-
FMN, kontroll bankave shqiptare
FMN, kontroll bankave, si do tė bėhet vlerėsimi
Pėr herė tė parė pas 8 vitesh nė sitė sistemi, legjislacioni dhe stres-teste. Ja ēfarė do tė vlerėsojė misioni nė raportin e tij pėr Shqipėrinė.
Sektori bankar shqiptar do tė kalojė provimin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, i cili, nė bazė tė standardeve mė tė fundit, do tė bėjė vlerėsimin e tij pėr herė tė parė pas 8 vitesh. Pas njė vizite treditore nė vendin tonė, pėrfaqėsuesit e misionit tė FMN-sė pėrfunduan takimet dje pėr tu kthyer sėrish nė tetor-nėntor, pėr tė bėrė edhe vlerėsimin e sektorit financiar. Misioni i FMN-sė ishte i pranishėm nė Shqipėri pas njė kėrkese tė drejtuar nga qeveria dhe guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė pėr njė Program Vlerėsimi tė Sektorit Financiar (FSAP).
TAKIMET
Nė vizitėn e tyre nė Shqipėri, pėrfaqėsues tė FMN-sė, pėrveē ministrit tė Financave Ridvan Bode, guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani dhe pėrfaqėsues tė PS, takuan edhe pėrfaqėsues tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare. Sipas njė njoftimi tė AMF, gjatė takimit u bė njė prezantim nga ana e misionit planifikues tė FSAP nė lidhje me organizimin dhe shtrirjen e procesit, si dhe pikat ku kėrkohet angazhim i AMF-sė. Nė fazėn e parė tė procesit AMF duhet tė plotėsojė disa pyetėsorė tė detajuar nė lidhje me tregjet financiare tė mbikėqyrura dhe mė tej ti kalojė pėr vlerėsim, i cili ėshtė planifikuar paraprakisht nė periudhėn tetor-nėntor 2013. Kryetarja e AMF-sė, Enkeleda Shehi, bėri njė panoramė tė zhvillimeve tė fundit nė tregjet financiare tė mbikėqyrura nga AMF dhe sfidat aktuale me tė cilat ky institucion po pėrballet.
VLERĖSIMI FSAP
Programi i Vlerėsimit tė Sektorit Financiar ėshtė njė analizė nė thellėsi e sektorit financiar tė njė vendi dhe zbatohet qė nga viti 1999 nga vendet anėtare tė FMN-sė dhe Bankės Botėrore. Ky vlerėsim ka dy komponentė. I pari, vlerėsimin e stabilitetit financiar tė sektorit dhe i dyti, vlerėsimin e aspekteve tė zhvillimit tė sektorit financiar. Kėshtu, nė komponentin e parė FMN sheh shėndetin e bankave dhe sektorėve tė tjerė financiarė. Zhvillohen njė sėrė stres-testesh, renditet cilėsia e bankave, sigurimeve dhe supervizionimi i tregut financiar sipas standardeve ndėrkombėtare.
Panorama
-
-
Pėr: FMN, kontroll bankave shqiptare
FMN nė PS, Beqja: Do nėnshkruajmė marrėveshje tė re nė shtator
Pas shtatorit bashkėpunimi i Shqipėrisė me Fondin Monetar Ndėrkombėtar do tė hyjė nė njė etapė tė re. Njė grup ekspertėsh nga Fondi qė ndodhet prej dy ditėsh nė vendin tonė, dje ėshtė takuar me koordinatorin e hartimit tė programit qeverisės, Ilir Beqja. Fill pas takimit Beqja tha se synohet njė marrėveshje e re me Fondin. Nuk bėhet fjalė pėr bashkėpunim tė tipit 2005, pasi Shqipėria nuk klasifikohet mė si njė vend me tė ardhura tė ulėta, por njė marrėveshje mė liberale, ku synimi i qeverisė sė re ėshtė tė financohet deficiti buxhetor.
“Situata makro-ekonomike ėshtė shumė delikate, kemi informacione jo krejtėsisht tė plota, tė pjesshme, analiza tė tėrthorta. Jemi tė vendosur tė bėjmė fillimisht njė audit tė plotė tė gjithēkaje zotėron vendi, brenda financave publike dhe pėrtej tyre dhe gjykojmė qė ndihma e njė institucioni tė rėndėsishėm si FMN, edhe me mbėshtetje tė drejtpėrdrejtė financiare ėshtė e domosdoshme nė fazėn qė ėshtė vendi”, – tha Beqja. Mirėpo nuk dihet ende se si do tė arrihet kjo marrėveshje, pasi vetė FMN ka specifikat e veta kur jep mbėshtetje buxhetore.
Nė kėto raste FMN diskuton edhe politikat fiskale. Mėsohet se gjatė takimit ėshtė vėnė theksi te rėndėsia e bashkėpunimit me FMN-nė, ndėrkohė qė pala shqiptare ka referuar gjendjen e vėshtirė nė tė cilėn ndodhen financat shqiptare, ku qeveria aktuale ka ezauruar pothuajse tė gjithė borxhin e planifikuar pėr gjithė vitin nė vetėm 6 muajt e parė tė tij. Autoriteteve qė presin tė qeverisin vendin, FMN u ka kėrkuar qė tė pėrshkruajnė nismat e fundit tė politikave si, lehtėsimi i barrės sė taksave pėr njerėzit me tė ardhura tė ulėta, pėrjashtimet nga taksat, transfertat, pėrfshirė kostot fiskale tė lidhura me to. Atyre u kėrkohet gjithashtu tė japin informacion lidhur me perspektivėn pėr privatizim nė periudhėn 2013-‘14, duke pasur parasysh mjedisin e pasigurt global.
Nė drejtim tė reformave strukturore, misioni kėrkon tė dijė se cilat do tė jenė nismat pėr tė pėrmirėsuar mjedisin e biznesit dhe tėrhequr investimet e huaja, si dhe masat qė synon tė marrė qeveria pėr tė pėrmirėsuar funksionimin e sektorit tė energjisė dhe tė reduktojė rrezikun fiskal. Gjithashtu, FMN kėrkon tė dijė se si do tė veprohet lidhur me pėrpjekjet pėr tė reduktuar sektorin informal dhe pėr tė mbėshtetur konkurrueshmėrinė.
“Situata makro-ekonomike ėshtė shumė delikate, kemi informacione jo krejtėsisht tė plota, tė pjesshme, analiza tė tėrthorta. Jemi tė vendosur tė bėjmė fillimisht njė audit tė plotė tė gjithēkaje zotėron vendi brenda financave publike dhe pėrtej tyre, dhe gjykojmė qė duhet ndihma e njė institucioni tė rėndėsishėm si FMN “, tha Beqja
MAPO
-
-
Pėr: FMN, kontroll bankave shqiptare
Tė ndalim njė “aventurė financiare” nė vend
ANASTAS ANGJELI
Duket se qeveria nė ikje po e lė gjendjen e financave publike tė rrėnuar plotėsisht. Kjo rrezikon qė vendi tė futet nė njė “aventurė financiare” me pasoja tė rėnda nė destabilizimin e situatės makroekonomike, me thellim tė ndikimit negativ nė zhvillimet ekonomike reale dhe nė sistemin financiar, me rėndim tė situatės sociale etj. Nga pikėpamja e vėshti-rėsive financiare, situata ngjason me atė tė gjysmės sė dytė tė vitit ‘96, pavarėsisht ndryshimeve qė kanė ndodhur nė ekonominė e vendit nė kėta 17 vjet qė kaluan qė atėherė. Ēfarė po ndodh?! Cilat janė problemet dhe shqetėsimet?! Ēfarė duhet bėrė?! Ēfarė masash duhen marrė qė vendi tė mos shkojė drejt njė “Aventure financiare”?!
AVENTURA FINANCIARE – KRIZA TRONDIT BUXHETIN
Tė dhėnat pėr gjendjen financiare nė fund tė 6-mujorit tė parė janė mė shumė se dėshpėruese dhe tashmė alarmi pėr kėtė ēėshtje ėshtė dhėnė. Panorama e krizės dėshmohet nga fakti se:
Sė pari, rezultatet e zbatimit tė buxhetit pėr 6-mujorin e parė tė 2013-s dėshmojnė se tė ardhurat tatimore janė realizuar me njė diference negative prej rreth 17 miliardė lekėsh, nga tė cilat 15 miliardė nga administrata fiskale (tatime + dogana: TVSH - 10.4 miliardė lekė, AKCIZA – 2.6, Tatim Fitimi – 0.8 etj). Gjithashtu, qeverisja aktuale e futur nė njė garė elektorale, nė 6 muajt e fundit zbatoi politika tė reja fiskale me efekt negativ nė tė ardhurat buxhetore (heqje e njė sėrė taksave) vlera e tė cilave pėr periudhėn e mbetur tė vitit llogaritet tė jetė rreth 5.2 miliardė lekė.
Pasoja: Mosrealizimi i tė ardhurave dhe pikėrisht nė kėta zėra pėrbėn njė fakt shumė domethėnės, ”shėndeti” financiar i vendit ėshtė nė gjendje kritike.
Tė ardhurat jotatimore kanė njė tejkalim prej 4.9 miliardė lekėsh, tė cilat zbusin disi diferencėn e krijuar nga mos realizimet nė tatime e dogana. Por “ĒUDIA” ėshtė se gati gjysma e kėtij tejkalimi ka ardhur nga avancimi i transfertės sė Bankės sė Shqipėrisė + 2.1 miliardė lekė. Nė kėto tė ardhura pėrfshihen edhe elemente tė tilla si gjoba e sekuestrime, pėr tė cilat nuk ka ndonjė trend tė pėrcaktuar, pra janė faktorė “tė rastėsishėm”, kryesisht tė bazuara nė “dhunėn fiskale” dhe arbitraritetin nė zbatimin e ligjit nga organet fiskale.
Pasoja: Kėto shuma (sidomos transfertat e Bankės sė Shqipėrisė) do t’i mungojnė buxhetit nė 4-mujorin e fundit (pasi ėshtė derdhur paradhėnie nė kėtė 6-mujor).
Gjithashtu, qeveria nė ikje ka miratuar edhe rritjen e pagave dhe pensioneve parashikuar nė buxhetin e vitit 2013 me njė fond prej 2.5 miliardė lekėsh, e cila nga Ministria e Financave ishte pėrllogaritur pėr t’u mbajtur pėr tė kompensuar efektin negativ tė tė ardhurave, por qė tashmė nuk ka se si tė realizohet.
Nė pėrfundim, efektet negative nė tė ardhurat tatimore janė aktualisht rreth 17 miliardė lekė, me ndikim tė drejtpėrdrejtė nė financimin e shpenzimeve tė miratuara nė buxhetin 2013. Nga disa parashikime pėr tė ardhurat deri nė fund tė vitit, (duke shtuar kėtu edhe efektin “e paralizės sė administratės fiskale” nė kėtė periudhė tė tranzicionit qeverisės), vlerėsohet se ky tregues mund tė arrijė nė rreth 32 miliardė lekė.
Sė dyti: Shpenzimet buxhetore gjatė kėsaj periudhe, pėr efekte elektorale, kanė ecur me rritėm tė pėrshpejtuar, gjė qė e bėn tepėr tė vėshtirė kompensimin e efekteve negative tė tė ardhurave. Ato janė tejkaluar pėr rreth 9 miliardė lekė (shpenzimet operative janė tejkaluar me 1.6 miliard lekė, nga tė cilat investimet janė tejkaluar pėr rreth 8 miliardė lekė).
Pasoja: detyrimet e prapambetura do tė thellojnė mė tej deficitin, dhe angazhimet buxhetore dhe hapėsirat fiskale pėr zbatimin e politikave dhe nismave tė reja tė qeverisė ngushtohen.
Gjithashtu, nė tabelėn fiskale 6-mujore ėshtė reflektuar edhe privatizimi i 4 HEC-eve, me tė ardhura bruto rreth 15.5 miliardė lekė, reflektuar te burimet e financimit tė deficitit, rimbursimin e TVSH-sė tė reflektuar si shpenzim me 3.5 miliardė lekė dhe shtesė tė investimeve 12 miliardė lekė. Kėsisoj, efektet e kėtij transaksioni duken pa efekt nė buxhetin fillestar 2013.
Sė treti: Huamarrja e brendshme dhe deficiti i brendshėm nė kėta 6 muaj janė tejkaluar duke ezauruar thuajse gjithė shumėn e parashikuar pėr vitin 2013. Kėshtu, ndėrsa huamarrja e brendshme nė kėta 6 muaj ėshtė tejkaluar pėr rreth 3 miliardė lekė, duke realizuar njė shumė prej 25.2 miliardė lekė kur programi vjetor ka parashikuar njė huamarrje tė re vjetore rreth 27 miliardė lekė, deficiti i brendshėm ėshtė tejkaluar me 18 miliardė lekė.
Pasoja: Thellimi i krizės sė borxheve duke rėnduar gjendjen e buxhetit dhe duke asfiksuar mundėsinė e politikave investuese nga buxheti.
KOSTOT E AVENTURĖS FINANCIARE QĖ TRANSFEROHEN NĖ BUXHETIN E VITIT 2014.
Veē gjendjes nė krizė tė situatės buxhetore tė kėtij viti (siē u pėrshkua mė lart) nė buxhetin e vitit 2014 trashėgohen “si peshqesh” “gropa e zezė” e akumuluar nga njė sėrė problematikash me kosto shumė tė rėnda, si:
Detyrimet (borxhet) ndaj kompanive tė biznesit pėr kontratat e lidhura, pėr kryerjen e shėrbimeve tė ofertuara, kryesisht tė kryera dhe tė papaguara. Nga informacionet e deritanishme (jozyrtare) vetėm pėr infrastrukturėn rrugore nacionale janė rreth 37 miliardė lekė.
Pasoja: jo vetėm ndikim negativ nė buxhet, por edhe falimentim apo kufizim tė veprimtarisė sė kėtyre kompanive pėr shkak tė mungesės sė likuiditetit nga ana e tyre dhe mungesės sė aftėsisė paguese pėr pagesėn e detyrimeve fiskale dhe kredive bankare.
Rimbursimi i prapambetur i TVSH-sė, pėrllogaritur nga kėrkesat e klientėve, por i pakonfirmuar nga organet tatimore, ėshtė rreth 20 miliardė lekė.
Kompensimi i tė pėrndjekurve politikė. Tė dhėnat dėshmojnė se deri tani janė paguar: kėsti i parė pėr dosjet e miratuara dhe gjysma e kėstit tė dytė me rreth 3 miliardė lekė. Fondi i buxhetit 2013 ėshtė paguar (konsumuar) tėrėsisht. Pėrfundimi i kėstit tė dytė kėrkon edhe rreth 3 miliardė lekė. Kosto e plotė pėr dosjet e miratuara deri nė fund tė vitit 2012 ėshtė rreth 38.5 miliardė lekė.
Pasoja: Probleme sociale me kėtė kategori sociale – histori qė duhet tė marrė fund.
Kostot e legalizimeve lidhen me diferencėn midis VKM-ve tė miratuara pėr shpronėsimin e pronarėve tė vjetėr dhe VKM-ve pėr shpėrndarjen e tė ardhurave nga legalizimet. Deri tani kjo diferencė mund tė jetė rreth 5 miliardė lekė.
Kostot e shpronėsimeve dhe kompensimit tė pronarėve. Vendimet gjyqėsore vetėm pėr ēėshtjet lidhur me shpronėsimet janė rreth 22 milionė euro. Kompensimi financiar i pronarėve ėshtė shumė i ulėt rreth 300 milionė lekė nė vit. Gjykata e Strasburgut, duke mos parė njė veprim tė shpejtė tė shtetit pėr kėto ēėshtje, ka nxjerrė disa vendime pilot. P.sh.: Njė vendim i pazbatuar nga maji i kėtij viti kushton 461 milionė lekė. Disa vendime tė tjera janė nė proces (kostot nga privatizimi i CEZ-it dhe procesi gjyqėsor ndėrkombėtar i nisur etj.).
Detyrimet reciproke mes kompanive publike, mes tyre me njėra-tjetrėn, mes tyre dhe bankave e institucioneve tė shtetit dhe tė autoriteteve lokale (Ujėsjellės, Telekom CEZ, garancitė pėr huamarrjet e KESH-it pėr blerje energjie, etj.).
Pasoja: Rreziku i kolapsimit tė kėtyre kompanive qė ofrojnė shėrbime jetike pėr popullsinė e vendit dhe rritja e ndikimit negativ nė sistemin financiar tė vendit.
MASAT PĖR SHMANGIEN E “AVENTURĖS FINANCIARE”
Ruajtja e kontrollit mbi situatėn makroekonomike nė vend pėrbėn ēėshtje parėsore, sidomos vendosja e kontrollit mbi financat publike, nė veēanti deficitin dhe borxhin. Pikėrisht, pėr tė mbajtur nėn kontroll buxhetin 2013, objektivi kryesor ėshtė tė mos rritet deficiti buxhetor i parashikuar prej 3.4% tė PBB-sė, i cili i korrespondon njė stoku borxhi nė fund 2013 prej rreth 63.8% (pa garancitė lėshuar pėr KESH-in). Pėr kėtė do tė duhet:
-Mbajtja nėn kontroll e shpenzimeve buxhetore, duke bllokuar e mė tej duke shkurtuar me ligj shpenzimet e mbetura tė papėrdorura dhe qė nuk cenojnė funksionimin e institucioneve, pėrmes plotėsimit tė nevojave mė tė domosdoshme tė tyre.
-Rishikimi i gjendjes financiare nė vend, pėrmes bėrjes transparente tė situatės buxhetore dhe miratimi i ligjit pėr buxhetin e rishikuar 2013, ku tė reflektohet situata aktuale, masat pėr kontrollin e shpenzimeve dhe ndikimi i tyre, njėkohėsisht ndryshimet nė pėrbėrjen e institucioneve, rrjedhoje e strukturės sė re qeverisėse.
-Rivėnia nė eficiencė tė plotė e organeve fiskale, thuajse e paralizuar gjatė periudhės sė zgjedhjeve dhe tranzicionit qeverisės.
-Ruajtja e “vigjilencės” ndaj efekteve tė zhvillimeve tė krizės nė eurozonė, veēanėrisht nė Greqi dhe Itali dhe e ndikimeve nė ekonominė tonė.
- Rishikimi i marrėdhėnieve me FMN-nė, nė kushtet e zhvillimeve aktuale ekonomike dhe financiare nė vend, dhe kėrkesa e njė asistence teknike tė huaj pėr menaxhimin e situatės sė krijuar nė financat publike (FMN, BB), pse jo edhe tė njė asistence financiare imediate prej tyre.
-Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, hartimi, diskutimi dhe miratimi nė fund tė vitit e projektbuxhetit pėr vitin 2014, si njė dokument kryesor nė tė cilin tė reflektohen efektet e politikave tė reja fiskale qė do tė zbatohen, rrjedhojė e programit tė qeverisė sė re, sidomos nė mbėshtetje tė pėrmirėsimit tė klimės sė biznesit, me efekte pozitive nė programin e rritjes ekonomike (pėrmes prioritizimit tė saj) dhe tė punėsimit.
Panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt