Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 106
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    c`lidhja ka nje polic nga maminsi, nga korca ose tropoja me policin serbe?
    shqiperia ka nevoje per police qe i qendrojne besnik shtetit si ne rastin e ketij tropojanit ndryshe korrupsioni ka per ta gerryer kete vend.
    Meso pak me shume per Brecani Security qe te kuptosh se sa i lidhur me korrupsionin ne shtet eshte ky qe ti na e bere hero te shtetit Shqiptar

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Meso pak me shume per Brecani Security qe te kuptosh se sa i lidhur me korrupsionin ne shtet eshte ky qe ti na e bere hero te shtetit Shqiptar
    E bukura me ju socialistet eshte se jeni injorante por injorante qe e mbani veten per te zgjuar ama! Nje nenpunes i parendesishem i policise Tirane, beri nje shkrim te tij ne faqen private te Facebook, jo gjate orarit te punes por gjate kohes se tij private dhe ju e moret dhe e bete lajm! Per kete qe beri, eprori i tij e pezulloi nga detyra edhe pse ky nuk e beri kete gje kur ishte ne detyre! Do te ishte njesoj sikur nje nenpunes i administrates publike ne Shqiperi te ndeshkohej per mendimin e tij te shprehur ne forumin shqiptar. Nuk kane njerezit e administrates publike mendimin e tyre te lire qe mund ta shprehin hapur per aq kohe sa nuk jane ne detyre? Sigurisht qe e kane kete liri si gjithe qytetaret e tjere.

    Kurse kur shoqja kryetare e PS ne Korce i ben nje leter publike Rames ne Tirane e i thote: "Te pushohen 4000 veta ne Korce nga puna qe te fusim militantet tane socialiste!" kjo nuk eshte ndonje shqetesim i madh per ju. Kur majmuni i cirkut qe neser do te behet kryeminister del e thote: "Do ti pushoj nga puna gjithe kreret e policise shqiptare" edhe pse keta sigurojne rendin e qetesine ne vend dhe garantuan procesin e qete zgjedhor ne vend qe u solli socialisteve fitoren, kjo nuk eshte prape gje per tu shqetesuar per ju.

    Nuk merreni me majmunin e cirkut, por merreni me nje nenpunes te parendesishem te administrates shqiptare qe Rama e pushoi nga detyra qe para se te behej kryeminister!

    Dhe hajde bej shtet ligjor po deshe me majmune cirku!

    Albo

  3. #83
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ti jeton ne USA, nese dikush ben deklarata te tilla cfare ndodh?

    Mos u thuaj te tjereve injorant, i kemi pare shkrimet e tua.

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Breçani: Pas incidentit me statusin në ‘FB’ doja të dorëhiqesha nga policia

