Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 18-07-2013 mė 20:20
Sali Berisha po u ben nje nder shqiptareve. Edi Rama ne fushaten elektorale qe sapo u mbyll u tha shqiptareve: "Ne programin tone nuk ka rritje rrogash!" Pra me Edi Ramen kryeminister, pensionistet, buxhetoret nuk do te shohin me rritje rrogash e pensionesh per 4 vjetet e ardhshme. Kur nje gazetar e pyeti se si nuk do te kete rritje rrogash kur cmimet rriten nga viti ne vit fale inflacionit? E kruajti njehere koken qerosi dhe tha: "Nuk do rrisim rrogat por do ulim cmimet!"
Ky njeri qe nuk menaxhon dot buxhetin e tij familjar, ka per te drejtuar qeverine e vendit dhe ka per te marre vendime mbi ekonomine shqiptare. Nuk e di i shkreti se ne nje ekonomi tregu, cmimet nuk "i dikton shteti", si ne kohen e xhaxhit, por i dikton tregu. Dhe asnje kryeminister nuk i ul dot cmimet e mallrave ne vend me vendime e ligje, edhe sikur te doje.
Sa merr vesh dhia nga tagjia, merr vesh edhe Edi Rama nga ekonomia.
Albo
Eshte mire qe te vazhdojne te hane inate me njeri tjetrin qe te perfitoje populli. Kur te humbe zgjedhjet Edi Rama, ti ngreje rrogat 50% para se te iki, per tu hakmarre.
Eshte pjeserisht e vertete kjo qe thua ti.
Ne nje ekonomi teresisht informale shteti e ka te veshtire te kontrolloje cmimin. Por nqs Rama vendos rregull ne treg e ka me te lehte te kontrolloje cmimet.
Ne cfare menyre ??? Fale nje kontrolli te forte dhe te gjere duke detyruar kedo te faturoje shitjen qe kryen, perndryshe gjoba marramendese.
Duke pasur faturrimin te rregullt, Rama mund te kontrolloje cmimin duke tatuar fitimin. Si ??? Per nje fitim deri ne 5 lek, taksa eshte zero. Deri ne 10 lek eshte 25%, ndersa mbi 10 lek eshte 80% fjala vjen. Pra te leverdis te fitosh 5 deri ne 10 leke se sa te fitosh mbi 10 leke dhe ti japesh shtetit minimumi 8 leke. Duke pasur kete lloj taksimi, mgjs dikush me kokefortesi do te vendose te fitoje mbi 10 leke bruto, por 2 leke netto, perseri jane konkurrentet e tjere qe do te preferojne te fitojne 5 leke dhe do t'a bejne kokefortin te kthehet tek cmimi me i ulet ku do te fitoje vetem 5 leke.
Mund te kete efekt negativ fillimisht tek shitesit, por te garantoj se efekti tek bleresit eshte shume pozitiv.
Spuntoja per rritjen e rrogave vjen gjithmone nga dy faktore: 1) inflacioni 2) stimulimi i ekonomise. Nese inflacioni ne nje ekonomi rritet dhe rrogat nuk rriten, bie fuqia blerese e lekut. Qe do te thote ai buxhetori qe merr te njejten rroge si shume ka me pak fuqi blerese se nje vit me pare. Rritja vjetore e rroges, te pakten ne nivelin e inflacionit (2.5% qe e ka Shqiperia per shembull), garanton qe ai buxhetor ka te njejten fuqi blerese. Dhe aryseja tjeter eshte qe qeverite i rrisin rrogat per te stimuluar ekonomine duke rritur fuqine blerese te bleresve qe jane ata rrogetaret. Duke te paguar ate buxhetorin 5% me shume se perqindja e inflacionit, me ato leket me shume, ai do ti shpenzoje ne tregun shqiptar, duke stimuluar keshtu biznesin privat te vendit. Kjo eshte praktike qe ndjekin gjithe qeverite kur vendi eshte ne kohe krize ekonomike ose ekonomia ka ngelur ne vend numero.
Modeli ne Shqiperi eshte i qarte: ke modelin e demokrateve qe thone se cmimet e mallrave i dikton tregu privat dhe qeveria nuk mund te kontrolloje dot cmimet por mund te kontrolloje rrogat. Ke edhe modelin e Edi Rames qe pellet si budallai ne fushate se ne socialistet nuk do te rrisim rrogat, por ne do te ulim cmimet! Vetem ne nje Shqiperi komuniste kryeministri i vendit kontrollonte cmimet, por jo ne nje Shqiperi me ekonomi te lire tregu.
Albo
Zbardhen tabelat, pagat e reja tė policisė, ushtrisė dhe vendorėve
Pagat e reja tė ushtrisė, policisė, Shėrbimit Informativ dhe pushtetit lokal kanė hyrė nė fuqi dje pas botimit nė Fletoren Zyrtare. Ja tabelat e reja tė pagave
Ka hyrė nė fuqi dje pas botimit nė Fletoren Zyrtare rritja e pagave pėr punonjėsit e Policisė sė Shtetit, ushtrisė, administratės sė pushtetit lokal dhe Shėrbimit Informativ. Rritja e pagės ėshtė shtrirė sipas pozicioneve tė punės dhe vijon nga 2-4 pėr qind. Tabelat e reja tė llogaritura nga Ministria e Financave pėrfshijnė edhe shtesat qė ndodhin pėr shkak tė vjetėrsisė nė punė, gradave etj. Llogaritja nis qė nga paga bazė dhe vijon mė pas me shtesat qė i takojnė nivelit arsimor, vjetėrsisė nė punė, pozicionit dhe gradės pėr policinė dhe ushtrinė. Rritja e pagave kėtė herė u krye nga qeveria ndėrmjet debatesh nėse duhej tė aplikohej apo jo pėr shkak tė rotacionit politik. Mirėpo kryeministri Berisha tha se e mori kėtė vendim, i cili ishte programuar qysh nė dhjetor tė 2012-ės kur u miratua buxheti i vitit 2013. Politika e qeverisė pėr pagat nė vitet e fundit ka qenė mė e moderuar gati nė nivele tė njėjta me inflacionin. Ky tregues gjatė dy-tri viteve tė fundit pėr shkak tė krizės nuk ka qenė mė shumė se 2-2.5%. Kėshtu ėshtė vepruar edhe pėr vitin 2012, kur rritja e pėrgjithshme e pagave nuk ishte mė shumė se 2-4%. Sipas Ministrisė sė Financave, nė politikėn e pagave pėrparėsi do tė kenė sektorėt e arsimit dhe shėndetėsisė, ku rritjet mund tė jenė pak mbi nivelin e inflacionit. Ndėrsa pagat e larta, ku pėrfshihet administrata publike, do tė rriten mė pak se 2% nė vit. Ekspertėt nė Ministrinė e Financave shpjeguan se tashmė Shqipėria ka njė nivel tė pagės mesatare nė sektorėt e arsimit dhe shėndetėsisė nė nivele mė tė larta se disa vende tė rajonit. Niveli i rritjes do tė frenohet pėr shkak se kaq janė edhe burimet e financimit dhe se ky nivel pagash ėshtė i krahasueshėm edhe me sektorin privat.
MAPO
Krijoni Kontakt