Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    o xinxo,

    vetem te mos jete ndonji si ajo deputja Rudina Seseri. prape?

    lol

    se edhe ajo kshu shifrash thoshte se menaxhonte
    Pse ma kujton ate aman se se shifja dot me sy

    Rudina ishte punonjese e rendomte banke qe merrej me investime. Kushedi e kane pasur per tu bere kafete kur beheshin shkrirjet e kompanive te medha! Pastaj punonte me kompanite e vogla.

    Personi per te cilin po flas une punon ne nje kompani qe ka mbi 55000 punonjes ne te gjithe boten duke perfshire dhe Shqiperine.

    Kot per fiksim te shikojme mos e takoje Ramen keto dite qe eshte ketu...

    P.S. Rrogen e ka 7 shifrore me gjithe bonus... pa llogaritur aksionet ne kompani...

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Aplikimi te partia, kundër shtetit
    9 tweet
    Opinion e Martë, 16 Korrik, 2013 | 13:59 pm
    SAMI NEZA

    Pavarësisht se procesi i mbledhjes së CV-ve nga Partia Socialiste është kritikuar në masë dhe Edi Rama u detyrua të bëjë sqarime rreth procesit, ai nuk është ndërprerë. Sipas deklaratave të PS-së, janë bërë rreth 5200 aplikime, duke shënuar kështu një proces që do të ishte normal për një zyrë private punësimi, ndonjë organizatë të shoqërisë civile që synon përmirësime në administratë, por jo për një parti politike.
    Mirë që nuk është ndërprerë nga PS, por një proces i tillë ka filluar edhe nga LSI, partia tjetër e koalicionit, çfarë do të thotë se nuk ka kurrfarë reflektimi mbi këtë proces, përkundrazi, po shënojnë piketa të reja të avancimit të tij.
    Ky është një ndër proceset më antiligjore që kryhet në sy të të gjitha institucioneve, pa marrë kurrfarë qortimi prej tyre. Në Shqipëri ka një ligj që trajton rekrutimin dhe largimin nga puna të administratës civile të vendit. I mirë apo i keq, ai ligj nuk mund të zbatohet nga struktura partiake, pasi synimi i parë i tij është pikërisht shmangia e procedurave partiake në punësimin e njerëzve. Administrata civile është domen i shtetit juridik, dhe jo i organizatave bazë të partisë.
    Ndërkaq, ky është një ndër proceset më reaksionare. Për këdo që nuk e di, kjo ka qenë praktikë e diktaturës dhe fashizmit. Në këto dy sisteme qeverisjeje dhe ideologjike, aplikimi për punë bëhej në organizatat e Partisë dhe pas demonstrimit të besnikërisë ideologjikë, aplikantët mund të fillonin punë. Nëse Edi Rama nuk mban mend gjë, rreth e rrotull tij ka plot të tillë që kanë aplikuar në atë sistem. Edhe atëherë, sa për sy e faqe, kishte zyrë kuadri, megjithëse organizata e partisë vendoste gjithçka. Kësaj here dy partitë ish-komuniste nuk kanë vënë kurrfarë perdeje përpara inspektorit partiak që palos në dosje aplikimet.
    Rrjedhim i kësaj procedure që po ndiqet prej dy partive do të jetë një administratë e njëanshme, e politizuar, partiake dhe për më keq, besnike e partisë, çfarë do të ndryshojë thelbin e një administrate në pluralizëm, administratë e pavarur dhe jashtë ndikimeve partiake në vendimmarrje. Aty do të ketë vetëm qytetarë me bindje të majta dhe sado transparent të jetë ky proces, edhe pse nuk është fare transparent, asnjë aplikant me bindje të tjera që nuk përkojnë me PS apo LSI, nuk do të dërgonte CV-në e tij te zyra e Edi Ramës apo e Ilir Metës. Nuk di të ketë ndonjë të djathtë, veç ndonjë të klonuari, që të aplikojë për punë ose të presë që nga ai proces mund të vijë një ditë edhe për të mundësia e punësimit. Aplikimi te selia e partisë i ka prerë rrugën të paktën gjysmës së njerëzve që mund të aplikonin në një zyrë të paanshme.
    Aplikimin partiak nuk e justifikon asnjë pretendim i majtë lidhur me politizimin e administratës nga PD. Më ka rastisur që më 2007-n të shoh zyrtarë ministrish që derdhnin shampanjë për fitoren e Ramës në Bashkinë e Tiranë, në kafenetë e kateve të para të këtyre ministrive. Vetë vota e 23 qershorit tregoi se administrata është edhe e majtë, edhe e djathtë. Mijëra prej tyre votuan PS-në dhe LSI-në, bile kjo e fundit nuk e fsheh që është favorizuar fort nga administrata.
    Nuk e justifikon edhe nevoja e ndërtimit të një baze të dhënash për administratën publike dhe administratën private, të cilin paraqet si argument selia e PS-së. Kjo bazë e të dhënave është në departamentin e administratës civile. Por, nëse ka nevojë për reformë, le të ndryshohet ligji sapo të fillojë Parlamenti, edhe pse ndryshimi i fundit i përket muajit maj. Ndërkaq, Rama do të ketë në varësi zyra punësimi të Ministrisë së Punës apo dhjetëra zyra private të tjera që janë licencuar dhe kontrollohen nga kjo ministri, përmes të cilave mund të ndërtojë një bazë të dhënash, e cila të paktën në procedurë nuk është partiake, edhe pse në frymëzim është e tillë.
    Tani janë ditët e para të këtij procesi. Pasojat e tij nuk dallojnë qartë. Por në vijim do të ketë pasoja të rënda, që vështirë se do të shërohen me ndonjë antireformë tjetër.
    Pasoja e parë do të jetë politizimi i administratës, i cili çon në politizimin e produkteve dhe shërbimeve të saj. Kjo do të thotë se produktet e saj janë të njëanshme dhe shërbimet prej saj jepen në mënyrë të diferencuar, duke krijuar një situatë ku një pjesë e qytetarëve marrin produkte dhe shërbime nga administrata dhe një pjesë nuk mund t’i marrin ato, edhe pse paguajnë taksat që furnizojnë administratën.
    Pasoja e dytë është krijimi i konfliktit social mes shtresës së favorizuar dhe asaj të margjinalizuar prej kësaj administrate partiake. Kjo do të rrisë rezistencën e kësaj të fundit ndaj zbatimit të ligjit, çfarë mund të sjellë në konflikte më të gjera mes qytetarëve dhe qeverisë.
    Pasoja tjetër është politizimi i skajshëm i shoqërisë për shkak të lidhjes që ata me të drejtë bëjnë mes të qenit militant dhe përfitimit që ata kanë prej saj. Politizimi i shoqërisë rëndon mbi forcimin e shtetit ose krijon premisat për një shtet që vjen plotësisht prej partisë dhe i detyrohet asaj.
    Pavarësisht akuzave që partitë e mëdha kanë bërë ndaj njëra-tjetrës lidhur me diskriminimin politik të administratës civile, dhjetë vitet e fundit ka pasur shenja të forta drejt krijimit të administratës profesioniste dhe që u reziston ndryshimeve në qeveri. Aplikimi te PS dhe LSI do ta shkatërrojë këtë traditë, e bashkë me të nevojën e këtij vendi që të ketë një administratë të ndarë nga partia. Për shumë arsye, PS dhe LSI duhet ta ndërpresin këtë proces antiligjor, reaksionar dhe ndoshta me regresivi që ka njohur vendi pas vitit 1990.

    http://www.panorama.com.al/2013/07/1...under-shtetit/

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    21 Komente per “Aplikimi te partia, kundër shtetit”

    pavaresia
    16 Korrik, 2013 - 16:22

    Eshte nder te tjera dhe hapi i pare per sigurimin e mandatit te radhes–Rilindja ka tekniciene qe paguhen prej vitesh per te bere politike suksesi per Partine dhe jo per masen-do ta mbrojne idene e tyre deri ne fund, sepse mendonin qe do kalonte pa u ndier, edhe pse eshte per te ardhur keq nje iniciative e tille
    Përgjigjjuni
    Tonin Prela
    16 Korrik, 2013 - 17:03

    Bravo Sami.The best Analysis I ever read .Thank you
    Përgjigjjuni
    xhani
    16 Korrik, 2013 - 18:12

    sado qe te behet nej gje e tille, eshte vetem nje show. fjala vjen po te shkosh tek ministira e financave, hiq drejtoret, te tjeret kane qene ne ate ministri me dekada dekada, por ka nje faj PD-ja qe asnjehre s’eshte mbrojtur kur eshte akuzuar se ka administrate politike. LSI-ja eshte histori tjeter, ajo ju gjen pune njerezve, na vjen, apo s’na vjen inat. ne shqiperi o lum miku, pune te gjen njohja, jo PS-ja apo PD-ja. “It is know what you know, it is who you know”, thote nje shprehje angleze.
    Përgjigjjuni
    Anna
    16 Korrik, 2013 - 18:15

    Pershendetje Bashklexues e Bashkombas,

    Nje analize e perkryer per ata qe e kane jetuar sitemin para 90, por me bene shume pershtypje per keto te rinjen qe kane njohuri pak per komputerizimin: Ja cfare mund te bejne me marrjen e te dhenave te individit.
    - Carta banke te rreme, (duke futur ca leke ne fillim dhe duke marre kredi ne emerin tuaj, qe kjo shume mund te jete e pafundeshme.
    - Krijone pashaporta fallso duke ua shitur po juve ose te tjereve, nje ardhur tjeter.
    – Blene e shesin po ne emrin tuaj.
    – Bejne belancin e militanteve duke u afruar nje vend pune me te cilen shuma e rroges per nje vite mund te shkoj sa nje pashaport qe mund ta blini falco po ai individ. E shume e shume te tjera.
    Me respekt Anna
    Përgjigjjuni
    As to me ...
    16 Korrik, 2013 - 20:08

    Nëse ka ndodhur që dikush ta teprojë në nismat e veta,padyshim, duhet përmendur Rama dhe Meta.Dhe ju siguroj se asgjë e mirë nuk do të ndodh, përveçse, po shkurtojnë ditët e veta.Çdo teprim sjell vdekjen e asaj që kërkohet të arrihet.Edhe sikur të heqin 300 000 njerëz nga puna dhe të punësojnë 300 000 të tjerë, prapë, 1 000 000 të papunë do të mbeten, o të mjerë! Sipas llogarisë tuaj, kësaj i thonë të mihësh në ujë.Dhe , pastaj do të trumbetoni me tellall se ju i punësuat 3 000 000,por zor se gënjeni, qoftë , edhe një fëmijë…
    Përgjigjjuni
    vcechi
    16 Korrik, 2013 - 22:38

    se kuptoj ca analize ka bere ky zoteria ky eshte procesi me trasparent cv jane derguar nga mijra student te mbaruar ne perendim te pregatitur ne institucionet me moderne te shprehapjes se dijeve , nje pjese e madhe ka qene e paperfillur fare nga qeveria e kaluar me gjithe orientimet qe ka bere BE per tu punesuar ne administrate studentet dhe specialistet qe vijne prej vendeve te saj, te paaftit dhe jo profesionistet duhet te largohen nga administrata duke lene vendin nje gjenerate te re, sepse kjo gjenerate e re e intelektualeve ka kaluar ne filtrin e universiteteve me te degjuara europiane,
    Përgjigjjuni
    asnjans
    16 Korrik, 2013 - 23:14

    Ore Sami po ju hoqet edhe pastrueset nga ministrite si behet ne kete rast ,e verteta eshte qe specialistet e mirfillte dhe njerzit e ditur PD me perjashtime te ralla nuk i hoqi nga detyra,dhe besoj qe as Ps nuk ka per ti hequr ,ndersa per punet qe mund te behen nga cdo njeri ,natyrisht ata qe fituan do i heqin, dhe do vendosin njerzit e tyre sepse ska kuptim militantizmi.
    Përgjigjjuni
    Manti
    16 Korrik, 2013 - 23:40

    Po si mendon ti? A nuk ka te drejte nje force politike te bej nje perzgjedhje cv – sh nga njerez qe jane diplomuar qofte edhe jashte shteit por qe deri tani kane qene te privuar nga Pd ja qe bente ploitike per militantet e saj. E babezitur ne kete lloj plagjature. pa asnje ide dhe pa asnje vizion. Grumbullonte simpatizante qe tu merrte votat. keshtu beri edhe dy muaj para zgjedhjeve, dhe ju personalisht heshtet me kete tragjedi komedi ne kurriz te shtetit ligjor. Nuk ben keshtu siç ben ti Sami…Eshte zgjidhja juaj. tye pakten mos nenshkruaj si gazetar apo opionist. Do te jesh i sinqerte me veten
    Përgjigjjuni
    abc
    17 Korrik, 2013 - 10:37

    Ne cdo shtet qe pretendon te jete demokratrik CV dhe punesimet ne administrate nuk i ben asnje lloj partie se eshte absurde! Ne fakt ne Shqiperi ka pasur gjithmonbe rekomandime nga njerezit ne pushtet per te njohurit e tyre por kurre ne menyre kaq te pacipe dhe kjo quhet revansh!
    Megjithate mendoj se gjithe ata socialiste te ndershem do zhgenjehen shume se gjithe kjo maskarade eshte per tu thene atyre se po i konsiderojne ne fund fare njerezit do perzgjidhen ne baze te njohjeve direkete dhe aspak me CV interneti dhe me eksperience partie!
    Përgjigjjuni
    DARDHARI
    17 Korrik, 2013 - 00:41

    Ne qofte se Edi rama do krijoje nje administrate shteteore politike haram e paste voten qe i dha populli dhe ai do ti kete ditet e numuruara sepse tani populli u zgjua dhe do ta flake shpejt dhe kjo per te do te jete gjeja me e ulet.
    Përgjigjjuni
    Riku
    17 Korrik, 2013 - 10:03

    Arsyetimet e Zotit Sami(Qe nuk duhet te flasi si militant)kur i lexon dikush qe nuk ka jetuar ne Shqiperi,te pakten keto 8 vjetet e fundit,do ti besonte dhe do ta pergezonte,por sic duket Z.Sami harron se si eshte vepruar deri me sot nga Ata qe po ikin.Hidhu deri ne Shkoder dhe degjo si e ka bere pershesh Jozi me tarafet e saje,aqe sa edhe Doktori u detyrua qe ti ndryshonte edhe “ekipin e saj”,po ashtu ne Durres ,ne Porto,dogana,tatime,arsim.e shendetesi,dhe ne gjithe shqiperine.
    Shiko personelin e Kuvendit,vetem nga lagja “Serreq”nemero se sa jane,Po kreret e policis Burgaj,Kuliqi,Voci,dhe gjithe ato lista te botuara me Vend lindje Tropoj,Kukes dhe Has,cfare jane o z.Sami?.Ne qofte se do me “Per Belulin”le te ti tregojne te tjeret.qe do lexojne shkrimin tuaj.
    Përgjigjjuni
    fatmiri
    17 Korrik, 2013 - 12:23

    Te me falesh , riku, po thuaj Samiut hidhu deri ne Rome te shikosh se kush munon ne ambasada e konsullata, hidhu dhe ne Paris, vazhdo deri ne ane te dynjase se çfare njerezish do te gjesh. Duhet te jeshe i pa cipe dhe pa turp te flasesh per kete pune shembullore qe ka filluar Edi rama.
    Përgjigjjuni
    ILIRET
    17 Korrik, 2013 - 10:04

    -” Për këdo që nuk e di, kjo ka qenë praktikë e diktaturës dhe fashizmit. Në këto dy sisteme qeverisjeje dhe ideologjike, aplikimi për punë bëhej në organizatat e Partisë dhe pas demonstrimit të besnikërisë ideologjikë, aplikantët mund të fillonin punë”.(citim ne shkrim)
    -Eh, me kete qe thua e prish fare punen. E quan qeverisjen e PD diktature dhe fashizem? Pa mare nje rekomandim nga grup seksioni i PD, ti e di mire qe nuk mund te filloje pune. Per t’u bindur, shko e kontrollo dosjet e personelit, tani sa nuk i kane patruar ende!
    Ne administrate punoj edhe une. Por jo se ma kishin qefin. Ma kishin nevojen. Sepse shumica e atyre qe u punesuan jane te paafte qe vegjetojne sa per te mare rrogen dhe per te mbushur sheshet e mitingjeve.
    Me kete qe po ben Rama, shpresojme qe te thirren per pune njerez verte te afte dhe qe na e kalojne nga shkollimi ty edhe mua. Nuk mund te kritikohen ata 5200 qe tani kane shkuar 10 mije, pse i jane pergjigjur thirrjes se kryeministrit te ardhshen per ti derguar CV e tyre. Mos valle keta jane budallenj? Aq me teper qe shume prej tyre jane te punesuar diku jashte shtetit…
    Përgjigjjuni
    P.D.
    17 Korrik, 2013 - 10:27

    Zoti Neza per te ju rifreskuar memorien-ne vitin 1992 kur PD mori pushtetin shume militante te partise pa asnje arsim perkates bile disa dhe pa 8vjecare e pane vehten oficere me grada ne policine e shtetit zyrat e SH I K ut u mbushen plot me te tille ne cdo ministri apo dikaster tjeter shteteror do te gjeje me shumice (mos harro dhe batuten qe pat dale ato vite nga punonjesit e atyre dikastereve “‘duhet me than nadja mire burra”kur shkojme ne mengjes ne pune se jo e humbe vendin e punes)pra shiko cfare degradimi solli qeveria e atyre viteve.Ju thoni qe ka mbi dhjete vjet qe kjo ka ndryshuar,dhe une them me plot bindjen time qe ti genjen me dashje apo jo kete e dini vetem ju,me te fresketat jane formularet qe partia ne pushtet kishte ven kusht per tu plotesuar nga administrata,harruat Lulin kur mori bashkine qe arriti deri atje sa perdori dhunen kunder punonjesve per ti pushuar dhe zevendesuar me klanin e tij,shkoni dhe shikoni ministrine a brendeshme,administraten qe ka brenda apo dhe shume dikastere shteterore te tjera dhe pastaj hajdeni dhe tregoni perallen e reformimit dhjetvjecare te administrates shqiptare.Maxhoranca e sapo zgjedhur i ka shpjeguar shume mire pse e ka marre kte nisme dhe e ka deklaruar se nuk jane zyra punesimi,.E majta akoma se ka marre pushtetin,nuk ka filluar nga puna,nuk eshte pak heret per te filluar me kritika?!Nuk do ishte mire te prisnit te pakten njeqind ditet e para te punes se saj,dhe pastaj te fillohen vleresimet?! Une besoj se po zoti Neza,sepse keshtu ndodh ne te gjithe shtetet e emancipuara.
    Përgjigjjuni
    objektiv
    17 Korrik, 2013 - 11:05