    Nga: AURORA KOROMANI

    TIRANE- Deri tani ai njihet nga të gjithë si personi që është përpjekur gjithmonë që të vërë rend dhe qetësi, por askush nuk e njeh përtej uniformës blu të policisë. Bëhet fjalë për zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili rrëfen për herë të parë për “Gazeta Shqiptare” jetën e tij. Pavarësisht imazhit të egër që njohim përmes ekranit, takimi me të të përball me një njeri me karakter të butë. Përkundër karakterit të “njeriut të hekurt”, Breçani ka rrëfyer kujtimet e tij që nga fëmijëria, martesa e lumtur dhe karriera e suksesshme në radhët e uniformave blu. I ekspozuar shpesh ndaj akuzave të Partisë Socialiste dhe reagimeve të dhunshme ndaj tyre, Erzen Breçani ndonëse askush nuk do ta besonte, përlotet kur e pyet nëse e ka menduar largimin nga radhët e policisë. “Do largohem, mendova pas incidentit të fundit, por nëna dhe bashkëshortja ime më motivuan. Kur nuk e le policinë, në kohën që plumbat të kanë grisur pantallonat, nuk ke pse e lë tani”, i kanë thënë gratë e jetës së tij. Në këtë rrëfim, ai flet edhe për marrëdhënien me bashkëshorten, Ujezën dhe dy djemtë, Eralbin dhe Jehonin. “Me bashkëshorten na lidh bota e sportit, por edhe ajo e eksplorimit të botës. E dashuroj Ujezën si ditën e parë që jemi njohur”, rrëfen nëndrejtori i Policisë së Tiranës jashtë kornizave që e kemi parë gjithmonë. Veç kësaj, Breçani tregon edhe pasionet që ai ka pasur gjatë gjithë jetës, duke veçuar sportin e mundjes, nga i cili ende nuk është shkëputur. Por, nuk kishte si të ndodhte ndryshe që jashtë këtij rrëfimi të liheshin të gjitha incidentet në të cilat është lakuar emri i tij, duke përfshirë edhe rastin e komentit të fundit në rrjetin social “Facebook”. Breçani tregon marrëdhëniet me politikën dhe planet për të ardhmen.
    Si ka qenë fëmijëria juaj?
    Kam lindur në fshatin Markaj të Tropojës, më 04.06.1970. Kam mbaruar shkollën 8-vjeçare po në këtë fshat. Kemi qenë 7 fëmijë në familje, katër djem dhe 3 vajza. Nëna dhe babai kanë punuar shumë që ne të rriteshim dhe të mbaronim shkollën, janë rropatur për ne. Pasi mbarova shkollën 8-vjeçare, nisa gjimnazin në Bajram Curr. Ishte koha kur për të vazhduar shkollën e lartë, duhej mesatarja e katër viteve. Vitin e katërt e kam mbaruar me mesatare 9, ndërsa tre vite me mesatare 8. Nuk mu dha e drejta e studimit për në shkollë të lartë, sepse nga dajat e nënës dhe babait, kemi qenë familje e persekutuar me biografi të keqe. Për këtë arsye nuk më dhanë të drejtën e studimit kur kërkesa ime ishte për Shkollën e Punëve të Brendshme. Pasi mbarova gjimnazin në 1988, ngela një vit pa shkollë, por ndërkohë kisha filluar të merresha me sport dhe kam qenë sportist i mundjes me ekipin e Valbonës në Tropojë.
    Po studimet e larta ku i vazhduat?
    Në 1990 konkurrova për në Institutin e Fizkulturës. Në atë kohë janë bërë konkurrimet nëpër rrethe. Pas testimit u shpalla i pari dhe ma dhanë të drejtën e studimit. Erdha në Tiranë dhe ndoqa studimet deri në 1993.
    Ju jeni student i 90-ës, çfarë roli keni pasur në lëvizjen studentore të atij viti?
    Si shumë studentë të tjerë, edhe unë jam përfshirë në lëvizjen studentore. Ndihmesa ime ka qenë e madhe, por jo shumë e pasqyruar. Kam pasur shokët e mi të ngushtë që janë përfshirë në lëvizje, Azem Hajdari, Flamur Buçpapaj dhe të gjithë shokët e mi të shkollës së mesme. Ishim një pjesë e vogël në Institutin e Fizkulturës, sepse shumë të tjerë e deshën atë sistem. Së bashku me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe të Mjekësisë me të cilët kemi vepruar deri në ‘92-shin, ka qenë pjesë edhe Flamur Maho e Flamur Noka. Kam qenë nënkryetar i Unionit Studentor në 1991. Kam pasur njohje personale me Azemin, sepse ka qenë dashamirës i mundjes dhe kemi pasur lidhje të ngushta. Takohesha me Azemin dhe flisnim për vendin, orën e protestës. Unë kam ndihmuar me organizimin e studentëve që vinin nga veriu, të cilët kur nuk kishin ku flinin, merrja tek dhoma ime në konvikt dhe flinin në tokë. Në atë kohë disa shokët e mi morën edhe iniciativën të largoheshin nga Shqipëria dhe bashkë me ta vendosa të iki edhe unë. Për fat të mirë ose për fat të keq, por besoj për fat të mirë, kur shkova në Durrës në traget më kapi policia. U ktheva, vazhdova shkollën dhe mbarova studimet në 1993. Në 1996, kam filluar Akademinë e Policisë pa shkëputje nga puna dhe e kam mbaruar në 2001 ku kam marrë diplomën si specialist i policisë. Në këtë kohë, kam marrë edhe gradën si oficer i policisë. Kam bërë disa herë trajnime jashtë shtetit, për temat e ndërhyrjes, vjedhjet, antieksplozivët, për zhytjet dhe kam marrë diplomat përkatëse. Unë e kam nisur karrierën me gradën më të ulët policore, duke nisur me gradën e nëninstruktorit dhe më pas kam kaluar të gjitha gradat duke arritur deri në gradën e kryekomisarit, që e mora në 1997. Më pas fillova punë si shef komisariati në Kamëz, ku punova për afro 2 vjet dhe më pas u transferova si shef i Komisariatit Nr.2 dhe që prej afro 8 muajsh punoj si zëvendësdrejtor në Policinë e Tiranës.
    Po si ka ardhur angazhimi juaj me policinë dhe kur ka ndodhur kjo?
    Në 1993 nisa punë edhe tek reparti RENEA, ka qenë një ofertë e komandantit dhe e mikut tim Ndoc Çokaj, i cili më tha eja se ka konkurrim. Në atë kohë, në repart ishin punësuar persona që merreshin me mundjen dhe ishte edhe një pëlqim i komandantit pas të gjitha provave, që unë të filloja punë aty. Në 1992, nuk kam dashur të merrem më me politikë. Ka qenë edhe një nga dëshirat e mia që të angazhohesha me policinë, kam dashur gjithmonë që të luftoj krimin. Në moshën 22 vjeç kam nisur punën në polici dhe kalova gjithë rininë në polici, të gjithë jetën time e kam lidhur me policinë. U trajnova si gjithë të tjerët. Unë e kam dashuruar punën që bëj që në fillim dhe mendoj se i kam shërbyer asaj. Këtë e tregojnë edhe vlerësimet që më janë dhënë për 17 vite me radhë që kam punuar në këtë repart. Jam shpërblyer për punë të mirë, mbi 80 herë dhe kjo nuk është pak.
    Cili ka qenë momenti më i vështirë dhe më i bukur nga aksionet që keni bërë?
    Ka pasur shumë momente të bukura dhe shumë të tjera kur unë së bashku me skuadrën time jam ndierë në vështirësi, por nuk mund t‘i them se cilët janë në mënyrë specifike. Mund të përmend si aksionet më të vështira kur janë zgjidhur situatat me pengjet, kur janë arrestuar persona me rrezikshmëri të lartë, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri. Ato kanë qenë momentet më të vështira të jetës sime dhe i kam përballuar. Ka pasur shumë raste kur është rrezikuar jeta ime edhe e shokëve të mi, kur personat që janë arrestuar kanë qëlluar në drejtimin tim. Por, Zoti dhe aftësitë që kemi fituar gjatë gjithë punës ka bërë që unë sot të jem gjallë. Momenti që më ka dhënë një shtysë për të vazhduar më tej, ka qenë vlerësimi që më kanë bërë eprorët e mi, të cilët kanë ushqyer ëndrrën time që dhe unë si Erzen të vazhdoj punën.
    Po nëse në këtë moment dikush do ju thoshte se duhet të shkoni në një aksion ku ka rrezik se edhe mund të humbisni jetën, çfarë do bënit?
    Patjetër që do shkoja! Unë asnjëherë nuk i jam fshehur punës. Më pëlqen që ta sfidoj dhe të luftoj me vdekjen.
    Keni menduar ndonjëherë që të largoheni nga policia?
    Të them të drejtën nuk e kam menduar, sepse nuk mund ta përfytyroj jetën time larg policisë. Puna që unë kam bërë me repartin RENEA, shokët me të cilët unë kam punuar aty më kanë dhënë nxitje që të kaloj edhe vështirësitë e shumta që kam pasur në punën time, sepse në atë repart ka njerëz që vërtet punojnë dhe çdo ditë rrezikojnë jetët e tyre. Vetëm herën e fundit, incidenti i fundit me statusin në “Facebook” më çoi për herë të parë në mendje idenë që unë të largohem, ta lë policinë. Ka qenë familja ajo që më ka dhënë kurajë. Kur atë ditë shkova në shtëpi dhe u thashë që do e lë punën, të gjithë më thanë, ‘kur nuk e ke lënë policinë kur ke ardhur me pantallona të grisura nga plumbat, nuk ke pse ta lësh në këtë moment’.
    Si jeni njohur me bashkëshorten tuaj?
    Unë kam qenë në gjimnaz dhe ajo ka qenë në klasë të tetë. Quhet Ujeza, ka emrin e një bjeshke. Na ka lidhur sporti bashkë, sepse ajo merrej me volejboll dhe pas tre viteve njohje jam fejuar në 1992 dhe në 1995 jemi martuar. Kur jemi njohur ne, ishte shumë e vështirë që të dilje në Tropojë, por m‘u desh një vit e gjysmë që t‘ia mbushja mendjen Ujezës, të cilën e dashuroj si ditën e parë që e kam njohur. Përveç sportit, neve që të dy na lidh dashuria për sportet ekstreme, për shëtitjet dhe eksplorimet në male, alpinizmi. Për 9 vjet kam qenë nënkampion i mundjes së lirë, kurse bashkëshortja ime ka qenë kampione me ekipin e vet të volejbollit.
    Nga sa pjesëtarë përbëhet familja juaj?
    Unë jetoj në Tiranë që pasi fillova studimet e larta. Më vonë u shpërngul edhe familja ime dhe jetoj në një vend bashkë me vëllezërit, motrat dhe nënën. Unë kam 2 fëmijë, dy djem, Eralbin 16 vjeç dhe Jehonin, 10 vjeç.
    Ju thatë që ju ka pëlqyer gjithmonë sporti i mundjes, vazhdoni ta praktikoni këtë sport?
    Nuk jam shkëputur nga sporti i mundjes. Nga viti 1997 deri në vitin 2004 kam qenë trajner i ekipit të mundjes së të rinjve të Tiranës. Ndërsa, nga viti 2007 deri tani jam anëtar i kryesisë së Federatës së Mundjes.
    Si nis një ditë e zakonshme e juaja?
    Unë çdo ditë në orën 08:00 të mëngjesit duhet të jem në punë. E gjithë dita ime kalon në punë, deri në orën 03:00 të mëngjesit. Bëj vetëm 3 orë gjumë në ditë, por sërish e dua punën time.
    Po me djemtë çfarë marrëdhëniesh keni, duke qenë larg shtëpisë për orë të tëra?
    Djemtë i kam si shokë. Bashkëshortja ime dhe familja ime janë shtysa më e fortë që unë të vazhdoj punën time. Shtysë është edhe nëna ime, të cilës i kam shkaktuar gjithë jetën stres, por ajo sërish më ka dhënë forcë. Ndërsa, bashkëshortja ime ka qenë gjithmonë ajo që është marrë me shtëpinë, me fëmijët, bashkë me vëllezërit e mi, të cilët kanë qenë pranë djemve të mi në çdo kohë. Ka pasur edhe raste kur unë jam ngritur nga një tavolinë familjare, apo kam dalë me rroba shtëpie dhe kam ikur në vendngjarje.
    Në 1997 ju thatë që u bëtë kryekomisar. Sa i vështirë ka qenë menaxhimi i situatave në këtë periudhë?
    Në ‘97-ën kam qenë komandant skuadre me grupet e RENEA-s dhe kemi kaluar shërbime shumë të vështira. Unë mora iniciativën vetë dhe me një pjesë të repartit dhe dola sepse Tirana po digjej, po shkatërrohej. Në atë trysni, në atë luftë kemi shkuar në çdo vend. Mbaj mend kur shkova në Korçë për të marrë lekët në bankë, kemi kaluar mes flakëve dhe plumbave. Një rast tjetër ka qenë kur kemi ikur për në Berat dhe rrugës na kanë dalë tanke me qytetarë të cilët edhe mund të na qëllonin. Në 1997-ën kur isha në Vlorë duke luftuar me bandën e Zani Çaushit, kisha bashkëshorten shtatzënë dhe nuk vija dot në shtëpi. Tre-katër orë para se të lindte djali ynë i parë, Eralbi më morën në telefon dhe më thanë që të vija se nusja po lindte.
    Kur u sulmua komisariati i Tropojës, ku keni qenë?
    Në vitin 2000 u sulmua komisariati i Tropojës dhe mua më morën miqtë e mi në telefon dhe më thanë se Tropoja po digjej dhe po vriteshin njerëzit e mi, sepse unë i kam fiset në Tropojë. U caktuan grupet për të shkuar, por asnjëri nuk pranoi të shkonte sepse kishin frikë. Unë sigurisht vendosa që të shkoj në vendin ku po vriteshin njerëzit e mi. U nisa me një grup prej 7 personash dhe kur shkova aty, zbrita nga helikopteri dhe një nga djemtë që na kishin rrethuar më tha: “Ku je o Erzen, o tradhtar”? Qesha dhe i thashë “Hajdeni me mua, sepse këtu janë vrarë njerëzit” dhe po me ata njerëz shkuam në komisariat dhe vumë rend e qetësi.
    Po në 21 janar, ku ishit zv/drejtor?
    Edhe në 21 janar, kam qenë në krye të policëve, në pjesën e atyre që u rrahën me shkopinj dhe u goditën me gurë nga qytetarët, sepse unë asnjëherë nuk i lë në baltë policët e mi. Ka qenë një situatë e vështirë dhe një ditë e vështirë. Por, duhet të them diçka që pavarësisht momenteve të vështira, e ndiej veten me fat që kam qenë nëndrejtor policie për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Atë ditë ka pasur shumë njerëz dhe gjithçka ka kaluar pa asnjë incident. Kurrë në jetën time nuk kisha parë aq shumë njerëz, kurrë më parë Tirana nuk ka parë aq shumë qytetarë të mbledhur bashkë. Një gjë e tillë do të ndodhë vetëm ditën kur do të bashkohet Shqipëria e Madhe.
    Për ju thonë shpesh që jeni i dhunshëm. Si jeni në të vërtetë?
    Kam qenë i egër dhe i dhunshëm, ashtu siç do jem akoma vetëm me ata persona që kanë grabitur, kanë vjedhur dhe që kanë rrahur policët e mi.
    Shumë herë ju kanë akuzuar se keni qenë i lidhur me politikën, si qëndron e vërteta e këtyre akuzave?
    Të gjitha akuzat ndaj meje kanë qenë të qëllimshme. Në 21 janar, unë kam qenë shef i Komisariatit Nr.2 dhe kam menaxhuar situatat që policët e mi të mos binin pre e provokimeve. Shoqërova vetëm njerëz që kishin organizuar protestën e dhunshme, të gjitha arrestimet e ligjshme dhe gjithçka ka nisur vetëm pas shoqërimit të protestuesve në polici dhe deputetëve të Partisë Socialiste. Pas 21 janarit, ndodhën protestat kundra kompanisë së CEZ Shpërndarjes, kur u bllokuan rrugët nacionale dhe kur unë bashkë me grupin tim shkoja atje, që të hapeshin rrugët. Kam bërë vetëm detyrën time. Incidenti tjetër është ai tek greva e urisë. Mi politizuan veprimet, sepse unë kur shkova aty nga kontrollet që bëra hoqa të gjitha shishet e benzinës. Sërish bëra vetëm detyrën time. Incidenti me deputetin e PS-së, Saimir Tahiri tek rruga “Petro Nini” për lirimin e banesave, ata e dinin që policia nuk ishte vendimmarrëse. Unë shkova aty vetëm se pati të shtëna armësh, nuk doja të përplasesha me njeri dhe prandaj po rrija brenda. Kur erdhi Tahiri, na tha: Ku jeni, dilni o lepuj? Unë dola dhe jam sjellë shumë njerëzisht, pasi u thashë qofshi shëndoshë, Tahiri më quajti gangster, por sërish unë nuk rashë pre dhe u largova. Nëse përmendim këtu edhe protestën mbi shoqërimin e kreut të Bashkisë së Kavajës. Në momentin që unë shkova, pasi kishte mbetur për orë të tëra e bllokuar dera e komisariatit nga persona të ndryshëm, të cilët më thanë: Ja, erdhi ky maloku i Salës, ky që rreh njerëzit. U mundova të komunikoja me ata, por veprimet e mia u politizuan. Nëse flasim për fushatën elektorale, ishte detyra ime që të menaxhoja çdo situatë për çdo incident të ndodhur dhe të gjitha rastet janë menaxhuar në mënyrë të paanshme dhe konform ligjit. Edhe në protestën e 2011 para KQZ-së, unë rrija para policëve dhe të gjithë më thoshin që ja si rri maloku, para policisë, por unë nuk mund t`i braktisja policët e mi. Edhe për incidentin tek KZAZ nr.33 me deputetin Fatmir Xhafa, unë nuk kam pasur aspak në plan që të konfliktohesha me njeri. U informova nga vartësit e mi që më thanë se pranë kësaj KZAZ-je janë disa persona që po përpiqen të ndërrojnë kutitë e votimit. Kisha orë të tëra pa pushuar, shkova vetëm dhe sa hyra brenda rrethimit m`u afrua Sadri Abazi, me të cilin unë nuk kam pasur asnjë takim më parë, i cili edhe pse isha me uniformë më tha: Erdhe, o hajdut? Djali i motrës tënde që punon tek Cezi, po përpiqet që të vjedhë votat, kur unë nuk kam fare djalë motre që punon me CEZ-in. I thashë, nuk kam punë me ty, do pyes policët dhe në këtë moment m`u afrua deputeti Xhafa, i cili u përpoq të më provokonte. Por, e vërteta doli shumë shpejt në dritë, sepse ata donin që të nxirrnin në plan të parë që Erzen Breçani vodhi votat, por e vërteta doli dhe këtë e treguan edhe vëzhguesit e huaj.
    Po rasti i fundit me statusin tuaj në “Facebook”?
    Unë e kam thënë edhe më parë, por po e them sërish që atë status nuk e kam bërë unë. Faqja e “Facebook”-ut është imja, por jo statusi. Jam i gatshëm për të gjitha hetimet që do kryhen, unë kam bërë edhe deklarimet e mia në polici. Unë kam qenë gjithmonë kundër kryengritjeve dhe tubimeve, sepse unë jam njeri që respektoj ligjin dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë një status i tillë. Jam i hapur për çdo hetim.
    Sa mendoni se do zgjasë pezullimi?
    Maksimalja sipas rregullores është 1 muaj. Unë nuk kam bërë asnjë krim, as vepër penale, jam pyetur nga drejtoria e standarteve, e cila po merret me të gjitha deklarimet e mia.
    Mendoni se pas kësaj do t‘ju shkarkojnë nga detyra?
    Jam i bindur që jo, sepse nuk kam shkelur ligjin.
    Do e pranonit një post më të lartë ose ky pozicion që keni nga partia e re që pritet të vijë në pushtet?
    Do i shërbej me pasion dhe përkushtim çdo detyre që më ngarkohet. Në punë nuk kam pasur prirje politike. Unë kam miq nga të dyja krahët.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E bukura me ju socialistet eshte se jeni injorante por injorante qe e mbani veten per te zgjuar ama! Nje nenpunes i parendesishem i policise Tirane, beri nje shkrim te tij ne faqen private te Facebook, jo gjate orarit te punes por gjate kohes se tij private dhe ju e moret dhe e bete lajm! Per kete qe beri, eprori i tij e pezulloi nga detyra edhe pse ky nuk e beri kete gje kur ishte ne detyre! Do te ishte njesoj sikur nje nenpunes i administrates publike ne Shqiperi te ndeshkohej per mendimin e tij te shprehur ne forumin shqiptar. Nuk kane njerezit e administrates publike mendimin e tyre te lire qe mund ta shprehin hapur per aq kohe sa nuk jane ne detyre? Sigurisht qe e kane kete liri si gjithe qytetaret e tjere.

    Kurse kur shoqja kryetare e PS ne Korce i ben nje leter publike Rames ne Tirane e i thote: "Te pushohen 4000 veta ne Korce nga puna qe te fusim militantet tane socialiste!" kjo nuk eshte ndonje shqetesim i madh per ju. Kur majmuni i cirkut qe neser do te behet kryeminister del e thote: "Do ti pushoj nga puna gjithe kreret e policise shqiptare" edhe pse keta sigurojne rendin e qetesine ne vend dhe garantuan procesin e qete zgjedhor ne vend qe u solli socialisteve fitoren, kjo nuk eshte prape gje per tu shqetesuar per ju.

    Nuk merreni me majmunin e cirkut, por merreni me nje nenpunes te parendesishem te administrates shqiptare qe Rama e pushoi nga detyra qe para se te behej kryeminister!

    Dhe hajde bej shtet ligjor po deshe me majmune cirku!

    Albo
    Mesove ndonjegje per Brecani Security?

    Shko meso dhe pastaj hajde na trego...

    Del polici aty ne Amerike te thote Obama eshte Hitler duhet ta rrezojme? Del polici te beje thirrje per te prishur rendin? Na tregon dot ca i ndodh po te dali?

    Po pertoj tani po me dhjetra raste mund te te tregoj ku njerezit publike kane dhene doreheqjen per nje llaf goje thene zyrtarisht privatisht apo cfare te duash ti. Edhe dhjetra raste te tjera kur njerezit jane arrestuar e jane denuar per llafe qe kane thene ne Facebook a ne Twitter.

    Budalliku me i madh eshte qe ti i di mire keto gjera se jeton ne Ameriqi e do kesh pare e degjuar, prandaj dhe se kuptoj se pse ne postime del me shpellar sesa shpellaret vete?

    P.S. Policia e shtetit do spastrohet nga injoranca qe e ka pushtuar dhe e ka kthyer ne nje profesion te rendomte...

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Jo ju pd-stet nuk jeni, por luani rolin e injorantit?! Kur pushonte Pd-ja nuk jua kapte radari ju. S'shikonit gje. E keni nga naiviteti, s'ju ve faj.
    Feelings change - memories don't.

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Mesove ndonjegje per Brecani Security?

    Shko meso dhe pastaj hajde na trego...

    Del polici aty ne Amerike te thote Obama eshte Hitler duhet ta rrezojme? Del polici te beje thirrje per te prishur rendin? Na tregon dot ca i ndodh po te dali?

    Po pertoj tani po me dhjetra raste mund te te tregoj ku njerezit publike kane dhene doreheqjen per nje llaf goje thene zyrtarisht privatisht apo cfare te duash ti. Edhe dhjetra raste te tjera kur njerezit jane arrestuar e jane denuar per llafe qe kane thene ne Facebook a ne Twitter.

    Budalliku me i madh eshte qe ti i di mire keto gjera se jeton ne Ameriqi e do kesh pare e degjuar, prandaj dhe se kuptoj se pse ne postime del me shpellar sesa shpellaret vete?

    P.S. Policia e shtetit do spastrohet nga injoranca qe e ka pushtuar dhe e ka kthyer ne nje profesion te rendomte...
    Lexo me lart se kush eshte personi qe e pergojuat dhe qe ka 20 vjet qe punon ne policine shqiptare. Ne SHBA ka police/sherife qe nnuk besojne se Obama eshte president i ligjshem pasi nuk ka lindur ne Amerike. Kjo nuk i pengon ata qe te shprehin hapur ate qe mendojne e te mos e humbin as vendin e punes. Cdo nenpunes i shtetit ka te drejte te kete bindje politike apo mendime te lira dhe per aq kohe sa keto nuk bien ne kundershti me detyren e tij, e nuk i shpreh gjate detyres publike, ose nuk mban qendrime qe jane ne kundershtim me ligjin, atehere ai nuk mund te penalizohet ne asnje menyre. Praktika e "mbylljes se gojes administrates" apo kulisave per te gjetur "armikun/agjentin" ne rradhet tona eshte nje praktike komuniste qe ju socialistet e njihni mire se baballaret e gjysherit tuaj e aplikuan per 50 vjet ne Shqiperi.

    Deklarata e tij ishte nje deklarate politike. Ai nuk ka besim tek kryeministri i vendit Edi Rama dhe ai mendon se Edi Rama eshte nje "Enver i dyte". Dhe i beri thirrje kryeministrit ne ikje Berisha qe te vazhdoje te udheheqi opoziten e djathte ne luften politike per tu rikthyer ne pushtet me vote. Dhe ky eshte problemi tjeter i socialisteve: ne mendjet tuaja, te gjithe njerezit jane po aq te djallezuar dhe po aq te keqinj si ju, qe u vute rresht te merrnit pushtetin me dhune ne 1997 dhe ne 21 janar 2011. Pushteti merret me vote te lire dhe dallimi mes njerezve te qyteteruar dhe njerezve te pa qyteteruar eshte se ata njerezit e qyteteruar i zgjidhin mosmareveshjet e tyre me dhune ne rruge, kurse ata te qyteteruarit i zgjidhin duke votuar.

    Albo

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2013
    Postime
    103

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Jo ju pd-stet nuk jeni, por luani rolin e injorantit?! Kur pushonte Pd-ja nuk jua kapte radari ju. S'shikonit gje. E keni nga naiviteti, s'ju ve faj.

    Po kur pushonte PS ne '97, njerezit me specializime e kurse ne Perendim dhe i zevendesonte me ish burokratet injorante, por tmerresisht besnike te PPSH, nuk jua kapte radari ju ??? Ishit qorr e shurdhmemec

    E keni nga dashuria per partine, prandaj s'ju ve faj !!!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Citim Postuar më parë nga 007GoldenBoy Lexo Postimin
    Po kur pushonte PS ne '97, njerezit me specializime e kurse ne Perendim dhe i zevendesonte me ish burokratet injorante, por tmerresisht besnike te PPSH, nuk jua kapte radari ju ??? Ishit qorr e shurdhmemec

    E keni nga dashuria per partine, prandaj s'ju ve faj !!!
    Me gjen nje postim ku e mohojme qe ps-ja nuk beri te njejten gje? Jeni vetem ju qe e shikoni si veprim te njeanshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 08-07-2013 më 14:47
    Feelings change - memories don't.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Zv.drejtori i Policisë: Të rrëzojmë Edi Ramën!

    Pozicioni i Rames tani eshte sikure dikur i DIKTATORIT SULA,ai do te formone listat e idhtarve te CEZARIT(SALI BERISHA),keshtu qe MARK ANTONI(KRYETARI I REPUBLIKANVE) ka probleme me KLEOPATREN(JOZEFINA TOPALLI),,,ndesa OKTAVIANI(LULZIM BASHA)ashte ka kqyre ne ARENEN E GLADIATORVE qfar spektakli do te beje LUDUSI(ILIR META),,,,,,,pastaj Cezari i drejtohet opinjonit se une nuk luftova 8-vjet qe Sula Gatsheme ti ndertoj VILAT ne ROM,,,,etc,,,etc
    VENI,VIDI,VICI

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •