Humbi Berisha, apo po funksionon sistemi?
Shkelqim Berisha
Une personalisht besoj dhe mendoj qe po funksionon sistemi, sistem i cili ne Shqiperi ka rreth 23 vjet qe po perpelitet . Ky sistem, qe ka si bashkethemelues Sali Berishen, i cili kreu dhe aktin e duhur ne kohen dhe vendin e duhur, akt i cili vetem ne kete lloj sistemi mund te vleresohet e dha sinjalin e tij te funksionimit normal. Ne qofte se do te ndjekim edhe fjalen e z. Riker ne Bruksel ne lidhje me zgjedhjet ne Shqiperi do te degjojme se jane zgjedhjet me te mira qe nga dalja nga sistemi Monist Diktatorial.
Berisha ne fjalen e rastit ne Seline e PD-se e sqaroi fare mire pse ky nuk mund te bente premtime te cilat z. Rama i beri gjate fushates. Normalisht nuk mund te behej premtim per nje sistem shendetesor falas, per zbutje te varferise , per zvogelim te efektit te krizes ekonomike e cila ne fakt ishte rajonale e cila asnjehere nuk u arrit te dilte tamam ne pah si nje krize e cila nuk kishte ardhur si pasoje e reformave te gabuara te ardhura nga kjo qeveri etj. Berisha e ka pranuar disa here qe ka korrupsion por qe do te luftohej cdo dite me cdo mjet, pasi ky sistem i ka edhe disa te meta te vogla. Por ky premtim tashme nuk ishte si ai i 2005 apo i 2007 etj. Tanime institucionet kryesore te cilat kane pergjegjesi per luften ndaj korrupsionit etj, ishin nen influencen e kesaj qeverie.
Konsumimi deri ne shterim i qeverise Berisha, nuk kishte ku te dergonte, por vetem ne daljen ne opozite dhe me numra jo te rehatshem per te bere edhe nje opozite te forte. Pa me te voglin dyshim kjo qeveri, si ne mandatin e pare ashtu edhe ne ate te dyte ka patur suksese te jashtezakonshme te cilat kane ndryshuar rrenjesisht jeten e shqiptareve. Nuk dua ketu qe te rreshtoj sukseset e kesaj qeverie, pasi mund te dal jashte teme, por dua te rreshtoj me poshte disa, ndoshta jo vendime qeverie por ndikime te kesaj qeverie. Sic mund ta shikojme per postet e meposhtme kane qene kandidate nga Kabineti Qeveritar po ashtu edhe nga Kryesia e Vogel e PD-se. Si p.sh: kandidate per President, kandidate per Guvernatore etj.
Zgjedhja e Presidentit (2 here)
Kemi dy here konsumim jo te vogel me seanca te tejzgjatura dhe heren e fundit me nje kercenim deri ne dergim te vendit ne zgjedhje te parakohshme ne qofte se nuk do te votohej per emrin e derguar ne Parlament. Ky kercenim ne nje fare mase ishte ndaj Grupit Parlamentar te PD-se. Te gjitheve ju kujtohet se si u zgjodh Presidenti Topi. Te gjithe i dhane te drejte ceshtjen e zgjedhjes se tij per arsye se ky i fundit do te ndihmonte ne reformimin e drejtesise, por ne fakt ky vetem kete nuk beri. Kjo nuk ndodhi dhe populli i dha edhe nje mandat tjeter qeverise. Ne fakt populli i besoi Berishes duke i dhene mandatin e dyte, por kete radhe ne koalicion tjeter, ate te Integrimit. Nderkohe koha kalonte me shpejtesi..
Zgjedhja e Kryetarit te Gjykates se Larte
Te gjithe e mbajme mend konsumin e qeverise per kandidatin per President i cili tani eshte kryetar i Gjykates se Larte
Zgjedhja e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise( 2 here).
Po keshtu kemi dy here konsumim per te vendosur nenkryetar te Keshillit te Larte te Drejtesise. I pari perfundoi me nje pune shume te dobet ne Reformimin e Drejtesise si dhe me krijimin e nje Partie ne fund te mandatit te tij.
Zgjedhja e Guvernatorit te Bankes se Shtetit
Po keshtu e ime se cfare reagimi pati nga opozita ne lidhje me emerimin e Guvernatorit dhe kush ishin kandidaturat si para ashtu edhe pas skenes.
Zgjedhja e Prokurorit te Pergjithshem (2 here)
Po keshtu zgjedhja e te dy prokuroreve nuk kaloi pa reagime te ndryshme. Ne fakt Prokurori, Llalla nuk mori as bekimin e Kryetares se Parlamentit. Tashme ishin bere me shume se dy perplasje edhe brenda kryesie se vogel te PD-se. Populli nderkohe eshte i lire dhe veshtron, pasi ky lloj sistemi i ka te gjitha sensoret e mundshem.
Zgjedhja e Drejtorit te Sherbimit Informativ te Shtetit.
Tanime, Berisha arriti te kete edhe Kryetarin e ketij sherbimi i cili eshte krucial ne luften ndaj korrupsionit. Ndoshta ky i fundit nuk kishte te gjithe kohen e mjaftueshme per te bere te mundur nje gje te tille, por fakti eshte qe ky ishte emeruar me propozimin e Kryeministrit dhe nuk mund te justifikohej me se nuk e kam.
Zgjedhja e Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit.
Edhe per zgjedhjen e Kryetarit te KLSH-se kishim nje konsumim te radhes te qeverise ndoshta jo si per te tjeret por prape ishte nje fare konsumi.
Zgjedhja e Inspektorit te Larte te Kontrollit te Pasurive (2 here)
Kjo zgjedhje kaloi pa ndonje buje te madhe, pasi ne fakt me sa duket populli ishte i tejngopur nga keto propozime. Opozita e beri te sajen por edhe kjo tani nuk e kishte me seriozisht.
Te gjitha emerimet e mesiperme mbajne firmen dhe vulen e Qeverise Berisha. Nuk mund te arsyetohet asgje me, nga premtimet e qeverise per luften ndaj korrupsionit, zbutjes se varferise, rritjes ekonomike ne masen qe u premtua , luftes ndaj krimit dhe mbajtjen e tij nen kontroll si dhe reformes ne drejtesi. Normalisht te gjitha keto agjenci apo institucione filluan dhe ne nje fare forme te funksionojne me mire se perpara, por koha ne te cilen keta u zgjodhen ishte shume afer dites se caktuar per zgjedhjet normale. Normalisht, Berisha nuk mund te justifikohej para elektoratit per shume nga keto cfare ne shkruam me siper pasi keto ishin te emeruar nga ndikimi i kesaj qeverie, kuptohet brenda Kushtetutes.
Pa dyshim qe sovrani ja dha disa here shansin qeverise Berisha, por koha ecen shpejt dhe sovrani me sa duket nuk kishte kohe me te priste. Megjithese vete Kryeministri, Berisha eci shume shpejt aq sa nga njehere flitej se populli nuk po e ndjek dot.
Tanime sovrani ka vepruar fort por per krahun tjeter duke i dhene shumice te forte ne Parlament, duke i dhene shansin kesaj maxhorance qe te qeverise e qete ne je fare menyre pa situate bllokuese ne Parlament. Kjo situate nuk eshte edhe aq e rehatshme per qeverine e ardhshme pasi i kane te gjitha mjetet dhe mundesite per ti mbajtur premtimet qe kane bere gjate fushates dhe ne rast te mosmbajtjes se ketyre premtimeve ndoshta nuk do te kene nje shans te dyte. Ky eshte sistemi i cili kemi 23 vjet qe po perpiqemi te ndertojme dhe besoj qe eshte duke funksionuar tanime.
* Drejtor Ekzekutiv i ISIS
Krijoni Kontakt