Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Basha: Anëtarët e PD-së, do përzgjedhin kandidatët për drejtues të partisë, pushtetit

    Basha: Anëtarët e PD-së, do përzgjedhin kandidatët për drejtues të partisë, pushtetit vendor dhe deputetëve

    TIRANE- Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha ka prezantuar platformën e tij, për drejtimin e Partisë Demokratike para anëtarëve të kësaj partie, në njësitë bashkiake 8, 9 dhe 10, në kryeqytet. Zoti Basha ka theksuar në këtë takim, vizionin e tij të drejtimit të PD, anëtari i kësaj partie do të jetë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. Zëri i anëtarit, - theksoi zoti Basha, do të dëgjohet në përzgjedhjen e kandidaturave drejtuese e kandidatëve për deputetë, drejtuesve vendorë etj.

    “Çdo anëtar i Partisë Demokratike, që këtej e tutje duhet dhe do të ketë vendin, për të thënë fjalën e tij, nga veprimet taktike në terren deri tek përzgjedhja e kandidaturave drejtuese, deri tek përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Për mua, është hapi i parë drejt fillimit të ri. Ju garantoj se me përkushtimin tim dhe përkushtimin tuaj, do ta nxjerrim përsëri në opozitë kryesocialistin dhe do i rikthejmë pushtetin PD” – u shpreh z. Basha.

    Zoti Basha ka theksuar se demokratët, nën drejtimin e tij do u rikthejnë shpejt shqiptarëve mazhorancën morale, pasi mazhoranca e re dëshmoi se është kundër interesit të qytetarëve dhe është vetëm mazhorancë pazaresh.

    “Përballemi sot me një mazhorancë që është standardi më i ulët i së kaluarës 22 vjeçare. Ata janë Shqipëria e dredhive dhe e pazareve. Ata janë Shqipëria e mashtrimit dhe e tjetërsimit, një mazhorancë me sy të babëzitur drejt pasurive publike të shqiptarëve. PD duhet të jetë gati t’i përgjigjet, si mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen”, shtoi Basha.

    Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se në themel të fillimit të ri qëndron evidentimi i plotë i kontributeve të anëtarëve të PD dhe vlerësimin e përhershëm të këtij kontributi.

    “Analiza duhet dhe do të fillojë me evidentimin e plotë të kontributit të anëtarësisë së PD ndër vite. Nuk ka dhe nuk mund të ketë një fillim të ri, pa bërë të mundur që gjithçka që anëtarët e PD japin dhe kanë dhënë ndër vite, të evidentohet dhe të kthehet në një kapital të çmuar politik për forcën tonë politike dhe jo të harrohet në krye të çdo fitoreje”, theksoi Basha.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Basha: Anëtarët e PD-së, do përzgjedhin kandidatët për drejtues të partisë, push

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Basha: Anëtarët e PD-së, do përzgjedhin kandidatët për drejtues të partisë, pushtetit vendor dhe deputetëve

    ...
    Përballemi sot me një mazhorancë që është standardi më i ulët i së kaluarës 22 vjeçare. Ata janë Shqipëria e dredhive dhe e pazareve. Ata janë Shqipëria e mashtrimit dhe e tjetërsimit, një mazhorancë me sy të babëzitur drejt pasurive publike të shqiptarëve. PD duhet të jetë gati t’i përgjigjet, si mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen”, shtoi Basha.
    ...

    (BalkanWeb)
    Ideiotizem i pashembullt...

    Kryetari i caktuar i partise, e cila para pak ditesh ka humbur zgjedhjet dhe eshte ndeshkuar nga shumica ne formen me te qarte, deklaron publikisht se ai dhe partia e tij na qenkan "mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë".

    "Mazhoranca morale", nese ka nje te tille, atehere ajo do te ishte p.sh. PS nga viti 2009-2013, pasi qe socialistet de facto kane qene mazhorance. "Mazhorance morale" do te mund te vetequhej edhe nje parti, e cila do ti kishte humbur zgjedhjet me nje diference minimale dhe pushtetin per shkak te vendimeve te partive te vogla etj., por jo nje parti qe sapo u ndeshkua ne menyre te vrazhde nga votuesi dhe ende nuk eshte as ne prag te rehabilitimit.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Basha: Anëtarët e PD-së, do përzgjedhin kandidatët për drejtues të partisë, push

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Nuk do te beje keq qe te pyesje para se te etiketoje dicka qe nuk e kupton idiotizem.

    "Mazhoranca morale" nuk eshte e njejta gje me "mazhorance qeverisese" qe ti ngaterron me siper. Mazhorancen qeverisese e dikton rezultati i zgjedhjeve. Mazhorancen morale nuk e diktojne zgjedhjet por e diktojne dy faktore: a) qeverisja e nje force politike ne pushte, pra si e perdori ajo pushtetin dhe a arriti te fitoje besimin e qytetareve me politikat e saja b) morali i njerezve qe drejtojne nje parti politike. Kjo e dyta eshte nje menyre fine per te thene qe PD ka pasur dhe ka ne drejtimin e saj intelektuale te nderuar qe kane patur profesione para se te hynin ne politike, nje kontrast i thelle ky me kupolen socialiste ku arsimi me i larte qe kane bere shumica eshte shkolla e mesme ose "Shkolla e Partise"!

    Dhe gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe "mazhoranca morale" do te thote se pavaresisht se shqiptaret ndeshkuan me vote partine ne pushtet ne 8 vitet e fundit, kjo ka punuar per vendin dhe shqiptaret dhe po le pas vepra te medha ne infrastrukture dhe arritje te medha politike e historike ne keto 8 vjet qe shqiptaret do ti gezone ne dekadat ne vazhdim. Cdo shqiptar ka te drejte qe te mos jete dakord me keto politika te demokrateve dhe mund te mos kete votuar per ta ne keto zgjedhje, por kjo nuk ia ul vlerat aspak arritjeve ne qeverisjen e demokrateve.

    Qytetaret e lire ndeshkojne dhe votebesojne partite politike cdo 4 vjet dhe asnjehere ne demokraci fitorja apo humbja nuk eshte e perjetshme. Nje nga gabimet e Berishes ne zgjedhjet e fundit qe Basha po e korrigjon me lart eshte se Berisha nuk kandidoi ne listat zgjedhore kandidatet qe zgjodhen strukturat e partise ne rrethe, por ato qe zgjodhi vete ai. Kjo nuk eshte nje praktike demokratike apo e PD-se, por nje praktike komuniste dhe socialiste qe PS ka mbajtur ne cdo zgjedhje. Basha po thote qe tani e tutje, ne cdo gare elektorale qe do te mbahet ne vend, si ne rang lokal edhe ne rang qendror, anetaret e thjeshte te PD-se ne rrethe do te perzgjedhin kandidatet e tyre dhe drejtuesit e ketyre strukturave. Dhe kjo eshte nje gje shume pozitive.

    Albo

  4. #4

    Pershkrimi nga ti i "mazhorances morale" ne rastin konkret eshte i gabuar dhe i pabazuar...

    "Mazhorance morale" ne parim mund te vetequhet kushdo. "Mazhorance morale" eshte ne radhe te pare term i luftes propaganduese te partive dhe ideologjive ekstremiste, fundamentaliste dhe (me rralle) edhe e atyre konzervatore. Prandaj, fakti qe ti, Basha apo kushdo mund ta arsyetoje disi perdorimin e ketij termi, nuk ndryshon asgje ne realitet. Realitet eshte se kane kaluar vetem pak dite nga ndeshkimi i PD-se nga votuesi (qytetari) shqipetar dhe ky ndeshkim patjeter mundet dhe duhet te perkthehet edhe si humbje e te drejtes per te perfaqesuar "mazhorancen morale" -nese dicka e tille eshte fare e objektivueshme.

    Nese Basha kete term do ta kishte perdorur 1, 2 apo 3 vite pas qeverisjes se PS-se apo Rames, atehere, varesisht nga rrethanat, do te ishte dicka plotesisht e kuptueshme dhe normale. Por tani, kur s'ka kaluar as nje muaj qe nga humbja dramatike e votes se popullit, pa kaluar as fazen fillestare te rehabilitimit, eshte se paku tallje qesharake me publikun, nese jo idiotizem. Sepse idiotitzem do te ishte vetem nese Basha vertete do te besonte ne ate qe e ka thene.

    Mendimet dhe prioritetet e "mazhorances morale" vertete mund te perputhen me disa apo shume mendime dhe prioritete te partive dhe ideologjive te caktuara. Por kjo nuk eshte arsye per te pohuar se partia X apo Y eshte perfaqesuese e "mazhorances morale." Sidomos partia qe sapo ka humbur qartazi voten e lire te popullit nuk ka asnje baze per ta quajtur veten perfaqesuese te "mazhorances morale."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 09-07-2013 më 13:05

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Basha: Anëtarët e PD-së, do përzgjedhin kandidatët për drejtues të partisë, push

    Basha: Zyrë në çdo degë për të mbrojtur çdo abuzim me punonjësit e administratës

    Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar se nuk do të lejojë pushime massive nga puna. AI ka prezantuar platformën e tij para demokratëve të Peshkopisë, Burrelit dhe Bulqizës. Basha deklaroi se Partia Demokratike do të hapë zyra në çdo degë të saj, për të mbrojtur ligjërisht çdo abuzim me punonjësit e administratës. “Ne jemi Shqipëria e ëndrrave evropiane dhe në çdo hap tonin, e faktuam këtë. Ata janë Shqipëria e pazareve, trillimeve, e mashtrimeve, vetëgjykojnë në masë administratën, kërcënojnë me pushime masive dhe hapin konkurse on-line, për të punësuar militantët e tyre. Ky është mentalitet neo-bllokmeni dhe ne do t’i gjendemi përballë që në orën e parë”, theksoi Basha. Ai i ka konsideruar të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesit të PD në KQZ, Njazi Kosovrasti.
    “Këta njerëz që njohin vetëm gjuhën e krimit dhe praktikat e krimit duhet të dinë sot se nuk na kanë trembur në kohën tonë më të vështirë, nuk na trembin as sot. Ndaj u bëj thirrje t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë nga kërcënimet ndaj përfaqësuesve tanë ose do të përballen me fuqinë e reagimit të çdo mendjeje dhe zemre demokrate”, tha Basha.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •