Egjipt: Morsi po hetohet pėr ikje nga burgu nė vitin 2011
Drejtėsia egjiptiane tė dielėn filloi marrjen nė pyetje tė presidentit tė pėrmbysur egjiptian, Mohammad Morsi, dhe anėtarėt tjerė tė Vėllazėrisė Myslimane, pėr rrethanat e arratisjes sė tyre nga burgu mė 2011, gjatė kohės sė kryengritjes nė Egjipt kundėr presidentit Hosni Mubarak.
Hetimi ka nisur pėr akuzuat nėse arratisja nga burgu Wadi Natrun nė veriperėndim tė Kajros ėshtė bėrė me ndihmėn e Hezbollahut libanez apo Hamasit palestinez.
Hetimi po mbahet nė vend sekret, ndėrsa prokurori shtetėror thuhet se po heton ankesat kundėr Morsit dhe Vėllazėrisė Myslimane pėr "nxitje tė spiunazhit dhe vrasjes tė protestuesve", si dhe pėr "menaxhim tė keq tė ekonomisė sė shtetit”.
Pas pėrfundimit tė marrjes nė pyetje, do tė pasojė hetimi penal.
Morsin e pėrmbysi nga pushteti ushtria, pas protestave masive tė organizuara kundėr tij mė 3 korrik. Mbėshtetėsit e tij vazhdojnė protestat pėr lirimin e tij. Tensionet nė Kajro dhe nė pjesėt tjera tė vendit janė shumė tė mėdha.
Pushteti aktual pohon se Morsi ėshtė nė vend tė sigurt dhe se ėshtė duke “u trajtuar me respekt”. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt