Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 121
  1. #61
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Mos e merrni cdo gje me panik,sikur per cdo gje qe veprohet,behet per te luftu njeri tjetrin....Sipas Statistikave sa i perket rrogave baze qe ka Shqiperia eshte ne renditje edhe pas Kosoves
    Plus eshte kusht i BE dhe tani e kishte kohen.

    Tani nese do mund te priste Berisha te ja linte kte gje Qeveris Rama apo jo,jam muhabete te vogla keto,ama politika ne thelmb nuk eshte e moralshme,ska ndonje gje per detabt ktu.

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Angjeli: Qeveria nė ikje nuk ka tė drejtė legjitime tė rrisė pagat

    Ish-ministri i Financave, interviste per “Panorama”: Auditi kryesor i qeverisė do jetė FMN.
    Angjeli shprehet se qeveria nė ikje nuk mund tė marrė vendime si ajo e rritjes sė rrogave dhe pensioneve, pasi ato kanė efekte tė mėdha financiare. Lidhur me auditin ndėrkombėtar tė financave publike, Angjeli shprehet se auditi kryesor do tė jetė FMN, i cili do tė jetė e pranishėm pranė qeverisė sė re.

    Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, ėshtė shprehur se do tė ketė njė auditim ndėrkombėtar pėr financat e shtetit. Si dhe kur do tė kryhet ky?
    Ideja ėshtė pak mė e gjerė. PS tashmė ka ardhur nė pushtet, dhe kjo ėshtė vetėm ēėshtje administrative pėr marrjen nė dorėzim tė qeverisė. Por PS nuk mund tė marrė drejtimin e shtetit pa bėrė njė inventar tė gjendjes ekonomike dhe financiare. Dhe natyrisht, kėtė inventar tė gjendjes ekonomike dhe financiare ajo do ta bėjė sė bashku me institucione ndėrkombėtare. Auditi kryesor ėshtė FMN, dhe siē dihet, kryetari i PS, Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se kėto institucione menjėherė me marrjen e qeverisjes do tė jenė tė pranishme pranė qeverisė me qėllim qė tė bėjnė kėtė inventar, kėtė auditim, kėtė transparencė tė plotė tė gjendjes ekonomike dhe financiare qė qeveria nė ikje le. T’i bėjė tė qartė opinionit publik dhe nė tė njėjtėn kohė tė pėrcaktohen dhe masat pėr daljen nga kjo situatė krize nė tė cilėn ndodhemi. Veprimtaria e kėtyre institucioneve do tė fillojė sapo Kryeministri tė marrė detyrėn. Pa dyshim, komunikimi me kėto institucione nga Kryeministri dhe stafi i tij ka filluar.

    Sa do tė ndikojnė nė qeverinė e re vendimet e rritjes sė pagave dhe pensioneve?
    Unė do tė thosha qė nė radhė tė parė njė qeveri nė ikje nuk ka tė drejtė legjitime qė tė marrė vendime pėr politika tė reja ekonomike apo pėr politika tė reja financiare, dhe aq mė tepėr kur ato kanė efekte tė mėdha financiare. E them kėtė sepse pikėrisht pėr kėto lloj politikash kjo qeveri u ndėshkua me votė nė zgjedhjet e 23 qershorit. Loja me gjoja mbajtjen e premtimeve ėshtė njė lojė qė nuk funksionon mė, nuk shkon mė, dhe besoj se vendime tė tilla shkojnė nė sens tė kundėrt. Natyrisht qė efekti financiar i njė vendimi tė tillė i kalon tė 2.5 miliardė lekėt dhe pa dyshim qė nuk ėshtė vetėm ky vendim qė e ka pėrkeqėsuar gjendjen financiare tė shtetit. Unė do tė thosha qė nė 6-mujorin e parė mungesa e tė ardhurave buxhetore ėshtė mbi 12 miliardė, plus 5 miliardė tė muajit tė fundit, ėshtė mbi 17 miliardė. Gjithashtu, nga gara e shfrenuar e pakuptimtė elektorale qė qeveria nė ikje bėri kundėr opozitės, duke marrė disa vendime pėr heqje taksash dhe nė mėnyrė shumė arbitrare nė momentin e fundit dhe vetėm pėr 6 muajt e fundit, ka shkaktuar njė humbje prej 5.2 miliardėsh. Nga ana tjetėr, borxhi i ri qė duhej tė krijonte kjo qeveri gjatė vitit 2013 ėshtė 27 miliardė dhe ajo ka konsumuar 26 miliardė pa ankandin e fundit tė bonove tė thesarit. Ajo qė ėshtė principiale ėshtė qė njė qeveri nė ikje nuk mund tė marrė politika tė reja, nuk mund tė marrė vendime pėr zbatimin e tyre dhe nuk mund tė marrė vendime me efekte financiare. Asnjė lloj teorie shkencore pėrveē teorisė sė tokės sė djegur qė tentohet tė aplikohet nuk e pranon kėtė gjė.

    Ditėt e fundit qeveria aktuale ka marrė njė vendim tjetėr pėr blerjen e bonove tė thesarit. A ėshtė normale pėr qeverinė njė veprim i tillė?
    E thashė pak mė lart qė vendimi pėr tė plotėsuar kuotėn e borxhit tė kėtij viti kėrkon instrumente tė ndryshme. Njė nga instrumentet ėshtė bonot e thesarit, por siē e thashė pak mė parė, kjo qeveri ka harxhuar 26 miliardė tė kėtij borxhi, pavarėsisht nga instrumentet qė pėrdor. Ndėrkohė qė pėr gjithė vitin ka vetėm 27 miliardė, pra deri nė fund tė vitit i ka ngelur 1 miliardė, qė do tė thotė qė pėr gjashtė muaj ka konsumuar gjithė borxhin. Nė kėto kushte, me masa tė tilla, pa dyshim qė ėshtė e vėshtirė tė frenosh rritjen e borxhit dhe tė deficitit buxhetor, tė cilat sa mė shumė tė rriten nė kėtė situatė kaq tė vėshtirė, aq mė shumė hamė nga ekonomia, pra e vėshtirėsojnė mė tej rrėnimin e ekonomisė dhe thellojnė mė tej krizėn financiare.

    Panorama

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Angjeli dhe Rama akoma nuk kane mesuar qe fitorja politike dhe ardhja ne pushtet, jane dy gjera te ndryshme. Kur fiton zgjedhjet nuk vjen automatikisht ne pushtet qe momentin qe KQZ certifikon fitoren. Vjen ne pushtet kur e dikton Kushtetuta, diten qe qeveria aktuale ben dorezimet qeverise se re dhe vetem pasi Kuvendi i ri te kete votebesuar qeverine e re dhe presidenti ta kete dekretuar. Por njerez qe deri dje shpreheshin se "ne Shqiperi nuk ka shtet" se "'shqiptaret jane analfabete e na duhet nje test analfabetizmi" apo se "presidenti i vendit eshte nje kapter", apo se "Kuvendi i Shqiperise eshte ilegjitim se ka dale nga vote e vjedhur", apo se "KQZ eshte nje fole hajdutesh votash qe duhet ta rrethojme me militantet tane", sot nuk kane kurajon qe te na hiqen si "shtetare" te medhenj.

    Shqiptaret kane nevoje per qeverisje e shtet cdo dite te vitit e cdo moment te dites. Dhe do te ishte ilegjitime nese Berisha u thosh njerezve te tij "shkrehni punen ne administrate qe te krijoni amulli ne vend" e ta perdorte kete per motive politike sic beri Rama para se te largohej nga Bashkia Tirane. Berisha nuk po e ben kete gje por po permbush cdo dite te mandatit te tij 4 vjecar ne qeverisje. Ilegjitime do te ishte nese qeveria do te dilte me nje "plan te ri per nje projekt ne infrastrukture qe kap shifren $100 milion" por jo per te financuar nevojat imediate te shtetit qe ane furnizimi i qytetareve me energji dhe rritjen e shumepritur te rrogave, premtim qe ishte bere qe 6 muaj me pare.

    Kur kabineti i ri te vije ne detyre, le te ndryshoje keto vendime te Berishes.

    Albo

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    S'behet shteti ashtu...
    Ne cdo vend te botes (demokratike) qeveria qe humbet zgjedhjet eshte de facto qeveri ne detyre apo provizorike, e cila kryen vetem obligimet formale te domosdoshme.
    Ne te kunderten, nese secila qeveri do ta shkaterronte buxhetin dhe do ti shkaterronte institucionet etj., per aq sa ka mundesi, atehere qeveria pasuese shumicen e kohes do ta kalonte duke riparuar demet dhe shteti kurre nuk do te funksiononte dhe perparonte.

    Veprimi i Berishes eshte absolutisht jodemokratik dhe i drejtuar qartazi kunder stabilitetit politik dhe ekonomik te shtetit.

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin

    Nje plake 75 vjecare ne Tirane qe rron me pensionin e saj, u gezua shume kur mesoi qe ne korrik do ti rritej pensioni 11%. Por gezimi nuk zgjati shume se ne lajme dolen disa socialiste qe thane se rritja e pensionit nga Berisha po destabilizonte shtetin shqiptar dhe ekonomine shqiptare, ashtu sic thua ti me lart. A e di se cili ishte reagimi i plakes pensioniste 75 vjcare?

    - Po pse, rritja 3000 leke e pensionit tim do t'i sjelle fundin shtetit shqiptar?! Atehere le te vdes une me keto cmime nga uria, e le te na rroje sa malet shteti shqiptar atehere!

    Ajo plaka 75 vjecare ka me shume sens ne te gjykuar se ti dhe se ustallaret socialiste.

    Albo

  6. #66

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Nese nuk perben problem, atehere turp te kete Berisha qe nuk i rriti 22% se dhe 6000 lek besoj se mund ti perballonte buxheti i Shqiperise dhe plaka do ishte shume me e kenaqur, rreth dyfish. Madje duhej te ishte plaka qe te vendose se sa duhet te rriten, se ajo qenka specialiste finance mesa duket.

    Gjithesesi prrallat jane per femije dhe jo per muhabete serioze.

    Rritja duhej te behej se eshte dicka vjetore qe eshte bere pavaresisht se cila parti ka qene ne qeverisje. Thjesht se sa u rriten eshte per diskutim. Nese ka tregues ekonomike kete vit Shqiperia qe justifikojne rritjen dy here me te madhe se viti i kaluar, atehere cdo gje eshte normale dhe e pamotivuar nga politika.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qyfyre : 09-07-2013 mė 12:57

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nese nuk perben problem, atehere turp te kete Berisha qe nuk i rriti 22% se dhe 6000 lek besoj se mund ti perballonte buxheti i Shqiperise dhe plaka do ishte shume me e kenaqur, rreth dyfish. Madje duhej te ishte plaka qe te vendose se sa duhet te rriten, se ajo qenka specialiste finance mesa duket.

    Gjithesesi prrallat jane per femije dhe jo per muhabete serioze.

    Rritja duhej te behej se eshte dicka vjetore qe eshte bere pavaresisht se cila parti ka qene ne qeverisje. Thjesht se sa u rriten eshte per diskutim. Nese ka tregues ekonomike kete vit Shqiperia qe justifikojne rritjen dy here me te madhe se viti i kaluar, atehere cdo gje eshte normale dhe e pamotivuar nga politika.
    Shqiperia ka dy vjet qe po perjeton krizen ekonomike globale me fort se ne dekaden e fundit, dhe kete e meson nga te gjithe barometrat ekonomike te vendit. Qeveria nuk i rrit cmimet thjeshte per sport apo se eshte "politike e mire", por se eshte e nevojshme per nje shtet qe te mbeshtesi qytetarin e vete ne gjendje krize ekonomike. Shteti e ka mundesine qe te marri hua ne tregun boteror apo ne partneret e vete nderkombetare si FMN kredi/hua per te financuar nevojat e qytetareve, por ajo plaka pensioniste qe jeton me leket e atij pensioni nuk ka mundesi ta beje kete gje pasi asnje banke ne vend nuk i jep kredi.

    Kur merr parasysh krizen ekonomike i shton edhe inflacionin qe ekziston ne vend qe ka bere rritjen e cmimeve te konsumit te gjere, do te thote qe pensioni i asaj gjyshes ka me pak fuqi blerese se nga dy apo 1 vit me pare. Qe do te thote, me te njejtin pension, ajo gjyshja nuk blen dot me aq ushqime sa blinte nje vit me pare.

    Kostoja e rritjes se pensioneve 10% ne vend do te jete me e ulet se kostoja e pajisjes se 140 deputeteve te rinj ne Kuvendin e Shqiperise me rroga, dieta, makina e stafe te paguar. Sa per ta vendosur sado pak ne perspektive "koston" e rritjes se rrogave e pensioneve qe Berisha beri se e shoh qe nuk ju ze gjumi naten.

    Albo

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Partia socialiste duhet te ndryshoje emer, sepse ajo nuk ka asnje lidhje me partite socialiste ne evrope. ne gjithe evropen partite socialiste luftojne per ngritjen e rroges minimale, ngritjen e rroges per shtresen e mesme ndersa specialistat tane bejne te kunderten.
    Kjo force politike si fituse e zgjedhjeve, ne vend qe te mendohet si te ndertojme per njerzit, si tua bejme shqiptareve jeten me te lumtur, keta mendojne vetem ku do prishin, ku do fusin ne burg, ku do heqin nga puna, ku do vjedhin.

  9. #69
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Shpresoj qė Kryeministri i ardhshėm tė vazhdojė ti ngrejė rrogat dhe pensionet ,ashtu si bėri dhe para-ardhėsi i tijė. Respekte pėr tė gjithė ata politikanė qė punojnė pėr tė mirėn e vėndit dhe popullit tė tyre.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Berisha firmos rritjen e rrogės minimale me 11.3%

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nje plake 75 vjecare ne Tirane qe rron me pensionin e saj, u gezua shume kur mesoi qe ne korrik do ti rritej pensioni 11%.
    Paga minimale s'ka lidhje me pensionet apo pensionin e plakes 75 vjecare...
    Paga minimale eshte page beze minimale qe ka te beje ekskluzivisht me pagesen e qytetareve qe punojne dhe qe duan te punojne apo punemarresve, jo me pensioreret.

    Per ta kuptuar perfundimisht se per cka behet fjale, ja edhe nje pershkrim i shkurte nga nje vendim i qeverise se Shqiperise nga viti 2011:
    "...asnjė punėdhėnės, person juridik ose person fizik, i regjistruar nė biznesin e madh apo nė biznesin e vogėl, me punėmarrėsit e vet, pėr 174 orė pune nė muaj, nuk mund tė lidhė marrėveshje kolektive ose kontratė individuale me pagė mė tė ulėt nga paga bazė minimale, mujore, e pėrcaktuar nė vendim. Shtesat me karakter tė pėrhershem jepen mbi pagėn bazė.

    Por gezimi nuk zgjati shume se ne lajme dolen disa socialiste qe thane se rritja e pensionit nga Berisha po destabilizonte shtetin shqiptar dhe ekonomine shqiptare, ashtu sic thua ti me lart. A e di se cili ishte reagimi i plakes pensioniste 75 vjcare?

    - Po pse, rritja 3000 leke e pensionit tim do t'i sjelle fundin shtetit shqiptar?! Atehere le te vdes une me keto cmime nga uria, e le te na rroje sa malet shteti shqiptar atehere!

    Ajo plaka 75 vjecare ka me shume sens ne te gjykuar se ti dhe se ustallaret socialiste.

    Albo
    Dergoja nje email plakes 75 vjecare dhe thuaj se e kane genjyer, nese i kane thene se S. Berisha e ka rrite pensionin e saj per +11% ...

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •