Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Fier, shpërrthen pusi “i fjetur” i naftës, dyshohet se u vodh saraçineska për skrap


    Shpërthimi i një pusi nafte në Fier ka vënë në rrezik jetën e banorëve në fshatin Belin, të cilët janë detyruar të evakuohen si pasojë e masës së gazit që është përhapur në atmosferë.

    Qytetarët janë larguar nga banesat e tyre duke kërkuar ndihmën e policisë ndërkohë që fontana e cila ka vijuar nga ora 14.30 ka zgjatur për më shumë se dy orë dhe ka përhapur në gjithë mjedisin përreth lëndën djegëse duke e mbushur zonën rreth e qark me gazin e dalë nga pusi.

    Mësohet se fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka të lënduar edhe pse ai ndodhi në një zonë të banuar dhe pranë shtëpive të këtij fshati. Sipas policisë së Fierit, pusi i naftës ku ndodhi shpërthimi nuk ishte funksional dhe ai nuk shfrytëzohej më për nxjerrjen e naftës. Në riaktivizimin e tij i cili alarmoi banorët e fshatit Belin në zonën naftëmbajtëse të komunës Sharrës në Fier, dyshohet të jetë vjedhja e saraçineskës së pusit për skrap, duke e kthyer këtë pus nafte në një vatër rreziku për jetën e njerëzve përreth tij.

    Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur në mënyrë zyrtare shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje, e cila ngjalli panik tek banorët dhe vënies nën kontroll të lëndës djegëse nga frika se temperaturat e larta mund të shkaktojnë një ndezje të saj.
    .oranews.tv
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Fier, shpërrthen pusi “i fjetur” i naftës, dyshohet se u vodh saraçineska për sk

    Dikush kalon aty me cigare ne goje
    A ke shkrepse?
    Shkrepsja i ka fijet e lagura lol
    Vertet rrezik i madh.Nqs dikush ndez cakmakun aty mund te plase
    zjarri,nqs gazi ka shume densitet dhe temperaturat jane te larta
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •