Ngritja e pagave si e tille nuk eshte problematika...
Fakti qe nje Kryeminister i shkarkuar ndermerr akte te tilla menjehere pas humbjes se zgjedhjeve dhe para dorezimit te pushtetit, pa asnje konsultim me qeverine e ardhshme, eshte problematik.
Dicka e tille nuk ndodh ne shtete normale demokratike, dhe jo vetem me rrogat.
Perndryshe, nuk behet fjale per pensionet, por per rritjen e te gjitha rrogave resp. te rroges minimale.
Pensioni nuk eshte rroge. Rroga dhe paga minimale marrin vetem ata qe punojne apo llogariten si te punesuar.
Ne cdo shtet qeveria e ardhshme vendime te tilla apo te ngjashme menjehre do ti suspendonte. Por, ne rastin e Shqiperise nje gje e tille eshte problematike, pasi qe behet fjale per nje numer relativisht te madh te punetoreve, te cilet nuk do te pajtoheshin me nje veprim te tile -pavareisht a jane votues te PD-se apo te PS-se . Nje gje te tille e din(t)e edhe Berisha, prandaj edhe e ka bere kete veprim. Natyrisht ne radhe te pare si akt armiqesor kunder qeverise se ardhshme te Rames dhe socialisteve. Por njekohesisht eshte edhe akt i papergjegjshem kunder stabilitetit te shtetit dhe mireqenjes afatgjate te shumices se qytetareve. Dhe kjo tregon se atij i intereson kryesisht pushteti, humbjen e te cilit ende nuk e ka perpunuar dhe ndoshta nuk do ta perpunoje kurre.
Krijoni Kontakt