Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Edi Rama i ka dhënë udhë një praktike të panjohur deri më sot. Nga pozitat e kryeministrit që pret të marrë detyrën u ka dërguar një thirrje të gjithë atyre që mendojnë se mund të japin një kontribut për vendin brenda kornizave të programit e të vizionit të koalicionit të udhëhequr prej tij. “Ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendjeje keni për më tutje; dhe atyre që dëshirojnë, u lutem të mendojnë çfarë roli mund të luajnë për këtë skuadër, si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë”, shkruan ai.

    Motivi i këtij gjesti del i qartë aty ku ai shkruan se “themeli i kësaj përballjeje historike me të shkuarën në pushtet që rrënoi Shqipërinë është rimëkëmbja e sistemit institucional të republikës sonë; në kryeministri, po edhe në çdo ministri e agjenci shtetërore, ne do të kemi nevojë për prurje të reja energjish dhe aftësish njerëzore të harmonizuara me eksperiencën e gjithkujt që në zyrat e shtetit gjendet sot për arsye të meritës, e jo thjesht për shkak të lidhjeve të gjakut, teserës apo korrupsionit me tribën në fuqi; shumë struktura të vjetra do të zhbëhen dhe një sërë të rejash do të ngrihen, për të çuar përpara projektet e programet prioritare të qeverisë që të ecim më shpejt në rrugën e Rilindjes e të bashkimit të Shqipërisë me Familjen Europiane”.

    Teksti i plotë i apelit mund të gjendet në blogun e Ramës, tok me një formular për t’u plotësuar (http://www.shqiptarja.com/home/1/edi...-me-te-zotet-t...). Tingëllon e bukur si nismë. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Përveç kësaj, ka rrezik që me këtë të krijohen pritmëri të mëdha te shumë njerëz, dhe aty ku ka pritmëri, ka dhe zhgënjime.

    Prandaj ndoshta Rama i paraprin kësaj situate, kur shkruan: “Shumëkush mund të mos e mbërrijë menjëherë synimin. Por ….”.

    RESPUBLICA

  2. #2

    Për: Rama:Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Do i beka te gjitha vete dhe ky si Sala?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Rama:Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Ishalla e ka penjeme kesaj-radhe....
    VENI,VIDI,VICI

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Rama:Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Ta ndihmojme pak ramen duke postuar shkurtimisht standartin e njejte te 90% te CV-ve ne shqiperi.

    Aftësi dhe kompetenca sociale
    Aftësi dhe kompetenca shumë të mira sociale,
    duke konsideruar aftësitë e mira kolektive dhe ekipore të dëshmuara në shumë aktivitete grupore

    Aftësi dhe kompetenca organizative
    Aftësi të mira organizim.
    Aftesi te mira ne menaxhimin e projekteve

    Aftësi dhe kompetenca kompjuterike
    Njohuri të shkëlqyera të MS Office dhe Internet.


    Aftësi dhe kompetenca tjera
    Ambicioz, I besueshem, I miredisiplinuar, I ndershem,
    I pergjegjshem, I perkushtuar ndaj profesionalizmit, me vetebesim,
    mesoj shpejt, i pershtatshem per pune ne grup

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Rama:Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Filloi dhe ky nga perrallat???
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Rama:Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Un kam shum ambicje, por du me i rujt kur t'marre Lulzim Basha pushtetin...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Rama:Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Citim Postuar më parë nga Linda5 Lexo Postimin
    Filloi dhe ky nga perrallat???


    I ka hup libri me programin e rilindjes...

    Ka dal me kerku ndihme idesh pa marr pushtetin akoma...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Kujt i hyjne ne pune "profesorat" e njerezit me eksperience ne qeverisje ne PS si Islami, Bufi, Malaj, etj. Rama ketyre u vuri shkelmin nga partia dhe tani qe erdhi ne pushtet, i duhet te beje ministra Tom Doshin, Tahirin e Erion Bracen se keta jane njerez me intelekt te madh dhe eksperience te madhe ne qeverisje.

    Por para se te kerkonte nga shqiptaret t'i dergojne CV e tyre profesionale, perse nuk u thote Rama shqiptareve se cfare profesioni ka dhe cfare pune ka bere ne 50 vitet qe mban mbi supe? Kur ishim ne fushate e kishim lene CV ne sirtar, tani qe fitove zgjedhjet, duhet ta nxjerresh nga sirtari.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    Sa shum po te dhimsen malaj bufi e islami mor albo?

    Si nuk te pash ti lavdojsh naj her kur ishin pjes e kampit socialist.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama: Keni ambicje? Më dërgoni CV-në tuaj, dhe …

    e humbi kontrollin rama pa e mar pushtetin
    kerkon te shpiki ndonje sistem tjeter se shteti juridik nuk i interesoka.
    ah mor edvin palla, ty te ka zgjedhe mafia aty ku je, se ti nuk je as per roje deposh.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •