Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist

    Dardania(Kosova) duhet te jete shtet laik,demokratike dhe atedhe i te gjithe banorve qe kane lindure ,jetojne dhe mendojne te vdesine ne ket vende,por kjo nuk do te thote te mos merremi me fe!!,fet duhet ti mbajme kushe done,por qashtjen Kombetare duhet ta forcojme dhe ta luftojme kudo te keqen dhe ata qe e kercnojne qashtjen KOMBETARE!!
    VENI,VIDI,VICI

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kjo eshte teme tjeter...
    Mu me interesuan vetem genjeshtrat e "magjistrit te shkencave juridike" dhe deputetit te Kosoves per ceshtje konkrete.

    Kjo tema e pergjithshme qe te intereson ty, mu s'me intereson.
    Asgje nuk ka genjyer deputeti i nderuar . Per ta kritikuar ti ate , se pari duhesh te jesh i nivelit te tij , pastaj merr guxmin per ta kritikuar dhe shpifur per te !

    Ja edhe nje shkrim rrethe kesaj tematike , dhe i nderuar lermi ti mu fjaloret angleze dhe serrb , po kap merr lexo per fjalet ''laicitet dhe sekular'' cfare kutomi kane , e pastaj bene genjestar deputetin apo magjisterin e shkencave :

    Shekullarizmi, laicizmi dhe shteti i Kosovės

    Abdullah Rexhepi

    Pėrvoja e dekadave tė fundit dėshmoi se shoqėria shqiptare nuk qe e suksesshme nė shkrirjen e ideologjive dhe doktrinave tė importuara nga jashtė. Kur i hedhim njė vėshtrim tė kaluarės sonė nė shekullin e kaluar, vėrejmė se inteligjencia shqiptare nė tė shumtėn e rasteve ka pranuar ideologji dhe mendime nga tė tjerėt dhe ėshtė munduar t’i injektojė ato nė shoqėri, pa i studiuar mirė dhe pa bėrė as pėrshtatjen mė tė vogėl me traditat e vendit.

    Ky dorėzim absolut pėrballė shablloneve tė importuara, pėr mendimin tim, ose ishte si pasoj e mosnjohjes sė realiteteve tė shoqėrisė shqiptare, ose mos pranimi dhe refuzimi i kėtyre realiteteve. Njė gjė tė kėtillė shoqėria shqiptare e pėrjetoi me marksist-leninizmin, ku nė Shqipėri rezultoi me njė regjim diktatorial, kurse nė Kosovė patėm vetėm njė pėrkthim tė komunizmit jugosllav. Aktualisht po ndodhė e njėjta gjė edhe me liberal – demokracinė, sekularizimin dhe laicizmin. Nėse njė ideologji ka patur sukses nė njė vend tjetėr tė botės, intelektualėt tanė, pa menduar fare pėr rrethanat dhe shkaqet e lindjes sė asaj ideologjie nė atė vend, janė pėrpjekur tė njėjtėn t’ia imponojnė edhe shoqėrisė shqiptare. Ky realitet bėhet edhe mė i hidhur kur kuptojmė se kėta intelektualė u janė nėnshtruar e po i nėnshtrohen vetėm ideologjive, tė cilat pėr momentin kanė njė pozitė sunduese nė botė. Tani kemi shumė intelektualė tė cilėt deri dje me kėmbėngulje kanė mbrojtur marksizmin – leninizmin, kurse sot tė njėjtit po me atė radikalizėm shtirren si liberal-demokratė, dhe nga goja nuk heqin terminologjinė e kėsaj ideologjie. Mos njohja e traditės, kulturės dhe fesė sė shqiptarėve nga inteligjencia shqiptare apo injorimi i tyre, sidomos fesė, rezultoi me pasoja shumė tė rėnda, tė cilat po na traumatizojnė edhe sot e kėsaj dite. Mendimtarėt shqiptarė jo vetėm qė nuk kanė studiuar dhe njohur (nuk po them tė kenė besuar) fenė islame, por atė e kanė prezantuar si diēka tė huaj, madje nė shumė raste edhe si fe tė armikut. Prandaj dhe duke u bazuar nė kėtė realitet mund tė konkludojmė se inteligjencia jonė nuk ishte e njohur me faktorėt kryesorė qė pėrbėnin shoqėrinė shqiptare dhe ky ishte shkaku kryesor pse ideologjitė e huaja nuk arritėn tė pėrshtateshin me popullin shqiptar dhe pse ky popull qe viktimė e shekullit 20. Intelektualėt shqiptarė u mjaftuan vetėm tė jenė pėrkthyes tė ideologjive dhe doktrinave tė huaja. E njėjta po vazhdon edhe sot.

    Nė shoqėrinė tonė gjithashtu mungon debati i mirėfilltė publik nė lidhje me problemet dhe fenomenet qė preokupojnė qytetarėt. Disa persona tė caktuar atje lartėmarrin vendime dhe miratojnė ligje, pa u konsultuar fare me shoqėrinė civile, e cila pėrfiton apo pėson nga ato vendime dhe ligje. Ky ėshtė njė mentalitet i pastėr i Jakobinėve. Jakobini i lejon vetes tė pėrcaktojė ‘atė qė do dhe ka nevojė’ masa. Por nėse masės nuk i pėlqen apo ajo reagon ndaj ‘mendimeve dhe vendimeve tė drejta’ tė Jakobinėve, ata refuzojnė masėn, madje mund tė pėrdorin edhe forcėn kundėr saj. Sipas njė mentaliteti tė kėtillė, ta bėsh popullin tė lumtur, domethėnė ke tradhtuar qėllimet dhe idealet.

    Nė shumė vende lexova se udhėzimi administrativ i Ministrisė sė Arsimit tė Kosovės, me tė cilin nxėnėsve tė shkollave tė mesme dhe tė larta u ndalohet bartja e 'uniformės fetare' nė objektet e institucioneve arsimore, u perceptua si ruajtje e laicizmit tė Kosovės. Disa tė tjerė nga mos dija, nė vend tė laicizmit, thanė se Enver Hoxhaj, ministri i arsimit po mbron shekullarizimin e shtetit. Kurse disa tė tjerė kėtė akt tė ministrisė e kishin nuhatur si mbrojtje tė demokracisė, pra, tė shumicės sė qytetarėve tė Kosovės kundrejt njė pakice. Andaj mendoj se do tė ishte mirė tė hidhet mė shumė dritė mbi atė se ē’ėshtė sekularizimi dhe laicizmi.

    Evropa nė mesjetė u pėrballė me luftėra tė pėrgjakshme fetare. Kur kisha despotike po digjte dhe vriste ēdo kėnd qė nuk iu nėnshtrohej mėsimeve dhe predikimeve tė saj, lindėn reformatorė si Luther dhe Calvin, tė cilėt kėrkuan marrjen e pushtetit nga dora e klerit katolik. Prandaj dhe protestantėt bashkė me intelektualėt iluministė nė kėto rrethana kėmbėngulėn nė pavarėsimin e shtetit nga kisha. Evropianėt pėr tė shpėtuar nga despotizmi i klerit katolik u detyruan tė kthehen nė mendimin dhe filozofinė e Greqisė sė lashtė.

    Nė vazhdim pėr tė sqaruar mė mirė apo pėrshtatur rrethanat e fundit tė krijuara me rastin e nxjerrjes sė Udhėzimit Administrativ nga ana e Ministrisė sė Arsimit tė Republikės sė Kosovės, do t’i paraqes disa koncepte mbi teoritė e sekularizmit dhe laicizmit.

    Sekularizmi: Sekularizmi ėshtė ndėr diskurset mė tė nxehta tė periudhės moderne nė Evropė i cili mė sė shumti ėshtė trajtuar nė rrafshet si teologji (krishtere) politike, filozofi, sociologji dhe nė historinė e mendimit. Fjala sekularizėm (lat. Saeculum, fr. Siecle) ka kuptimin e shekullit, periudhės njėqind vjeēare. Pra me sekularizmin (shekullarizim) kuptojmė pėrshtatje me shekullin dhe me kohėn nė tė cilėn jemi duke jetuar, pra me kėtė botė apo adaptim me kohėn aktuale dhe me kėtė dynja. Pėr shekullarizimin u fillua tė flitet nė periudhėn e Rilindjes Evropiane nga lėvizja e ‘reformimit’ tė fesė dhe ‘protestės’ ndaj Kishės Romake, dmth. rrėnjėt e kėsaj mund t’i gjejmė nė iluminizmin modern. Rol tė madh nė daljen nė pah tė shekullarizimit ka luajtur Martin Luther dhe protestantizmi, kurse modeli dhe qendra e shekullarizimit ishte Gjermania, ku mė pas u plasua edhe nė Francė, Spanjė, Angli, madje edhe nė Rusi. Termi sekularizėm pėrdoret nė koncepte tė ndryshme nė teologjinė krishtere, filozofi, sociologji dhe politikė.



    a. Shekullarizimi teologjik (krishter)

    Sekularizmi nė teologjinė krishtere nėnkupton ndryshimin apo reformimin e marrėdhėnieve tė fesė me kėtė botė. Reformimi i qasjes fetare (kishtare) ndaj ēėshtjeve shoqėrore, shtetėrore apo nė pėrgjithėsi ndaj udhėheqjes sė shtetit, gjithnjė duke patur parasysh nevojat dhe kėrkesat e kėsaj bote. Kuptimi tjetėr ėshtė procesi i braktisjes sė postit dhe pėrgjegjėsive tė kishės nga pjesėtarėt e emėrimit tė krishterė dhe kthimin e tyre nė shekull, nė jetėn tokėsore, jo tė shenjtė. Pra kėtu kemi sekularizimin e njė fenomeni qė konsiderohet i shenjtė. Njė kuptim tjetėr i sekularizimit ėshtė edhe transferimi apo shitja e pronave tė kishės. Kėshtu qė prona e Kishės sė Zotit i dhurohet kėsaj bote, shekullit. Si shembull mund tė paraqesim shitjen e pronave tė kishės katolike princėrve gjermanė nė shekujt 18 dhe 19, tė cilėt ishin konvertuar nė protestantė. Gjithashtu kemi edhe shndėrrimin e objekteve te Kishės dhe vet kishave nė shkolla dhe spitale. Thėnė me njė fjalė, reformimi i teologjisė e cila beson dhe respekton pavarėsinė e shtetit nga diktati i fesė dhe klerit. Nė Evropėn perėndimore njė reformim i tillė se pari ėshtė hasur te protestantėt, kurse kisha katolike shumė vonė i bashkohet procesit tė sekularizimit. Kėtu duhet theksuar se islami ėshtė njė fe e kėsaj bote dhe botės tjetėr dhe asnjėherė nuk ėshtė ndjerė nevoja e sekularizimit tė kėsaj feje. Islami ėshtė fe edhe e shekullit edhe e botės tjetėr.



    b. Sekularizimi filozofik

    Nė retorikėn e racionalizmit tė inspiruar nga iluminizmi evropian, sekularizmi nėnkuptohet si ‘largim nga magjia’ (Max Weber), ‘pjekuria e njeriut’ (Immanuel Kant) dhe 'botėkuptimi i tokėsores' sė (Friedrich Hegel). Thėnė ndryshe me sekularizimin filozofik perceptohet lirimi i njeriut nga ēdo varėsi e preokupim i fesė, magjisė dhe besėtytnisė apo shporrje e ēdo gjėje qė krijon dhimbje dhe ankth. Kėtu kritikohet feja dhe diktati i kishės gjithnjė duke u mbėshtetur nė racionalizėm dhe shkencė, me qėllim tė pėrmirėsimit tė gjendjes sė destabilizuar tė botės. Sekularizmi filozofik i bazuar nė racionalizėm tė plotė ėshtė mohues i fesė, i botės tjetėr dhe i ēdo ndjenje shpirtėrore qė buron nga feja. Unė si musliman nuk mund ta pranoj njė sekularizėm tė tillė filozofik, sepse me kėtė kuptoj tėhuajsimin e vetėdijshėm tė fesė nga jeta e pėrditshme e njeriut. Ėshtė e vėrtetė kur thonė disa se sekularizmi nuk ėshtė kundėr fesė, pėr arsye se ky lloj sekularizėm zė vendin e fesė dhe ėshtė njė rival i pashpirt i fesė. Sot nė perėndim ky lloj sekularizimi ėshtė mė i diskutueshėm nga tė tjerėt, madje shumė teologė tė krishterė e mohojnė atė. Ata janė tė mendimit se sekularizmi filozofik ka ndikuar qė shoqėria evropiane tė distancohet nga feja.



    c. Sekularizmi socio-politik

    Me kėtė sekularizėm nėnkuptojmė procesin e ndryshimit gradual dhe koordinimin e fesė (organit tė kishės) shtetit dhe shoqėrisė civile pėr realizimin e kėrkesave dhe nevojave tė kohės. Kėtu nuk kemi ndarje tė shtetit dhe politikės nga feja, por dhėnien fund tė pushtetit tė klerit. Njė sekularizėm tė tillė mund ta hasim nė shtetet me shumicė protestante. Nė vendet si Britani dhe Danimarkė sot kemi fe zyrtare. Mbretėresha e Britanisė si kryesuese e shtetit ėshtė edhe kryetare e Kishės Anglicane. I njėjti realitet ekziston edhe nė Danimarkė, ku sekti i Luterit ndodhet nėn udhėheqjen e mbretėrisė.

    Laicizmi: Fjala laicizėm (lat. Laikos apo Laicus, fr. Laic apo Laique) domethėnė ajo qė i pėrket popullit, qė rrjedh nga populli, gjė e pėrbashkėt apo e pėrgjithshme, jashtė organeve zyrtare dhe administrative, jo qeveritare, civile (jo ushtarake), etj.. Pėr herė tė parė fjala laicitet nė konotacionin e ‘mos ndėrhyrjes sė shtetit nė punėt e fesė dhe kishės’, ‘ndarjes sė shtetit nga feja dhe kisha’ dhe ‘siguria e lirive fetare tė qytetarėve’ ėshtė pėrdorur nė Francė (pas vitit 1870), nė kuadėr tė aktiviteteve civile, politike dhe parlamentare. Premisat e laicizmit nė pėrgjithėsi mund t’i pėrkufizojmė si mė poshtė:

    - Laicizmi liron njeriun fuqia, organet kompetente tė shoqėrisė nuk i lejon tė ushtrojnė dhunė ndaj njeri tjetrit dhe siguroni bashkėpunimin e plotė tė kėtyre organeve nė tė mirė tė qytetarėve dhe vendit.

    - Nė laicizėm detyra e shtetit ėshtė vendosja e tolerancės, bashkėjetesės dhe miqėsisė nė mes besimeve fetare dhe jo fetare.

    - Laicizmi synon eliminimin e plotė tė ēfarėdo dhune.

    - Laicizmi ndalon diskriminimin fetar, etnik dhe gjinor dhe diskriminimet mbizotėruese nė marrėdhėniet midis institucioneve tė shoqėrisė. Ai siguron barazinė ndaj ligjit, barazinė nė arsim, nė punėsim dhe nė shprehjen e bindjeve fetare, kombėtare, kulturore, etj..

    - Laicizmi transparon qarqet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore tė shoqėrisė dhe aktivitetet nė kėto rrafshe.

    - Laicizmi nuk pėrkrahė asnjė fe, komb apo parti politike dhe as nuk ndalon manifestimin e tyre nė shoqėri.



    Pra laicizmi ėshtė njė proces socio-politik qė rregullon lidhjet mes shtetit dhe institucionit tė fesė si dy organe tė pavarura nga njėri tjetri dhe pėrballė kėtyre mbron lirinė e manifestimit tė bindjeve tė qytetarit.

    Nė shumė raste haset nė ngatėrrimin e sekularizimit me laicizmin, ku nė vend tė laicizmit pėrdoret sekularizmi dhe anasjelltas. Nė tė shumtėn e rasteve me sekularizėm kuptohet ndarja e shtetit nga feja, por nė realitet, nė sekularizėm kemi tė bėjmė mė shumė me shtetin, shoqėrinė civile dhe institucionin e fesė, tė cilat nė bashkėpunim tė plotė dhe duke ndihmuar njėra tjetrėn ecin drejt reformimit, ndryshimit, modernizimit apo dhėnė shkurtė drejt pėrshtatjes me shekullin. Njė botėkuptim tė kėtillė tė sekularizmit politik e kemi nė Angli, Amerikė, Danimarkė, shtete me shumicė protestante. (American Theocracy, Kevin Phillips, Viking Penguin, 2006) Kurse laicizmi, veēanėrisht ai francez, nėnkupton ndarjen e shtetit nga organi i fesė, por jo edhe fenė nga politika dhe shoqėria. Tė mos harrojmė se kemi parti tė mėdha krishtere nė Evropė tė cilat janė nėn influencėn e kishave. Por me laicizėm ndalohet tė ketė 'fe shtetėrore' dhe 'shtet fetar'. Prandaj mund tė thuhet se laicizmi i vėrtetė arriti tė instalohet i plotė vetėm nė Francė, kurse vet 'logjika e laicizmit' depėrtoi nė shtetet katolike tė Evropės perėndimore si Belgjikė, Spanjė, Portugali dhe nė Itali. (The Rise and Decline of Western Liberalism, Anthony Arblaster) Njė laicizėm radikal francez i periudhės sė kryeministrit Emile Combes e huazoi themeluesi i Turqisė moderne, Kemal Ataturku. Mė pastaj, megjithėse francezėt rishikuan laicizmin e tyre, por nė Turqi kjo ėshtė u shndėrrua nė ideologji pėr tė shtypur besimtarėt muslimanė.

    Gjykoj se laicizmi francez ėshtė militant dhe nuk duhet huazuar si mostėr pėr shtetin e Kosovės. Nė kohėn kur Franca kishte njė popullsi relativisht tė pastėr me francezė autoktonė dhe nuk ndjente rrezik nga kulturat, fetė dhe identitet tjera, me laicizmin e saj kėrkonte qė vetėm shteti dhe shkolla tė jenė tė pavarura, por me rritjen e numrit tė muslimanėve nė kėtė shtet, laicizmi francez kaloi nė militantizėm dhe tani kėrkoi edhe nxėnėsi tė jetė i pavarur nė bindjet e tij fetare. Pėr atė dhe institucionet e Kosovės sa herė qė huazojnė dhe zbatojnė ndonjė standard nga ndonjė vend tjetėr do tė ishte mirė qė tė kenė parasysh popullin e saj nė rend tė parė, sepse shteti duhet tė sigurojė lumturinė dhe mirėqenien e tij e jo pėr hir tė njė trendi ndėrkombėtar tė shkelė tė drejtat e qytetarėve. Tė jeni tė sigurt se madje asnjė besimtar mysliman nuk pretendon rrėzimin e sistemit laik tė Republikės sė Kosovės. Por ata duan tė respektohen sikur ēdo qytetar tjetėr i rėndomtė i kėtij vendi. Pėr atė dhe nė qoftė se hoxhallarėt dhe Bashkėsia Islame e Kosovės thonė se shamia ėshtė parim i fesė dhe jo simbol, atėherė funksionarėt e MASHT, pa u prononcuar se ēka ėshtė simbol e ēka parim nė fenė islame, duhet tė tėrheqin kėtė udhėzim tė pakuptimtė administrativ.
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    ...

    Shekullarizmi, laicizmi dhe shteti i Kosovės

    Abdullah Rexhepi

    Pėrvoja e dekadave tė fundit dėshmoi se shoqėria shqiptare nuk qe e suksesshme nė shkrirjen e ideologjive dhe doktrinave tė importuara nga jashtė. Kur i hedhim njė vėshtrim tė kaluarės sonė nė shekullin e kaluar, vėrejmė se inteligjencia shqiptare nė tė shumtėn e rasteve ka pranuar ideologji dhe mendime nga tė tjerėt dhe ėshtė munduar t’i injektojė ato nė shoqėri, pa i studiuar mirė dhe pa bėrė as pėrshtatjen mė tė vogėl me traditat e vendit.
    Nonsens...
    Shqipetaret kane qene gjate gjithe kohes dhe jane edhe me tutje aq te parendesishem per zhvillimet e pergjithshme historike, sa qe nuk kane pase kurre dhe nuk kane as sot pothuajse asnje mundesi te jene imun ndaj pothujse cfaredo qe ndodh/ndryshon ne rrethin gjeografik dhe kulturor ku jetojne.
    Vetegetoizimi permes "ruajtjes" se traditave dhe ideologjive mesjetare te pushtuesve te huaj (p.sh. atyre islamik), te cilat gjithashtu nuk kane qene dhe nuk jane shqipetare, nuk do te ishte as e pershtatje, as e mundur te realizohej, dhe as e mire per nje province praktikisht pa domethenje per historine e Evropes dhe te botes. Do te ishte vetem thellim i prapambeturuise dhe mjerimit te pergjithshme ne ato provinca te banuara me pak milione shqipetar (musliman) ne mesin e qidra milionave te krishtere dhe armiqeve kombetar dhe fetar te shqipetareve.
    Ne rrethanat ekzistuese shqipetaret e kane arritur pothujase maksimumin e mundshem.


    Ky dorėzim absolut pėrballė shablloneve tė importuara, pėr mendimin tim, ose ishte si pasoj e mosnjohjes sė realiteteve tė shoqėrisė shqiptare, ose mos pranimi dhe refuzimi i kėtyre realiteteve. Njė gjė tė kėtillė shoqėria shqiptare e pėrjetoi me marksist-leninizmin, ku nė Shqipėri rezultoi me njė regjim diktatorial, kurse nė Kosovė patėm vetėm njė pėrkthim tė komunizmit jugosllav.
    Cili ishte realiteti shqiptar?


    ...
    Mos njohja e traditės, kulturės dhe fesė sė shqiptarėve nga inteligjencia shqiptare apo injorimi i tyre, sidomos fesė, rezultoi me pasoja shumė tė rėnda, tė cilat po na traumatizojnė edhe sot e kėsaj dite. Mendimtarėt shqiptarė jo vetėm qė nuk kanė studiuar dhe njohur (nuk po them tė kenė besuar) fenė islame, por atė e kanė prezantuar si diēka tė huaj, madje nė shumė raste edhe si fe tė armikut.
    Islami eshte nje nder fete e shqipetareve...
    E huaj eshte gjithesesi. E ndoshta edhe e armikut.

    Prandaj dhe duke u bazuar nė kėtė realitet mund tė konkludojmė se inteligjencia jonė nuk ishte e njohur me faktorėt kryesorė qė pėrbėnin shoqėrinė shqiptare dhe ky ishte shkaku kryesor pse ideologjitė e huaja nuk arritėn tė pėrshtateshin me popullin shqiptar dhe pse ky popull qe viktimė e shekullit 20. Intelektualėt shqiptarė u mjaftuan vetėm tė jenė pėrkthyes tė ideologjive dhe doktrinave tė huaja. E njėjta po vazhdon edhe sot.
    Ne cilin realitet...?


    Nė shoqėrinė tonė gjithashtu mungon debati i mirėfilltė publik nė lidhje me problemet dhe fenomenet qė preokupojnė qytetarėt.
    Ne cdo shoqeri ekziston ky problem...
    Edhe ne ato me te zhvilluarat.

    Dallimi kryesor ne mes te "shoqerise sone" dhe te tjerave (atyre te zhvilluara) eshte mireqenja socio-ekonomike. Dhe ky eshte edhe problemi kryesor i shqipetareve, per te cilin duhet te debatohet panderpre, jo problemet e islamisteve qe kane me vjazat qe nuk bartin apo bartin shamia etj.

    Disa persona tė caktuar atje lartėmarrin vendime dhe miratojnė ligje, pa u konsultuar fare me shoqėrinė civile, e cila pėrfiton apo pėson nga ato vendime dhe ligje.
    Ky ėshtė njė mentalitet i pastėr i Jakobinėve. Jakobini i lejon vetes tė pėrcaktojė ‘atė qė do dhe ka nevojė’ masa. Por nėse masės nuk i pėlqen apo ajo reagon ndaj ‘mendimeve dhe vendimeve tė drejta’ tė Jakobinėve, ata refuzojnė masėn, madje mund tė pėrdorin edhe forcėn kundėr saj. Sipas njė mentaliteti tė kėtillė, ta bėsh popullin tė lumtur, domethėnė ke tradhtuar qėllimet dhe idealet.
    Shumices absolute te popullit te kosoves nuk i intersojne temat e radikaleve islamik lidhur me fene dhe shamite...
    Keto jane ceshtje periferike te shoqerise dhe me rendesi jashtezakonisht te kufizuar per shumicen absolute. Fakti qe keto megjithate gjejne hapesire te madhe publike, eshte ceshtje krejtesisht tjeter.

  4. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Antiproanti pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    arbereshi_niko (09-12-2013),arvanitasi (14-01-2014)

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    ...

    Shekullarizmi, laicizmi dhe shteti i Kosovės

    ...

    Sekularizmi: Sekularizmi ėshtė ndėr diskurset mė tė nxehta tė periudhės moderne nė Evropė i cili mė sė shumti ėshtė trajtuar nė rrafshet si teologji (krishtere) politike, filozofi, sociologji dhe nė historinė e mendimit. Fjala sekularizėm (lat. Saeculum, fr. Siecle) ka kuptimin e shekullit, periudhės njėqind vjeēare. Pra me sekularizmin (shekullarizim) kuptojmė pėrshtatje me shekullin dhe me kohėn nė tė cilėn jemi duke jetuar, pra me kėtė botė apo adaptim me kohėn aktuale dhe me kėtė dynja. Pėr shekullarizimin u fillua tė flitet nė periudhėn e Rilindjes Evropiane nga lėvizja e ‘reformimit’ tė fesė dhe ‘protestės’ ndaj Kishės Romake, dmth. rrėnjėt e kėsaj mund t’i gjejmė nė iluminizmin modern. Rol tė madh nė daljen nė pah tė shekullarizimit ka luajtur Martin Luther dhe protestantizmi, kurse modeli dhe qendra e shekullarizimit ishte Gjermania, ku mė pas u plasua edhe nė Francė, Spanjė, Angli, madje edhe nė Rusi. Termi sekularizėm pėrdoret nė koncepte tė ndryshme nė teologjinė krishtere, filozofi, sociologji dhe politikė.
    E pasakte...

    Sekularizimi ("shekullarizimi") nuk nenkupton vetem "pershtatje" formale " me shekullin dhe me kohen ne te cilen jemi duke jetuar", por pershtatje ne kuptimin e shkeputjes nga feja dhe mbeshtetjes cdo here e me shume ne arsyen njerezore. me fjale tjera: Zvogelim cdo here me i madh i fese ne favor te arsyes. Se si eshte rregulluar dhe rregullohet kjo pastaj ne praktike ne shoqeri dhe shtete te ndryshme, eshte ceshtje tjeter (-e rrethanave specifike te cdo shoqerie dhe shteti).
    Sekularizimi ne praktike eshte kuptuar, trajtuar dhe perdorur si ndarje e kishes(fese) nga shteti apo heqje e fese se kombit apo shtetit, sic ishte dhe eshte edhe sot praktike e disa pak kombeve dhe shteteve ne bote, dhe si zvogelim i ndikimit te fese ne jeten publike ne pergjithesi ( ne vecanti kur eshte ne pyetje edukata).

  6. #25
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    ...

    Shekullarizmi, laicizmi dhe shteti i Kosovės

    Abdullah Rexhepi

    Pėrvoja e dekadave tė fundit dėshmoi se shoqėria shqiptare nuk qe e suksesshme nė shkrirjen e ideologjive dhe doktrinave tė importuara nga jashtė. Kur i hedhim njė vėshtrim tė kaluarės sonė nė shekullin e kaluar, vėrejmė se inteligjencia shqiptare nė tė shumtėn e rasteve ka pranuar ideologji dhe mendime nga tė tjerėt dhe ėshtė munduar t’i injektojė ato nė shoqėri, pa i studiuar mirė dhe pa bėrė as pėrshtatjen mė tė vogėl me traditat e vendit.
    Ja vertetimi, hhaaaaaaaa!

    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #26
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-11-2013
    Postime
    26

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist

    Shtet Autobus!

    Edhe Finlanda ėshtė shtet laik, por ke plot gra me shami qė punojnė nė punėt shtetėrore, ke lėndėn e besimit tė fesė Islame enkas pėr Muslimanėt.

    Por ne jemi ma laik se vetė laikėt, madje ma laik se formuesit e laicizmit, Francezėt!

    Kjo do tė thotė se fjala Laicizėm ėshtė versioni mė i butė i fjalės Islamofobi (pėr shtetin tonė).

  8. #27
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist

    Kosova eshte nje shtet qe po provon te forcoj nje shtet po akoma me komplekse te shumta sidomos ne identitetin e saj.
    Nuk mundem un per inat te armikut tim te behem mik me ata qe me roptun e coptun per 500 vjet ,.
    E ne zemer te vendit tim lejoj nje tuf serbesh te me marin dhe manastiret dhe kishat e te parve te mi.
    Ne vendin ku ka lind Justiniani e Kostantini i madh.
    Nje shtet qe nuk respekton historin e tij e te parve te tij ven ne diskutim vet eksistencen e tij.

  9. 3 antarėt mė poshtė falenderuan altint71 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Diella1 (02-12-2013),Malsori 2 (09-12-2013),sarris (07-12-2013)

  10. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2013
    Vendndodhja
    ne goj te ujkut!
    Postime
    2

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist

    me vjen mir qe ka persona qe nuk i harrojn vuajtjet dhe identitetin qe ka Kosova dhe Shqiperia ne pergjithsi....
    por me vjen keq qe politikanet te cilet ne i zgjellim na zhgenjejn dite per dite e me shum.......un kam ni vrejtje te cilen do e hprehi!
    Ne rastin kur Hashim Thaci e priti presidentin turk Erdogan i cili deklaron publikisht qe Kosova eshte Turqi!!!!!!!
    kjo me duket e pa pranuashme nga ropi dhe nga Zoti.
    sepse na e dim mir se Turqia na ka coptua,vra,pre dhe gjithashtu i dim pazaret te cilat i kan ba se bashku me Serbin per coptimin e Shqiperis dhe per pushtimin total te saj!!!!!!
    Si dhe kan ndikua ne humbjen e identitetit ADN_se se paster Shqiptare.
    Dhe ne e shohim qe per c'do dit udheheqesit tan bejn gabime te tilla.

  11. #29

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist

    Citim Postuar mė parė nga altint71 Lexo Postimin
    Kosova eshte nje shtet qe po provon te forcoj nje shtet po akoma me komplekse te shumta sidomos ne identitetin e saj.
    Nuk mundem un per inat te armikut tim te behem mik me ata qe me roptun e coptun per 500 vjet ,.
    E ne zemer te vendit tim lejoj nje tuf serbesh te me marin dhe manastiret dhe kishat e te parve te mi.
    Ne vendin ku ka lind Justiniani e Kostantini i madh.
    Nje shtet qe nuk respekton historin e tij e te parve te tij ven ne diskutim vet eksistencen e tij.
    Respektoje pra historine, kush te ndalon?
    Por mos lejo te digjen kishat dhe manastiret..., pasi bota i vlereson si monumente kulture, neve shqiptaret duhet ti ruajm dy here me shume!
    Normale pastaj qe ato institucione ( kishat dhe manastiret ) do duhet te funksionojne..., pse pra mos ti mbushim me shqiptare?!
    Pse mos ti kalojne ne menyre juridike Koash-it..., pa debuar asnje, por thjesht si per te treguar qe eshte toke shqiptare dhe pasuri kombetare!
    Po a e mendojne te gjithe si ti, ndonse pa besen e te pareve..., por me ndjenja te pastra patriotike dhe ndergjegje per identitetin dhe historine tone.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  12. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Kosova shtet laik, sekular apo ateist





    Raporti Ndėrkombėtar: Kosova parajsė pėr ateistėt dhe njerėzit joreligjiozė



    Nga Express | 11 Dhjetor 2013 22:00


    Kosova ėshtė ndėr vendet ku respektohen mė sė shumti tė drejtat e ateistėve dhe njerėzve joreligjiozė. Sipas raportit tė Unionit Ndėrkombėtar pėr Humanizėm dhe Etikė, nė kėtė pikė Kosova qėndron mė mirė edhe se SHBA ose Kanadaja.

