Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV. Ika se po flirtojne me radikalet islamike

    Ramiqi: Qėndrimet e mia tė afėrta me Vetėvendosjen
    18:55 / 1.07.2013


    Fuad Ramiqi i Lėvizjes Islame Bashkohu (LISBA), duke treguar se pse iu bashkua Albin Kurtit nė protestėn e sė enjtes para Parlamentit tė Kosovės, thotė se Vetėvendosje mbron parimet e njėjta me ato tė partisė sė tij.

    Duke folur pėr arsyet se pse iu ka bashkuar VV-sė nė protestėn e fundit, Ramii thotė se qėndrimet e tij janė botėrisht tė njohura.

    “Nėse i hyni historikut, qėndrimeve tė pas luftės, gjithmonė kam pas qėndrime pėrafėrsisht tė afėrta me ato tė Vetėvendosjes. Vetė si njėri por edhe koncepti im politik dhe kombėtar ka qenė i pėrafėrt me atė tė Vetėvendosjes dhe zakonisht nė tė gjitha protestat e Vetėvendosjes kam marrė pjesė edhe pa u bėrė subjekti politik tash i imi. Zakonisht i kemi mbėshtet ato kėrkesat e tyre sepse iu thashė janė tė pėrafėrta me qėndrimet tona por edhe sė fundi edhe Lėvizja Islame Bashkohu i ka qėndrimet e afėrta sepse nuk e mbėshtesim as si Lėvizje e as unė si Fuad marrėveshjen e cila ėshtė bėrė tashmė sė fundi me Serbinė dhe jemi munduar qė tė japim fillimisht njė kontributtė vogėl nė mbėshtetje tė thirrjes sė Vetėvendosjes kundėr ratifikimit”, ka thėnė Ramiqi nė intervistėn pėr Express.

    Ai thotė se vullnetarisht i ėshtė bashkuar protestės sė Albin Kurtit dhe nuk ka pasur koordinim mes dy subjekteve poltike.

    “Ne e kemi vlerėsuar vetė situatėn dhe pikat e pėrbashkėta tė cilat janė vitale pėr atdheun tonė, kombin dhe shtetin, ne nuk kemi nevojė pėr koordinim, nuk ka askush nė fakt do tė duhej tė ishin tė gjithė pa u koordinuar pėr t’i mbrojtur ato interesa vitale”, tha ai, duke pohuar se e vlerėson shumė qėndrimin, vizionin dhe veprėn e Kurtit nė tė kaluarėn dhe tash.

    Ramiqi thotė se nė qėndrimet e VV-sė dhe lėvizjes Bashkohu ka shumė tė pėrafėrta, sepse, sipas tij, nė fokus ėshtė dinjiteti, identitet dhe pse jo edhe ekzistenca e kombit shqiptar nė tė ardhmen dhe gjithkund ku ka tė pėrbashkėta aty do tė bashkėpunojnė edhe pa u koordinuar.

    Ai pohon se LISBA do tė konkurrojė e vetme nė zgjedhje, por pas zgjedhjeve, ndėr partitė mė tė preferuara pėr koalicione, e konsideron Vetėvendosjen.

    “Nė politikė jam mėsuar me thanė qė kurrė mos thuaj kurrė, pėr momentin nuk them asgjė por thellė parimisht jemi tė vendosur qė tė shkojmė vetė ne zgjedhjet dhe do tė tentojmė qė vet tė fitojmė”, ka thėnė ai. /Telegrafi/

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV. Ika se po flirtojne me radikalet islamike




    Shefqet Krasniqi: Bravo Albin!

    20.06.2013 | 13:24
    Deklarata e liderit tė Vetėvendosjes, Albin Kurti pro lejimit tė mbajtjes sė shamive nė shkolla, ėshtė mbėshtetur menjėherė nga imami i xhamisė sė Madhe nė Prishtinė Shefqet Krasniqi.

    “Ėshtė hera e parė kur njė lider me ndikim politik del dhe shaminė e sheh si tė drejtė, sigurisht, edhe pėr shkak tė asaj qė tashmė kanė parė nė botėn perėndimore se tė qenit laik nuk do tė thotė t’ia mohosh tė drejtat njė komuniteti”, thekson Krasniqi duke shtuar se “Unė tash e njė kohė tė gjatė kėrkoj nga organet tona qeveritare qė tė drejtat fetare qė kėrkojmė tė mos jenė hiē mė shumė se ato qė i gėzojnė pakicat myslimane nė Angli dhe Amerikė”, ka thėnė Krasniqi.



    Ai ėshtė shprehur i kėnaqur siq ka thėnė pėr guximin e Albinit qė ta shpreh pėrkatėsinė e tij myslimane, edhe pse thotė se nuk ėshtė praktikues.



    “Ne lutemi qė ai njė ditė tė na vjen nė xhami. Le tė merr shembull liderėt botėror, tė cilėt nuk kanė turp tė manifestojnė besimin e tyre fetar. Por, ajo qė si vėrejtje i jepet deklaratės sė Albinit ėshtė pėrcaktimi i moshės. Shamia ėshtė obligim jo nga mosha 16 vjeēare por nga momenti kur njė vajzė hyn nė pubertet, pra nga momenti kur shfaqen shenjat e para tė pjekurisė seksuale. Ėshtė ēėshtje kjo qė nuk do kompromis, pėr shkak tė pėrcaktimit tė saj drejtpėrdrejtė nga Krijuesi Fuqiplotė. Le tė shpresojmė se me Albinin po hapet njė kapitull i ri nė politikėn kosovare. Le ta ndjekin kėtė shembull edhe partitė tjera. Le tua plotėsojnė kėrkesat popullit, pavarėsisht pėrkatėsisė fetare”, ka thėnė Krasniqi.



    Krasniqi ka thėnė se nuk dėshiron qė reagimi i tij tė interpretohet si mbėshtetje pėr Vetėvendosjen, por nuk ka mohuar do t’i pėrkrah ata qė ia duan tė mirėn kėtij vendi, pavarėsisht partisė qė kanė./standardi.info

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV. Ika se po flirtojne me radikalet islamike



    Shefqet Krasniqi – Kurtit: Hajde nė xhami

    Shefqet Krasniqi - Kurtit: Hajde nė xhamiImami i Xhamisė kryesore tė Prishtinės , Shefqet Krasniqi ėshtė shprehur i ngazėllyer nga pėrgjigjet e liderit tė Vetėvendosjes, Albin Kurti gjatė intervistės nė Rubikon tė KTV-sė, pėr lejimin e shamive te nxėnėset 16 vjeēare nėpėr shkollat publike.

    Krasniqi i ka bėrė ftesė Kurtit qė tė shkoi nė xhami pėr tu falur.
    “Ne lutemi qe Albini tė vjen njė ditė nė Xhami”, thotė imam Krasniqi, teksa e fton atė tė merr shembull liderėt botėror, tė cilėt nuk kanė turp tė manifestojnė besimin e tyre fetar.

    Kurti, gjatė intervistės tha se Vetėvendosje ėshtė pėr mėsim besimin mbi fetė por jo fenė nė shkolla, dhe se VV-ja ėshtė edhe pėr bartjen e shamisė nė shkolla.

    Hoxha i xhamisė pas kėsaj deklarate ka vlerėsuar se “ėshtė hera e parė kur njė lider me ndikim politik del dhe shaminė e sheh si tė drejtė, sigurisht, edhe pėr shkak tė asaj qė tashmė kanė parė nė botėn perėndimore se tė qenit laik nuk do tė thotė t’ia mohosh tė drejtat njė komuniteti”, thotė Krasniqi.

    Krasniqi ka lutur qė reagimi i tij tė mos interpretohet si mbėshtetje pėr Vetėvendosjen, pasi siē thotė ai, nuk i pėrket asnjė partie.[/img]

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV. Ika se po flirtojne me radikalet islamike

    Ben mir qe pastruan kete qelbesiren e terbuar!
    Jetė e rėndė.......!!!

  5. #45
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV. Ika se po flirtojne me radikalet islamike

    Alma Lama, ka besuar se asaj i ka mbet ta edukon shqiptarin e Kosoves.

    Vetevendosje me Imponim, jan dy gjera qe s'perputhen.

    Shamia ? Vetvendos gjithkushi per koken e vet !

    Besimi fetar ? Vetevendos gjithkushi per besimin e vet !

    Kurse Alma, deshi t'ua ndalon shamijėn, t'ua ndalon besimin, dhe t'ua impunon nje besim krejtesisht ndryshe !

    Kjo influenc komuniste qe ka len Almen me te meta, diku, edhe i ka kufizuar horizontin e shiqimit !Ose fetarisht then ; I ka fut nje ferexhe para syve, dhe nuk sheh dot e shkreta !

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV. Ika se po flirtojne me radikalet islamike



    Alma Lama, i ėshtė kundėrpėrgjigjur akuzave tė ish-bashkėpartiakes sė saj, Albulena Haxhiu

    Pa kaluar as 24 orė, ish-deputetja e “Vetėvendosjes”, Alma Lama, i ėshtė kundėrpėrgjigjur akuzave tė ish-bashkėpartiakes sė saj, Albulena Haxhiu, pėr afėrsinė me Shėrbimin Informativ tė Kosovės, duke e quajtur kėtė si propagandė speciale qė vjen nga simotrat e SHIK-ut. Vetėm pak ditė pasi deputetja Alma Lama vendosi tė “shkurorėzohet” njėherė e pėrgjithmonė me partinė e Albin Kurtit, bashkėpartiakėt e dikurshėm kanė filluar hapur me akuza dhe kundėrakuza ndaj njėri-tjetrit.

    Pėrplasjeve qė kanė ekzistuar pėr njė kohė tė gjatė brenda Grupit parlamentar tė “Vetėvendosjes”, sė fundmi s’po mund t’iu rezistojnė vetė deputetėt e kėsaj partie politike. Deputetja e VV-sė, Albulena Haxhiu, ka lėshuari “breshėri” akuzash ndaj ish-bashkėpartiakes sė saj, Lama, pėr afėrsi me SHIK-un.

    Por, deputetja e dikurshme e “Vetėvendosjes”, Alma Lama, konsideron se kjo ėshtė fushatė speciale qė po bėhet ndaj saj, duke i quajtur deklarimet e Haxhiut si shpifje. “Kjo ėshtė propagandė speciale qė po bėhet ndaj meje e simotrave tė SHIK-ut”, ka thėnė Lama. E derisa ka pėrmendur edhe njėherė arsyet qė kanė ēuar deri te largimi i saj nga “Vetėvendosje”, ajo i ka sugjeruar kėsaj partie politike qė tė mos vazhdojė me akuza ndaj saj, sepse nė tė kundėrtėn ka edhe shumė gjėra tjera qė do t’i nxjerrė nė shesh.

    “Nėse ata kanė qejf me iu nxjerr edhe disa gjana tjera le tė vazhdojnė si tė dojnė. Siē kam thėnė edhe nė letrėn publike kam shumė gjėra pėr tė nxjerrė dhe njė nga arsyet e mospajtimeve ėshtė mentaliteti totalitar”, ka thėnė Lama.

    Ajo ka shtuar se pikėrisht se pse kėta flasin kėshtu ajo ėshtė larguar. “Unė jam larguar nga Vetėvendosje pėr shkak tė parimeve dhe koncepteve, e jo pėr shkak tė pazareve. Ēdo gjė tjetėr qė thuhet kundėr meje ėshtė propagandė speciale”, ka thėnė Lama.

    Nuk ėshtė vetėm kjo e fundit qė akuzon Lėvizjen “Vetėvendosje” pėr mentalitet totalitar dhe ide komuniste, pasi shpeshherė aktivistėt e kėsaj partie janė fajėsuar nga vetė partia pėr agjitacion e spiunazh si nė kohėn e Enver Hoxhės. Deputetja e VV-sė Albulena Haxhiu, nė mėnyrė tė hapur ka bėrė akuza nė drejtim tė ish-bashkėpartiakes sė saj, Alma Lama gjatė njė debati televiziv. Haxhiu ka thėnė se Lama ka injoruar forumet e partisė si mbledhjet e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, dhe mbledhjet e Grupit Parlamentar. Por, mbi tė gjithė, Haxhiu ka akuzuar Lamėn pėr afėrsi me njerėzit e SHIK-ut.

    “Zonja Lama ėshtė parė nė Kuvend shpeshherė me njerėzit e SHIK-ut. Ajo rri edhe me Adem Grabovcin, gjė qė ne tė tjerėt nė Vetėvendosje nuk mund ta bėjmė, duke e ditur kush ėshtė ai”, ka thėnė Haxhiu. Kjo e fundit ia ka kujtuar bashkėpartiakes sė saj se votuesit kanė zgjedhur ‘Vetėvendosjen’, para se t’ia japin votėn asaj personalisht. Nė lidhje me kėto deklarime, deputetja Alma Lama, ka shprehur keqardhjen pėr diskursin qė ka pėrdorur ndaj saj deputetja e VV-sė, Haxhiu.

    “Ėshtė pėr keqardhje tė dėgjosh diskursin e saj, diskursin qe vazhdon jo vetėm prej deputetes nė fjalė, por edhe prej bashkėshortit tė saj, Alban Krasniqi, anėtar i KQZ, i cili mė ka shkruar njė email fyes dhe kėrcėnues, e po kėshtu kunatit tė saj qė bėn fushatė shpifjesh nė rrjetet sociale kundėr meje, duke ma terrorizuar familjen dhe publikun. Ky ėshtė diskursi qė prodhon Vetėvendosja, e me tė cilin s’kam mundur tė pajtohem. Edhe kėtė herė do t’ia lė publikut qė ta japin pėrgjigjen ndaj shpifjeve tė ulėta”, ka deklaruar Lama.

    Ndryshe, gazeta gjatė gjithė ditės ka qenė nė pritje tė njė pėrgjigje nga vetė deputetja Haxhiu, por ajo nuk ėshtė pėrgjigjur.Ndėrkohė pėrfaqėsues zyrtarė tė “Vetėvendosjes”, nuk kanė dashur tė komentojnė, me arsyetimin se s’kanė ēfarė t’i shtojnė asaj qė kanė thėnė mė herėt nė lidhje me dorėheqjen e deputetes Lama.

    Me tė marrė mandatin kjo parti politike u pėrball me largimin e dy deputetėve tė Lėvizjes pėr Bashkim (Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli). Nga 14 deputetė sa kishte dikur Lėvizja “Vetėvendosje”, tashmė numėron vetėm 11 sosh, e qė e renditin edhe si forca e katėrt politike brenda Kuvendit tė Kosovės.

  7. #47
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anėtarėsuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    152

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV

    Jo more nuk i ka ofenduar Shqiptaret mysliman, por vetem e ka kritikuar hoxhen i cili i ka fyer dhe ofenduar femrat e Kosoves.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV. Ika se po flirtojne me radikalet islamike



    FRM rithekson: Lamės duhet t’i hiqet shtetėsia
    Fadil Sertolli Publikuar: 11.07.2013 - 09:19



    Forumi i tė rinjve mysliman ka reaguar ndaj artikullit tė “Zėrit”, me titull “Policia zbut anėtarin e LISBA-s”, ku thuhet se anėtari i kėtij Forumi, Noli Zhita, ka deklaruar nė polici se do t’i kėrkojė falje deputetes Alma Lama nėse ajo ėshtė ndjerė e fyer, por vetėm atėherė kur ajo do t’i kėrkojė falje gjithė qytetarėve myslimanė tė Kosovės.

    “Ne si FRM dhe anėtari ynė Noli Zhita e konfirmojmė publikisht edhe njėherė se Alma Lamės duhet t’i hiqet shtetėsia kosovare, dhe se dyshojmė se ajo ėshtė njė mercenare pėr tė cilėn duhet ta hetoj edhe shėrbimi sekret shtetėror, pėr mė tepėr FRM denoncon shkruesin e artikullit i cili nuk e ka publikuar intervistėn e plotė tė dhėnė nga Noli Zhita. Po ashtu dėnojmė ashpėr fushatėn denigruse ndaj anėtarit tonė ku shfrytėzohen mediat dhe pushteti. FRM, pėrkundėr presionit politik dhe policor nuk do tė ndalet me denoncimin e dhunės ndaj qytetarėve myslimanė tė Kosovės”, thuhet nė deklaratė.

    “Ata mund tė na mbyllin nė burgje, mund tė na shqetėsojnė familjet tona nė polici, por asnjėherė s’mund tė na ndalojnė fjalėn e lirė”, thuhet mė tej nė deklaratė. /Zėri/

    ***

    Policia “zbut” anėtarin e LISBA-s

    Anėtari e kryesisė sė Forumit tė tė Rinjve Myslimanė (FRM) dhe anėtari i Lėvizjes Islame “Bashkohu”, Nol Zhitia nuk po duket tė ketė aq i guximshėm brenda stacioneve policore ashtu sikurse me deklaratėn e tij publike kėrcėnuese.

    Para disa javėsh pas kėrcėnimeve publike qė i ka bėrė deputetes Alma Lama, ai ėshtė marrė nė pyetje nga Policia e Kosovės. Deklaratat e tij publike me atė qė ka dhėnė nė polici dallojnė shumė. Nė deklaratėn qė ka dhėnė nė polici me datė 09.06.2013 pranė njėsisė sė Hetimeve Rajonale nė Prishtinė tė cilėn e ka siguruar gazeta “Zėri”, Zhitia thotė se nuk ka pasur qėllim ta fyejė Alma Lamėn e aq mė tepėr ta kėrcėnojė atė. Ai u ka thėnė policisė se Lama mund ta ketė keqkuptuar deklaratėn e tij porse ky i fundit nuk ka pasur qėllim tė keq ndaj saj.

    “Unė jam vetėm anėtar i kėsaj organizate, thirrjet i kam bėrė nė emėr tė organizatės pėr arsye tė debateve politike pasi qė ka qenė mes Alma Lamės dhe meje dhe komunitetit mysliman”, citohet tė ketė thėnė Zhitia nė Policinė e Kosovės.

    Ai arsyeton reagimin e tij publik duke thėnė se “ka qenė reagimi nė afekt i etiketimeve qė ajo na ėshtė referuar neve qytetarėve myslimanė me etiketime si talebanė, fundamentalistė dhe ekstremistė, e kam parė si debat politik tė reagoj, por asnjėherė ta kėrcėnoj apo fyej”. Zhitia mė pas thotė sė “Nėse ajo ka ndjerė vetėn tė fyer apo tė kėrcėnuar jam nė gjendje t’i kėrkoj falje privatisht”.

    Tė mėrkurėn, Zhitia i ka thėnė gazetės “Zėri”, se qėndron pas deklaratės qė ka publikuar ndaj Alma Lames. “Ne qėndrojmė pas ēdo vepre dhe deklarate qė kemi shkruar. Ne me deklaratėn kundėr deputetes Lama kemi dashur t’ia bėjmė me dije asaj se qėndrimet e saj kundėr qytetareve myslimane tė Kosovės janė islamofobi dhe nxitje e urrejtjes”, ka thėnė Zhitia.

    Rreth zbutjes sė deklaratave nė Policinė e Kosovės, Zhitia ka thėnė se i janė pėrgjigjur policisė pėr kėtė rast porse nuk janė zmbrapsur nga deklaratat e publikuara.

    Policia e Kosovės ka nisur hetime lidhur me fyerjet qė i janė bėrė deputetes Alma Lama nga Forumi i tė Rinjve Myslimanė, duke e vlerėsuar atė si kanosje. Nga ana tjetėr Lama akuzon Lėvizjen Islame Bashkohu pėr letėr e tyre kėrcėnuese ndaj saj, duke thėnė se atakon moralin e saj dhe ėshtė fyese pėr tė gjitha femrat nė Shqipėri. Lama ka deklaruar se nėse LISBA nuk distancohet nga Nol Zhita, i cili e ka dėrguar kėtė letėr, atėherė ajo do tė ngrejė padi civile ndaj kėtij subjekti.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pėr: Alma Lama konfirmon largimin nga VV. Ika se po flirtojne me radikalet islamike

    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    Alma Lama, ka besuar se asaj i ka mbet ta edukon shqiptarin e Kosoves.

    Vetevendosje me Imponim, jan dy gjera qe s'perputhen.

    Shamia ? Vetvendos gjithkushi per koken e vet !

    Besimi fetar ? Vetevendos gjithkushi per besimin e vet !

    Kurse Alma, deshi t'ua ndalon shamijėn, t'ua ndalon besimin, dhe t'ua impunon nje besim krejtesisht ndryshe !

    Kjo influenc komuniste qe ka len Almen me te meta, diku, edhe i ka kufizuar horizontin e shiqimit !Ose fetarisht then ; I ka fut nje ferexhe para syve, dhe nuk sheh dot e shkreta !
    Ti e kupton lirin si anarshi, por nje komun itet qe te egzistoje vendos rregulla.Nese keto rregulla me te ciat ka ecur kosova deri me sot jane per nje shoqeri primitive , atehere jane progresisetet ato qe marin inisiativa per ndryshim.Primitivi si puna jote vertete do te vazhdoje te jetoje ne menyren e tije , por shoqeria do te beje te veten.Ne shkolla do te kritikohet shamija dhe dhuna ndaj gruas ne isam, zakonet prapanike qe burojne nga kjo fe , do te trajtohen ne te gjitha zharnet e artit dhe keto nuk fyejne kerken pasi do te jene te mbrojtura me ligj, qe do te thote, se fyese eshte ai qe sillet kunder ligjit.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •