Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    hmmm Obama style ne thonjeza

    ...dihet se kush i kap punet e mira ne Shqiperi e leni furcat me kto CV-te online se Ilir Meta do i kap gjitha drejtorit do ti shkund ene njehere se ka harxhu paret per fushate.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Rama:Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Ta ndihmojme pak ramen duke postuar shkurtimisht standartin e njejte te 90% te CV-ve ne shqiperi.

    Aftësi dhe kompetenca sociale
    Aftësi dhe kompetenca shumë të mira sociale,
    duke konsideruar aftësitë e mira kolektive dhe ekipore të dëshmuara në shumë aktivitete grupore

    Aftësi dhe kompetenca organizative
    Aftësi të mira organizim.
    Aftesi te mira ne menaxhimin e projekteve

    Aftësi dhe kompetenca kompjuterike
    Njohuri të shkëlqyera të MS Office dhe Internet.


    Aftësi dhe kompetenca tjera
    Ambicioz, I besueshem, I miredisiplinuar, I ndershem,
    I pergjegjshem, I perkushtuar ndaj profesionalizmit, me vetebesim,
    mesoj shpejt, i pershtatshem per pune ne grup


    Kom qesh me lot me postimin tend.

    Grandioz, si gjithmone !!!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Shteti dhe formulari antishtet i Edi Ramës

    MARK MARKU

    Dje, mediat kryesore të vendit publikuan një thirrje, nëpërmjet së cilës zoti Edi Rama u bënte thirrje qytetarëve shqiptarë të aplikonin për një vend pune në administratën publike që do të drejtohet në të ardhmen prej tij. Kryeministri i ardhshëm, që ende nuk e ka marrë detyrën, kishte shpërndarë edhe një formular on line, i cili do të mbushej nga të gjithë ata që dëshironin të kontribuonin, sipas tij, për “Rilindjen”.
    Është pak të thuash se një thirrje e tillë dhe shpërndarja e formularit të aplikimit është paradoksale. Ajo është më tepër se kaq, është tregues i konceptit që ka për shtetin kryetari i ardhshëm i qeverisë shqiptare, koncept ky tërësisht antishtet.
    Kryeministri i ardhshëm duhet ta dijë se aplikimet për punësim bëhen sipas një procedure publike, dhe jo sipas kritereve për anëtarësim në Partinë Socialiste. Shteti shqiptar ka një ligj për administratën publike, të cilit i mbaron afati ditën që hyn në fuqi një ligj tjetër i miratuar me shumicë të cilësuar votash në Parlament vetëm pak ditë para se të bëheshin zgjedhjet parlamentare. Ky ligj ishte një nga tri ligjet që kërkonte shumicë të cilësuar votash dhe që përbënte një nga kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian për miratimin e statusit të vendit kandidat. As ligji aktual dhe as ligji që do të hyjë në fuqi së shpejti nuk e parashikojnë një procedurë të tillë të punësimit të administratës publike. Ata që duhet të punësohen nuk duhet t’i drejtohen as Kryeministrit dhe aq më pak kryetarit të PS-së. Ligji (të dyja ligjet) parashikojnë një procedurë krejt tjetër nga ajo që këshillon zoti Rama. Pa dashur të jap hollësi për ligjin, pasi ai mund të gjendet fare lehtë në internet, po theksoj vetëm faktin e thjeshtë se aplikimi bëhet për vende të shpallura pune nga administrata publike sipas një konkursi të hapur nga Departamenti i Administratës Publike. Në ligj nuk përmendet askund as Kryeministri e as kryetari i Partisë Socialiste.
    Por, mbi të gjitha, ligji për administratën publike nuk parashikon aplikim pa pasur vende vakante. Zoti Rama nuk e ka filluar ende ushtrimin e detyrës, kështu që nuk e di ende se sa vende vakante ka në administratën publike. Nëse ka ndër mend të bëjë reformoma në këtë administratë, ai ende nuk e ka bërë një gjë të tillë, kështu që është absurde që të fillojë aplikimet për disa institucione të cilat ekzistojnë vetëm në një projekt hipotetik të reformimit të administratës publike, por për të cilat nuk dihet asgjë konkrete. Pikërisht për këtë arsye, thirrja e zotit Rama tingëllon njëherësh edhe si një tallje për qytetarët, pasi ata ftohen të ofrojnë kontributin e tyre për diçka që ende nuk ekziston. CV-ja e depozituar prej tyre në këtë rast mbetet pa adresë dhe shkon përkundër deklarimeve të zotit Rama për krijimin e një administrate profesionale në shërbim të publikut.
    Ngado që ta shohësh thirrjen e zotit Rama, ajo nuk premton asgjë të mirë për krijimin e një administrate publike të depolitizuar dhe që është në shërbim të qytetarëve. Shteti shqiptar dhe e ardhmja e tij e ëndërruar europiane ka si kusht themelor pikërisht fundin e shtetit partiak, ku administrata publike shihet në funksion të fushatave elektorale, dhe për këtë arsye mbushet me militantë që u shërbejnë jo qytetarëve, por partisë. Kanë dështuar në këtë mision paraardhësit e tij, dhe për këtë arsye janë ndëshkuar nga qytetarët. Por asnjëri prej paraardhësve të tij nuk ka qenë kaq i guximshëm sa ta deklarojë që në nisje të mandatit qeverisës një akt kaq antishtet dhe kaq militant siç po bën zoti Rama. Një fillim jo i mirë pa filluar ende.

    Panorama

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama:Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Aplikimet online, Rama u përgjigjet kritikëve: Ky nuk është as fillimi i Shqipërisë së re

    IRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka sqaruar perse-ne e aplikimeve online per ata qe duan t’i bashkohen skuadres per zbatimin e programit te qeveise se re.
    Reagimi vjen pas botimit sot ne gazeten “Panorama”, te opinionit te ish deputetit te PD-se, Mark Marku lidhur me propozimin e Rames, titulluar “Shteti dhe formulari antishtet i Edi Rames”.
    Ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook, Rama thekson se kjo eshte nje mbledhje CV jo për të ndarë vende pune, po për ta bërë reale e transparente, marrëdhënien mes çdo individi të gatshëm për të kontribuar në sektorin publik dhe institucioneve në kërkim të njerëzve të duhur.

    Postimi i plote i Rames

    SHENIM PER KRITIKET E APLIKIMEVE ONLINE

    Disa po thonë publikisht se apeli im për të aplikuar online cilido që dëshiron të provohet për skuadrën e re për Shqipërinë, qenka prodhim i kulturës antishtet. Marrja në punë prej shtetit paska procedura që lidhen me vende bosh e me konkurse e me afate dhe jo me partinë. Por s’e kanë lexuar ose s’e kanë kuptuar, atë që kanë lexuar në apelin tim publik si kryeministër i zgjedhur. Jo si kryetar partie.
    Ne nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune po për ta bërë reale e transparente, marrëdhënien mes çdo individi të gatshëm për të kontribuar në sektorin publik dhe institucioneve në kërkim të njerëzve të duhur. Sapo kemi hedhur me këtë nismë edhe farën e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi. Të cilën dalëngadalë, do ta kthejmë në një institucion të mirëfilltë ku shteti ynë do të ketë të regjistruar kapitalin e kualifikuar njerëzor të Shqipërisë, brenda ose jashtë. Po kjo është një temë më vete.
    Ndërsa për momentin, fakti është se të gjithë ata që po aplikojnë do të njoftohen individualisht për çdo konkurs të hapur në sferën që lidhet me profesionin dhe eksperiencën e tyre. Në këtë mënyrë do të këpusim lidhjet e shkurtra të konkurseve farsë që janë zhvilluar tërë këto vite, përmes lajmërimesh në formën e trakteve të ngjitura kuturu dhe rezultatesh të parafabrikuara në dëm të lirisë së konkurencës e të meritës. Dhe nga ana tjetër, do të kemi një instrument të ri monitorimi për trajtimin e burimeve njerëzore në procesin e organizimit e të zhvillimit të konkurseve. Besoj e kam sqaruar po ashtu në letër se kjo bazë të dhënash do t’i shërbejë pak më vonë edhe sektorit privat, për të kërkuar njerëzit e duhur për vende të reja pune dhe do t’u japë po ashtu mundësi aplikantëve të kenë dijeni për çdo mundësi të re për punë.
    Kaq e thjeshtë është, mos u shqetësoni kritikë të dashur ky nuk është as fillimi akoma i Shqipërisë së re që kemi marrë mandatin për të ndërtuar.

    Panorama

  5. #15
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    ahahah te gjithe gezohen me luge boshe. Pse hapi faqe qe te dergosh resume nuk te siguron pune. Ky eshte budallallik i radhes! Edhe ka me mijra budallenj qe besojne se nje faqe e tille do iu siguroj pune. SHQIPTARET DUHET TE BINDEN QE SHTETI NUK MUND TE BEJ GJITHCKA! NUK MUND TE SIGUROJ PUNE PER TE GJITHE, ESHTE E PAMUNDUR! ASNJE VEND QE IA LE SHTETIT GJITHCKA NUK ECEN PERPARA! Te presesh cdo gje nga shteti = KORRUPSION! Nga shteti te kerkojme te zbatohet ligji te tjerat vijne lehte. Nuk ia mban te bejne ate qe iu takon pushtetarve ne Shqiperi edhe fillojne i verbojne njerezit me keto faqe. TURP!
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    hmmm Obama style ne thonjeza

    ...dihet se kush i kap punet e mira ne Shqiperi e leni furcat me kto CV-te online se Ilir Meta do i kap gjitha drejtorit do ti shkund ene njehere se ka harxhu paret per fushate.
    bota shqiptare ka kerkuar ndryshim dhe normale se duhej filluar menjehere ndryshimi, nuk ka gje te keqe ketu, shpresoj se niset rruga e hajrit kjo per te gjithë Shqiperine jo vetem per partin e Ministrit, i urojmi sukse !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #17
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    U ca budallalliku. Po e kethen PS'ne ne zyre Punesimi? Me tere mend e ka ky ore?
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shteti dhe formulari antishtet i Edi Ramës

    MARK MARKU

    Dje, mediat kryesore të vendit publikuan një thirrje, nëpërmjet së cilës zoti Edi Rama u bënte thirrje qytetarëve shqiptarë të aplikonin për një vend pune në administratën publike që do të drejtohet në të ardhmen prej tij. Kryeministri i ardhshëm, që ende nuk e ka marrë detyrën, kishte shpërndarë edhe një formular on line, i cili do të mbushej nga të gjithë ata që dëshironin të kontribuonin, sipas tij, për “Rilindjen”.
    Është pak të thuash se një thirrje e tillë dhe shpërndarja e formularit të aplikimit është paradoksale. Ajo është më tepër se kaq, është tregues i konceptit që ka për shtetin kryetari i ardhshëm i qeverisë shqiptare, koncept ky tërësisht antishtet.
    Kryeministri i ardhshëm duhet ta dijë se aplikimet për punësim bëhen sipas një procedure publike, dhe jo sipas kritereve për anëtarësim në Partinë Socialiste. Shteti shqiptar ka një ligj për administratën publike, të cilit i mbaron afati ditën që hyn në fuqi një ligj tjetër i miratuar me shumicë të cilësuar votash në Parlament vetëm pak ditë para se të bëheshin zgjedhjet parlamentare. Ky ligj ishte një nga tri ligjet që kërkonte shumicë të cilësuar votash dhe që përbënte një nga kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian për miratimin e statusit të vendit kandidat. As ligji aktual dhe as ligji që do të hyjë në fuqi së shpejti nuk e parashikojnë një procedurë të tillë të punësimit të administratës publike. Ata që duhet të punësohen nuk duhet t’i drejtohen as Kryeministrit dhe aq më pak kryetarit të PS-së. Ligji (të dyja ligjet) parashikojnë një procedurë krejt tjetër nga ajo që këshillon zoti Rama. Pa dashur të jap hollësi për ligjin, pasi ai mund të gjendet fare lehtë në internet, po theksoj vetëm faktin e thjeshtë se aplikimi bëhet për vende të shpallura pune nga administrata publike sipas një konkursi të hapur nga Departamenti i Administratës Publike. Në ligj nuk përmendet askund as Kryeministri e as kryetari i Partisë Socialiste.
    Por, mbi të gjitha, ligji për administratën publike nuk parashikon aplikim pa pasur vende vakante. Zoti Rama nuk e ka filluar ende ushtrimin e detyrës, kështu që nuk e di ende se sa vende vakante ka në administratën publike. Nëse ka ndër mend të bëjë reformoma në këtë administratë, ai ende nuk e ka bërë një gjë të tillë, kështu që është absurde që të fillojë aplikimet për disa institucione të cilat ekzistojnë vetëm në një projekt hipotetik të reformimit të administratës publike, por për të cilat nuk dihet asgjë konkrete. Pikërisht për këtë arsye, thirrja e zotit Rama tingëllon njëherësh edhe si një tallje për qytetarët, pasi ata ftohen të ofrojnë kontributin e tyre për diçka që ende nuk ekziston. CV-ja e depozituar prej tyre në këtë rast mbetet pa adresë dhe shkon përkundër deklarimeve të zotit Rama për krijimin e një administrate profesionale në shërbim të publikut.
    Ngado që ta shohësh thirrjen e zotit Rama, ajo nuk premton asgjë të mirë për krijimin e një administrate publike të depolitizuar dhe që është në shërbim të qytetarëve. Shteti shqiptar dhe e ardhmja e tij e ëndërruar europiane ka si kusht themelor pikërisht fundin e shtetit partiak, ku administrata publike shihet në funksion të fushatave elektorale, dhe për këtë arsye mbushet me militantë që u shërbejnë jo qytetarëve, por partisë. Kanë dështuar në këtë mision paraardhësit e tij, dhe për këtë arsye janë ndëshkuar nga qytetarët. Por asnjëri prej paraardhësve të tij nuk ka qenë kaq i guximshëm sa ta deklarojë që në nisje të mandatit qeverisës një akt kaq antishtet dhe kaq militant siç po bën zoti Rama. Një fillim jo i mirë pa filluar ende.

    Panorama
    Mark Marku, mire ia the, po kujt ia the?

    Kur Edi Rama flet per "rilindje" apo "shtet te ri", ne mendjen e tij eshte duke menduar: Une jam shteti, une jam rilindasi, une jam Shqiperia! Kush mendonte e sillej ne te njejten menyre? E kish emrin Enver dhe ishte me origjine nga Gjirokastra. Rama nuk di cfare eshte parlamenti dhe jeta parlamentare pasi per 15 vjet ne politike e kish mundesine te behej deputet, por zgjodhi qe ti beje bisht deputetit. Arsyen duhet ta kerkosh se nje deputet nuk mund te jete dot "Zoti 20%" pasi nje deputet nuk leshon dot leje ndertimi, nje kryetar bashkie apo nje kryeminister mund ta beje nje gje te tille. Rama nuk di as cfare jane ligjet demokratike apo institucionet. Se cfare mendonte per kryeministrin Berisha dhe institucionin qe ai drejtonte e deshmoi ne 21 janar 2011 per gjithe shqiptaret dhe per gjithe boten qe ta shikonin. Presidenti Nishani per te eshte "nje kapter i Berishes", dhe kete e thote nje piktor qe shkollimin me te larte qe ka bere eshte shkolla Jordan Misja dhe nuk ka punuar e fituar nje qindarke ne jeten e tij ne profesion! KQZ e rrethoi me militantet e tij dhe punonjesit e bashkise ne 2011 ne zgjedhjet vendore kur u pa qe do te humbiste me vota bashkine. Evropianeve u tha nuk i votoj 3 ligjet qe ju i vini kusht Shqiperise per integrimin pasi nuk dua qe Shqiperia te anetaresohet ne BE para zgjedhjeve. Dhe diplomati i departamentit te shtetit amerikan duhet te vizitonte Shqiperine 3 here ne 1 muaj, vetem per ti mbushur mendjen Rames se duhet te dergonte komisioneret e tij ne KQZ para mbajtjes se zgjedhjeve. Ne fund, Rama e injoroi keshillen e partnereve nderkombetare dhe hyri ne zgjedhje pa komisioneret e vete ne KQZ, duke vene ne pozitive te veshtire tani KQZ qe nuk e certifikon dot rezultatin e zgjedhjeve, rezultatin qe i jep Rames pushtetin ne dore, me anetaret e mbetur.

    Ta quash Ramen anti-shtetar eshte komplent qe ai nuk e meriton pasi nuk kemi te bejme me nje njeri qe e di se si funksionon shteti dhe zgjedh te beje te kunderten per qellime politike. Rama thjeshte nuk di se si funksionon shteti demokratik dhe ajo qe eshte me e keqja, nuk e rrethon veten me keshilltare qe dine si funksionon shteti, por e rrethon veten me njerezit e kallepit te Doshit, Tahirit, Braces, Veliajt qe ose nuk kane shkollimin e duhur, ose nuk kane profesion, ose nuk kane eksperience ne qeverisje. Socialisteve me eksperience ne qeverisje si Islami dhe Malaj u vuri shkelmin dhe perjashtoi nga partia qe ne opozite.

    Mos u cudit nga gafat e Rames por pergatitu te degjosh shume te tilla, sa here qe ky hap gojen. Ajo qe do te jete interesante per mua nuk eshte aq shume reagimi i shqiptareve por reagimi i nderkombetareve me sjelljen dhe gafat e tij.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-07-2013 më 15:06

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    ,,,Konkurova per DREJTOR TE PERGJITHSHEM TE TRAFOSTACIONEVE DHE LARGPERQUESVE TE TENSIONIT TE LARTE NE KOMPANIN e KOSST-te ...dhe me intervistuan ata njerzit kompetent!!, isha i zhgenjyer fare kure ata njerze pergjegjes SHTETROR me pyetje bajate dhe nuk ju interesonin pregaditjet profesionale !!..por aftesit DJALLZORE dhe te qenurit ne PARTITE aktuale,ju thashe se nuk mirrem me politike,por qellimi im i KONKURIMIT eshte te PUNOJ PER TE MIREN E PERBASHKET KOMBETARE dhe aftesit e fituara nga GJERMANET E FIRMES STATVERKE - LAJPSIG QE TE BASHKOJ DHE TE MODERNIZOJ SISTEMIN E INTEGRUAR NDERKOMTARE TE LINJES 400KV QE MUNDESON LIDHJEN E SHQIPERIS ME DARDANIN NE KET SISTEM,ata filluane te qeshnin si EMBICIL...aty pashe pernjeme se ku ka ardhure gjendje ,dhe ku do te shkoje vendi yne nga njerzit me aftesi te kufizuar,jam demoralizuar fare nga keta PARTIASHA qe jane duke shkatrruar vendin tone!!,,
    .................................................. .................................................. ...............................................
    Pra si perfundime te ne nuk ka rendesi CV-ja..dhe certifikatate nderkomtare profesionale qe te tjeret kan investuare shuma te majme,,,,por aftesit djallzore dhe parazite ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 10-07-2013 më 15:30
    VENI,VIDI,VICI

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    ,,,Konkurova per DREJTOR TE PERGJITHSHEM TE TRAFOSTACIONEVE DHE LARGPERQUESVE TE TENSIONIT TE LARTE NE KOMPANIN e KOSST-te ...dhe me intervistuan ata njerzit kompetent!!, isha i zhgenjyer fare kure ata njerze pergjegjes SHTETROR me pyetje bajate dhe nuk ju interesonin pregaditjet profesionale !!..por aftesit DJALLZORE dhe te qenurit ne PARTITE aktuale,ju thashe se nuk mirrem me politike,por qellimi im i KONKURIMIT eshte te PUNOJ PER TE MIREN E PERBASHKET KOMBETARE dhe aftesit e fituara nga GJERMANET E FIRMES STATVERKE - LAJPSIG QE TE BASHKOJ DHE TE MODERNIZOJ SISTEMIN E INTEGRUAR NDERKOMTARE TE LINJES 400KV QE MUNDESON LIDHJEN E SHQIPERIS ME DARDANIN NE KET SISTEM,ata filluane te qeshnin si EMBICIL...aty pashe pernjeme se ku ka ardhure gjendje ,dhe ku do te shkoje vendi yne nga njerzit me aftesi te kufizuar,jam demoralizuar fare nga keta PARTIASHA qe jane duke shkatrruar vendin tone!!,,
    .................................................. .................................................. ...............................................
    Pra si perfundime te ne nuk ka rendesi CV-ja..dhe certifikatate nderkomtare profesionale qe te tjeret kan investuare shuma te majme,,,,por aftesit djallzore dhe parazite ...
    Edeh mua ashtu si ty o Fehmicaku, deren ma mbylli prapametunia...!.;20 vite prita ta çlirojmi ksoven, dhe ne fund, me duhet te vdes jashte vendity tim diku nên urë te kesaj metropole...perseri jashte terrenit...dergoja cv. Ministrit Rama, ka per te pranua por merre edhe shtetsine...mos harro..pastaj ata andej do behe argat e tû...lol !

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •