Totozani vizitë zyrtare në Athinë, diskutime rreth problematikave të emigrantëve shqiptarë


Avokati i Popullit, Igli Totozani ndodhet ne nje vizite zyrtare dy ditore ne Athine,me ftese te Ombudsmanes greke, Calliope Spanou. Në ditën e parë të qëndrimit në Greqi Avokati i Popullit pati një takim me znj.Spanou ku u diskutua rreth punes se institucioneve ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Pikat për te cilat u diskutua ishin:Çështja e toponimeve,për te cilën te dy institucionet i bejne thirrje te dy qeverive te gjejne rrugen e mirëkuptimit ne te mirë te femijeve,pjeses me vulnerabël te shoqerise; perfitimi i pensioneve te pleqerise nga emigrantët; rasti i ndalimit te hyrjes ne Greqi te gazetarit Marin Mema dhe trajtimi i shtetasve shqiptare ne burgjet greke,pasi shume qytetare shqiptare qe vuajnë denimin ne burgjet greke.

Mes institucioneve u ra dakord te zhvillohen takime te përbashkëta te pervitshme dhe kontakte te vazhdueshme qe te ndihmojne qytetaret ne vendet reciproke.

Pas takimit me znj Spanou, Avokati i Popullit zhvilloi nje takim me Etmond Guri, Kryetar i Federates se Shoqatave Shqiptare ne Greqi.Totozani dhe Guri diskutuan mbi gjendjen e emigrantëve shqiptare ne Greqi, më konkretisht rreth mundësisë së përfshirjes së emigrantëve shqiptare ne programin e ministrise se jashtme, mundësisë për tu krijuar hapësira për votimin në Ambasadë, mbështetja e emigrantëve të kthyer ne Shqiperi si dhe përpjekja për ngritjen e një qendre kulturore ne Greqi për emigrantët shqiptare.Gjatë të premtes Avokati i Popullit do vizitojë burgun e grave ku vuajnë dënimin shume gra shqiptare.
.oranews.tv