SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës: Si më përndiqte
136 tweet
Flash, Kronike, Lajmi i Fundit e Premte, 12 Korrik, 2013 | 09:16 am
Denada Dajlani / Olger Zylfi
Një 56-vjeçar i divorcuar, baba i dy fëmijëve, u arrestua dje nga Policia e Tiranës, pasi rezultonte person në kërkim, i dënuar me 2 vjet burg për përndjekjen e një gazetareje. Sipas Policisë, i arrestuari është Olger Zylfi, nga Elbasani dhe banues përkohësisht në kryeqytet, ku jetonte në një banesë me qira. Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, ku edhe mbahet në paraburgim, derisa t’i komunikohet vendimi i gjykatës. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se Zylfi akuzohet për përndjekjen dhe kanosjen e gazetares 26- vjeçare, Denada Dajlani, në vitin 2012.
Vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Tiranës, që e dënon me 2 vjet burg, është marrë në mars të këtij viti. Sipas vendimit të Gjykatës, më 12 shtator të vitit 2012, Prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga gazetarja Dajlani ka regjistruar procedimin penal për veprën “përndjekje”, në ngarkim të shtetasit Olger Zylfi. “Shtetasja Denada Dajlani është e punësuar në kompaninë ‘Top Media’ dhe drejton një emision në radion ‘Top Albania’, duke vënë në dispozicion të dëgjuesve dhe numrin e telefonit.
Pikërisht në këtë numër është marrë vazhdimisht në telefon nga numri 066 21 10 210, i cili i përkiste shtetasit Olger Zylfi”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Zylfi me anë të këtij numri telefoni vazhdimisht i ka dërguar Dajlanit mesazhe ngacmuese dhe, përveç mesazheve, ka shkuar disa herë te zyrat e kompanisë ku ajo punon, duke kërkuar me këmbëngulje që ajo të dilte ta takonte. Veprimet shqetësuese dhe që përbëjnë vepër penale të Olger Zylfit, i ka sqaruar në deklarimin e saj në Polici vetë gazetarja e dëmtuar.
(Lajmin e plote nga Etleva Delia dhe deshmine e gazetares e lexoni sot ne Panorama)
136 tweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
7 Komente per “SMS erotike dhe kërcënuese gazetares, dy vite burg 56-vjeçarit. Rrëfimi i vajzës: Si më përndiqte”
Ujku london
12 Korrik, 2013 - 09:47
Ordiner,vetem per femra nuk vuan sot,shko shif femijet o barbon,leri gocat e reja,pak burg I paskan dhene ?
Përgjigjjuni
BEBI
12 Korrik, 2013 - 12:50
shum pak burg
Përgjigjjuni
Bobi
12 Korrik, 2013 - 16:01
Po kjo gazetarja nuk mund t’ia bllokonte numrin?
Përgjigjjuni
tea
12 Korrik, 2013 - 19:09
qyqaaaaaaaaaaaa Geriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii :P ueeee po pz ky eshte i cmend mo. me fal po si ka mundesi i kerkuar nderkohe qe bridhte i lire neper elbasan? :P hahahahah Geriiii :P
Përgjigjjuni
ola
12 Korrik, 2013 - 19:57
hahhaha teuta ti je vlla? hahaha
Përgjigjjuni
beni
12 Korrik, 2013 - 20:02
Po mire moj zonja gazetare po sikur ky zoteria te kishte ndonje biznes te fuqishem a do ta denancoje ?????????
Përgjigjjuni
eri
13 Korrik, 2013 - 12:55
JO I NDERUAR ZOTERI SDO TA DENONCONTE PO DO E RRIPTE DERISA TE MOS KISH ME PER TE MARRE E PASTAJ PO.
Me para apo pa para po rrjedhin pleqte nga trute e kokes.
http://www.panorama.com.al/2013/07/1...-me-perndiqte/
Krijoni Kontakt