-
Portret i Edi Ramës në rini
Portreti i kryeministrit te ardhshem te Shqiperise.
Pjesa 1
-
-
Për: Portret i Edi Ramës në rini
-
-
Për: Portret i Edi Ramës në rini
Berisha: Rama urren babain, nuk e futi në dokumentar
Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur dje ironisë së liderit të opozitës, Edi Rama, që ai të bëhet një gjysh kohëplot pas humbjes më 23 qershor. Kreu i qeverisë ka zgjedhur mitingun e mbrëmjes në Paskuqan për t’i thënë kundërshtarit të tij politik se: “Vitet e mia janë krenaria e jetës sime, janë bekimi i Zotit. Për çdo njeri çdo vit jete e ka bekim nga Zoti. Nipërit dhe mbesat e mia janë gurra e frymëzimit tim të jashtëzakonshëm. Me mungesë totale edukate mendon se mund të qortosh tjetrin për vitet e tij”. Berisha tha më tej se Rama vuan nga kompleksi i urrejtjes për babain e tij, dhe këtë e ai e shpreh edhe për burrat e tjerë. “Në fëmijëri ke vuajtur nga kompleksi i Edipit, këtë e di gjithë Shqipëria. Ky kompleks është kompleks i rrallë, është kompleksi i urrejtjes ndaj babait, dhe për këtë nuk je përgjegjës ti. Tani që je baba, vetë ti duhet të frenosh, të bësh çdo gjë dhe të mos shpallësh shprehjet e këtij kompleksi. Siç më thanë mediat, edhe në dokumentarin ‘Kujtimet e vegjëlisë’ pa kujtimet e Bashkisë, babai mungonte. Babai nuk ekzistonte në dokumentar. Këto gjëra intime të jetës tënde nuk mund t’i shprehësh ti urrejtje për baballarët dhe gjyshërit e tjerë, se ata kanë lumturinë e tyre”, tha më tej kreu i qeverisë. Dita e djeshme ka qenë më e ngjeshura e kësaj fushate elektorale për kreun e demokratëve. Ai e nisi ditën me një miting në Bushat, më pas takoi të rinjtë e rrethinave të Tiranës ku shpërndau teserat e PD-së dhe pasdite prezantoi kandidatët në Vorë, Sukth dhe Paskuqan. Nga veriu i vendit Berisha i krahasoi deklaratat e Ramës për Monumentin e Demokracisë në Kavajë me atë të Ramiz Alisë në vitin 1991. “Njezët vjet më parë Ramiz Alia do t’u thoshte shqiptarëve se dy gishtërinjtë përpjetë të Sali Berishës janë bajoneta në sytë e shqiptarëve. Pas 20 vjetësh, Edi Rama, ky neobllokmen, deklaroi në Vlorë se dy gishtërinjtë e Sali Berishës janë bajonetat që u ka ngulur në sy shqiptarëve. Por le ta lëmë shokun Rama në autobusin e tij mavi, ku gishtërinjtë tuaj i duken bajoneta, trikoja ime i duket parzmore. Nesër, stilografi im do t’i duket shpatë. Vuan, nuk kemi ç’t’i bëjmë”, deklaroi më tej kreu i demokratëve. Në Bushat Berisha kërkoi mbështetjen për Partinë Demokratike për të marrë tetë mandate më 23 qershor, një më shumë se në zgjedhjet e katër viteve më parë. Sipas tij, elektorati shkodran ka në dorë t’i japë mandatin e artë PD-së në këto zgjedhje. Lideri i PD-së e krahasoi Ramën me Nastradinin për premtimet e tij lidhur me taksën e sheshtë dhe çështjen e legalizimeve. “Nga autobusi i tij mavi, Nastradini, përpiqet t’ju mashtrojë dhe thotë se taksa e sheshtë është e pandershme. Lexoni Biblën, lexoni Kuranin, të dhjetat janë taksa më e ndershme e kësaj toke. Të dhjetat janë taksa e Zotit, taksa e kohërave”, tha Berisha. Sipas tij: “Shoku i autobusit u thotë fermerëve se ai do të bëjë legalizimin, paçka se në Rrashbull, kur pyeti një banor nga ke ardhur dhe ai iu përgjigj nga Mirëdita, i tha shko në male, se atje e keni vendin. Ai ka marrë përsipër rolin e Nastradinit në autobusin mavi. Të tjerëve u thotë se edhe Enveri të ngrihet nga varri, ju nuk do të lëvizni, por në Rrashbull u tha toka nuk është e juaja, shkoni nga keni ardhur”.
ADI SHKEMBI
Panorama
-
-
Për: Portret i Edi Ramës në rini
Nese dikush disponon librin e Edi Rames "Refleksione" apo disa prej kujtimeve te tij nga vitet e emigracionit ne Itali e France, le ti sjelli ne forum. I kam lexuar rreth 15 vjet me pare ne Internet por nuk kam mundur ti gjej me.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt