Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    Thellohet falsifikimi në Lezhë, PS ka marrë vota edhe nga LSI

    Fejzi Braushi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur dje “kutinë e Pandorës” së zgjedhjeve të 23 qershorit. Me kërkesë të Partisë Demokratike, KQZ ka hapur 10 kutitë e votimit të ZAZ-së 13 që i përkasin qarkut të Lezhës, të cilat u bënë objekt debati mes forcave kryesore edhe një javë më parë, pasi për to nuk kishte tabelë origjinale të rezultateve, por vetëm fotokopje të korigjuara të tyre, ku ishin falsifikuar shifrat në favor të Partisë Socialiste. Por ajo që u konstatua dje nga hapja e këtyre kutive ishte fakti, se ato ishin manipuluar dy herë gjithmonë në favor të Partisë Socialiste. Pra, ndërsa një javë më parë u konstatua falsifikimi i tabelave të rezultateve nga KZAZ-ja përkatëse, dje nëpërmjet hapjes dhe rinumërimit të fletëve të votimit u konstatua një shkelje edhe më e madhe, e bërë kësaj herë nga komisioni i grupit të numërimit. Pra rinumërimi i djeshëm i këtyre dhjetë kutive nxorri rezultate që nuk përkonin jo vetëm me fotokopjet e tabelave të rezultateve të sjella nga KZAZ apo as edhe me rezultatet që ka përfshirë KQZ në sistemin e saj elektronik dhe mbi bazën e të cilit ajo miratojë tabelën përmbledhëse të rezultatit për gjithë qarkun Lezhë. Gati në mënyrë konstante për këto 10 qëndra votimi ka rezultuar se grupet e numërimit kanë shënuar në tabelën e rezultatit të secilës prej tyre më shumë vota sesa subjektet zgjedhore, dhe në mënyrë të veçantë subjekti I Partisë Socialiste, kishin marrë. Kështu me përjashtim vetëm të dy kutive, ato me numër 0763 dhe 0765 ku është vënë re fenomeni ku dy forcat e mëdha I kanë dhënë vetes së tyre më shumë vota sesa ato kishin në kuti, në të gjitha rastet e tjera, ajo që ka përfituar në mënyrë të pamerituar vota ka qënë Partia Socialiste. Kjo forcë politike ka mundur të grabisë votat jo vetëm të partive kundërshtare por edhe të atyre aleate, duke I çuar të gjitha votat në kolonën e saj. Madje hapja e djeshme e kutive të votimi nxorri në shesh dhe një grabitje tjetër që PS ishte munduar ta evitonte në të dhënat që I ishin përcjellë KQZ-së në sistemin e saj elektronik ashtu edhe në të dhënat që jepnin tabelat e fotokopjuara të rezultateve të këtyre 10 qëndrave. Bëhet fjalë për grabitjen e votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim që në grupin e numërimit. në shumicën e kutive kjo forcë politike, ka rezultuar të ketë patur shumë më shumë vota sesa asaj I shin shënuar në tabelën e grupit të numërimit, apo edhe në suistemin elektronik të KQZ-së. Kështu rastet më të rënda të grabitjes së votave të LSI-së nga PS rezultuan ato të kutive 0770 ku LSI nga 63 vota që kishte në kuti I ishin shënuar vetëm 28, apo edhe rasti I kutisë 0764 ku kësaj force nga 30 vota në kuti i ishin shënuar në tabelën e rezultateve vetëm 1 votë. Ndërkohë që për të kuptuar më mirë mekanizmin e manipulimit të rezultatit nga PS shërben kutia 0770, ku kësaj force nga 22 vota që kishte në kuti, grupi I numërimit në tabelën e tij I ishin shënuar 114. Ndërkohë që të pakënaqur as me këtë rritje fictive të votave, socialistët duket se kanë ndërhyrë sërisht dhe kanë korigjuar tabelën e rezultatit duke shënuar në mënyrë përfundimtare 126 vota për të në këtë qëndër votimi. Natyrisht edhe në këtë qëndër votimi PS një pjesë të votave ja ka marrë edhe LSI-së. Procesi I djeshëm I hapjes së kutive ka vërtetuar në anën tjetër se jo vetëm anëtarët e KZAZ-së të të dyja krahëve kanë fallsifikuar tabelat e rezultateve, por edhe anëtarët e grupeve të numërimit të të dyja krahëve kanë bashkëpunuar për të favorizuar PS-në dhe duke I dhënë vota që ajo nuk i kishte. Tashmë me këto rezultate e djathta ka thelluar diferencën e votave me të majtën në këtë qark, duke bërë që PD të blindojë me më shumë se 700 vota mandatin e saj të katërt në këtë qark. Gjithësesi që këto të dhëna të përfshihen në tabelën përmbledhëse të rezultatit do duhet dhe disa ditë, pasi KQZ me 4 anëtarë nuk ka mundësi që të bëj ndryshimin e kësaj tabele. Ndaj I mbetet Kolegjit Zgjedhor tashmë që të marrë parasysh rinumërimin e këtyre 10 kutive dhe të reflektojë rezultatet e dala në tabelën përmbledhëse të këtij qarku.

    KZAZ nr. 13

    Sipas sistemit Sipas KZAZ Sipas kutisë

    QV 0705/1

    LSI 26 vota 26 vota 26 vota

    PS 70 71 69

    PD 55 55 55

    QV 0708

    LSI 16 vota 16 vota 16 vota

    PS 89 189 89

    PD 46 0 46

    PBKD 2 0 2

    PLL 2 0 2

    PBK 1 0 1

    BLD 53 0 53

    QV 0708/1

    PPKD 1 votë 0 vota 1 votë

    PMDL 1 0 1

    PBDNJ 2 0 2

    PSV91 1 0 1

    LSI 22 22 22

    PSSH 1 0 1

    PS 89 189 89

    PSD 4 0 4

    PD 81 44 81

    PR 5 0 5

    PBKD 3 0 3

    PDK 2 0 2

    BLD 35 0 35

    AK 2 0 2

    FRD 1 0 1

    QV 0725

    LSI 43 vota 43 vota 43 vota

    PS 139 239 139

    PD 137 37 143

    PR 4 9 4

    PDK 73 77 73

    QV 0762

    PBDNJ 9 vota 2 vota 9 vota

    LSI 6 6 6

    PS 39 58 39

    PSD 2 0 2

    PD 36 36 36

    PR 2 0 2

    BLD 5 0 5

    QV 0763

    LSI 48 vota 48 vota 55 vota

    PS 83 125 63

    PD 125 83 123

    QV 0764

    PBDNJ 0 votë 0 votë 1 votë

    LSI 1 1 30

    PS 149 149 31

    PSD 0 0 6

    PD 5 5 34

    PR 1 1 44

    QV 0765

    LSI 6 vota 6 vota 24 vota

    PS 67 76 39

    PD 48 48 36

    PR 19 19 26

    BLD 1 0 5

    PDK 8 0 4

    QV 0769

    LSI 41 vota 41 vota 48 vota

    PS 121 127 84

    PD 94 94 95

    PR 13 13 13

    PDIU 1 0 0

    PLL 2 0 0

    PBK 5 0 0

    QV 0770

    LSI 28 vota 28 vota 63 vota

    PS 114 126 22

    PD 28 28 75

    PDK 12 0 0


    MAPO

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    PS ka vjedhur vota me numerues, ka vjedhur vota edhe me komisioneret.

    Partia socialiste, parti qe di te vjedhi votat e shqiptareve pa dallime politike, qofshin keta demokrate apo te majte e aleate te saj!

    Albo

  3. #13

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    Cne u hapen kutite kesaj rradhe?

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    u hapen, se tha arvizuja

    se ishin zgjedhjet me te rregullta dhe te ndercme te bera ndonjihere ne shqiperi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: KQZ: Ka pasur manipulime në Lezhë nga komisioneret e majtë

    Berisha: Rama pushtet me vota të vjedhura, bashkë me bosët e drogës

    TIRANË- Kryeministri në ikje, Sali Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se ka vjedhur dhe falsifikuar tabelat në Qarkun e Lezhës.

    Në një postim në ‘Facebook”, teksa KQZ pritet të marrë një vendim për këtë qark, Berisha ka reaguar lidhur me hapjen e 10 kutive në qarkun Lezhë.

    “Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me fallsifikim tabelash dhe mashtrim në numerim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe!”, shkruan Berisha.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD, pas administrimit dje të 16 kutive të qarkut Lezhë. Vendimi i KQZ-së i 10 korrikut ndryshoi raportin e mandateve mes koalicioneve, 4 me 3, në favor të koalicionit të djathtë.

    (e.m/BalkanWeb)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •