Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anėtarėsuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Masakra greke e panaritit 1914

    Besoj se shumica e pa emisionin OPINION ne tv Klan. Shpresoj qe se shpejti te hidhet edhe ne youtube edhe ta shikojne ata qe se kane pare pasi ishte teper e qarte . Por une po ju tregoj nje video tjeter:



    Besoj se nuk ka shume vend per fjale, greket kane bere masakra te llahtashme ne kete zone dhe nuk duhet heshtur. Une mendoj se duhet kerkuar falje pasi vitin tjeter eshte 100-vjetori i masakres.
    Mbeshtetini me greket tani !!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anėtarėsuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Pėr: Masakra greke e panaritit 1914

    Ndersa kjo eshte letra e Z. Gani Vila drejtuar :

    Drejtuar Kryetarit tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Akademikut Gudar Beqiraj. Pėr dijeni Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė, z.Sali Berisha. Unė qė po ju shkruaj nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, quhem Gani Vila. Jam Drejtor i Televizionit tė Shqiptareve tė Amerikės.

    Arsyet pėrse shqiptarėt nė kohėra dhe rrethana tė ndryshme janė larguar nga vendlindja tashmė dihen, por tė rrallė janė ata shqiptare nė emigracion qė e kanė harruar vendlindjen. Sivjet populli ynė feston ngjarjen mė tė madhe historike, 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Nė kėtė kuadėr, si bir i fshatit Panarit tė Korēės, mora iniciativėn pėr t'ju drejtuar kėtė letėr nėpėrmjet sė cilės ju kėrkoj qė e ashtuquajtura "Masakra e Panaritit", por qė nė fakt ka pėrmasat e genocidit tė vėrtetė, qė ėshtė kryer nė kėtė krahinė dhe nė zonat e tjera pėrreth nga shovinistėt grekė nė vitit 1914, tė zėrė vendin e duhur si pjesė e historisė sonė kombėtare.

    Qeveria greke e Venizelosit nė kuadėr tė realizimit tė ėndrrės sė Vorio-Epirit, krahas vrasjeve tė popullsisė shqiptare nė krahinėn e Kolonjės, Pėrmetit, Korēės etj, nėpėrmjet ushtrisė sė saj dhe tė andartėve grekė tė liruar nga burgu i Kretės, nga data 2 deri nė 10 Korrik tė vitit 1914, theri si bagėti, me thika, sėpata e hanxharė 375 gra, burra, pleq dhe fėmijė, dogji 150 shtėpi si dhe shkaktoi dėme tė tjera.

    Mizoria e kėtij gjenocidi tėrhoqi edhe vėmendjen e Fuqive tė Mėdha, saqė Lordi Lamington mė 28 Korrik 1914 i bėn thirrje Qeverisė sė Anglisė qė tė reagojė kundėr masakrave greke qė po kryhen nė Shqipėrinė e Jugut. Po kėtė ditė gazeta prestigjioze "Times" me artikullin e saj "Vendasit e fshatrave tė Shqipėrisė sė Jugut po shuhen nga grekėt" dėnon rėndė aktin barbar mesjetar tė tyre. Ndėrsa deklarimet e andartit grek V.K. qė ka qenė pjesėmarrės nė Masakrėn e Panaritit, janė tė llahtarshme. Ai ndėr tė tjera tregon "...njė nėnė mbante nė dorė njė fėmijė me kokė tė prerė dhe vazhdonte tė kėrkonte kokėn e djalit … Grave shtatzėna ua ēanim barkun dhe ua nxirrnim foshnjat tė gjalla… Ju prisnim duart, ju ndanim kokėn mė dysh dhe ju nxirrnim trutė… Disa gra u pėrdhunuan dhe pastaj i vramė…"

    Edit Durham kur shkruan pėr Masakren e Panaritit, ndėr tė tjera shton: "Grekėt edhe sikur tė bėjnė njė shekull pendesė s'kanė si t'i lajnė krimet e urryera tė atyre javėve…"

    Pėr Masakrėn e Panaritit nė atė kohė ėshtė folur e shkruar shumė, ka dokumentacione, fakte dhe dėshmi nga njerėz tė pranishėm. Por ėshtė i pa kuptueshėm qėndrimi indiferent i tė gjitha qeverive shqiptare dhe regjimeve tė kohės qė nga viti 1914 deri nė vitin 2012 tė cilat nuk kanė pėrmendur, nuk e kanė studiuar dhe analizuar fare seriozisht e zyrtarisht Masakrėn e Panaritit. Pėrkundrazi, kanė mbjellė dhe stimuluar ndaj saj farėn e harresės duke rėnė kokė e kėmbė pre e lojėrave tė shovinistėve grekė. Tė masakruarit vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite tė jenė pa varre, tė injoruar, pėrdhosur e ēuditėrisht tė fajėsuar e harruar.

    Heshtja ndaj kėtij gjenocidi tė paparė ngarkon me pėrgjegjėsi veēanėrisht qeveritė e mbretit Zog dhe regjimin diktatorial tė Enver Hoxhės pėr qėndrimin injorues, antinjerėzor dhe antikombėtar qė kanė mbajtur ndaj fatit tė 375 shtetasve shqiptarė tė masakruar nė vatrat e tyre nga ushtria greke e Venizelosit. Por dhe shteti demokratik i pas vitit 1990 deri tani ka heshtur dhe jo vetėm qė nuk ka bėrė asgjė pėr Masakrėn e Panaritit, por u ka lėnė fushė veprimi agjenturave greke nė Shqipėri.

    Ēdo shqiptar, kur tė mėsojė se nė fshatin Panarit tė Korēės nė korrik tė vitit 1914, ushtria greke ka kryer kėtė gjenocid duke masakruar nė shtėpitė e tyre 375 njerėz tė pafajshėm, do t'ju dhembė zemra, do tė ēuditen e do tė pyesin se pėrse nuk ėshtė folur mė parė pėr kėtė krim tė shėmtuar, pėrse tė masakruarit nuk janė respektuar, pėrse kjo masakėr ėshtė mbajtur "sekret" nė opinionin shqiptar dhe trajtohet pėrciptas nė tekstet e historisė sė Shqipėrisė, pėrse ėshtė minimizuar dhimbja dhe rėndėsia e saj nė jetėn politike e shoqėrore shqiptare.

    Pėrse e masakroi kėtė popull tė pafajshėm ushtria greke?
    Tė gjitha kėto shqetėsime, dhimbje e pyetje kėrkojnė pėrgjigje nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, nga historianėt dhe shteti shqiptar.

    Unė vlerėsoj shumė punėn tuaj shkencore si Akademi Shkencash, por nė ribotimin e Historisė sė Popullit Shqiptar, kapitulli 3-tė, kur flitet pėr masakrat dhe genocidin qė grekėt kanė kryer nė vitin 1914, akademikėt tuaj, nuk kanė hequr apo shtuar asnjė presje tė tekstit tė Historisė sė Vjetėr tė regjimit komunist, kur shkruhet pėr Masakrėn e Panaritit. Ndaj ky veprim mė indinjon pa mase dhe kėrkoj qė historia e Masakrės sė Panaritit t'i bėhet e ditur me intimitet gjithė popullit, pasi ėshtė masakra mė e madhe nė tėrė kohėrat e historisė sė shqiptarėve dhe nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Masakrės sė Panaritit t'i jepet vendi qė meriton nė Historinė e Popullit Shqiptar.

    Nė kėtė mėnyrė, historiografia dhe shteti shqiptar do tė korrigjojnė njė gabim tė madh historik e shoqėror dhe ne pasardhėsit e tyre do tė kemi mundėsi tė pėrulemi me respekt dhe tė vendosim lule nė vendin ku do tė caktohet memoriali nė kujtim tė tė masakruarve, me synim qė nė 100 vjetorin e genocidit (Masakrės sė Panaritit), nė korrik tė vitit 2014, pėrkujtimi tė bėhet nėn kujdesin e shtetit shqiptar.

    Skenari (sekret) i pėrgatitur nga shovinistėt grekė nė Athinė, gjenocid pėr pastrim etnik me legjendėn: "Ne masakrojmė, faturėn e krimit ta paguajnė shqiptarėt", e arriti qėllimin. Ata e realizuan, e maskuan duke i imponuar pėr 100 vjet harresėn shtetit shqiptar.

    Ka ardhur koha qė shtetit e popullit grek, ti themi publikisht se paraardhėsit e tyre, tė inkuadruar nė formacionet e ushtrisė sė Jorgji Zografit (ish-Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Greqisė), kanė kryer masakrėn e Panaritit tė cilėt megjithėse kanė kaluar 98 vjet, nuk kanė kėrkuar akoma tė paktėn falje. Ndaj do t'i demaskojmė nė organizmat ndėrkombėtarė dhe do t'i paditim para drejtėsisė nė Gjykatėn e Hagės pėr gjenocid.

    I nderuar kryetar ėshtė nė nderin tuaj, tė institucionit qė ju drejtoni si dhe tė Qeverisė Shqiptare qė tė merrni nė konsideratė kėtė kėrkesė, tė vlerėsoni genocidin grek nė mėnyrė qė "Masakra e Panaritit" tė zėrė vendin qė i takon nė Historinė e Popullit Shqiptar, qė pėrfundimisht 375 tė masakruarit tė kenė mė sė fundi njė memorial dhe njė ditė pėrkujtimore.


    Gani Vila

    Me respekt dhe konsideratė tė lartė, Michigan, SHBA, shtator 2012.
    *Drejtor i Televizionit
    tė Shqiptarėve tė Amerikės.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anėtarėsuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Pėr: Masakra greke e panaritit 1914


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anėtarėsuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Pėr: Masakra greke e panaritit 1914


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •