Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    9 Korrik 2013 | : Kuriozitete | Autor: Gazeta Shqip

    Çelësi i rinisë? Asnjë formulë sekrete. Bëni dashuri gjatë gjithë jetës dhe do të dukeni shumë më të rinj. Vitet nuk do t’ju duken dhe rrudhat do të jenë më të pakta



    Nëse ndiheni ende të dashuruar, por partneri juaj preferon më shumë të kthejë kurrizin në anën tjetër dhe të flejë, atëherë bëni mirë t’i përcillni këtë informacion.

    Dashuria dhe mosha duket se shkojnë së bashku, pasi nëse keni një jetë të rregullt seksuale, plakja është shumë larg jush. Nëse arrini të gjeni të mesmen e artë midis moshës, trupit dhe dashurisë, jeta juaj do të jetë shumë më e thjeshtë, por edhe shumë më e bukur dhe e gjallëruar.

    Seksi i ndihmon njerëzit të duken shumë më të rinj, thotë një ekspert.

    Studimi i dr. David Weeks tregon se meshkujt dhe femrat e moshuara, që kanë një jetë seksuale aktive duken rreth pesë ose shtatë vjet më të rinj sesa mosha e tyre aktuale.

    Disa kërkime të mëparshme britanike thonë se të bërit dashuri është një nga veprimet që përgjysmon shanset e një vdekjeje të hershme.

    Dr. Weeks, ish-kreu i psikologjisë së moshës madhore në Royal Edinburgh Hospital, shprehet se njerëzit e të gjitha moshave duhet të jenë të informuar për përfitimet e një jete të shëndetshme të kaluar me dashuri dhe përkushtim.

    Psikologu kaloi më se një dekadë duke anketuar mijëra meshkuj dhe femra të moshave të ndryshme. Ata që dukeshin më të rinj nga sa e kishin moshën, pohonin se kishin bërë dashuri mesatarisht 50 për qind më shumë në periudhën 40-50 vjeçare, saktësisht rreth 3 herë në javë.

    Dr. Weeks thotë se kënaqësia që rrjedh prej seksit është faktori kryesor që ndihmon në ruajtjen e rinisë. Biologjia luan gjithashtu një rol, duke çliruar gjatë seksit endorfinë, lëndën kimike që e bën trupin të ndihet mirë.

    Kjo lëndë vepron si një “morfinë” natyrale, që largon shqetësimin dhe e bën trupin të ndihet më i qetë dhe të flejë më lirshëm. Gjithashtu endorfina nxit qarkullimin e gjakut, që është shumë mirë për zemrën dhe i jep lëkurës shkëlqim.

    Hormonet e rritjes te njerëzit çlirohen gjatë seksit dhe mund të ndihmojnë lëkurën të ruajë elasticitetin dhe të rrudhet më pak.

    Seksi ndihmon në djegien e yndyrave dhe çliron substanca që forcojnë sistemin imunitar, ndërkohë që lehtësimi i stresit mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit.

    Dr. Weeks shprehet në një konferencë për të pasionuarit pas psikologjisë në Britani, se ai ka zbuluar që tipat e njerëzve të ashtuquajtur “Piter Pan”, priren të martohen me femra më të reja, me shumë gjasa për shkak se pamja e përgënjeshtron moshën e tyre.

    Shkencëtari, ndonëse 59-vjeçar, por me një pamje rinore tha: “Mesazhi im është se të bërit dashuri është një gjë e mirë”.

    Ai deklaroi se dhurata më e mirë që mund t’i bëjë ndokush vetes është të qëndrojë seksualisht dhe fizikisht aktiv gjatë gjithë jetës, përfshirë këtu edhe moshat e mëdha.

    “Stereotipi se kur një i moshuar del në pension, jeta e tij seksuale ka marrë fund, është një ide shumë e gabuar dhe aspak e vërtetë”, thotë dr. Weeks.

    Kënaqësia seksuale është një faktor i rëndësishëm në cilësinë e jetës, duke qenë po aq e rëndësishme sa angazhimi fetar, shpirtëror dhe moral.

    Njerëzit duhet të nxisin sjellje pozitive kundrejt trupave të tyre dhe plotësimit të nevojave që ata kanë, në çfarëdolloj moshe, pa iu trembur aspak plakjes.

    Seksualiteti nuk është një ekskluzivitet i rinisë dhe nuk duhet aspak të jetë. Njerëzit nuk kanë përse e ndalojnë veten përpara dëshirave seksuale, sidomos nëse kanë një bashkëshort/e në krahë që mund t’ju plotësojë këto dëshira.

    Por kjo nuk do të thotë që dikush, i cili e ka shpërfillur seksin që prej moshës së mesme, të kërkojë të jetë po aq aktiv në një moshë më të vonë.

    Shkencëtari këshillon që njerëzit të ruajnë një trajtë të vazhdueshme jete seksuale, pasi vetëm kështu do të jetë më e lehtë për çdo fizik të jetë i gatshëm për përmbushjen e standardeve që kërkon seksi.

    Sikurse të gjitha gjërat e bukura në këtë jetë, edhe rinia nuk e ka një çmim monetar, por shpirtëror dhe shumë të lehtë për t’u paguar. Shijojeni trupin tuaj në çdo moshë, duke lënë mënjanë stereotipat e krijuar në periudhat e prapambetura kulturore.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...i-rregullisht/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    ,,,Edhe Shejtanet bejne dashuri!!,,,por shejtani si tani edhe mbas 7-viteve mbetet SHEJTAN!!...ajo qka na dallon prej SHEJTANVE eshte se Shejtanet nuk kane NDJENJA!!,,,
    VENI,VIDI,VICI

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288

    Për: Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    ,,,Edhe Shejtanet bejne dashuri!!,,,por shejtani si tani edhe mbas 7-viteve mbetet SHEJTAN!!...ajo qka na dallon prej SHEJTANVE eshte se Shejtanet nuk kane NDJENJA!!,,,
    mos ke daSHT me than HAJVANI se jo shejtani ,se tybe as ti as un kurr ski pa as ski me pa shejtan tu ba dashni

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    yyyyyp xhixhi...


    moret vesh apo jo?!

    Sheks non stop....

    mbusheni shtepine me cullishte...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    ,,,Edhe Shejtanet bejne dashuri!!,,,por shejtani si tani edhe mbas 7-viteve mbetet SHEJTAN!!...ajo qka na dallon prej SHEJTANVE eshte se Shejtanet nuk kane NDJENJA!!,,,
    Fehmi,

    sipas teje, sheksi esht gje e mir apo e keqe?


    ( )
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    Si o puna, nese bo njeri sheks tri here ne dite?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    Gjella me kripe e kripa me karar, snero se konsumohesh para kohe pastaj.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Gjella me kripe e kripa me karar, snero se konsumohesh para kohe pastaj.

    Gjerat e mira s'te konsumojne, perkundrazi, te rinojn, te mbajn ne form, te zbukurojn...

    Mos u bej me nikoqire sec duhet, se ka per t'met merak...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    Snero,

    Boj sex, sa te kthesh 18 vjet,...lol

    Se me kto ritme, I bie te kalosh moshen e pubertetit, dhe ska as sex mo,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Vëzhgimi: Pamje 7 vjet më të re, nëse bëni dashuri rregullisht

    Ca quhet rregullisht ? Pertoj me e lexu gjithe ate carcaf. Xhuxhu ma thuaj me 2 fjale pls
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •