Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    I biri i nazistit kërkon falje për masakrën e Borovës

    Përkujtohen 107 viktimat e 6 korrikut 1943. Markus Burger: U përmbys figura e tim eti. Mori pjesë në krim.

    Masakra e Borovës, ku 70 vite më parë u vranë 107 veta, burra, gra shtatzëna e fëmijë, zgjon ndjeshmërinë e djalit të njërit prej nazistëve.
    Markus Burger, djali i ushtarit gjerman Anton Burger, kërkoi dje falje në Borovë për krimet monstruoze të të atit. “Babai im nuk më tregoi kurrë për Borovën. Tani që zbulova aktet çnjerëzore, figura e tij më është kthyer përmbys”, u shpreh Markus Burger. Ai ishte pjesëmarrës në homazhet me rastin e 70-vjetorit të të rënëve në këtë fshat, dhe pasi ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, u ka kërkuar atyre falje publike. Pas vdekjes së të atit, Markus Burger ka shfletuar ditarin ku Anton Burger kishte përshkruar lëvizjet e trupave gjermane gjatë luftës. Në rreshtat e lexuar ai ka mundur të kuptojë se babai i tij ka qenë pjesë e atyre ushtarëve që masakruan fëmijë, gra e burra. Pasi është lidhur me ambasadën, ai ka mundur të kontaktojë me përfaqësuesit e zonës dhe më pas të vijë në Shqipëri.

    Z. Burger, si e zbuluat që babai juaj ka qenë pjesë e këtij reparti gjerman?
    Unë asnjëherë nuk kisha dëgjuar për Borovën. Babai im gjatë gjithë jetës së tij nuk më ka folur për veprimet që kishte kryer gjatë luftës. Ai kishte disa shënime, të cilat i mbante me kujdes të madh. Pas vdekjes së tij, rreth dy vjet më parë, pata mundësinë t’i shoh. Atje nuk mund të zbulohet thuajse asgjë, pasi ngjan më tepër me një kalendar. Rreth një vit më parë u botua një libër për këtë masakër dhe unë e mora nga kureshtja për të mësuar çfarë kishte ndodhur, pasi dija që babai im kishte qenë në Shqipëri gjatë luftës. Teksa e lexoja m’u kujtua që emrin Borovë e kisha hasur edhe në ditarin e tim ati. Nisa të pyes, të kërkoj më tepër, dhe arrita në përfundimin se një prej ushtarëve që kishte marrë jetë në këtë fshat ishte edhe im atë.

    Si u ndiet kur mësuat këtë të vërtetë?
    Më është dashur pak kohë për të pranuar këtë realitet. Fillimisht përpiqesha me çdo mënyrë që të gjeja diçka që të ma hidhte poshtë këtë dyshim. Doja që babai im të mos ishte një ndër personat që drejtoi armën ndaj atyre fëmijëve, grave dhe burrave, por ja që kështu ishte. Pas luftës babai im kishte marrë vendimin që të mos fliste për të. Ndoshta donte të mos rikthente në mendje këto kujtime, por kjo ka ndodhur. Këta njerëz u vranë.

    Pse ndodheni sot në Borovë?
    Pasi mësova të vërtetën, ndjeva detyrimin moral të jem këtu dhe t’u kërkoj falje këtyre njerëzve. Përmes Ambasadës Austriake (jeton në Austri), m’u mundësuan kontaktet me autoritetet dhe njerëzit këtu. Doja shumë të vija, pasi 70 vjet më parë babai im ka qenë në këtë vend dhe ajo që ka ndodhur më 6 korrik të vitit 1943 në Borovë më sjell pamjen e babait, ma përmbys imazhin e tij. Ai nuk tregoi kurrë rreth Borovës, nuk fliste zakonisht për luftën shkatërruese e cila kishte sjellë shumë dhimbje, dëshpërim dhe urrejtje për shumë njerëz në Europë. Vetëm një vit më parë dhe dy vjet pasi babai kishte vdekur, munda të gjej ditarin e tij, i cili fliste për Borovën. Më pas gjeta dhe një libër dedikuar njësisë në të cilën babai im kishte shërbyer. Ishte një keqardhje shumë e thellë dhe nuk mund të përshkruaj ndjenjat e mia nga ajo ditë, dhe veçanërisht sot. Nuk jam këtu të zvogëloj dhimbjen dhe keqardhjen. E vetmja gjë që unë jam i aftë të bëj, është që ta ndaj këtë përkujtimore me ju dhe t’ju kërkoj falje për atë që ka bërë babai im këtu. Kurrë nuk do të harrojmë të kaluarën, por sot, së bashku, si qytetarë të BE-së, të ndërtojmë urat e miqësisë që janë të domosdoshme për të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë.


    Dëshmitari: Nuk mund t’i kërkonim llogari për krimet që kreu babai i tij
    Markus Burger është mirëpritur nga banorët dhe familjarët e viktimave. Pasi dëgjuan ndjesën për krimet e babait të tij, ata e mbështetën dhe vlerësuan veprimin e tij. Njëri prej të mbijetuarve, Kostandin Vojkollari, rrëfeu se si e mbante mend masakrën e asaj dite. Ai humbi gjyshen dhe shumë të afërm.

    Si e kujtoni masakrën që ndodhi më 6 korrik të ‘43-shit?
    Kam qenë vetëm 4 vjeç në atë kohë, por edhe pas 70 vitesh nuk kam për ta harruar. Ishim në shtëpi kur nëna ime erdhi dhe na tha të gjithëve të vraponim sepse kishte ardhur gjermani. Ne mbijetuam falë një përroi. Ajo na mori ne fëmijëve pasi babai ishte në Korçë, dhe së bashku kaluam përroin. Përtej tij ndodhej fshati Gjonç. Në krah mbante vëllain tim vetëm 2 muajsh. Në një moment unë me vëllezërit e mi ndaluam pasi nuk po ecnim dot më dhe ajo e la vëllain tim vetëm 2 muajsh në pragun e një dritareje për të na ndihmuar. Nga pas dëgjoheshin vetëm krismat dhe të bërtiturat e njerëzve. Nëna nuk na linte ta kthenim kokën pas, por unë në një moment e ktheve dhe pashë tym. E pyeta dhe ajo në ato moment na rrëmbeu të gjithëve dhe na detyroi të ecnim. Kishim ecur për rreth gjysmë ore kur nëna bërtiti. Nga nxitimi për të na shpëtuar ne, ajo kishte harruar foshnjën në dritare në Gjonç. U kthye pas duke vrapuar. Nuk e kam harruar gjithë jetën fytyrën e saj në ato momente, tmerrin që përjetoi. Fatmirësisht ne e gjetëm vëllain tim dhe më tej vazhduam rrugën.

    Pati viktima nga familja juaj?

    U vra gjyshja ime teksa u nis pas nesh. Ne me nënën nxituam pak më tepër. Ajo me sa duket donte të merrte diçka me vete dhe qëndroi pas. Nuk e pashë për disa ditë. Kur u kthyem e gjetëm të dekompozuar. Humba edhe kushërinj, një familje e tërë u shfaros prej gjermanëve. Ata nuk mundën të largoheshin në kohë, ndërsa ushtarët i kishin vrarë të gjithë dhe i kishin lënë në rrugë. Kushëriri im kishte të njëjtën moshë me mua. Ishte vetëm 4 vjeç kur i morën jetën.

    Çfarë ndodhi kur u rikthyet?
    Gjithçka ishte shkatërruar. Rrugët ishin plot me trupa njerëzish të vrarë dhe të mbuluar nga krimbat. Shtëpitë e djegura, gjithçka një masakër. Disa ishin vrarë me plumba, të tjerëve u kishin ngulur bajonetat në trup. Skena tmerri.

    Sot djali i njërit prej ushtarëve ka ardhur t’ju kërkojë falje…
    Është shenjë qytetarie nga ana e tij që vjen e kërkon falje dhe ne me po të njëjtën qytetari e mirëpresim. Masakra ndodhi dhe është pjesë e historisë së luftës, por ne nuk mund t’u kërkojmë bijve llogari për veprimet e etërve të tyre. Ajo ishte lufta dhe ne duhet ta hedhim pas sepse nëse nuk falim, atëherë duhet të vazhdojë lufta. Askush nga ne nuk do donte që diçka e tillë të përsëritej.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: I biri i nazistit kërkoj falje për masakrën e Borovës

    Perse e ke sjell kete artikull, mos do te thuash qe edhe Greket do i kerkojne falje shqiptarve per camerine edhe abuzimin me emigrantet????
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: I biri i nazistit kërkon falje për masakrën e Borovës

    Ky eshte nje shembull qe duhet ta ndjekin edhe ata persona(apo femijet e tyre) qe ne kohen e komunizmit kane kryer krime ndaj popullit.
    Si nuk rastisi qe te dale vetem nje njeri qe te kerkoje falje per ato cka bene ne komunizem???
    Popull i cuditshem qenkemi,duhet te vije gjermani te kerkoje faljen tone,ndersa vete shqiptaret nuk i kerkojne falje njeri-tjetrit.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I biri i nazistit kërkon falje për masakrën e Borovës

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Ky eshte nje shembull qe duhet ta ndjekin edhe ata persona(apo femijet e tyre) qe ne kohen e komunizmit kane kryer krime ndaj popullit.
    Si nuk rastisi qe te dale vetem nje njeri qe te kerkoje falje per ato cka bene ne komunizem???
    Popull i cuditshem qenkemi,duhet te vije gjermani te kerkoje faljen tone,ndersa vete shqiptaret nuk i kerkojne falje njeri-tjetrit.
    Ke thene nje fjale me mend, por fjalen tende e vleresojne vetem njerezit me bese Perendie, jo te pabeset. E populli shqiptar sot eshte i pabese pasi po te kish bese Perendie, po te jetonte me friken e Perendise, me moralin e jetes te ndertuar rreth kesaj bese, femijet e niperit e atyre spiuneve e xhelateve te komunizmit do t'iu tregonin viktimave te baballareve te tyre varret ku u varrosen e t'iu kerkonin te falur per ate qe prinderit e tyre bene. Por qe ta besh kete gje, duhet te jesh njeri, duhet te kesh frike Perendie. Ata nuk kane, dhe duke zgjedhur te heshtin, marrin me vete mallkimin e Perendise, hedhin mbi shpirtrat e femijeve dhe niperve e sterniperve te tyre barren e rende te mekatit te tyre. Ne mendjen e tyre, duke heshtur, ata do ti shpetojne ndeshkimit ligjor apo moral te shoqerise. Por harrojne qe ka edhe nje gjykates ne qiell te cilit nuk i shpeton dot duke heshtur e duke mos u penduar. Ndeshkimi me i rende ligjor eshte marrja e nje jete. Ndeshkimi i Perendise zgjat ne 6 breza, sipas tradites judaike.

    Falja eshte hyjnore dhe vetem nje shpirt i penduar eshte i denje per meshiren e Perendise!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-07-2013 më 03:37

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Për: I biri i nazistit kërkon falje për masakrën e Borovës

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Ky eshte nje shembull qe duhet ta ndjekin edhe ata persona(apo femijet e tyre) qe ne kohen e komunizmit kane kryer krime ndaj popullit.
    Si nuk rastisi qe te dale vetem nje njeri qe te kerkoje falje per ato cka bene ne komunizem???
    Popull i cuditshem qenkemi,duhet te vije gjermani te kerkoje faljen tone,ndersa vete shqiptaret nuk i kerkojne falje njeri-tjetrit.
    --------------
    Korca,i ke rene pikes.Por,ky soji i komunisteve tane,e ka te ndaluar te beje gjera te ketilla "mikroborgjeze,melodramatike etj.,etj.,".Per ta vlene parimi makivelist se "se qellimi arsyeton cdo mjet".E kane ne shpirte qe nga Marx-Engelsi, e Lenin-Stalin-Mao-Enveri..
    Po lexoja keto dite nje liber bestseller te NW Times te shkruar nga Paul Johnson per biografite e njerzeve te asht. te "medhej".Dhe i nderuar Korca,per kete Marx Karlin,tmerrohesh kur lexon per bamat bemat e tij,karakterin,natyren,raportet familjare me sherbetoret,.. veprimtarine e tij...Nje anarkisht-terrorrist,qe po te vleresohet me kriteret e sotme,do ishte nje Bin-Laden e shek.19-te...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anëtarësuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Për: I biri i nazistit kërkon falje për masakrën e Borovës

    Shume mire ka bere, per mendimin tim e kishte dhe detyre. Keshtu duhet te bejne te gjithe ata qe nga kane pushtuar apo sulmuar si greke, serbe, turq, gjermane e italiane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga C.Jack Sparrow : 09-07-2013 më 04:07

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar C.Jack Sparrow për postimin:

    violativo (28-12-2020)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: I biri i nazistit kërkon falje për masakrën e Borovës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ke thene nje fjale me mend, por fjalen tende e vleresojne vetem njerezit me bese Perendie, jo te pabeset. E populli shqiptar sot eshte i pabese pasi po te kish bese Perendie, po te jetonte me friken e Perendise, me moralin e jetes te ndertuar rreth kesaj bese, femijet e niperit e atyre spiuneve e xhelateve te komunizmit do t'iu tregonin viktimave te baballareve te tyre varret ku u varrosen e t'iu kerkonin te falur per ate qe prinderit e tyre bene. Por qe ta besh kete gje, duhet te jesh njeri, duhet te kesh frike Perendie. Ata nuk kane, dhe duke zgjedhur te heshtin, marrin me vete mallkimin e Perendise, hedhin mbi shpirtrat e femijeve dhe niperve e sterniperve te tyre barren e rende te mekatit te tyre. Ne mendjen e tyre, duke heshtur, ata do ti shpetojne ndeshkimit ligjor apo moral te shoqerise. Por harrojne qe ka edhe nje gjykates ne qiell te cilit nuk i shpeton dot duke heshtur e duke mos u penduar. Ndeshkimi me i rende ligjor eshte marrja e nje jete. Ndeshkimi i Perendise zgjat ne 6 breza, sipas tradites judaike.

    Falja eshte hyjnore dhe vetem nje shpirt i penduar eshte i denje per meshiren e Perendise!

    Albo
    I biri i ekzekutuesit ka bere ate qe mendja, ndergjegjia, morali dhe kultura e tij e udheheq ..........por nuk tha qe se kam frike nga perendia apo ai lart prandaj edhe erdha e kerkova falje.......perse nuk erdhi i jati ta kerkoje????? perse edhe fshataret nuk i kerkuan falje per ate c'ka ndodhi perpara reagimit gjerman???? keshtu hidhen pas faktet e kohes dhe mendimi i sotshem bute mbulon eresiren e atehereshme historike mbushur me gabime e zemerim momental.
    Njeriu nuk kerkon falje sepse ka frike, dhe frika kurre nuk eshte pjese e ndergjegjies dhe si e tille nuk ka perceptimin e duhur per te berre nje llogjike te drejte.
    Per te ardhur ne ate qe doni te thoni duke percmuar ish popullin tend .....jeni per tu ardhur keq, gjej ne shprehjet tuaja delen e gjunjezuar te misterit te epokes se gurit dhe analizon me po te njejten llogjike fakte te nje epoke me te re........duke harruar se historia vazhdon te beje me po te njejtin cikel dhe me po te njejtat shkara te hidhura te vetvetes.....KEMI QEN TE KEQT E VETEVETES PAVARESISHT BESIMIT FETAR, KEMI BERE C'DO GJE QOFTE MARREZINE ME TE MADHE SEPSE MENDOJME DHE VEPROJME ME PULSIN E MOMENTIT KU MAKUTERIA DHE KAPETANO-PREPOTENCA EGOISTE MBIZOTEROJNE NE CDO MOMENT (mos e ke edhe zoterrote pak kete virusin) DUKE MOS I LENE SHTEG ARSYES DHE LARGPAMESISE........nashi avzhdo zoterrote me hebaic-shalom-burtha-factorine.

    ps. shikoni me sa kulture Gjermania po i kerkon te falur botes dhe sidomos Greqise sepse kjo e fundit ka frike nga perendia......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: I biri i nazistit kërkon falje për masakrën e Borovës

    Nga Gjermania- nji qytetnim që nderon!
    30 tweet
    Opinion e Martë, 9 Korrik, 2013 | 12:05 pm
    SAMI REPISHTI

    Sot lexova në faqen “Balkanweb” nji lajm me titull: “Masakra e Borovës pas 70 vje-tëve…”, dhanë nga autorja Enkelajda Skënderasi, të cilën e falënderoj përzemërsisht.
    “Masakra e Borovës”, nji fshat afër Ersekës, ashtë nji nga “haraçet” e shumëta të luftës kundër okupatorit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, që nji popull krenar shqiptar do të paguente për arsye të qëndrimit të tij rezistues kundër së “Keqes së madhe”, nazizmit, që mundonte të gjithë Europën e okupueme. Sot kujtojmë me dhimbje e mirënjohje viktimët e pafajshme – 107 burra, gra e fëmijë – që u masakruen barbarisht nga xhelatët nazistë gjermanë, të cilët në atë ditë fatale të 6 korrikut 1943 dogjën edhe fshatin e Borovës martire.
    Por në këtë përkujtim të përvitëshëm, kësaj radhe mori pjesë edhe nji i huej, gjerman i paftuem dhe i panjohun, por me ndjenja fisnike e njerëzore të pastërta. Ky i “huej” ishte qytetari gjerman z. Marcus Burger, i biri i xhelatit nazist Anton Burger, reparti ushtarak i të cilit ekzekutoi urdhnin e Komandës Gjermane për masakrën e Borovës më 6 korrik 1943.
    “70 vite ma parë, deklaroi z. Burger, babaj im ka qenë në këtë vend dhe ajo çka ka ndodhur në 6 korrik 1943 në Borovë, mua më sjellë pamjen e babajt vërdallë. Ai nuk tregoi kurr për Borovën, nuk fliste zakonisht për luftën shkatërruese, e cila kishte sjellë shumë dhimbje, dëshprim dhe urrejtje për shumë njerëz në Europë. Vetëm dy vjet ma parë dhe nji vit mbasi babaj im kishte vdekur, munda të gjej ditarin e babajt tim, i cili fliste për Borovën. Ishte nji keqardhje shumë e thellë, dhe nuk mund të përshkruej ndjenjat e mia nga ajo ditë, dhe veçanërisht sot.
    Nuk jam këtu të zvogloj dhimbjen dhe keqardhjen. E vetmja gjë që unë jam i aftë të bëj është që të ndaj këto përkujtime me ju dhe t’ju kërkoj falje për atë që ka bërë babaj im këtu. Kurr nuk do të harroj të kaluemen, por sot së bashku, si qytetarë europianë, së bashku të ndërtojme urat e miqësisë që janë të domosdoshme për të ardhmen tonë dhe të fëmijve”, deklaroi Marcus Burger.
    Tue lexue komentet e bame për këtë njoftim, kuptohet lehtë efekti bamirës i aktit çlirues të qytetarit gjerman Marcus Burger. “Masakra ishte e tmerrshme, falja që kërkoi djali i gjermanit mendoj se është qytetari”. “Qytetar i vërtetë gjerman. Bravo!”. “…Nji gjerman që gjen përgjegjsinë e babajt vjen e kërkon falje. Na mungon civilizim në këto toka!” etj.
    Revista amerikane “TIME” (26 nandor 2012, f.64) përmbante nji pyetsor me 10 pika për zonjën Katrin Himmler, mbesë e kryekriminelit nazist Himmler, shef i shërbimeve sekrete të kryekriminelit A. Hitler, e martueme me nji djal izraelit. “(Me jetue me këtë trashëgim)… ka qenë gjithherë nji peshë e randë për familjen tonë, – deklaroi ajo, – “por babaj im fliste gjithherë haptas (për krimet naziste të xhelatit Himmler). Filmi ‘Holokaust’ më tronditi dhe kuptova se xhaxhai ka qenë përgjegjës kryesor”.
    E pyetun se çfarë mendon ajo për zonjën Betty Goering, mbesë e ish mareshalit nazist Herman Goering, që ka vendosë mos me lindë fëmijë, kështu që të shuhet kjo farë e keqe, zonja K. Himmler përgjegji: “Ka shumë të tjerë fajtorë të krimeve të tyne në Gjermani që kanë vendosë mos me lindë fëmijë…. Por unë mendoj se nji mentalitet i këtill influencohet nga ‘teoria e gjakut të pastër’ nazist. Për mue, tha ajo, ka randësi natyra e edukimit dhe kalimi i përvojës sime te të tjerët”.
    E pyetun për djalin e saj 13-vjeçar, ajo përgjigjet se ai din gjithçka (nga shkolla), por nuk ashtë problem i mprehtë për mue. Unë vuej ende!”.
    E pyetun si ndjehet që ka martue me nji izraelit, baba i të cilit ka mbijetue Holokaustin, ajo u përgjegj: “…Na bisedojmë haptazi për këtë… Prindët tonë, nga të dy palët, janë mendjehapun dhe tolerantë. Prindët tonë janë miq të mirë. Të dy familjet tona janë të bindun se nuk ndihmon nji ndamje e botës në ‘të mirë’ dhe në ‘të këqij’ mbas kaq breznishë, por ashtë e nevojshme me komunikue njeni me tjetrin”.
    Gjatë qëndrimit tim si student në Universitetin Sorbonne të Parisit (1970-1971) kam pasë rastin të shoqënohem me nji studenteshë gjermane që punonte, ashtu si unë, në tezen e doktoratit. Le ta quejmë Marlenë. Gjatë nji bisede miqësore, i tregova se ishe refugjat politik, ish-i dënuem nga regjimi komunist në Shqipëri. Gjendja e ime rriti kuriozitetin e Marlenës dhe nevojen për bisedë politike. Marlene me tregoi se ishte largue definitivisht nga familja e prindëve për arsye të natyrës morale. “Babaj im, më tregoi ajo, ka qenë zyrtar i naltë civil gjatë regjimit nazist në Gjermani. Ai nuk ka qenë as anëtar i Partisë Nacional-Socialiste, as në shërbim të policisë së mshehtë naziste. Po unë, vazhdoi ajo, e informueme për diktaturën naziste dhe krimet e saj të pafalëshme, nuk mund të pranojshe spjegimet e shfajësimit të babës. Nji ditë diskutimi u acarue. Unë humba durimin dhe i thashë babajt haptazi: ’Nuk mund të banoj bashkë me ty nën të njëjtën çati!’. Mora valixhen dhe që nga ajo ditë nuk kam komunikue me prindët e mi. Edhe sot unë e dënoj randë babajn tim…”.
    Atë ditë kuptova si duhet shkallën e naltë të procesit të de-nazifikimit në Gjermani.
    Masakra e Borovës e 6 korrikut 1943 dhe regjimi diktatorial i PPSH/PPSH për 45 vjet të gjata në Shqipëri janë dy pamje që përjashtojnë njena-tjetrën: bota e viktimës së pafajshme nga njena anë, dhe bota e krimit të pajustifikueshëm nga ana tjetër. Për fat të keq, kjo botë e krimit zgjati shumë; dy brezëni lindën dhe u rritën nën hijen e katër kalorësve të Apokalipsit komunist: gënjeshtër, urrejtje, terror dhe vorfëni. Viktimët e këtij absurditeti monstruoz e megjithatë të dëshiruem, janë akoma gjallë. Dhe akoma ma keq: fajtorët e krimeve makabre të kryeme nga komunistët në Shqipëri – nëse nuk kanë vdekë – kanë lanë mbrapa nji brezëni të papjekun dhe të pandërgjegjshme për përgjegjësinë e krimeve të prindëve të tyne. “Shteti” shqiptar ka dështue plotësisht në përpjekjen e tij me demaskue nji të kalueme sa të turpshme, aq edhe kriminale. As krimi, as krimineli nuk janë vue përball ligjit. Asnji masë edukative nuk ashtë ndërmarrë me nxjerrë në dritë të vërtetën tronditëse, dhe me riedukue rininë shqiptare me frymën e përgjegjsisë ndaj shoqënisë, dhe domosdoshmëninë e shtetit ligjor. Shkollat dhe tekstet shkollore, muzeumet, institucionet kulturore dhe artistike, klubet, shoqënitë e ndryshme nuk kanë marrë përsipër demaskimin e murtajës komuniste dhe rindërtimin moral të shoqënisë shqiptare, sot akoma e smurë, ndërsa në Gjermani dënohet me burgim shpërndamja dhe botimi i materialeve naziste, në Shqiperi kemi pesë parti politike që përpiqen me ringjallë “të kaluarën komuniste” dhe lejohen nga ligji. Funerale madhështore mbahen për kryekriminelë. Prandej, shqiptarët janë sot dëshmitarë të fenomeneve negative të “respektit” për diktatorin dhe diktaturën, tue vra kështu përfundimisht ndërgjegjen e shqiptarit me dinjitet. Lënia mbas dore e ish-të persekutuemëve – e sidomos poshtërimi zyrtar i grevistëve që sakrifikuen jetën për të drejtat e tyne, – janë sjellje skandaloze dhe të pafalshme. Sot Gjermania ndihmon procesin e pajtimit dhe të faljes së fajit sepse ka ndërgjegjen e pastër që ka de-nazifikue vendin. Shqipëria vuen akoma nën peshën e ndjesive të urrejtjes dhe mospërfilljes… pa shpresë përmirësimi.
    Pavarësisht nga orientimi politik i seicilit nga ne, mendoj se herojt, dëshmorët dhe të persekutuemit gjatë 45 vjetëve të terrorit të murtajës komuniste në Shqipëri janë sot heroj të rezistencës antidiktatoriale dhe duhen shikue si “kapitali moral i shoqënisë demokratike shqiptare”. Ashtu si kanë qenë herojt e rezistencës kundër okupatorit gjatë pushtimit fashisto-nazist. Ata që mbijetuen janë bërthama e shëndoshë e nji shoqënie civile shqiptare, elementi ma i përshtatshëm për ndërtimin e Shqipërisë së re demokratike. Ashtu si janë… “leckamanë”!
    Shtypje e mjerime të pabesueshme kanë pësue “leckamanët” e sotshëm për 45 vite të gjata: burra, gra, fëmijë, familje të tana që nuk thyen asnji ligj, që nuk shkaktuen asnji dam, dhe që kontribuen fuqimisht e në çdo mënyrë në ndertimin e vendit të tyne, vendit tonë të përbashkët, në mirëqenjen e popullit të tyne, me pranga në duer, me kamxhik në kurriz dhe me vendosmëninë e patundun me mbrojtë këtë tokë Nane – që i përbuzi gjatë gjithë jetës së tyne….! Kjo ashtë edhe tragjedia e tyne!
    Sot ata nuk ndigjojnë fjalën ma fisnike: “Kërkojmë falje!”. Dhe as që do ta ndigjojnë nga ata që përsërisin: “Nuk e ndiej veten fajtor! Nuk kam ba asnji faj!”. Dhe mbas pak vitesh, nuk do të mbetet viktimë e gjallë që ta ndigjojë shprehjen “Kërkojmë falje!”.
    Por kjo mund të arrihet vetëm kur të ndërgjegjsohemi ashtu si populli i qytetnuem gjerman!
    30 tweet