    Kjo puna e punesimit nepermjet partise me zgjon fantazine edhe drejt nje arsimimi nga partia si dikur qe cdo gje behej ne lagje. Madje dhe gruan apo burrin ta jepte lagja me zor nga njehere.
    Ne kohen kur une kam mbaruan shkollen e mesme PS dhe Ilir Meta qe ishte kryeminister ne ate kohe vepronin ne te njejten menyre me arsimin e larte. Studentat me te shkelqyer atehere konkuronin ne konkurs dhe fitonin deget sipas perzgjedhjes se tyre. Kishte nga ata qe fitonin deget me te preferuara si dhe nga ata qe mernin dege te papreferuara si bie fjala parashkollor per te cilen nuk aplikonte asnjeri se roga ishe 15000 mije lek, biles kishte nga ata qe nuk fitonin fare. Cfare ndodhte keta qe nuk fitonin ose ata qe benin fushate per PS megjithese me rezultate konkursesh me minus pike i fuste qeveria e PS ne shkolle ne deget me te kerkuara ne Tirane. Pasi benin nja dy muaj ne parashkollore rrethesh i sillte PS per juridik ne TR. Kam pasur ne klase te tille kane qene kokrrat e injoranteve as me nivele filloreje!!! Me pas u bene shefa sektoresh ne Ministri dhe as PD kur erdhi ne 2005 nuk i levizi.
    Përgjigjjuni
    Jon
    17 Korrik, 2013 - 11:26

    Analize shume sakte, situate e paralajmeruar, por ka edhe me, MIRE JU BEHET!
    Po, Po, mire ju behet, shumices te atyre qe do flaken apo jane flakur ne rruge, atyre qe do vijne dhe do te flaken neser, atyre qe kane nderruar kapelen diten e zgjedhjeve per te ruajtur vendin e vjedhje/punesimit, tifozeve e gjithkujt tjeter.
    Mire ti behet gjithkujt qe mendon se problemi i Shqiperise ishte Berisha, qe ne maximum ishte nje pjese e problemit. Administrate e politizuar, e paafte dhe mitingashe nga PD? Po mitingashet (e paguar) qe u zvarriten rrugeve per tre vjet per karriken e kryetarit piktor? Nuk punonin mbi trecereku i tyre per bashki te PS? Deri ke pastruesit?
    Te besh PUBLIKSHT sfide shtetit ligjor qe se paku ne leter ekziston, eshte tipike diktatoriale, as qe behet fjale se kjo justifikohet me gjasme database apo me rilindje, ne mos rilindje te ish parise te PPSH, permes bijve nipave e mbesave.
    Per mua, zvarritja e popullit dhe vendit nga kam origjinen, por jo te ardhmen, me brengos, por jo shume. E meriton shqiptari denigrimin, se eshte anti-vlere ne shpirt.
    Per ata qe na paskan mbaruar jashte, nese mendoni dhe veproni njesoj, justifikoni prejardhjen e nje pjese tuaj, fundja me cfare burimesh nje djale/vajze nenpunesi ne vendin me te varfer te europes shkon ne Oksford? Apo LSE? Cfare fytyre ka nje pjelle “biznesmeni” matrapaz qe ska paguar kurre takse e srespekton asnje vlere qytetare, se eshte ne fakt llum, lumpen proletariat, katunar ne shpirt e sjellje, cfare te drejte ka te krenohet me shkollimin e huaj e pastaj ben me keq se fshatari i fundit maleve te humbura sapo i jepet mundesia?
    E vetmja e parise te re shqiptare eshte shitja e denglave, si gjeli ne maje te plehrave.
    Te gabosh nje here eshte njerezore, gjithmone eshte djallzore.
    Nje ” idiplomuar jashte” qe nuk ka ndermend ti bashkohet vjedhesve te rinj te zakonit te vjeter.
    Përgjigjjuni
    Xhavit Hoxha
    17 Korrik, 2013 - 12:53

    Krahinaret,e skajeve si gjithmone kunder shtetit dhe Shqiperise,por asnjehere kunder interesit te vet te vogel.Nga ai formim qe kane,nuk ka zot qe i shkeput.
    Përgjigjjuni
    arti
    17 Korrik, 2013 - 13:08

    une shpresoj qe administrata te pastrohet vetem nga militantet dhe te mos preken ata qe kane ber vetem punen,dhe ata qe do vijne mos jene militant partish. Z Neza duhet te kishe ber ndonje shkrim te tille edhe ne 2005 kur administrata u spastrua barbarisht dhe u zvendesua nga komisjoneret e pd,duhet te shqetsoeshit kur institucionet u pushtuan nga tropojane kuksian dhe dibrane te cilet i kthyen ne prona private dhe sot e ksaj dite vazhdojne te rjepin shtetin dhe qytetaret,pjesa e ndershme e administrates eshte e terrorizuar dhe poshteruar nga keta militant injorante dhe te ndyre,ata duhet jo vetem te fshihen nga administrata se kjo smjafton por te perballen me drejtesine,dhe ne vend te tyre te vijne specialiste dhe jo te vijne militante te majte.
    Përgjigjjuni
    QELLI
    17 Korrik, 2013 - 13:16

    TE LIKJA APO TEK EDI.???
    Keto jane fjalet qe sot i degjon edhe rruges, ne autobuze e ne lokal.
    SA KEQ ME KETE MBRAPESI QE PO FILLON QE PO NUK U NDALUA DO TE DEMTOJE RENDE DCEMOKRACINE DHE SHTETIN TONE
    BLAIR , SIGURISHT QE NUK DO TJA KESHILLOJE KETE EDI RAMES
    Përgjigjjuni
    al
    17 Korrik, 2013 - 14:28

    Per shokun parashkrues: Diskutimi i mirefillte duhet perqendruar tek Fakti 1.-nese njihni ndonje praktike te ngjashme neper boten e qyteteruar ku t’i behet thirrje militanteve te rreshtohen per te mbushur administraten. Fakti 2 – qe nje parti te hedhe poshte 10 vite pune te ligjit te nepunesit civil. sa per batutat qe kane qarkulluar neper administrate duket qe e keni marre nje overdoze propagande nga Top channel dhe Shekulli
    Përgjigjjuni
    misa zane
    17 Korrik, 2013 - 14:29

    Nje milion vota kunder. Super fituesi nuk gjykohet.25 vjet ne opozite.Ky shkrim eshte per ti qare hallin.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Kot sa per informacion per ju gramafonet e zellshem te Sales, nje person qe e ka lene Shqiperine familjarisht ne 1992 dhe ska votuar ndonjehere ne Shqiperi, ka derguar CV-ne pas rekomandimit tim me email dhe e kane ftuar per interviste.

    Personi ne fjale eshte Kontrollues Financiar Rajonal ne nje kompani qe ka xhiro vjetore gati $25 miliarde.

    A do te shkoje? Kete se ka vendosur akoma!
    Shteti eshte shume me i madh se sa nje kompani me fitim te madh. po femije a ka ky kontrollusi i financave? do i coj femijet ti vriten ne shqiperi?
    hiqe nga mendja se edhe nje dormeni ne amerike ti ofrosh postin e zvensministrit ne shqiperi, ai nuk kthehet .

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Xhiro vjetore 25 miliarde $,,,, pa tjeter duhet te jete lapsus,,,,ky duhet te pretendoje vendin e kreut te bankes qendrore europiane,,,,me duket cudi vertet,,,,,,duhet te jete patriot i madh shume
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Citim Postuar më parë nga peshkatari2011 Lexo Postimin
    Xhiro vjetore 25 miliarde $,,,, pa tjeter duhet te jete lapsus,,,,ky duhet te pretendoje vendin e kreut te bankes qendrore europiane,,,,me duket cudi vertet,,,,,,duhet te jete patriot i madh shume
    Hidhi nje sy ketu dhe shiko kompanite qe kane xhiro shume here me te madhe se ajo kompania qe flas une. http://en.wikipedia.org/wiki/List_of...ies_by_revenue

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Nje pyetje kisha une. Keta shqiptaret qe po aplikojne tek dera e Partise Socialiste per tu punesuar ne shtet, a do t'iu duhet te marrin e kalojne testin e analfabetizmit qe do nxjerri Rama diten e pare si kryeminister i vendit?

    Faleminderit,
    Albo

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    ca quhet testi i analfabetizmit?
    kishte saliu nje test te tille APO si quhej ai testi i saliut
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Te testi i Sales kaluan provimin gjithe Tropojant e u bene shefa policie ne gjithe rajonet e Shqiperise,prokurore,gjykates etj.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •