Rriten rrogat e ulta me 11.3%.
Kryeministri nė detyrė Sali Berisha ka firmosur rritjen e pagave minimale tė cilat nga 21 mijė lekė shkojnė mbi 23 mijė e 300 lekė. Lajmin pėr tė gjithė pėrfituesit, Berisha e ka ndarė me tė gjithė miqtė e tij nė faqen zyrtare nė “Facebook”, ku shkruan:
“Tė dashur miq, sot firmosa vendimin pėr rritjen e rrogės minimale me 11.3 %. Kjo ėshtė rritja e madhe e tė gjithė rrogave tė ulta. Me kėtė vendim rrogat minimale nė Shqipėri, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rriten me 110 %. Ne mbajmė premtimet!”
Vetėm pak ditė mė parė kryeministri hodhi poshtė zėrat se nuk do tė kishte rritje tė pagave dhe pensioneve, pasi buxheti ndodhej nė vėshtirėsi. Kėshtu pritet qė pas 15 Korrikut tė hyjnė nė fuqi edhe rritjet pėr pensionet, pagat e mesme dhe tė larta. Nga rritja e premtuar e kryeministrit Berisha do tė pėrfitojnė rreth 571 mijė pensionistė nė masėn 3-5 %. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Financave, pensionet e fshatit do tė pėrfitojnė edhe rritjen mė tė madhe, ndėrsa rritje mė tė ulėt do tė pėrfitojnė pensionet e qytetit. Ky vendim parashikon njė rritje mė tė madhe pėr pagat e ulėta dhe pensionet nė fshat, me synim barazimin e tyre me pensionet e qytetit. Ndėrkohė qė rritja do tė jetė mė e ulėt pėr pagat e larta. Rritja e pagave tė ulta me 11.3 % ėshtė mė e lartė se premtimet e bėra tė kryeministrit pėr njė rritje pagash e pensionesh nga 4 deri nė 6%.
Pavarėsisht lajmit tė mirė pėr buxhetorėt dhe pensionistėt, rritja pritet qė tė ketė njė efekt prej 2.5 miliard lekėsh nė buxhetin e shtetit. Sipas projektvendimit, rritja llogaritet, sipas kategorive, ku pėr nivelin e lartė tė drejtuesve tė shtetit nuk do tė kishte shtesa, kurse pėrfitimin mė tė madh do ta kishin punonjėsit me pagėn mė tė ulėt. Sipas rregullit buxhetor dhe ligjeve nė fuqi, rritja e pagave dhe pensioneve duhet tė ndodhė, pavarėsisht vullnetit politik apo pamundėsisė financiare tė qeverisė, pėr tė balancuar nivelin e inflacionit.
oranews.tv
Krijoni Kontakt