    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    7 Komente per “Nga Gjermania- nji qytetnim që nderon!”

    stockholm
    9 Korrik, 2013 - 12:59

    Pershendetje z Repishti!

    Ju keni plotesisht te drejte lidhur me hallin qe mundon shoqerine e kombin shqiptar. E verteta eshte qe kombit gjerman kurre nuk i kane munguar autoritetet morale, te vlerave qe kishin vemendjen dhe besimin e shoqerise gjermane. Ne Shqiperi keta autoritet ose kane vdekur, ose jane s’kane qene ndonjehere. Madje as kleri nuk duket te kete ndonje autoritet per t’u vleresuar si i rendesishem apo mjaftueshem i lartesuar nga vlerat qe mbart per te patur vemendjen e shoqerise. Ne keto kushte eshte e pamundur te presesh drejtesi, pendese, kerkim- e dhenie falje, reflektim mbi te shkuaren e mendim mbi te ardhmen. Shoqeria shqiptare eshte e sunduar nga shumecka pervec vlerave. Mbetet qe vetem te vajtohet! Me nderime nga Stokholmi.
    Përgjigjjuni
    wilhelm
    9 Korrik, 2013 - 13:06

    shume historie interesante shoku sami germanet i kerkuan falje gjithe botes per krimet por kane nje kulture tjeter ndersa tek ne te gjithe komunistet vinin nga fshatrat nga malet ku di ti gjejne ato kete kulture enveri mehmeti ishin cobane misto mame qemal stafa tironsit e vertete nuk ishin me une kisha nje komshij vinte nga girokastra komunist por femijet kane lindur ne tirane hanim bashke dhe e kuptonin jeten dhe e shikonin shume mire se cfare bene komunistet fatekeqesisht nuk jane te gjithe si komshijet e mija intiligente te hapura megjithese babai i tyre ishte komunist
    Përgjigjjuni
    agroni new york
    9 Korrik, 2013 - 14:31

    Z.Repishti ju falenderoje ju dhe gazeten Panorama per ate qe shkruani ne shkrimin tuaj.Por do ti shtoja shkrimit tuaj dhe nje fatkeqsi tjeter te madhe qe po I ndodhe kombit tone,si ne Shqiperi per keto 20 vjete dhe ne kosove vitet e fundit;korrupsion I pa pare,krime te tmershme,humbje morale,ndarje vllazerore dhe familjare per nje pllembe toke,blerje dhe shitje vote me $50 dollare.Ne ishim te presekutuar por ishim te paster,te dashur me familjen ,shokun dhe kedo.Kosovari qe dje ishte nen qeverisjen e Serbit sot ne lirin qe ja pruri me shume Amerika rrihet ne parlament.And more ……………
    Përgjigjjuni
    Thanas L. Gjika
    9 Korrik, 2013 - 15:14

    Ju faleminderit Prof. Repishti per kete shkrim me mendime te thella. Po te synojne te gjithe njerezit e ndershem per te emancipuar shoqerine shqiptare, ashtu si ju, mendoj se do te arrihet qe edhe bij e bija te ish kupoles komuniste shqiptare te shprehen me neveri per bemat e prinderve te tyre.
    Njeri prej tyre, Bashkim Shehu ka disa vjet qe ka thene: “Babai im, Mehmet Shehu, duke i sherbyer me besnikeri diktatorit u be kriminel dhe kriminelet nuk duhet t’i nderoje populli.” Por kesaj thenieje e ketij qendrimi nuk iu be asnje koment dhe popullarizim.
    Te tilla qendrime e mendime duhen mbeshtetur dhe popullarizuar ne menyre qe ato te sherbejne si nje shkendije qe do te ndeze malin e ndergjegjes se ish komunisteve dhe sherbetoreve te tyre. Keshtu bijte e ish krimineleve nuk ka pse te marrin poste e detyra ne qeverine e re…
    Me respekt, Thanas L. Gjika.
    Përgjigjjuni
    Veli Stafa
    9 Korrik, 2013 - 15:46

    Fort i dashtun prof.Repishti,

    E vetmja menyre qe keto mbrapshti te mos ndodhin perseri ne token arbenore eshte qe mekataret te kerkojne falje per mekatet e tyre -sipas nje shpreheje te Talleyrand-it.
    Kjo arrihet duke i emertuar gjerat ashtu sic jane ne te vertete dhe jo duke ju vendosur etiketa te rrejshme gje e cila nuk ben gje tjeter vetem se i shton fatkeqesite njerzimit.
    Une kam lexuar pak Gustave le Bon ideologun dhe psikologun e turmave.Ai thote se ne nje shoqeri ku qeverisin turmat dhe jo elita,individet jane ne konflikt te perhershem me njeri tjetrin.Kjo ndodh ne Shqipni tash 70 vjet e ketej ku patrioti behet tradhtar brenda dites po keshtu edhe tradhtari behet patriot.Ka nje problem.Ky ka te beje me ndergjegjen kombtare e cila ne kombet qe kane kaluar kolonizim te gjate eshte e veshtire te kultivohet.Sapo terhiqet pushtuesi i huaj sic ndodhi ne Shqipni me 1912 ky len nje boshllek te madh ne psiken e popullit i cili kerkon nje pale pranga te tjera per te zevendesuar te vjetrat.Sic po ndodh sot ne Irak e Palestine.Asnje diktature sado e eger nuk mund te jetoje gjate pa mbeshtetjen e vete popullit.Respekte dhe urime per kete shkrim brilant !
    Përgjigjjuni
    Ana
    9 Korrik, 2013 - 16:46

    Nderime,zoti Repishti.Me ne fund,pjellat e komunisteve jo qe nuk kerkuan falje per krimet e prinderve te tyre,por sot i kemi ne parlament dhe shume shpejt ne qeveri.Shkrim shume i mire,por si nuk iu bie ne sy ky fakt?
    Përgjigjjuni
    Rita
    9 Korrik, 2013 - 17:06

    I nderuari z. S.Repishti ju falenderoj per shkrimin domethenes e do te desha qe kjo leter te dergohej ne Parlamentin Shqiptar, ne te gjitha institucionet shteterore ,neper Universitet, gjimnaze pra kudo e jo te mjaftohet ne nje gazete e perditshme ku e nesermja e fshin nga kujtesa biles dhe te kryeredaktorit qe pranoi ta botonte !! Ne formimin e ndergjegjsine e nje populli luan rol te madh e te rendesishem mediat ,stacionet televizive etj etj faktore !!!Jane pikerisht keta gazeta te perditshem ,stacione televizive qe marrin neper intervista ,botojne kujtimet e “ilustruara “( rasti i rrrefimit te ish hetuesit xhelat nje fare Kristoferi ,ku akuzohet nga deshmimtare reale qe jane tururuar ne menyre cnjerezore nga duart e tij ) ,te gjata ,te perditshme ne gazeten me drejtim politik te majte “Gazeta Shqiptare ” Eshte pikerisht ai Parlament i vitit 1992 qe nuk denoi ligjerisht krejt byrone politike ,trasheguesit e tij te ndaloheshin me ligj te ishin ne poste drejtuese e shteteroe !!! Mjere per ne viktimat qe provuam diktaturen komuniste falja qe ne presim do te vije s”ka derman e se me c”fare rruge s”dij per momentin se c”fare rruge do te marre sqarim kjo ceshtje qe i perket ne rradhe te pare historise se vete popullit !!!!

    http://www.panorama.com.al/2013/07/0...nim-qe-nderon/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Një sfidë gjermane për Edi Ramën

    Nga Nebil Çika



    Një sfidë gjermane për kryeministrin e ardhshëm Edi Rama po edhe për shumë politikanë, zyrtarë shteti, njerëz publikë etj., ka ardhur këto ditë nga Borova, fshati ku nazistët thuhet se masakruan 107 viktimat në ditën 6 korrikut 1943. Markus Burger një qytetar gjerman ka tronditur opinionin me pjesëmarrjen dhe faljen publike, që u ka kërkuar familjareve të viktimave për faktin që i ati i tij ushtar i thjeshtë i ushtrisë naziste kishte marrë pjesë në këtë masakër:

    “Babai im nuk më tregoi kurrë për Borovën. Tani që zbulova aktet çnjerëzore, figura e tij më është kthyer përmbys”, u deklaroi mediave zoti Burger, i cili e kishte zbuluar këtë veprim të të atit, pas vdekjes së tij. Buger, erdhi në Borovë dhe u dha bijve të vrarëve shqiptarë apo edhe vrasësve vetë një leksion moral, që për një pjesë të mirë të tyre është edhe një sfide politike.

    Po zgjedh Edi Ramën, kryeministrin e ardhshëm të vendit, pasi prej kësaj cilësie politike sfida e qytetarit gjerman Markus Berger, i drejtohet drejtpërdrejtë më shumë se nga kushdo prej të ngjashmëve të tjerë shqiptarë. Të dy kanë një histori të ngjashme, baballarët e tyre kanë marrë pjesë në krime. I pari, një ushtar i thjeshtë ishte një nga dhjetëra ushtarët nazistë që kryen Masakrën e Borovës, i dyti, një nga VIP-at e artit komunist, anëtar i PPSH dhe deputet i Parlamentit komunist si dhe anëtar organit më të lartë drejtues të shtetit,

    Presidiumit të Kuvendit Popullor, firmosi varjen në litar në qendër të Kukësit të poetit antikomunist Havzi Nela në vitin 1989, që mund të konsiderohet edhe varja e fundit e një poeti në Evropë. Zoti Burger nuk kishte lindur ende, kur i ati mori pjese në masakrën e Borovës, kurse zoti Rama ishte një artist i diplomuar dhe pedagog në kohën që babai i tij kryente krimin dhe varte poetin e fundit në Evropë.

    “Pasi mësova të vërtetën, ndjeva detyrimin moral të jem këtu dhe t’u kërkoj falje këtyre njerëzve”, tha zoti Burger pasardhësve të viktimave në Borovë, duke dëshmuar një humanizëm dhe sens drejtësie të paparë e dëgjuar ndonjëherë në këtë vend. Por si ka reaguar zoti Rama ndaj krimit të babait të tij të ndodhur vetëm 25 vjet më parë, kur i biri ishte në moshë madhore, madje një artist e intelektual. Asgjë, përkundrazi ai ndjehet krenar e mburret me të atin e tij, Kristaq Rama.

    Ai e nisi fushatën elektorale me një dokumentar të shfaqur së pari, në zonën e tij elektorale në Vlorë, ku ai me krenari e cilësonte të atin një artist të madh pa e përmendur kurrë krimin edhe më të madh të tij. Një shkolle jo publike dhe një rrugë në Tiranë kanë emrin Kristaq Rama të vendosura nga Bashkia, kur e drejtonte i biri i tij. Zoti Rama është autor i disa librave e artikujve, por kurrë nuk ka guxuar ta paranojë e të distancohet nga krimet e të atit e aq më tepër t’i kërkojë falje viktimës. Ky krim i të atit dhe heshtja e zotit Rama ndaj tij, ka qenë objekt i akuzave nga kundërshtarët politikë dhe mediave, sidomos pas futjes së tij në politikë, por kurrë ai nuk ka kthyer një përgjigje pa mbajtur një qëndrim për këtë gjë.

    Nuk është se zoti Rama është i vetmi politikan i sfiduar nga zoti Burger në Borovë, por si kryeministër i këtij vendi, ai duhet të reagojë edhe si simbolikë e qëndrimit të tij ndaj krimit politik dhe krimeve në përgjithësi. Rama mund të zgjedhë sërish të heshtë e të mos distancohet nga krimet e babait të tij, por tani mas precedentit dhe sfidës që zoti Burger iu ka bërë nga Borova gjithë djemve dhe vajzave të kriminelëve komunistë të Shqipërisë, nuk besoj se e ka të lehtë ta anashkalojë. Në meny të ndryshme siç ishte dokumentari për zgjedhjet, zoti Rama në të kundërt me zotin Burger ka demonstruar krenari për të atin dhe veprën e tij, ku kryevepra është padyshim varja e Havzi Nelës, poetit të fundit të ekzekutuar në Evropë.

    Krimet e komunizmit dhe distancimi ndaj tyre është një problem sa moral aq edhe politik i Shqipërisë, që e bën konfliktin e interesit që kryeministri ka me këtë raport politik në historik shumë të rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Fakti që zoti Rama nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë për këtë krim të të atit, figura e të cilit nuk i është kthyer ende me kokë poshtë si zoti Burger me të atin e tij, e bën reagimin e tij të domosdoshëm, por edhe domethënës. Unë nuk besoj se zoti Rama ka ndjenja e moral si ky i demonstruar nga qytetari gjerman Markus Burger, por ai nuk reagon pozitivisht as si demagogji apo taktikë politike.

    Zoti Burger është një qytetar i thjeshtë gjerman. Askush nuk do ta kishte marrë vesh që i ati ishte një prej ushtarëve nazistë të Masakrës së Borovës në se vetë ai me ndërgjegje nuk do ta kishte denoncuar një gjë të tillë. Zoti Rama, pothuaj një bashkëkohës i poetit Havzi Nela, me dijeni të plotë, ndoshta nga të parët për varjen e tij, nuk ka reaguar kurrë as si artist, as si intelektual e as si i biri i një prej autorëve të krimit. Nuk e ka bërë këtë, as si politikan dhe pak gjasa ta bëjë edhe si kryeministër, megjithëse është i sfiduari më i madh i të ngjashmit të tij, Markus Burges.

    Sa për zotin Burger besoj se, duhet t’i jemi dy herë mirënjohës. E para, kërkoi falje për një krim të të atit të tij, një veprim tepër i rrallë në Shqipërinë e mbushur me krime politike. E dyta, për vendosjen e një standardi tjetër për përgjegjësinë morale, e cila detyron të birin të kërkojë ndjesë për të atin në Shqipëri, ku vetë autorët e krimeve nuk kanë shfaqur asnjë pendesë. Ata të gjallët janë një pjesë e administratës, politikës, drejtësisë dhe shoqërisë civile, ndërkohë që të vdekurit si Kristaq Rama, janë të nderuar e të respektuar jo vetëm nga djemtë e tyre.

    http://www.ex-press.al/index.php?opt...yes&Itemid=155
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: I biri i nazistit kërkon falje për masakrën e Borovës

    'Betty Goering, mbesë e
    ish mareshalit nazist
    Herman Goering, që ka
    vendosë mos me lindë
    fëmijë, kështu që të
    shuhet kjo farë e keqe'

    Keta ne shqiperi jan shtuar dhe pasanik te medhenj

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •