Lirimi i banesave te pronarëve, zbatimi i ligjit i miratuar në nëntor të vitit të kaluar vijon të zbatohet në Tiranë. Këtë herë, shqetësimin se nuk kanë ku të shkojnë pa gjetur më parë një zgjidhje, e kanë ngritur komuniteti rom, i cili jeton në afërsi të rrugës “Mine Peza”.

30 deri në 40 persona të këtij komuniteti sot gjenden mes katër rrugë sapo përmbarimi veproi për t’i nxjerrë jashtë kësaj banese të improvizuar.

Përfaqësues të organizatave në mbrojtje të të drejtave të tyre thonë se ky komunitet nuk ka mundësi të marrë kredi, sepse janë të papunë dhe se pasi iu blenë vota i nxorën jashtë banesës.

Në Tiranë por edhe më gjerë, qiramrrësistë kanë refuzuar të lënë banesën që ligji ia kthen ish-pronarëve. Incidentet kanë qënë të shumta, ndërsa puna ka vijuar për të zbatuar ligjin.
oranews.tv