Historiani i njohur austriak, Oliver Jens Schmitt, analizon këtë tendencë të fundit të politikës shqiptare për të çuar në ekstrem tonet nacionaliste.
Schmitt, në një analizë të gjatë për “Neue Zuercher Zeitung”, pyet se përse Shqipëria kërkon të shkatërrojë reputacionin e mirë si një faktor stabiliteti në rajon.
Përgjigja është e thjeshtë: për shkaqe elektorale.
Edhe Kristo Papas e dinte mirë se Berisha e bën këtë për konsum të brendshëm.
Schmitt thotë se Berisha manovron sipas nevojave, njëherë shkon në Turqi dhe u thotë atyre se shqiptarët kanë gjak të përbashkët me turqit, më pas shkon tek Papa dhe e takon atë si një pasues i Skënderbeut.
Në mbyllje të shkrimit, Schmitt bën një krahasim interesant, për të dhënë idenë se çfarë duan në të vërtetë shqiptarët.
“Simboli i dytë i festimeve ishte një e ashtuquajtur “Tortë e Pavarësisë”, e madhe 550 metra katror, shpërndarja e të cilës në Tiranë dështoi nga presioni i njerëzve. Pamjet e njerëzve që hanin copa torte, mbushnin qeset plastike dhe në fund kërcenin mbi tortë dhe gjuanin copa ndaj njëri- tjetrit, sjellin një imazh të kundërt me fjalimet bombastike dhe ndoshta thonë më shumë në lidhje me marrëdhënien e qytetarëve me shtetin dhe dëshirat e vërteta të shumicës së shqiptarëve. Intelektualët kritikë shkojnë direkt në thelb: alternativat janë një Shqipëri më e madhe, apo më e mirë. Elita politike është duke preferuar të paktën në retorikë opsionin e parë”, shkruan Schmitt./tema
Krijoni Kontakt