Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 121
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%



    Rriten rrogat e ulta me 11.3%.

    Kryeministri nė detyrė Sali Berisha ka firmosur rritjen e pagave minimale tė cilat nga 21 mijė lekė shkojnė mbi 23 mijė e 300 lekė. Lajmin pėr tė gjithė pėrfituesit, Berisha e ka ndarė me tė gjithė miqtė e tij nė faqen zyrtare nė “Facebook”, ku shkruan:

    “Tė dashur miq, sot firmosa vendimin pėr rritjen e rrogės minimale me 11.3 %. Kjo ėshtė rritja e madhe e tė gjithė rrogave tė ulta. Me kėtė vendim rrogat minimale nė Shqipėri, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rriten me 110 %. Ne mbajmė premtimet!”

    Vetėm pak ditė mė parė kryeministri hodhi poshtė zėrat se nuk do tė kishte rritje tė pagave dhe pensioneve, pasi buxheti ndodhej nė vėshtirėsi. Kėshtu pritet qė pas 15 Korrikut tė hyjnė nė fuqi edhe rritjet pėr pensionet, pagat e mesme dhe tė larta. Nga rritja e premtuar e kryeministrit Berisha do tė pėrfitojnė rreth 571 mijė pensionistė nė masėn 3-5 %. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Financave, pensionet e fshatit do tė pėrfitojnė edhe rritjen mė tė madhe, ndėrsa rritje mė tė ulėt do tė pėrfitojnė pensionet e qytetit. Ky vendim parashikon njė rritje mė tė madhe pėr pagat e ulėta dhe pensionet nė fshat, me synim barazimin e tyre me pensionet e qytetit. Ndėrkohė qė rritja do tė jetė mė e ulėt pėr pagat e larta. Rritja e pagave tė ulta me 11.3 % ėshtė mė e lartė se premtimet e bėra tė kryeministrit pėr njė rritje pagash e pensionesh nga 4 deri nė 6%.

    Pavarėsisht lajmit tė mirė pėr buxhetorėt dhe pensionistėt, rritja pritet qė tė ketė njė efekt prej 2.5 miliard lekėsh nė buxhetin e shtetit. Sipas projektvendimit, rritja llogaritet, sipas kategorive, ku pėr nivelin e lartė tė drejtuesve tė shtetit nuk do tė kishte shtesa, kurse pėrfitimin mė tė madh do ta kishin punonjėsit me pagėn mė tė ulėt. Sipas rregullit buxhetor dhe ligjeve nė fuqi, rritja e pagave dhe pensioneve duhet tė ndodhė, pavarėsisht vullnetit politik apo pamundėsisė financiare tė qeverisė, pėr tė balancuar nivelin e inflacionit.



    oranews.tv
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    le te provoje edvin rama te anulloje kete vendim se kemi per ta vare ne maje te pishers

  3. #3

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Berisha-Ramės: Hiq dorė nga kėrcėnimet. Qeveria nė detyrė sipas Kushtetutės, jo kujdestare

    Antikushtetuese dhe dėshmi e revanshit tė papėrmbajtur i ka cilėsuar Zėdhėnėsja e Kryeministrit, Erla Mėhilli, kėrcėnimet, sipas saj tė kreut tė Partisė Socialiste, Edi Rama, ndaj institucioneve tė vendit. Zėdhėnėsja e kryeministrit Sali Berisha reagoi nė pėrgjigje tė akuzave tė njė dite mė parė tė kryeministrit tė ardhshėm Rama, lidhur me vendimet e marra nga qeveria dhe kryeministri nė detyrė.

    Mėhilli theksoi se “Kryeministri i kėrkon zotit Rama tė heqė dorė nga kėrcėnimet dhe sulmet ndaj institucioneve kushtetuese dhe siguron qytetarėt se qeveria nė detyrė do tė vazhdojė normalisht pėrmbushjen e detyrimeve tė saj dhe se Kushtetuta dhe institucionet e vendit nuk do mund tė pengohen, as edhe tė ndikohen nga revanshi i papėrmbajtur i tij ndaj tyre”.

    Zėdhėnėsja Mėhilli sqaroi mė tej se, bazuar nė Kushtutėn e vendit, kjo qeveri ka mandat tė plotė Kushtetues pėr tė ushtruar pushtetin e saj ekzekutiv nė zbatim tė programit pėr tė cilin ėshtė votuar gjer ditėn e fillimit tė mandatit tė mazhorancės sė re.

    Mė poshtė deklarata e plotė e zėdhėnėses Mėhilli;

    Kėto ditė, zoti Edi Rama, kryetar i mazhorancės sė re, ka ndėrmarrė sulme dhe kėrcėnime ndaj institucioneve kushtetuese tė vendit, veprimtarisė normale tė qeverisė, vendimeve tė saj. Lidhur me kėto qėndrime, shprehje e njė revanshi tė papėrmbajtur tė zotit Rama, sqarojmė se Kushtetuta, me nenet e saj 65; 67; 96; 99, pėrcakton shumė qartė datėn e fillimit dhe mbarimit tė mandatit tė njė mazhorancė dhe kryeministrit tė saj.

    Kėshtu, sipas nenit 65 tė Kushtetutės, mandati i Kuvendit pėrfundon tė njėjtėn datė tė tė njėjtit muaj tė vitit tė katėrt nga data e mbledhjes sė parė dhe data e mbledhjes sė parė ėshtė data 7 shtator 2009 dhe sipas nenit 67 tė saj, Presidenti i Republikės mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo mė parė se data e pėrfundimit tė mandatit tė Kuvendit paraardhės. Pra, Kuvendi i ri nuk mund tė mblidhet para datės 7 shtator.

    Po kėshtu, sipas neni 96 tė Kushtetutės, Presidenti i Republikės, nė fillim tė legjislaturės emėron kryeministrin, pra, pasi mblidhet Kuvendi i ri dhe ky i fundit, sipas nenit 99 tė saj, para fillimit tė detyrės bėn betimin para Presidentit tė Republikės, ēka do tė thotė se mandati i kryeministrit mbaron pas betimit tė pasardhėsit tė tij. Pra, kjo qeveri ka mandat tė plotė Kushtetues pėr tė ushtruar pushtetin e saj ekzekutiv nė zbatim tė programit pėr tė cilin ėshtė votuar gjer ditėn e fillimit tė mandatit tė mazhorancės sė re. Tė gjitha vendimet e qeverisė janė dhe do jenė nė pėrputhje me programin e saj tė mandatit qė ushtron dhe tė bazuara nė Kushtetutėn dhe ligjet e vendit.

    Antikushtetuese dhe dėshmi e revanshit tė papėrmbajtur janė sulmet, kėrcėnimet e zotit Rama ndaj institucioneve tė vendit. Antikushtetues ėshtė pretendimi i tij pėr qeveri kujdestare. Kushtetuta e Shqipėrisė dhe e asnjė vendi nė Europė, por dhe thuajse nė tėrėsi, me ndonjė pėrjashtim shumė tė rrallė , nuk njohin e nuk parashikojnė qeveri kujdestare, tė lidhura me zhvillimin e zgjedhjeve. Ky kuadėr ligjor ekziston i sanksionuar nė Kushtetutėn e Bangladeshit, e cila 3 muaj para zgjedhjeve i jep kryesimin e qeverisė kujdestare kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese dhe tepėr rrallė nė ndonjė vend tjetėr, mbi bazė ligjore tė pėrcaktuar mirė.

    Kryeministri i kėrkon zotit Rama tė heqė dorė nga kėrcėnimet dhe sulmet ndaj institucioneve kushtetuese dhe siguron qytetarėt se qeveria nė detyrė do vazhdojė normalisht pėrmbushjen e detyrimeve tė saj dhe se Kushtetuta dhe institucionet e vendit nuk do mund tė pengohen, as edhe tė ndikohen nga revanshi i papėrmbajtur i tij ndaj tyre.

    AlbPress
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    S'eshte faji I Rames,

    eshte e njejta gjuhe si e Berishes.

    I perdorin te dy per ti hedhur hi syve militanteve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 06-07-2013 mė 12:52
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-02-2013
    Postime
    77

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Fusha te minuara ne ikje e siper.
    Akt i pa moral. Shejtan budalla.
    Kujdes nga Berisha..ska ik akoma. Prapa e ndjek historia.
    Si nuk u beme njeher shtet me fytyre perendimore mor aman.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Berisha po perpiqet te beje me te sigurte rugen per ne gremine te qeverise se re,po jep vendime alucinante ne kohe krize,shpresojme qe financat e vendit te mos jene katastrofe se e mori lumi kete vend pastaj..

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Pensionisteve eshte e emundur tu rritet rroga akoma me shume.
    Shteti te taksoje KEshin qe ka miliarda dhe rrise eksportet dhe me te ardhurat
    e eksporteve te finacoje per rritjen e rrogave dhe beje te lumtur pensionistat.
    Perfitimi nga shteti eshte i madh pasi do rriten shitjet e artikujve te konsumit,blerjet do jene me te medh
    bizneset krijojne te ardhura me te larta,fitime me te mira dhe shteti merr me shume takse.
    Shteti fiton merr me shume takse nga bizneset
    bizneset(tregeti ushqime veshje fitojne me shume)
    Edhe pensionisteve u behet jeta me me pak stres.
    Politika e drejte eshte qe rrogat e pensionistave duhet te axhustohen
    rriten cdo vit per aq kohe sa ka rritje inflacioni.
    Ekonomiste te Ministrive te financave ekonomise/tregetise etj, qe jane kunder rritjes se rrogave cdo vit
    per pensionistet nuk jane ekonomiste, kane boshlleqe ne njohuri,kane gjykim te ceket,nuk kane soul..
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%
    Nje veprim i tille eshte absolutisht joserioz dhe i pazakonshem per nje shtet demokratik...
    Berisha me kete akt ka treguar hapur se nuk i intereson mireqenja e qytetareve, e popullit dhe e shtetit shqipetar, por vetem pushteti.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nje veprim i tille eshte absolutisht joserioz dhe i pazakonshem per nje shtet demokratik...
    Berisha me kete akt ka treguar hapur se nuk i intereson mireqenja e qytetareve, e popullit dhe e shtetit shqipetar, por vetem pushteti.
    pse eshte jo-serioze ti ngresh pensionistit apo fukarait rrogen me 10 mije leke te verteta?
    ca lesh socialistash jeni juve? ne gjithe boten e majta lufton per me te dobetit ju jeni kunder tyre. ik mor far leshi qe paskeni qene.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Citim Postuar mė parė nga Korca 123 Lexo Postimin
    Berisha po perpiqet te beje me te sigurte rugen per ne gremine te qeverise se re,po jep vendime alucinante ne kohe krize,shpresojme qe financat e vendit te mos jene katastrofe se e mori lumi kete vend pastaj..
    c`do te thote alucinante? apo e ke degjuar nga edi rama qe ka qene barbone ne france.

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •