Transparency International Albania i bėn apel qeverisė qė tė sigurojnė pavarėsinė e intitucioneve kryesore nė vend dhe te luftoje korrupsionin.
Sipas sondazhit me te fundit Barometri Global i Korrupsionit, pjese e te cilit jane 114 mije persona nga 107 vende, mes tyre edhe Shqiperise, vendi yne vazhdon te jete problematik per nivelin e korrupsionit.
Sondazhi konstaton se korrupsioni ne Shqiperi eshte i larte, konkretisht kete e mendojne 83% e tė anketuarve.
Vleresim negativ kane marre sistemi i drejtėsisė dhe ai i shėndetėsisė, me 4.3, ne nje veresim qe nis nga 1-5. Vlerėsimi me notėn 5 do tė thotė se vendi eshte jashtėzakonisht i korruptuar.
Vlerėsime negative janė dhėnė edhe pėr sistemin arsimor, partitė politike, policinė apo dhe shėrbimin civil.
Partitė politike shihen si institucioni mė i korruptuar nė Shqipėri, pasi 58 % e tė anketuarve mendojnė se veprimet e qeverisė nė luftėn ndaj korrupsionit kanė qenė jo efektive- thuhet ne sondazh.
Sipas tij, vetėm 51% e shqiptarėve priren tė denoncojnė njė rast korruptiv, nderkohe qe pjesa tjeter jo./panorama
Krijoni Kontakt