-
Patriku Bartolemeu I: Roli i fesë në krizën globale
Kryepeshkopi ortodoks: Roli i fesë në krizën globale
Intervistë/ Flet për herë të parë pas një kohe të gjatë larg mediave, Shenjtëria e tij Bartolemeu I, Peshkop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Egumenik
Nga Spiros Sideris - Stamboll
Komuniteti botëror po kalon një krizë të shtresëzuar, e paprecedentë. Cili është shkaku, sipas mendimit tuaj dhe si mund të kalohet? Si mundet feja të na ndihmojë që të kalojmë këtë krizë?
Bota fetare mund të jetë një aleat i fuqishëm për të adresuar çështje të drejtësisë shoqërore. Ajo ofron një perspektivë unike-përtej asaj shoqërore, politike apo ekonomike-apo nevojës për të zhdukur varfërinë, për të ofruar një ekuilibër në një botë të globalizuar, për të luftuar fundamentalizmin dhe racizmin dhe po ashtu për të zhvilluar tolerancën fetare në një botë konfliktesh. Është roli i fesë që t’i përgjigjet nevojave të të varfërve, të vobektëve dhe të margjinalizuarve. Në fakt, është një shembull i rrallë kur një institucion fetar nuk është përcaktues i hapësirës dhe karakterit të një komuniteti. Ne jemi të bindur që feja është forca më fuqishme në tokë. Kjo është arsyeja që nuk është habi për ne që feja dhe komunitetet fetare po bëhen subjekt i një interesi dhe vëmendje në rritje në lidhjet ndërkombëtare dhe politikën globale, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në vlerat shoqërore dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë politikat shtetërore, sepse feja jo vetëm luan një rol kryesor në jetën personale të njerëzve në mbarë botën, por fetë luajnë po ashtu një rol kritik si forca të mobilizimit shoqëror dhe institucional në një sërë nivelesh. Qoftë nëse jetojmë në një botë paqeje, varfërie apo urie, shkollimi apo kujdesi shëndetësor, sot ekziston një shqetësim i lartë dhe përgjegjësi të përbashkët, e cila ndjehet në mënyrë akute nga njerëzit e besimit dhe nga ata që kanë një këndvështrim fetar.
Ballkani, i cili është një zonë me besim të fortë fetar dhe që ka qenë më parë një skenë e konflikteve politike dhe fetare, a mund të bëhet një shembull grindjesh dhe mosmarrëveshjesh?
Funksionimi i Patriarkatit Egumenik si qendër par excellence e jetës së të gjithë botës Ortodokse, buron nga tradita shekullore, mbrojtja dhe ndërgjegjësimi i besimit Ortodoks. Kjo është arsyeja pse Patriarkati Egumenik ka një karakter super kombëtar, super rajonal dhe ekumenik. Nga ky ndërgjegjësim dhe përgjegjësi për njerëzit e Krishtit, pavarësisht racës dhe gjuhës, kanë lindur Kishat e reja fetare të Lindjes, nga Kaspiku deri në Balltik dhe nga Ballkani në Europën Qendrore. Ky juridiksion ditët e sotme shtrihet nga Lindja e Largët për në Amerikë dhe Australi. Kjo është arsyeja që ne jemi thellësisht të shqetësuar mbi ngjarjet që lënë shenja në jetët e njerëzve përreth botës. Ne kemi pasur gjithmonë një vend të veçantë në lutjen tonë për popujt e Ballkanit dhe një vend të veçantë në zemrat tona për vuajtjet e njerëzve të pafajshëm dhe vdekjen e pajustifikueshme të fëmijëve në luftërat e fundit në Ballkan. Patriarkati Egumenik ka një perspektivë unike mbi tolerancën fetare dhe dialogun ndër-fetar për pajtimin e kishave të Krishtera dhe për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e burimeve natyrore të botës, të cilat ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shkatërrohen nga lufta. Kjo është arsyeja pse kemi punuar për të çuar përpara pajtimin mes komuniteteve katolike, myslimane dhe të krishtere në Ballkan, ndërkohë që kemi dhënë edhe mbështetje personale për masat për ofrimin e paqes për të shpërbërë konfliktin global në vendet fqinje dhe në vende të tjera ortodokse që kanë dalë nga dekada persekutimesh fetare pas Perdes së Hekurt.
Çfarë mesazhi do të jepnit për popujt e Ballkanit?
Gjatë periudhës së Pashkëve, për 40 ditë ne këndojmë himnin e Ringjalljes: “Krishti u ringjall…duke i dhënë jetë atyre në varre”. Kjo frazë i referohet një perspective të re për Pashkë: ne shohim një varr të hapur dhe jo një varr bosh. Mrekullia e Ringjalljes është një ftesë e hapur për një mënyrë të re jete që triumfon mbi errësirën brenda nesh dhe përreth nesh. Ikona ortodokse e Ringjalljes përshkruan Krishtin që tërheq Adamin dhe Evën në prototipet e hershme të mëkatarëve, nga varri në një jetë të re. Është një imazh i çlirimit, që shumë shpesh përshkruan zinxhirët e thyer. Drita e Krishtit hyn dhe ndriçon thellësitë më të mëdha të përvojës njerëzore. Forca e ferrit, syrgjynosjes dhe mposhtjes nuk na bën më të ndihemi të ngurtë, të mpirë dhe indiferentë. Ringjallja ka të bëjë me një realitet të ri, me një perspektivë të re, me një jetë të re ku urrejtja, ashpërsia dhe armiqësia tejkalohen. Pra, Ringjallja është një apel për veprim dhe dhembshuri. Ajo na fton ne që të reflektojmë për ato çaste kur ndjejmë më shumë armiqësinë dhe mungesën e bashkimit. Dhe imazhet e këtij realiteti na rrethojnë dhe na afrohen. Megjithatë, mesazhi i Ungjillit mbi Ringjalljen është aq i thjeshtë sa ç‘është dhe radikal. Ne ftohemi që të mbrojmë dashurinë aty ku urrejtja mbizotëron, për të predikuar drejtësinë aty ku padrejtësia mbizotëron dhe të këmbëngulë në dialog aty ku përçarjet triumfojnë. Edhe pse është më e lehtë për të predikuar një Ungjill fuqie, ne duhet të këmbëngulim që të inkurajojmë dialogun mes partnerë të ndryshëm nga të shkuara radikalisht të ndryshme (qofshin komunitete të krishtere, myslimane, çifute apo të tjera), dialog për burimet natyrore (qoftë për qëllime konsumi, zhvillimi apo mbijetese) dhe dialog në lidhje me zakonet tona (pavarësisht hezitimit dhe rezistencës). Pra, kur jeta duket e pashpresë, besimi në Ringjallje ofron dashuri për njëri tjetrin, kujdes për njëri-tjetrin, dialog me njëri-tjetrin, pajtim me njëri-tjetrin. Ringjallja nuk është thjesht një manifestim i fuqisë së Zotit; por është fillimisht një zbulesë e fisnikërisë brenda secilit prej nesh. Nëse mendojmë ndonjëherë ku qëndron fitorja mbi vdekjen sot, duhet të kujtojmë që ajo shtrihet brenda secilit prej nesh, brenda komuniteteve tona. Dëshirojmë që këtë mesazh t’ia përcjellim lexuesve tuaj.
Koha Jone
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt