TIRANE- “Venien e axhendes evropiane ne krye te axhendes se qeverise se re dhe tranzicion te qete te pushtetit e pa probleme”.
Keshtu eshte shprehur ambasadori i BE-se, Etore Sekui pas takimit me kreun e PS-se, Edi Rama.
Ne perfundim te takimit, Sekui ka sqaruar per mediat temat per te cilat eshte folur mes tyre.
“Diskutuam të ardhmen evropiane të vendit dhe sfidat që ka vendi përpara. Diskutuam edhe faktin që axhenda evropiane është në krye të axhendës së qeverisë së re, unë i theksova atij mbështetjen e BE për tu vënë në zbatim kjo axhendë e re. Diskutuam faktin që qeveria e re duhet të punojë fort për të vënë në zbatim këtë axhendë dhe këto nevoja, edhe mënyrën se si do të ndodhë kjo”- tha Sekui.
Ai theksoi se i eshte referuar fjalimit elokuent të Rames kur tha që do të donimojë gjithpërfshirja dhe jo përjashtimi.
“Duket nga këto zgjedhje se fryma e kompromisit do të jetë një element i ri në politikën shqiptare. Shpresojmë që procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrën dhe në kohën e duhur. Ajo që lipset është një tranzicion i mirë pa probleme për pushtetet, që do të përqendronte përpjekjet për reformat dhe integrimin”- tha ai.
Sekui eshte shprehur i bindur se e ardhmja evropiane e Shqiperise eshte nje gje qe e duan te gjithe shqiptaret./panorama
Krijoni Kontakt