Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të heqë një mandat për të majtën në qarkun e Lezhës, pasi ka konstatuar manipulime me shifrat e rezultateve.
Siç raporton Panorama, në raportin e KQZ-së thuhet: “Nga verifikimet rezultoi se për 10 qendrat e votimit janë dorëzuar në KQZ fotokopje të tabelave të rezultatit të qendrave të votimit, të cilat kanë vulën e KZAZ-së. KZAZ apo grupi i numërimit, pasi ka plotësuar tabelat origjinale sipas modelit të letrës së miratuar nga KQZ, kanë bërë fshirje të rezultatit për disa subjekte zgjedhore dhe ndryshim të rezultatit për disa subjekte të tjera zgjedhore, kanë fotokopjuar këtë tabelë dhe e kanë dorëzuar në KQZ.
Në tabelën e fotokopjuar të QV-ve të sipërpërmendura, duket qartë se ka korrigjime duke fshirë të dhënat për rezultatin e disa subjekteve zgjedhore, duke i ndryshuar rezultatet për disa subjekte të tjera zgjedhore”, thuhet në relacionin e KQZ.
Në këtë mënyrë PS do ketë një mandat më pak, që do i hiqet Arben Ndokës dhe do i shkojë demokratit Vasil Bicajn.
PS mbetet me dy mandate, Mimi Kodheli dhe Armando Prenga. LSI ka një mandat me Monika Kryemadhin. PD shkon në katër mandate me Aldo Bumçin, Gjovalin Kadelin, Albina Dedajn dhe Vasil Bicajn
Krijoni Kontakt