
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Ndoshta ke lexuar dhe degjuar ndonjehere per te ashtuquajturen spirale page-cmim (apo wage-price spiral)...
Rritja mbimestare ose e larte e pagave pothuajse automatikisht ndikon ne rritjen mbimesatare ose te larte te cmimeve te caktuare ose inflacionit. Kjo eshte e pashmangshme. Pyetja eshte vetem se ne cfare mase ndikon nje rritje e tille (11,3%) e pagave minimale ne rrethant specifike te Shqiperise ne rritjen e cmimeve dhe te inflacionit. Kjo varet nder tjerash nga ajo se sa punemarres ne Shqiperise marrin paga minimale ose paga te ngjashme. Pavaresisht kesaj, vetem lajmi qe rriten pagat minimale per 11,3% automatikisht shkakton rritje te cmimeve per produkte te caktuara. Dhe ky eshte vetem nje efekt direkt, sepse ka edhe efekte (negative dhe pozitive) indirekte, anesore dhe te vonuara. Gjithesesi rritja e pagave minimale per 11,3% nenkupton njekohesisht zbritje te te ardhurave reale per shumicen e punemarresve dhe shume familje apo zbritje e fuqise blerese. Sepse fillimisht rriten vetem pagat minimale dhe cdo page qe eshte rreth 10-15 Euro mbi pagen minimale ne menyre te pashmangshme peson humbje reale d.m.th. secili qe deri sot kishte 10-15 Euro me shume se 21.000 Leke, pas rritjes se pages minimale realisht do te kete me pak se para kesaj rritje resp. do te mund te blej me pak gjera se para rritjes se pagave minimale per 11,3%. Dhe ky eshte vetem nje nga efektet direkte te rritjes se menjehershme per 11,3%.
Nese numri i atyre qe marrin paga minimale eshte shume i vogel ne krahasim me numrin e atyre qe marrin paga pak me te larta se minimale, p.sh. 20%-30% me te larta, atehere jo vetem qe te ardhurat reale shumices se punemarresve do te zbriteshin, por njekohesisht do te perkeqesohej mireqenja sociale e nje klase te tere te shoqerise dhe ne mungese te investimeve te mjaftueshme dhe rritjes se mjaftushme ekonomike, do te rritej dukshem edhe numri i te papunesuarve, ne vecanti ne mesin e te rinjeve.
Perndryshe, rritja mbimesatare apo e larte e pagave minimale nga politika, ne vecanti ne prag te ndryshimit te qeverise si rezultat i humbjes ne zgjedhje, eshte e qellimshme dhe ne shumicen e rasteve qellimkeqe. Pervec efekteve te mundshme qe i permenda, qeveria ne ikje nder tjerash mund te shpekuloje me zhvillim te pafavorshem ekonomik, i cili qeverine e ardhshme jo vetem qe do ta detyronte te mos i rrise me pagat minimale, por ndoshta edhe ti zbrite ato, ne menyre qe te zbutet papunesia. Por, edhe nese rritja ekonomike do te vazhdonte me ritmin e deritanishem, qeveria e ardhshme perseri nuk do te mund t'i rriste pagat minimale, pasi qe qeveria ne ikje i ka rrite ato per se paku 2-3 vitete e ardhshme. Ne te dy rastet kjo do te shfrytezohej nga opozita e ardhshme si propagande elektorale dhe politike kunder qeverise.
Dhe ajo llogaria jote nuk shkon, sepse po te ishte ashtu, atehere cdo shtet (edhe Shqiperia) do te kishte paga minimale te peraferta me te Gjermanise dhe te shteteve te ngjashme te Evropes...!
Sidoqofte, nuk eshte e perjashtueshme qe disa biznese te perfitojne nga rritja e tille e pagave. Jo ne radhe te pare nga konsumi i shtuar, por kryesisht nga rritja e cmimeve.
Ja nje shembull konkret per spiralen e lartepermendur...
Krijoni Kontakt