Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë: Zgjedhjet vendore do të mbahen më 3 nëntor

    Jahjaga: Zgjedhjet vendore, më 3 nëntor

    Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga shpalli sot 3 nëntorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor në Kosovë.

    Vendimi i saj pasoi këshillimet me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një komunikatë për shtyp, thuhet se presidentja Jahjaga vlerëson që “mbajtja e zgjedhjeve komunale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht, është një mesazh i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe siguron integritetin territorial dhe subjektivitetin e Kosovës”.

    Ajo e ka vlerësuar me rëndësi pjesëmarrjen e në këto zgjedhje të qytetarëve të komunitetit serb në komunat veriore të Kosovës. Pjesëmarrja e tyre, thekson ajo “do t’u mundësojë zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legalë e legjitim, të dalë nga vota, që do të punojnë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve dhe për integrimin e të gjithëve në shoqërinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

    Tre nëntori ishte diskutuar në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Data e cila nuk ishte parë me sy të mirë nga pjesa më e madhe e partive politike në Kosovë, u tha se është propozuar nga ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo datë ishte kompromis që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e saj ku pas zgjedhjeve pritet krijimi i bashkësisë së komunave serbe, një mekanizëm i përcaktuar me marrëveshjen Kosovë – Serbi e cila u siguron një shkallë të gjerë autonomie komunave veriore të banuara me shumicë serbe. (rel)

    Panorama

  2. #2
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Kosovë: Zgjedhjet vendore do të mbahen më 3 nëntor

    Kompromisi eshte kompromis....uroj ta kuptojn te gjithe,e mos ti veshtirsojn proceset.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •