mund t’i lihet nė dorė kompeticionit. Ky funksion, ka qėnė gjithmonė i shtetit dhe do tė jetė njė funksion qė kryhet vetėm nga ai.

Ndodhemi tashmė pėrballė njė tė vėrtetė ironike dhe tragjike njėkohėsisht, faktit se planet e qeverisė kanė dėshtuar, ku sipas mendimit tim, kjo pėrfshin si inflacionin ekstrem ashtu edhe depresionin e thellė. Pėr kėtė situatė, qeveria pėrpiqet tė akuzojė sipėrmarrjen e lirė, me anė tė sė cilės ajo pėrpiqet tė motivojė nevojėn qė shteti tė ndėrhyrė edhe nė fusha tė tjera.

Sė fundi, shteti duhet tė ketė funksionin e lehtėsimit tė shkallės sė mjerimit dhe tė pasigurisė sė jetės sė njerėzve. Ndjenjat tona sentimentale kėrkojnė qė duhet tė ekzistojnė disa dispozita pėr ata qė llotaria e jetės u ka rezervuar vetėm mjerim e fatkeqėsi. Jeta e sotme ėshtė bėrė shumė e komplikuar dhe e paqėndrueshme, ndėrkohė qė ne jemi bėrė mė shumė sensitivė. Pra, nuk duhet tė lihen vetėm nė dorėn e organizatave bamirėse apo lokale kėto raste. Por njėkohėsisht, ėshtė e rėndėsishme qė kryerja e kėtij funksioni duhet tė bėhet nė formėn qė tė ndėrhyhet e influencohet minimalisht nė treg. Do tė jetė e justifikueshme qė tė financohen e ndihmohen njerėzit pėr shkak tė varfėrisė sė tyre, si ata fermerė tė fshatit apo dhe ata qė jetojnė me qira nė qytete, pavarėsisht nga mosha. Por, nuk duhet tė ketė financim pėr fermerėt nėn pretekstin se ata jetojnė atje nė fshat, por vetėm nėse janė vėrtet shumė tė varfėr. Nuk duhet lejuar e justifikuar ideja e pėrcaktimit tė njė shkalle limit tė varfėrisė, apo pėrcaktimi i kufirit tė njė page minimale, duke rritur artificialisht numrin e njerėzve pa tė ardhura. Nuk duhet lejuar gjithashtu, qė tė pėrcaktohen objektiva minimale pėr konsumin e mishit veē, apo tė bukės veē, e kėshtu me radhė.

Tė gjitha kėto, janė fuqi tė gjera dhe pėrgjegjėsi tė rėndėsishme qė ne, Neo-Liberalėt i japim shtetit. Por, pika mė e rėndėsishme qėndron nė faktin se tė gjitha kėto fuqi qė i jepen shtetit, janė tė limituara dhe tė kushtėzuara nė atė qė tė bėhen e tė ushtrohen nga rregulla e ligje njėsoj pėr tė gjithė. Kėto politika janė formuluar qė tė shteti tė veprojė sipas ligjit, por jo sipas urdhėrave administrativė. Nga ana tjetėr, duhet tė lejohen hapėsira pėr inisiativa individuale apo miliona njėsive ekonomike private. Kėto fuqi tė shtetit gjithashtu duhet tė lejojnė qė efiēienca e sistemit tė ēmimit tė veprojė e tė sundojė kurdoherė me aktivitete tė tilla e nė ēfarėdolloj njėsie ekonomike. Dhe mbi tė gjitha, lejimin vetėm tė strukturave tė biznesit privat, i cili do duhet tė operojė nė tė gjitha kėto raste duke siguruar njė ruajtje tė lirisė dhe tė pavarėsisė maksimale.

Edhe nėse unė kam tė drejtė nė ato qė them, qė trendi fondamental i opinionit drejt kolektivizmit ka kapėrcyer pikun e tij dhe po zbret poshtė, akoma jemi tė detyruar qė, pėr njė kohė relativisht tė gjatė, tė jetojmė me tė. Trendi i legjislacionit vazhdon akoma tė jetė nė atė drejtim ku fatkeqėsisht, kolektivizmi duket tė jetė akoma i vėshtirė pėr t’u kapėrcyer apo ndryshuar rrėnjėsisht drejt Laisse-Fair. Sigurisht, qė kjo gjė do tė vazhdojė tė minojė e tė pengojė thelbin e demokracisė politike. Pėr mė tepėr, ky trend, i cili mund tė jetė prezent nė ēdo eveniment, duket tė jetė akoma mė i pėrshpejtuar si pasojė e Luftės sė Ftohtė, pa futur kėtu mundėsitė pėr zhvillime tė frikėshme tė njė konfrontimi nė pėrmasa mė tė mėdha.

Nėqoftėse kėto pengesa do tė kapėrcehen, Neo-Liberalizmi do tė ofrojė tė gjitha mundėsitė pėr njė tė ardhme mė tė mirė, njė shpresė mė shumė qė korenti aktual i opinionit nė ndryshim do tė mbėshtesė dhe do tė inkurajojė njė lulėzim tė fuqishėm tė mirėqenies, duke u shndėrruar nė rrymė dominante e opinionin publik.

*Friedman ishte njė ekonomist i shquar Amerikan, themelues i asaj qė njihet si Shkolla e Chicago-s, Universitet ku ai dha leksione pėr mė shume se tri dekada. Fitoi ēmimin Nobel nė Shkencat Ekonomike dhe ėshtė renditur i dyti, pėr nga rėndėsia dhe popullariteti ndėrmjet ekonomistėve, pas John Maynard Keynes, tė shekullit 20.

Pėrktheu: Luan KOLA.

MAPO