    Njė raport global, Liria e Mendimit 2013, mbi tė drejtat, statusin legal dhe diskriminin kundėr humanistėve, ateistėve, dhe njerėzve jo-religjiozė, i hartuar nga Unioni Ndėrkombėtar pėr Humanizėm dhe Etikė (IHEU), ka ranguar lartė Kosovėn sa i pėrket lirive dhe tė drejtave tė njerėzve jo religjiozė dhe ateistėve.

    Raporti, tė cilin e ka siguruar Express, ka trajtuar gjendjen nė tė gjitha kontinentet dhe shtetet ndėrsa pėr tė matur lirinė pėr kėto ēėshtje janė pėrdorur kėto kategori:

    Tė lirė dhe tė barabartė, Kryesisht kėnaqshėm , diskriminim sistematik, diskriminim i rreptė dhe dhunim serioz.

    Kosova radhitet nė kategorinė e parė, pra si vend ku njerėzit joreligjiozė dhe ateistėt janė tė lirė dhe tė barabartė.

    Pėr tė matur gjendjen, raporti fokusohet nė ligjet aktuale qė diskriminojnė ose jo ateistėt, humanistėt dhe grupet tjera jo religjioze.

    Kosova nė kėtė kategori radhitet me Belgjikėn, Holandėn Sao Tome dhe Principen, Beninin, Nigerin, Sierra Leonen, Xhamaikėn, Uruguain, Japoninė, Korenė e Jugut, Tajvanin etj.

    Ndėrkaq SHBA'tė sa i pėrket tė drejtave tė kėtyre personave janė radhitur nė kategorinė 'Kryesisht kėnaqshėm', sikurse edhe Shqipėria, Sllovenia, Franca, Maqedonia, Norvegjia etj.

    Kanada bashkė me Serbinė, Malin eZi, Italia, Suedinė dhe shtete tjera janė diskriminuese sistematike tė kėtyre kategorive.

    Izraeli, Turqia dhe Islanda llogariten si vende qė kėta persona i diskriminojnė ashpėr.

    Ndėrkaq dhunues seriozė tė drejtave tė njerėzve joreligjiozė dhe ateistė janė Afganistani , Bangladeshi ,Irani, Pakistani, Indonesia,Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite etj.

    "Nė disa vende ėshtė ilegale tė jesh njė ateist. Pėr shembull nė Maldive kėrkohet qė tė jesh mysliman ndėrsa dėnimi pėr largim nga Islami ėshtė dėnimi me vdekje. Pėrderisa disa shtete nuk ua ndalojnė njerėzve qė tė kenė religjion tjetėr ose qė tė mos kenė fare religjion, e ndalojnė braktisjen e religjionit shtetėror. Dhe nė kėtė kėto shtet dėnimi pėr apostazi - braktisja e fesė- ėshtė zakonisht dėnimi me vdekje.Nė fakt, 19 shtete i dėnojnė qytetarėt e tyre pėr apostazi, dhe nė 12 prejt tyre dėnimi ėshtė me vdekje.Pakistani nuk ka dėnim me vdekje pėr apostazi por pėr blasfemi". Dėnim me vdekje mund tė marrėsh nėse shpreh ateizėm nė 13 shtete" thuhet nė raport.

    E kur ėshtė fjala pėr Kosovėn aty thuhet se Kosova riafirmon tė drejtėn pėr liri tė shprehjes, ndėrgjegjes dhe tė religjionit pėr tė gjithė banorėt pavarėsisht bindjeve tė tyre religjioze.

    Derisa Kushtetuta mbron lirinė e shprehjes dhe tė media bėn pėrjashtim pėr gjuhėn qė nxit tensione etnike.

    Unioni Ndėrkombėtar pėr Humanizėm dhe Etikė ėshtė njė union botėror me mbi 120 organizata ateiste, racionaliste, shekullare, kulturės etike dhe tė mendimit tė lirė nga mė shumė se 40 vende.

    Misioni i saj ėshtė qė tė reprezentojė dhe tė ofrojė pėrkrahje pėr lėvizjen humaniste dhe ka pėr qėllim final tė ndėrtojė njė botė humaniste nė tė cilėn tė drejtat e njeriut respektohen dhe ku tė gjithė mund tė jetojnė njė jetė mė dinjitoze.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •